Protestuesit hodhen shishe me benzine, gure dhe shaska, ne shenje zemermi
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
SHBA : Protestuesit hodhen shishe me benzine, gure dhe shaska, ne shenje zemermi per humbjen e Patriots BEQIR SINA, New York Policia nderyri me force duke perdorur gaz lotsjelles, granata tymuese, dhe shkopinjet e drurit per t'i shperndare protestuesit. Ne nje rapoprt te mjeteteve te shtypit thuhet se qindra vete jan te lenduar, disa prej tyre jane shtuara ne spital me plage te renda. Policia tha se ka arrestuar 43 studente gjate perleshjes, te cilet mendohet se jane organizatoret dhe ishin vene ne krye te protestuesve. BOSTON MASSACHUSETTS : Ne Universitetin e Massachusetts - Amherst, studentet pas ndeshejs se finales se madhe te Superbowl mes dy skuadrave : New Your Giants - New England Patriots, dolen ne rruge ne nje skene te dhuneshme dhete eger, per sigurine e ndertesave te konvikteve, ne naten e kaluar. Siç njofton kolegu yne ne New York, ndersa mesnata e mbremshme u shoqerua ne metropolin e botes Nju Jork, me nje gezim te papare, ku njerezit dolen ne rruge te festonin fitoren e skuadres se tyre te zemres Giantes, ne New Egland pati perleshje te dhuneshme mes protestusve dhe policise. Skuadra e Nju Jorkut, New Your Giants kane treguar gjigantizmin e tyre ne finalen e madhe te futbollit amerikan mbreme ne “Superbowl”, perballe New England Patriots, te cilet humben me rezultat final 21-17. Ne nje finale dramatike, ku njujorkezet e udhehequr nga Eli Manning fituan ne kater minutat e fundit serish ndaj Tom Brady. Ashtu siç ndodhi edhe kater vite me pare, ekipi i New York-ut mundi rivalin kunder çdo parashikimi ne momentet e fundit te takimit ne nje ndeshje shume emocionuese. Tom Brady i Patriots nuk arrin te barazoje Joe Montana-n dhe Terry Bradshaw-n si “quarterback”-u me me shume unaza, ndersa “quarterback”-u i Giant s, Eli Manning, fitoi unazen e dyte te kampionit. Fundi i takimit kujtoi shume ate te vitit 2008, kur Patriots ishin ne avantazh, por humben topin duke i dhene mundesine e sulmit kundershtareve. Kesaj radhe Giants nuk kishin 2 minuta e gjysme ne dispozicion, por kater dhe nuk duhej patjeter te realizonin “touchdown”, por i mjaftonte nje “field goal”. Kur kishin mbetur edhe 57 sekonda loje Giants realizojne “touchdown” te lejuar nga Patriots ne menyre qe keta te kishin kohe per nje sulm te fundit. Brady tentoi nje pasim te gjate qe per pak sa nuk u arrit nga Gronkoski per nje “touchdown” qe do i jepte suksesin, por nuk ishte e mundur. Sipas shtypit vendas kan qene rreth 1500 studente kishin lene konviktet e tyre dhe kishin dale ne rruge ne menyre per te shprehur zemerimin e tyre, nga " nje humbje shkaterruese SuperBowl" siç e quajten ata. Miliarderi Robert Kraft bossi i madh e New Engalnd Patriots, thuhet se ka humbur mbrem sipas shtypit "miliona dollar" te parashikuara per fitore . Studentet Universitetetit te Massachusetts - Amherst, kishin vendosur te dilnin jashte per te kremtuar fitoren me fishekzjarre, por kur finalja perfundoi ata hodhen shishe me benzine, gure dhe molotov dhe shaska, kundra forcave te ruajtjes se rendit. Protestusit qe sa vinin e shtoheshin ne numer ne shenje zemerimi hidhin parrulla vulgare teksa therrisnin "Fuck Giants" . Policia erdhi duke u perforcar me mjetet e motorrizuara dhe forca speciale te nderhyrjes se shpejt per te iu kundervu trazirave. Ajo arriti, t'i