Integrimi i maqedonasve në Maqedoni

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmVOvPip0ao8R+AFwEC+a+v+m3S6ag69noQeL9D0VKYjg@mail.gmail.com>
*Integrimi i maqedonasve në Maqedoni*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Ngjarjet e fundit politike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike në Maqedoni,
hapin shumë sfera dhe elemente të cilat deri më tani ndoshta kanë qenë
sfera dhe elemente tabu-të mbyllura për publikun. Opinioni i këtushëm, këto
javët e fundit, për të parën herë, ndoshta, kaq qartas, e ka pa fenomenin e
hipokrizisë dhe vetëkënaqjes së një populli, duke fyer dhe ngjallur
urrejtje ndaj një populli tjetër.

Hipokrizia politike në Maqedoni, ka qenë gjellë kryesore për shumë vite,
qysh edhe para pavarësimit të Maqedonisë nga ish Jugosllavia. Po, ajo në
mënyra të ndryshme është tentuar që të minimizohet, ose që të lyhet me
fasadën e ‘bashkim-vëllazërimit’ shpikje politike të Josip Broz Tito-s.

Për të parën herë pas sa e sa viteve, ndoshta, kemi parë edhe ndarjen e
Maqedonisë në vija religjioze-ideologjike dhe jo në vija nacionale. Kësaj
ideje, theks të veçantë i vendon, edhe renditja e disa organizatave jo
qeveritare shqiptare krah më krah me maqedonasit, si dhe disa
‘intelektualëve’ shqiptar që lanë në heshtje problemin e vërtet dhe në
thelb që u theksua nga maqedonasit-fyerjen e librit të shenjtë islam, dhe u
kapën për disa pseudo-probleme tjera që kanë ekzistuar ndoshta, në të
kaluarën e largët në këto troje.

Deklarata e Valon Kurtishit, kreut të organizatës jo qeveritare “Aleanca
Kuq e Zi”-Maqedoni, ishte skandali i vitit 2012. Që deklarata e tij ishte
skandal, dëshmon edhe reagimi i tij i menjëhershëm në emër të një
organizate tjetër, ( që as emrin nuk dua t`ia përmendi), se kinse,
deklarata e tij është keqinterpretuar nga mediat dhe nuk është e nxjerr e
plotë. Në këtë situatë ‘lufte të ftohtë’ në Maqedoni, midis shqiptarëve dhe
maqedonasve, të dalësh në krah të Karnevalit të Vevçanit dhe të thuash se
ato që protestuan në Strugë ishin fundamentalist dhe struktura që duhet të
përballen me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë është diçka që
nuk kapërdihet lehtë. I përkujtojmë Valon Kurtishit, se protesta në Strugë,
nuk u bë për mjekra, nuk u bë, për pantallona, nuk u bë për xhami, por u bë
për librin e Krijuesit të botëve, të cilin, ai, pra Valon Kurtishi, e ka
harruar se ekziston, ose se i konvenon fyerja e këtij libri. Valon Kurtishi
ka edhe shumë bashkëmendimtar tjerë, në Maqedoni, që vetes i thuan analist,
publicist, e profesorë universitar, e që nëpër shkrimet e tyre, pa pasur
nevojë përmendin kontestimin e Skënderbeut dhe Nënë Terezës nga
maqedonasit, e as dy shkronja nuk janë në gjendje ti shkruajnë për atë që
ndodhi esencialisht në Strugë.

Komenti i AbdulHakim Mehmetit, se Maqedonia, gjithmonë para samiteve të
NATO-s, krijon probleme të brendshme të sferave dhe natyrave të ndryshme
mban, por nuk duhet të jetë sferë e propagandës, kur mashë për të mos u
djegur duart e VMRO-DMPNE bëhet edhe vet Kur`ani, libri i shenjtë i
myslimanëve të tërë globit. Habitem se si në asnjërin prej debateve të
hapura që u organizuan këto ditë nga organizata të ndryshme, nuk ishte
prezentë madje edhe një hoxhë i vetëm, për të mos thënë, myftiu i Strugës,
për të treguar realisht se si ishte problemi në Strugë. Të tjerët analizuan
ngjarjet në Strugë, ndërsa protagonistëve kryesor të ngjarjeve atje, nuk iu
dha fjala, madje edhe u quajtën fundamentalist nga tipa si Valon Kurtishi
me shok.

Ideja e AbdulHakim Mehmetit nuk duhet hedhur poshtë...!!! Me të vërtet,
Maqedonia, para secilit samit të NATO-s krijon probleme dhe trazira të
natyrave të ndryshme, dhe kjo gjë është një krizë e cila mbretëron tek
maqedonasit e asesi të shqiptarët e Republikës së Maqedonisë. Fjalës së
tij, ia rrit peshën edhe, fjala e ministrit të mbrojtjes, Fatmir Besimi, i
cili në një deklaratë për ‘Zërin e Amerikës’ në gjuhën maqedonase, tha se
Maqedonia do që të jetë pjesë e NATO-s, në Samitin e Çikagos edhe me FYROM.

