Nju Jork, sot zhvillohet parada Kanioni i "heronjve" në Manhatan - dy milion nj
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork, sot zhvillohet parada Kanioni i "heronjve" në Manhatan - dy milion njerez ne shesh të pershendesin New York Giants Nëse jetoni në New York, e shtetet përrreth ejani sot e behuni edhe ju pjesë e kësaj feste madhështore - kësaj mrekullie që ndodh veteëm në metropolin botëror New York, qytetin e 12 milion banorëve. New York Giants do të parakaloi sot në bulevardin e famshem Broadway në New York, me autobusin dy katesh duke mbajtur trofeun Super Bowl në një paradë që quhet Kanioni i "heronjve" në Manhatan, Sipas policisë mendohet që më shumë se 2 milion njerëz do të dalin në rrugë të përshëndesin fitimtarët në një festë që është e dytë në kampionatin Kombëtar të Football League në pesë vjet. Bashkia e qyteti ka orfuar shërbime speciale për trenat dhe autobuset e loinjave urbane dhe interurbane. Mijera forca policie janë të angazhuara për ruajtjen e rendit .Më shume se 5 mijë gazetar janë akredituar të ndjekin këtë ngjarje të madhe . Deri në 2.000.000 spektatorë mund të vijnë sot për paradën tradicionale të organizuar nga New York City, sipas zyrës së kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg. Ekipi do të udhëtojë në vendosur me trofeun në dorë, në një autobus dy katësh të zbuluar i shqoëruar nga motorçikletat e policisë në të dy anët dhe makinat e policisë duke u nisur nga stadiumi MetLife në East Rutherford, New Jersey, dhe më vonë gjatë ditës do të kulmoi për të festuar fitoren e tij 21-17 Super Bowl kundër New England Patriots përgjatë bulevardit të famëshëm Broadway në qytetin e New York Cityt/ BEQIR SINA/