Kryetari i Bashkise te Tiranes, Lulzim Basha vizitoi VATREN

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
    Kryetari i Bashkisë të Tiranës,  Lulzim Basha vizitoi VATREN      
Kryetari i Bashkisë të  Tiranës, z. Lulzim Basha e mbylli vizitën e tij në  
SHBA me vizitë n që bëri të shtunën me 4 shkurt  2012 në Shtëpinë e 
Federatës Panshqiptare të Amerikës, VATRA,  ku u prit nga Kryetari i Vatrës, dr. 
Gjon Bucaj dhe zv/kryetari Agim  Rexhaj si dhe bordi i Vatrës. Ai shoqërohej 
nga Konsulli i Përgjithshëm i  Shqipërisë në Neë York Dritan Mishto dhe Shefi 
i Misionit  shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha.  
Kryetarit  të bashkisë ia uroi mirëseardhjen në Vatër dr. Gjon Bucaj, 
kryetar i  Vatrës. Ai e uroi z. Basha për vizitën e suksesshëm në SHBA si dhe për 
 vizionin për Bashkinë e Tiranës. Z. Bucaj e njohu shkurtazi kryebashkiakun 
 e Tiranës me përpjekjet që po bën Federata Vatra në kuadër të 100 vjetorit 
 të themelimit dhe e ftoi z. Basha që të jetë pjesë e festimeve këtu në Neë 
 York me 28 dhe 29 prill 2012. Dr. Bucaj tha se Vatra po lufton në shumë  
drejtime, të riorganizimit të degëve dhe shtimit të anëtarësisë; të  afrimit 
të brezit të ri, për të siguruar vazhdimsinë e brezave,kalimin e  Vatrës tek 
brezi i ri si dhe po shton veprimtaritë e 100 vjetorit, duke  intensifikuar 
fushatën.Kanë thënë shpesh, theksoi dr. Bucaj në  përshëndetkjen e tij se 
Vatra e ka kryer misionin e vet, por vatranët si  shumica e shqiptarëve të 
Amerikës mendojnë se misioni i Vatrës nuk  përfundon, pasi në themel të punës 
së Vatrës është Kombi dhe në vizionin  gjithëshqiptar kombi është i 
përjetshëm. 
Z.  Basha falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe shtoi  se është kënaqësi që 
të jeshë në Shtëpinë e Vatrës, e cila është pjesë e  pandashme e historisë 
së Shqipërisë dhe paraprirëse e Pavarësisë së  Shqipërisë. Kontributi i 
Vatrës ndaj Kombit shqiptar mbetet historik, dhe  kulmon në rolin e saj në 
Konferencën e Paqes . Ndërhyrja e Vatrës tek  Presidenti Wilson fatmirësisht pati 
efekti pozitive, Shqipëria shpëtoi nga  copëzimi i mëtejshëm.  
Z. Basha  mbështeti projektin e parashtruar nga dr. Bucaj për kalimin e 
Vatrës tek  brezi i ri, c’ka do të garantojë shekullin e dytë të saj. 
Më pas z.  Basha vizitoi librarinë dhe arkivin e Vatrës. Editori i Diellit, 
Dalip  Greca ekspozoi disa nga dokumentat, regjistrat dhe fotografi 
origjinale që  ruhen në arkivin e Vatrës, përfshi dhe rekordet e themelimit të 
Vatrës,  dokuemnte origjinale të Huasë Kombëtare, që organizoi Vatra  për të 
ndihmuar Shtetin Shqiptar në vitet 1920-21,  më shumë se 197 mijë dollar, apo 
Fushata “Shqipëria në  Rrezik”, ku për shpëtimin e Shqipërisë vatranët 
dhuruan 150  mijë dollar. Po shtosh këtu edhe fushatat e tjera për mbajtjen e  
diplomatëve në Europë, apo edhe dhurimi i më shumë se 120 mijë librave për  
shkollat shqiptare, del më i qartë kontributi i Vatrës. 
Më  pas u bë një takim me bordin e Vatrës, në sallën e mbledhjeve, ku z. 
Basha  falenderoi Vatrën për punën e saj në shërbim të kombit  shqiptar për 
100 vjet. Wshtë një rast i rrallë tha ai që një shoqatë  mbijeton për 100 vjet 
dhe kjo duhet të na bëjë krenarë të gjithë ne  shqiptarëve. Vatra është 
bërë simbol historik i shqiptarëve të  Amerikës dhe vazhdon të luftojë për ta 
mbajtur gjallë frymën  patriotike. Misioni i Vatrës nuk ka fund sepse ajo 
është themeluar me  mission për t’i shërbyer Kombit dhe si e tillë, nuk ka 
kufij kohorë. Vatra  u themelua para Pavarësisë dhe orientoi që këndej për një 
shtet me  orientim perëndimor dhe jo lindor. Wshtë i njohur kontributi i 
Vatrës për  ta ruajtur pavarësinë e Shqipërisë, takimet me presidentin Wilson,  
forcimin e urave të miqësisë Amerikë-Shqipëri etj. 
Pas  përshëndetjes të z. Basha falenderoi kryetari i Vatrës, dr. Gjon 
Bucaj,  ndërsa anëtarët e bordit, Lek Miraka, Asllan Bushati dhe Ibrahim Kolari  
shtruan shqetësime që kërkojnë përkujdesjen e qeverisë shqiptare për t’i  
zgjidhur. 
Z. Basha  shoqërohej edhe nga bashkëshortja, e cila tha për gazetën Dielli 
se ndjehj  krenare që ishte në mjediset e Vatrës, ku dhe gjyshi i saj Sino 
Bozhaj,  kishte qenë anëtar dhe kontribues në vitet historike të Vatrës 
1915-1924.   
Në fund  të takimit, pjesmarrësit bënë fotografi me z. Lulzim  
Basha.Kryetari i Bashkisë të  Tiranës, Lulzim Basha vizitoi VATREN  
 

