Nju Jork, sot zhvillohet parada Kanioni i "heronjve" në Manhatan - dy
milion njerez pritet te dalin ne shesh të pershendesin New York Giants
NEW YORK CITY : Nëse jetoni në New York, e shtetet përrreth sot mund të
behuni edhe ju pjesë e kësaj feste madhështore - kësaj mrekullie që ndodh
veteëm në metropolin botëror New York, qytetin e 12 milion banorëve.
New York Giants do të parakaloi sot në bulevardin e famshëm Broadway në
New York, me autobusin dy katesh duke mbajtur në dorë trofeun Super Bowl në
një paradë që quhet Kanioni i "heronjve" në Manhatan,
Sipas policisë mendohet që më shumë se 2 milion njerëz do të dalin në
rrugë të përshëndesin fitimtarët në një festë që është e dytë në kampionatin
Kombëtar të Football League në pesë vjet, për skuadrën e dy shteteve New York
e New Jersey Giants "Gjigandët".
Bashkia e qytetit,njoftoi kloegu ynë Beqir Sina, që është atje në shesh,
ka orfuar shërbime speciale për trenat dhe autobuset e linjave urbane dhe
interurbane , janë vënë në dispozicion të qytetarve. Mijera forca policie
thuhet se janë të angazhuara për ruajtjen e rendit .Më shume se 5 mijë gazetar
janë akredituar të ndjekin këtë ngjarje të madhe .
Policia ka marrë masa të presi deri në 2.000.000 spektatorë, që mendohet
të vijnë sot në paradën tradicionale të organizuar nga New York City, thuhet
ne nje deklerate te zyrës së kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael
Bloomberg.
Ekipi do të udhëtojë duke mbajtur trofeun në dorë, dhe një pllakat të artë
ku shkruhet me gërma të gëdhenduara "Super Bowl XLVI Champions" në një
autobus dy katësh të zbuluar i shqoëruar nga motorçikletat në të dy anët dhe
makinat e policisë.
Kanioni i "heronjve" do të nisë marrin e fitimatrve nëpër New York, duke
u nisur fillimisht nga stadiumi MetLife në East Rutherford, New Jersey, dhe
më vonë gjatë ditës do të kulmoi për të festuar fitoren e tij 21-17 Super
Bowl kundër New England Patriots, përgjatë bulevardit të famëshëm Broadway
në qytetin e New York Cityt.
Giants ka për t'u ndalur para oborrit te Bashkise se Nju Jorkut ku do te
priten ne menyre simbolike nga kryetari i Bashkise Maichel Bloomberg dhe
autoritetet më të larta të qytetit të New Yorkut/ BEQIR SINA/
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8534113&photo=3)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8534113&photo=4)
(javascript:void(0))
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&photo=2)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&photo=3)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&photo=4)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&ad=true&photo=4)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&photo=7)
(http://abclocal.go.com/wabc/gallery?section=news&id=8533214&photo=8)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.