Megjithatë, para se Maqedonia të integrohet në NATO dhe në BE, në Maqedoni
duhet që të ndodh edhe një integrim tjetër, ai i maqedonasve në vet
Maqedoninë. Dikujt ndoshta i duket absurd ky konstatimi im, por nëse futemi
në esencën e ekzistimit të këtij populli në këtë shtet, del se maqedonasit
ende nuk janë të integruar në Maqedoni.

Ato kanë probleme me identitetin e tyre, gjë, që shqiptarët e këtushëm e
kanë të zgjidhur moti kohë. Fjalori i sociologjisë, i hartuar nga Dr.Ali
Pajaziti identitetin e definon në këtë mënyrë: “Identiteti është ndjenja e
vetes, e personalitetit, e asaj që në fakt dikush është. Si një term i
studiuar nga psiko-analistët, sociologët dhe social-psikologët, identiteti
përfaqëson veçoritë kryesore të individit, apo të një grupi të njerëzve, me
të cilat shumë lehtë mund të dallohet një njeri ose një kolektivitet.”(
F.251, Shkup 2009)

Parashtrojmë pyetjen, kush janë në të vërtet maqedonasit? Përgjigjen e
kësaj pyetje do ta japim nëpërmjet disa pikave, sa për të qenë më të qartë
se çka duam të themi:

1. Maqedonasit janë një popull që fëmijët e tyre qysh në klasë të parë i
mësojnë, se armiqtë e maqedonasve janë shqiptarët dhe Islami. Këtë gjë mund
ta vërtetoni po qe se hulumtoni pak nëpër shkollat fillore dhe të mesme
maqedonase, ku nuk mëson asnjë shqiptar. Ata fëmijë të tregojnë, se
shqiptarët janë të këqij, bisha të egra, që kanë ardhur nga malet dhe që
duhet luftuar në mënyra të ndryshme. Kjo është shenja e parë e mungesës së
integrimit të një populli në një shoqëri. Vija e parë e ndarjes. Ndërsa,
nxënësit shqiptarë, nëpër shkolla fillore, të mesme, po edhe në shtëpi,
mësojnë se si duhet që të sillen mirë, të mësojnë shumë, të hulumtojnë
studiojnë, ta respektojnë më të rriturin, të janë të drejtë, dhe të mos
bëhen të padrejtë sikur maqedonasit. Këto fëmijë, mësojnë qysh në djep, se
kur të rriten, përmes punës dhe dijes, t`ia bëjnë me dije të tjerëve se nuk
janë në rrugë të drejtë, e asesi ti ofendojnë. Ndërsa, nëse çështjen e
shohim nga aspekti religjioz, fëmijët shqiptar mysliman, mësojnë se ata
duhet që të bashkëjetojnë me të tjerët, dhe ti ftojnë në rrugën e drejtë,
rrugën e Islamit. Dhe normal për ti ftuar të tjerët në rrugën tënde, nuk
duhesh ti urresh ato, por duhet që të shoqërohesh dhe me vepra t`ia
dëshmosh rrugën e Drejtësisë dhe të Vërtetës.

2. Maqedonasit janë një popull që kujtojnë se shqiptarët duan që ti
zhdukin, ti vrasin, ti mbysin, se çdo zhvillim i shqiptarëve automatikisht
d.m.th mos zhvillim i tyre, dhe çdo sukses i të tjerëve jashtë maqedonasve
është dështim i tyre. Në mesin e tyre ekziston fobi-frikë nga shqiptarët.
Në këtë gjë, u binda, në një debat timin, të shkurtër, në internet, tek
faqja e gazetës ‘Nova Makedonija’ në facebook, për ndezjen e një kishe në
një fshat të Strugës. Sipas tyre, kur unë flas në gjuhën shqipe, jam i pa
integruar në Maqedoni, ndërsa ai kur flet në gjuhën maqedonase dhe nuk
kupton asnjë fjalë në gjuhën shqipe është i integruar në këtë shoqëri, dhe
e ka të drejtën absolute që me mua dhe pjesëtarët e kombit dhe religjionit
tim të bëjë gjithçka. Nëse unë e kuptojë mirë gjuhën maqedonase, e flas
mirë, e di madje edhe një pjesë të historisë së Maqedonisë, di mjaftueshëm
për Kishën Ortodokse Maqedonase, për religjionin e tyre, për formimin e
partive të tyre, për problemet që kanë ato me bullgarët, grekët, serbet, në
versionin e tyre, dhe pajtohem me ligjet e këtij shteti, d.m.th unë jam i
integruar në këtë shtet. Dhe jam i bindur që pjesa dërmuese e shqiptarëve
që kanë pasur mundësi shkollimi, dinë po këto gjëra, madje disa edhe më
shumë se kaq, për Maqedoninë dhe maqedonasit. Përderisa, maqedonasit, nuk
dinë asgjë për gjuhën shqipe, e urrejnë atë, i fyejnë dhe i shajnë
shqiptarët, e fyejnë dhe e shajnë religjionin e pjesës dërmuese të
shqiptarëve të Maqedonisë –Islamin, nuk na njohin si etnitet dhe bëjnë çmos
që edhe brekët ti veshim në bazë të qejfeve të tyre, atëherë maqedonasit,
janë i vetmi popull i pa integruar në Republikën e Maqedonisë.

