Ne Tirane u promovua romani "Varri i Braktisur"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ne Tirane u promovua romani "Varri i Braktisur" botimi me i ri i shkrimtarit Arber Ahmetaj Nga Tirana BEQIR SINA- " Kjo eshte nje veper, e cila shpreh nje mesazh mjaft interesant nga ana e autorit reduktimin e njeriut nga mungesa e lirise, libri "Varri i braktisur" edhe pse eshte roman kerkon impenjim ne lexim.Shkrimtari, Arber Ahmetaj ka levruar disa gjini letrare krahas romanit " TIRANE : Shkrimtari, dhe poeti me banim ne Zvicer, Arber Ahmetaj, ka promovuar dje ne Tirane, librarin Piazza, romanin e tij me te fundit "Varri i braktisur". Romani "Varri i Braktisur" eshte botimi me i ri qe vjen ne doren e lexuesit, mbasi autori ka botuar disa libra te tjere me pare. Autori Arber Ahmetaj, shprehet se " Varri i Braktisur" eshte nje vazhdimesi e romanit te tij "Flet hyrje per ne varr". Ky roman sipas tij eshte nje vazhdim i romanit Flet Hyrje ne Varr, sepse i drejtohet nje lexuesi te zgjedhur, qe nuk do te thote se eshte nje liber, qe merret ne plazh apo lexohet per qef ne fundjave - shprehet ai. Veprimtaria krijuese e Ahmetaj eshte e gjere, ai ka botuar nje sere librash ne mesin e tyre edhe: "Shqiperia - trishtimi im", "Rugova", "Me mori malli e dashur"-"Keshtu foli Tahir Zema"(me bashkeautor) etj. Megjithate duhet thene se kjo eshte nje veper, e cila shpreh nje mesazh mjaft interesant nga ana e autorit reduktimin e njeriut nga mungesa e lirise, libri "Varri i braktisur" edhe pse eshte roman kerkon impenjim ne lexim. Shkrimtari, Arber Ahmetaj ka levruar disa gjini letrare krahas romanit Autori Arber Ahmetaj shprehet se " Varri i Braktisur"- megjithse eshte nje vazhdim i romanit "Flet Hyrje ne Varr", pranon se ai i drejtohet nji lexuesi te zgjedhur, çka mendon vete autori se "kjo nuk do te thote qe eshte nje liber qe merret ne plazh apo lexohet per qef ne fundjave"- .Duhet pranuar se veprimtaria krijuese e Ahmetaj, eshte e gjere. Te pranishem ne promovimin e librit "Varri i Braktisur" ne librarine Pizzza ne Tirane, ishin; shkrimtare, poet dhe kritike letrar, ermra te njohur keta si shkrimtari Mujo Bucpapaj, Ramiz Lushaj, Sami Neza, Rexhep Shahu e tjer, profesore dhe te aferm te autorit. Flutura Açka, moderoje promovimin, ashtu sikurse folen edhe Prof.Edmond Tupja ( perkthyes, studiues i letersise dhe perkthyes i romanit te pare te Arber Ahmetajt ne gjuhen frenge, Profesor Josif Papagjoni kritik i letersise. Pastaj folen dhe Demir Gjergji poet e gazetar, Ilirjan Sadiku poet, nderkohe qe disa pjese nga romani, i tij lexoj aktori i teatrit Kombetar shkrimtari Naun Shundi. Romani "Varri i Braktisur" eshte botimi me i ri qe vjen ne doren e lexuesit Arber Ahmetaj na tha, se "Ky liber i drejtohet nje lexuesi shume selektiv, mbasi ai nuk eshte i tille '' qe lexohet vetem ne uikende, pushime plazhi ose atyre qe kan vetem pasion librin'', por, tha ai ka nje game me te gjere te emocionit dhe te kapacitetit, per te bere njerezit te reflektojne mbi idete, qe te jep ky liber, mbasi ai eshte liber, qe kerkon me shume energji. Nderkohe, qe me lexuesin kemi krijuar marredhenie shume konfindecial - vijoje ai dhe dihet qe lexuesit jane edhe nga ata qe e marrin librin dhe kur nuk u pelqen e hedhin, keshtu edhe kete rradhe une ua le ne dore atyre, qe te bejne si te duan nese u pelqen apo jo ky liber" Ne patem rastin t'a pyesem ate se" Pse "zgjodhi" Varri i braktisur ? Ahmetaj thote se Libiri im i pare ka qene "Flet hyrje per ne varr"( roman, 1993) nje trilologji, nderkohe, qe libri im me i fundit ''Varri i Braktisur'', pra ky qe jemi duke promovuar sot ketu ne Tirane, eshte pjese e asaj drame qe kemi perjetuar te gjithe. Faktikisht, ky liber eshte shkruar ne te njejetn kohe, pavaresisht se ky po del ne qarkullim tani. Libri, eshte perfunduar se shkruari ne vitin 1994. Dhe, jo ne vitin 2010 ose 2012. Pra, pothuajse, asgje! me perjashtim te rritjes se games se emocioneve qe transmeton ky liber tek lexuesi, nuk ka me teper". Ndersa per ate se çfare e ka motivuar me shume, per te shkuruar kete liber, zoti Ahmjetaj na tha me kete rast, se ''Njeriu shqiptare ka qene ne kohen qe ai e quajti e ''vjeteruar'', i reduktuar, pothuajse ne zero! dhe une kete njeri e kam sjelle ne letersi - sepse, ishte nje njeri nje prej personazhve me te neglizhuara te letersise se realizmit socialist, nuk merrej kush me njeriun e neglizhuar, te cilin mungesa e lirise e kishte ''bere ate