VALENTINIANE NGA ANTON CEFA

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
    VALENTINIANE 
     
NGA  ANTON CEFA   
Prehje 
Po  prehem në kolltukun e zvërdhamë  
Të  mungesës sate. 
Hije  e dridhshme lamtumire 
E  varun diku në gjysmë errësirën e dhomës, 
Ikja  jote. 
Aroma  e trupit tand erë mersine, 
Riti  i lashtë i puthjeve qi s’e tret koha, 
Moria  e fjalëve pa mbarim 
E  gjurmët e kambëve lakuriqe 
Mbi  qylymin e blertë të kujtesës 
Prehen  me mue 
Në  kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate. 
Ma  e dhimbshme ikja jote 
Në  pohimin e vështirë: 
Çdo  gja në këtë jetë asht ikje. 
Trokitje  drite 
Kjo  asht dhoma 
Ku  u fute nji ditë në jetën time 
Me  do trokitje drite. 
M’qe  ngri mendimi n’ballë 
E  fjala n’buzë. 
Emni  yt 
Dritë  që troket 
Deri  në të sosun të stinëve. 
Etja  për nji delir të blertë 
Kur  në qiell të andrrës sime prek 
Me  duer të brishta, 
Zgjohen  vegime të ylberta mallesh. 
Engjuj  me brerore drite zbresin 
Mbi  meloditë e dhimbjes  
Qi  s’ ka të sosun. 
E  duer akordesh të çuditshme 
Ndalojnë  flutrim’n e kohës. 
Etja  më merr për nji delir të blertë. 
I  tejdukshëm 
I  tejdukshëm shikimi yt 
Kah  rrëzon nji kand ndriçimi 
Të  dhimbjes sonë 
Përskaj  nji kohe që kaluem dikur. 
I  tejdukshëm dishiri im 
E  duert tua të zbehta 
Që  dridhen si flakëz qiri. 
E  tejdukshme kjo dhomë e zbrazët 
E  fjala 
E  fryma 
E  shpirtnat tonë të tejdukshëm. 
JE  NJI TRENDAFIL 
Je  nji trendafil  
Qi  ke mbi në zagnat e gjakut tim, 
Si  nji varg i Sadiut. 
Me  gojën e të etshmit pij ujë 
Në  blerimin e gjethnajës tande 
E  kurr s’e shuej etjen. 
Zogjt  e fjalës sime 
Të  dejun aromash 
Melodinë  e dhimbjes 
Çurlikojnë  ndër gemat tuej 
Pa  iu lodhun gushat njiherë. 
Përjetësisht  e përndezun 
Rrëzëllima  e ninëzave të jermit tim 
Pahitet  mbi petlat ngjyralle 
Të  gonxheve tua n’shpërthim. 
Të  preku me dorën e mallit 
E  më duket se deri në palcën e brengës 
Më  therin gjembat tuej. 
E  pakapshme 
(një  kokete) 
E  pakapshme, 
Delir  që flirton me veten 
E  vetes i mungon. 
Të  knaqë prania e shikimeve lakmuese 
Që  vuejnë bardhësinë verbuese 
E  lakimet e epuna të shtatit tand të hajthëm. 
Nji  gjysmë buzëqeshje çelun n’ironi 
Të  ngjitet deri në ballë, ndër sy, 
Të  zbret kudo, në gji, ma poshtë, 
Deri  ndër gishta të kambëve. 
E  pakapshme, 
Delir  që flirton me veten 
E  vetes i mungon.
_http://www.gazetadielli.com/index.php?option=com_content&view=article&id=32
75:valentiniane&catid=63:January-2012&Itemid=54_ 
(http://www.gazetadielli.com/index.php?option=com_content&view=article&id=3275:valentiniane&catid=63:Ja
nuary-2012&Itemid=54) 
VALENTINIANE  



NGA ANTON CEFA 
 
Prehje
 
 
 
Po prehem në kolltukun e zvërdhamë 
 
Të mungesës sate.
 
 
 
Hije e dridhshme lamtumire
 
E varun diku në gjysmë errësirën e dhomës,
 
Ikja jote.
 
 
 
Aroma e trupit tand erë mersine,
 
Riti i lashtë i puthjeve qi  s’e tret koha,
 
Moria e fjalëve pa mbarim
 
E gjurmët e kambëve lakuriqe
 
Mbi qylymin e blertë të kujtesës
 
Prehen me mue
 
Në kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate.
 
 
 
Ma e dhimbshme ikja jote
 
Në pohimin e vështirë:
 
Çdo gja në këtë jetë asht ikje.
 
 
 
Trokitje drite
 
 
 
Kjo asht dhoma
 
Ku u fute nji ditë në jetën time
 
Me do trokitje drite.
 
 
 
M’qe ngri mendimi n’ballë
 
E fjala n’buzë.
 
 
 
Emni yt
 
Dritë që troket
 
Deri në të sosun të stinëve.
 
 
 
Etja për nji delir të blertë


Kur në qiell të andrrës sime prek
 
Me duer të brishta,
 
Zgjohen vegime të ylberta mallesh.
 
 
 
Engjuj me brerore drite zbresin
 
Mbi meloditë e dhimbjes 
 
Qi s’ ka të sosun.
 
 
 
E duer akordesh të çuditshme
 
Ndalojnë flutrim’n  e kohës.
 
 
 
Etja më merr për nji delir të blertë.
 
 
 
 
 
I tejdukshëm
 
 
 
I tejdukshëm shikimi yt
 
Kah rrëzon nji kand ndriçimi
 
Të dhimbjes sonë
 
Përskaj nji kohe që kaluem dikur.
 
 
 
I tejdukshëm dishiri im
 
E duert tua të zbehta
 
Që dridhen si flakëz qiri.
 
 
 
E tejdukshme kjo dhomë e zbrazët
 
E fjala
 
E fryma
 
E shpirtnat tonë të tejdukshëm.
 
 
 
 
 
JE  NJI  TRENDAFIL


Je nji trendafil 
 
Qi ke mbi në zagnat e gjakut tim,
 
Si nji varg i Sadiut.
 
 
 
Me gojën e të etshmit pij ujë
 
Në blerimin e gjethnajës tande
 
E kurr s’e shuej etjen.
 
 
 
Zogjt e fjalës sime
 
Të dejun aromash
 
Melodinë e dhimbjes
 
Çurlikojnë ndër gemat tuej
 
Pa iu lodhun gushat njiherë.
 
 
 
Përjetësisht e përndezun
 
Rrëzëllima e ninëzave të jermit tim
 
Pahitet mbi petlat ngjyralle
 
Të gonxheve tua n’shpërthim.
 
 
 
Të preku me dorën e mallit
 
E më duket se deri në palcën e brengës
 
Më therin gjembat tuej.
 
 
 
 
 
 
 
E pakapshme
 
 
 
                         (një kokete)
 
 
 
E pakapshme,
 
Delir që flirton me veten
 
E vetes i mungon.
 
 
 
Të knaqë prania e shikimeve lakmuese
 
Që vuejnë bardhësinë verbuese
 
E lakimet e epuna të shtatit tand të hajthëm.
 
 
 
Nji gjysmë buzëqeshje çelun n’ironi
 
Të ngjitet deri në ballë, ndër sy,
 
Të zbret kudo, në gji, ma poshtë,
 
Deri ndër gishta të kambëve.
 
 
 
E pakapshme,
 
Delir që flirton me veten
 
E vetes i mungon.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.