 
 
 
Kryetari i Bashkisë të Tiranës, z. Lulzim Basha e mbylli vizitën e tij në  
SHBA me vizitë n që bëri të shtunën me 4 shkurt 2012 në Shtëpinë e Federatës 
 Panshqiptare të Amerikës, VATRA, ku u prit nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon 
Bucaj  dhe zv/kryetari Agim Rexhaj si dhe bordi i Vatrës. Ai shoqërohej nga 
Konsulli i  Përgjithshëm i Shqipërisë në Neë York Dritan Mishto dhe Shefi i 
Misionit  shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha. 
 
 
 
Kryetarit të bashkisë ia uroi mirëseardhjen në Vatër dr. Gjon Bucaj,  
kryetar i Vatrës. Ai e uroi z. Basha për vizitën e suksesshëm në SHBA si dhe për  
vizionin për Bashkinë e Tiranës. Z. Bucaj e njohu shkurtazi kryebashkiakun 
e  Tiranës me përpjekjet që po bën Federata Vatra në kuadër të 100 vjetorit 
të  themelimit dhe e ftoi z. Basha që të jetë pjesë e festimeve këtu në Neë 
York me  28 dhe 29 prill 2012. Dr. Bucaj tha se Vatra po lufton në shumë 
drejtime, të  riorganizimit të degëve dhe shtimit të anëtarësisë; të afrimit të 
brezit të ri,  për të siguruar vazhdimsinë e brezave,kalimin e Vatrës tek 
brezi i ri si dhe po  shton veprimtaritë e 100 vjetorit, duke intensifikuar 
fushatën.Kanë thënë  shpesh, theksoi dr. Bucaj në përshëndetkjen e tij se 
Vatra e ka kryer misionin e  vet, por vatranët si shumica e shqiptarëve të 
Amerikës mendojnë se misioni i  Vatrës nuk përfundon, pasi në themel të punës së 
Vatrës është Kombi dhe në  vizionin gjithëshqiptar kombi është i përjetshëm.
 