3. Maqedonasit janë një popull që nuk njohin kufijtë e tolerancës dhe
demokracisë. Si duket, ata, kuptojnë vetëm me gjuhën e pushkës dhe tankeve
ruse e bullgare në terrenet e ngrohta të Komunës së Likovës të minareve e
xhamive. Njerëz që kuptojnë vetëm nga pushka, tanket dhe lufta, nuk janë
njerëz të integruar në një shoqëri. Njeri i integruar mbi të gjitha,
d.m.thedhe njeri i civilizuar, në të cilin sundon logjika, mendja e
besimi, dhe
nuk ka vend në të frika, dhe përgatitja e vazhdueshme për luftë dhe dhunë
sistematike ndaj tjetrit. Në Maqedoni, me gojën plot, thamë se sot për sot,
sundon Ligji i më të fortit, i ndërtuar nga Lamarku dhe Darvini. Ky ligj,
qysh në vitin 1923 u hoq nga përdorimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
ndërsa Maqedonia po mbijeton në bazë të tij.

Termi integracionist është nëna e termit integrim. Për ta kuptuar më lehtë,
se për çka bëhet fjalë në këtë temë, po i referohemi edhe njëherë Dr.Ali
Pajazitit dhe Fjalorit të Sociologjisë të hartuar nga
ai:“Intergracionist-qëndrim që tenton t`i pajtojë në një kornizë të vetme
prirjet ose vlerat të ballafaquara qartë ndërmjet tyre. Pozita
intergracioniste përballet me qëndrimet separatiste, të cilat mbrojnë
ndarjen e grupeve( zakonisht të përkufizuara nga raca, etniciteti ose
gjinia) nga njëri-tjetri.” (F.265, Shkup 2009)

Sipas këtij formulimi të Dr.Ali Iljazit, maqedonasit janë separatist, apo
integracionist? Nëse është e vërtetë, se maqedonasit, do të ishin
integracionist e jo separatist, atëherë, kreu i ‘komunës’ së Vevçanit nuk
do të bënte politikë me kërkimin e faljes, por do të kërkonte falje, pa
pasur nevojë shumë për ta lutur; Kreu i karnavalit të Vevçanit, nuk do të
luante me ndjenjat e myslimanëve përsëri, kinse duke kërkuar falje, por në
fakt duke i fyer edhe njëherë, duke i ftuar në një ritual pagan, duke e
ditur se myslimanët e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në evenimente pagane;
Maqedonasit e Bitolës, nuk do të çoheshin në protesta kundër shqiptarëve
mysliman për djegien e Kishës në Reçicë të Vogël, por do ta ruanin Xhaminë
e Bitolës nga grafitet fyese atje, ashtu si e shuajtën zjarrin shqiptarët
mysliman në Kishën e Reçicës së Vogël në Tetovë; Kryeministri i këtij
vendi, nuk do të reagonte pas djegies së Kishës në Reçicë të Vogël, por
menjëherë, pas ofendimit të librit të shenjtë të myslimanëve, në praninë e
ministreshës së Kulturës; Maqedonasit nuk do ti fyenin shqiptarët, në
ndeshjen basketbollistike në ligën e parë të Maqedonisë; etj.

Mendoj se Maqedonia duhet ta ndryshojë diskursin e saj politikë. Në vend që
pa nda, të kërkojë, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, të kërkoj
integrimin e maqedonasve në Maqedoni, në mënyrë reale dhe të drejtë.
Maqedonia, duhet që të veprojë, sikur kryeministri i tanishëm i Turqisë,
Rexhep Taip Erdoan, dikur kryetar i Stambollit. Një kohë, elita të
rëndësishme myslimane nga e tërë bota, ishin mbledhur në Stamboll dhe po
diskutonin për kthimin e famës së myslimanëve në botë, ndërsa në të njëjtën
kohë, kryetari i atëhershëm i Stambollit, z.Rexhep Taip Erdoan, bënte plane
se si ta pastrojë Stambollin nga mbeturinat. Le të mësojë nga ky shembull
cili le të dojë, e sidomos maqedonasit. Ato në vend që të kërkojnë
integrime jashtë vendit, fillimisht, le të integrohen brenda Maqedonisë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.