Nje mot i pazakonte ne New York, nje pranvere e hershme
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nje mot i pazakonte ne New York, nje pranvere e hershme STATEN ISLAND NEW YORK CITY : Kryetari i Bashkise se New Yorkut, Michael Bloomberg, u "takua " sot ne mengjes ne pranine e gazetarve njujorkez, me Staten Island Chuck, pas shpalljes se parashikimit te motit per sesionin e ri 2012.. Parashikuesi i motit nje kafshe e çuditeshme e quajtur Staten Island Chuck, ka treguar me shenja se: "Ky sesion do te jete nje pranvere e hershme!" Mirepo , siç njofton korrespondeti yne nga New Yorku, ne nje kohe kur pothuajse gjithe Europa eshte perfshire nga nje dimer i ftohte i papare me me shume se 100 te vdekur deri tani, dhe nje dimer me debore te pazakonte ne Kosove, dhe veriun e zonat verilindore te Shqiperise, te pakten New York, po kalon nje dimer te pazakonte, qe ngjane me shume me nje sesion pranveror. Nje ndryshim te paparashikuar meterologjik, sot e ka verefikuar edhe kryetari i Bashkise se New Yorkut, Michael Bloomberg, teksa eshte "takuar" sot me prognostikatorin e çuditeshem, Staten Island Chuk. Kemi te bejme me shenjat e tij, te cilat i kuptojn vetem kujdestaret e tij dhe zoologet ne kopshtin zoologjik, thuhet ne nje deklerat per median, te cilat "tregojne, sot, "se Chuk nuk e ka pare hijen e tij, ne mengjes" ne nje ceremoni qe u zhvillua ne kopshtin zoologjik Staten Island. Nentokesori i quajtur Chuck, tregon se ka parashikuar se moti keto dite eshte me i bute, dhe ka te ngjare te jete i tille, sipas tij ne New York, deri ne pranveren qe vjen sipas kalendarit vjetor - ne fund te marsit. Zoti Bloomberg, qe kishte veshur doreza mbrojtese per te parandaluar ate ose nje nje tjeter kafsh t'a kafshoj, njoftoi sot parashikimin ne oren 7:25 te mengjesit dhe po u tregonte gazetarve ne kopshtin zoologjik, "qe te marrin kete parashikim ndoshta edhe per zhvillimin e ndeshjes se Super Bowl te dielen." Te gjithe njujorkezet jane te çuditur me parashikimin kaq te sakte te Staten Island Chuck ne kopshtin zoologjik, mbasi sot me te vertet i gjithe New Yorku, eshte perfshire ne nje mot te bute, qe filloi kete mengjes, me temperatura ku me e uleta eshte deri tash ne 40 degree. Dhe ky parashikim vjen nga Staten Island Chuck, nje lloj nentoksori, i ngjashem me urithin qe njohim ne shqiptaret, dhe me zyrtarisht njihet ketu ne New York, si Charles G. Hogg . Ne gjuhen agleze ai eshte nje Groundhog - i cili jeton ne kopshtin zoologjik Staten Island - New York, ne Shtetet e Bashkuara. Sipas meterologve njujorkez, eshte kjo kafsh qe eshte zgjedhur per prognozuar - parashikuar, si nje meteorolog zyrtar motin ne kete sesion ne New York City. Pra, eshte Staten Island Chuck, i cili parashikon kohezgjatjen e dimrit çdo 2 shkurt ne Diten e qe thirret Groundhog. Dite, kjo qe zyrtarisht terheq vemendjen e opinionit njujorkez, çdo vit ne kete kohe. Ai e ben kete ne baze te parashikimit duke pare hijen e tij ne oren 07:30 te mengjesit ne ate qe quhet Groundhog Day. Kjo ceremoni ne kopshtin zoologjik shpesh here eshte pjese e zyrtare qe ndiqet edhe nga Kryetari i Bashkise se New York City (aktualisht Michael Bloomberg). Parashikimi Chuck per 2012, sipas meterologve eshte ne mosmarreveshje me parashikimin shkencor Punxsutawney Phil , mbasi Staten Island Chuck, ka treguar shenjat qe tregojne se"Kete sesion New Yorku eshte ne nje pranvere e hershme."/BEQIR SINA/ 2 3 4 5 6
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 83.3 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 55.5 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 142.8 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 122.3 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 67.1 KB) - not displayed