Z. Basha falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe shtoi se është kënaqësi që të 
 jeshë në Shtëpinë e Vatrës, e cila është pjesë e pandashme e historisë së  
Shqipërisë dhe paraprirëse e Pavarësisë së Shqipërisë. Kontributi i Vatrës 
ndaj  Kombit shqiptar mbetet historik, dhe kulmon në rolin e saj në 
Konferencën e  Paqes . Ndërhyrja e Vatrës tek Presidenti Wilson fatmirësisht pati 
efekti  pozitive, Shqipëria shpëtoi nga copëzimi i mëtejshëm. 
 
Z. Basha mbështeti projektin e parashtruar nga dr. Bucaj për kalimin e  
Vatrës tek brezi i ri, c’ka do të garantojë shekullin e dytë të saj.
 
Më pas z. Basha vizitoi librarinë dhe arkivin e Vatrës. Editori i Diellit,  
Dalip Greca ekspozoi disa nga dokumentat, regjistrat dhe fotografi 
origjinale që  ruhen në arkivin e Vatrës, përfshi dhe rekordet e themelimit të 
Vatrës,  dokuemnte origjinale të Huasë Kombëtare, që organizoi Vatra për të 
ndihmuar  Shtetin Shqiptar në vitet 1920-21, më shumë se 197 mijë dollar, apo 
Fushata  “Shqipëria në Rrezik”, ku për shpëtimin e Shqipërisë vatranët dhuruan 
150 mijë  dollar. Po shtosh këtu edhe fushatat e tjera për mbajtjen e 
diplomatëve në  Europë, apo edhe dhurimi i më shumë se 120 mijë librave për 
shkollat shqiptare,  del më i qartë kontributi i Vatrës.
 
Më pas u bë një takim me bordin e Vatrës, në sallën e mbledhjeve, ku z.  
Basha falenderoi Vatrën për punën e saj në shërbim të kombit shqiptar për 100  
vjet. Wshtë një rast i rrallë tha ai që një shoqatë mbijeton për 100 vjet 
dhe  kjo duhet të na bëjë krenarë të gjithë ne shqiptarëve. Vatra është bërë 
simbol  historik i shqiptarëve të Amerikës dhe vazhdon të luftojë për ta 
mbajtur gjallë  frymën patriotike. Misioni i Vatrës nuk ka fund sepse ajo është 
themeluar me  mission për t’i shërbyer Kombit dhe si e tillë, nuk ka kufij 
kohorë. Vatra u  themelua para Pavarësisë dhe orientoi që këndej për një 
shtet me orientim  perëndimor dhe jo lindor. Wshtë i njohur kontributi i Vatrës 
për ta ruajtur  pavarësinë e Shqipërisë, takimet me presidentin Wilson, 
forcimin e urave të  miqësisë Amerikë-Shqipëri etj.
 
Pas përshëndetjes të z. Basha falenderoi kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, 
 ndërsa anëtarët e bordit, Lek Miraka, Asllan Bushati dhe Ibrahim Kolari 
shtruan  shqetësime që kërkojnë përkujdesjen e qeverisë shqiptare për t’i 
zgjidhur.
 
Z. Basha shoqërohej edhe nga bashkëshortja, e cila tha për gazetën Dielli  
se ndjehj krenare që ishte në mjediset e Vatrës, ku dhe gjyshi i saj Sino  
Bozhaj, kishte qenë anëtar dhe kontribues në vitet historike të Vatrës  
1915-1924. 
 
Në fund të takimit, pjesmarrësit bënë fotografi me z. Lulzim Basha.(kortezi 
 i gazetës Dielli online 
_http://www.gazetadielli.com/index.php?option=com_content&view=article&id=3210:kryetari-i-bashkise-te-tirane-s-lulzim-basha-viz
itoi-vatren&catid=63:January-2012&Itemid=54_ 
(http://www.gazetadielli.com/index.php?option=com_content&view=article&id=3210:kryetari-i-bashkise-te-tiran
e-s-lulzim-basha-vizitoi-vatren&catid=63:January-2012&Itemid=54)  )
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.