izoloje protestusit qe te mos marrshonin drejt qendres se qytetit, ku po i prisin me mijra qytetare te zemeruara nga humbja. Protestuesit ne shenje zemerimi filluan me pas te shajne policine me thirrjet "Fuck police". Policia nderhyri me force duke perdorur gaz lotsjelles, granata tymuese, dhe shkopinjet e drurit per t'i shperndare protestuesit. Ne nje rapoprt te mjeteteve te shtypit thuhet se qindra vete jan te lenduar, dhe se disa prej tyre jane shtuara ne spital me plage te renda. Policia tha se ka arrestuar 43 studente gjate perleshjes, te cilet mendohet se jane organizatoret dhe ishin vene ne krye te protestuesve. Nuk ka ende ndonje raport se protestuesit kan demetuar prone private , automjetet e parkuara ose dyqanet per rreth. Disa thone se ka pasur perleshje edhe midis vet protestuesve, midis atyre qe kishin thirrur kete proteste dhe atyre qe nuk u bashkoheshin . Gjate rruges per ne proteste, ka pasur disa rrahje me grushte. Nderkohe, ne Boston, tifozet e Patriote u vune ne "rresht" nga qindra oficere te policise cilet i drejtuan dhe i mbajten nen kontroll tifozet e zemeruar ne rruget e Bostonit. Nje tifoz i "çmendur" New England Patriots, i quajtur Molly Mackenzie, u tha gazetarve se ne thjesht, kemi dale ne rruge se"Ne jemi me te vertete e trishtuar tani nga kjo humbje e pabesueshme - nuk e prisnim." Futbolli amerikan ka histori shume me te gjate sesa ajo e Superbowlit, por eshte pikerisht ky emer qe eshte gdhendur kaq fort ne mendjen e tifozeve. Dhe kampionia e re e Amerikes eshte Nju Jork Xhajents pasi fitoi finalen ndaj Nju Inglend Patriots me rezultatin 21-17. Ishte nje ndeshje e forte, zhvilluar ne Indianapolis, hera e pare qe luhej ne kete qytet dhe hera e katert gjithsej qe luhej ne nje qytet me klime te ftohte. “Gjigandet” e nisen me mire dhe e fituan pjesen e pare 9-0, per te humbur te dyten 0-10 dhe te treten 6-7. U desh nje pjese e katert e jashtezakonshme, por edhe me fat, qe njujorkezet te fitonin kete beteje te madhe, duke marre titullin e 4-te ne Superboul ne 5 finale. Nju Inglend ishin ne finalen e shtate, por ka 3 tituj, pra nje me pak se Xhajents. Ne pushimin mes dy pjeseve, per kenaqesine e 68 658 tifozeve ne “Lukas Oil Stejdium” ne skene doli ylli i popit dhe rokut, Madona me disa prej kengeve te saj me te mira. Spektakli ishte i shtrenjte dhe nje reklame televizive 30-sekondeshe gjate kesaj ndeshjeje kushtoi plot 3.5 milione dollare amerikane, ndersa mbi 110 milione njerez e ndoqen drejtperdrejt ne televizion vetem ne Shtetet e Bashkuara, ndersa me qindra milione te tjere e ndoqen ne te gjithe boten. Video: _http://bleacherreport.com/articles/1054936-super-bowl-2012-umass-riots-disg runtled-fans-take-to-the-street-after-pats-lose_ (http://bleacherreport.com/articles/1054936-super-bowl-2012-umass-riots-disgruntled-fans-take-to-the-st reet-after-pats-lose)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 68.7 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 92 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 69.2 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 84.6 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 76.3 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 104.1 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 46.6 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 143.4 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 27.7 KB) - not displayed