duke e kthyer ne nje asgje!', shprehet ai. Flutura Açka, e cila eshte pronare e Shtepise Botuese "Skenderbeg books",nga Tirana, njekohesisht nje emer i njohur ne boten letrare ketu ne Tirane, shtepia botuese e saj ka sjelle ne shqip nji kolane nobelistesh mes tyre, edhe nobelstin turk, shkrimtarin e njohur Orhan Pamukun, e cila kishte marre persiper me kete rast dhe rolin e moderatores se ketij promovimi, na tha se :"Takimi im me Arber Ahmetajn, jo vetem si autor por edhe si person - ka qene nje befasi per mua , mbasi e njhja Arberin me pare si emer duke lexuar librat e tij. Dhe keshtu ndodh kur lexon nje veper te plote te cilin duket se ky autor e ka shkruar heret, pavaresisht e po e promovon sot. Ky liber tregon se ne kemi shume - shume per te lexuar ne te ardhmen nga Arber Ahmetaj,por nese i kthehem kesaj vepre ne preceptimin tim, ajo flet krejt ndryshe". Me tej Açka nenvizoje se " une si lexuese e thjeshte, por dhe si botuese e ketij libri, i cili e nderon kolanen e botimeve te librave te mi - megjithese, pjesa me e madhe e tyre, jane autor te huaj, nuk kam asnje ''ndroje'' t'a vendose librin "Varri i Brkatisur" te autorit Arber Ahmetaj - perkrah stendave te tyre, mbasi ajo qe te befason tek libri i Ahmetajt, padyshim qe eshte stili, i tij ne keto 20 vjet, te cilin rralle e gjejme te shkruhet me letersine e stilit te paster, dhe te sakte." Varri i Braktisur Professor Josif Papagjoni, i cili mbajti referatin kryesor ne promovimin e ketij libri, mendon se po t'a lexosh me shume kujdes vepren e Ahmetajt, ''do te gjesh ate qe na mungon - ate qe na ka munguar, ne qysh ne femijerin tone'', dhe per kete Arberi, thote ai eshte nje autor plot me epos dhe te rinise se tij, ne kohen kur njerezit u mbyllen ne rinine e tyre, ne' bukeret' e permalluar,.Kjo eshte nje vlere qe vjen ne menyre te heshtur dhe te nendheshme, dhe ballafaqohet me lexuesin e tij, me nje mesazh politik, i cili eshte nje mesazh i tij personal, me nje deshire dhe mendim te qarte ne ate se cfare kerkon ai te thote." Professor Papagjoni me tej tha se Libri i Arber Ahmetajt - ''Varri i Braktisur'', fillon me nje gjuhe poetike, ku ''mulise'' nje sintakse e holle shume, si ajo me nentitullin "Zogu i Zi'', Kjo per shembull eshte kapitare, dhe permbyll njesoj nje sere romanesh, duke krijuar tashme nga hyrja ne fillim nje kunderthi tragjike apo nje pikepyetje, paosin e ngerthyer nga makthi dhe ndotja e shpirtit qe eshte poezia. Zogu ne kete rast qe domethene kenga "Eposi i Agos", ne ate kohe, nga gjaku dhe deshira e tij - u unisua tashme si Zog dhe si enderr .Teksa e mbyll fleten e fundit te romanit "ky zog, eshte therrmuar dhe ka rene kok pingul - pra ai qe ishte Zogu i dikurshem i cicirimes se embel eshte Zogu i pikillimit tashme, qe mungon, sepse, i mungon kenga e tij e bukur. Eposi, eshte rrenuar dhe enderra eshte kethyer ne zgjedhe te keqe dhe te shemtuar,ne nje "anti -Zog- apo nje realitet i djegur siç thote vete autori i cili ka ardhur prej poshtersise dhe se keqes, ku asgje nuk shihet me". Per professor Papagjonin ne kete hark sa tragjik dhe grotesk, ne mes te tyre gjindet nje varre "qe nuk eshte si atij njeriut ne vrapimin biblik per egzistence, i alternuar me ndjesin e boshit, te pritjes dhe absurdit, te vujatjes dhe kapitjes, sikur na sjell qenjen dy kahe te jetes se njeriut; te atraktivit dhe te pakuptimit te saj. Preteksti, thote Papagjoni, tek ky liber gjendet teksa autori femijeve u ve koken tek gjoksi i gjyshes se vdekur dhe menjeher vershojne aty imazhe te thyera, rrjedha e pandalur e te menduarit, perfytyrimet te gjitha te vizatuara si ne nje harte me diagrame, ku bie ne spikam suksesi dhe sakrifica personale, dukuria e thjeshte dhe jetegjatesia e njeriut te ketille dhe e vlera e njeriut te ketille, puna dhe jeta e tij dhe ne fund......dhe ne fund......vjen varri." tha professor Papagjoni ne kete referat. Sipas profesro Papagjonit, ky liber ka faqe te shkruar aq bukur, plot sqim dhe mirakandje te paqshme dhe te Hajgme, sa qe lexuesi prek aty nje realitet te absurd, e cila na shfaqet permes mbreses te rrefimtarit femije "ku nje lot i stervarur gjysheje ne mes rrudhash te thella, trashegmtohet si pikellim i bukur i nje femije qe vetem se qan e qan deri ne pafundesi....dhe prej qarjeve ka mbetur. Ne librin e "Varri i Braktisur" permendi profesor Papagjoni, gjejme kufinje ndarjesh njerezore, kufinje qe kthehen ne vargonje trishtimi , komplekse njerezore, ekstaze, kufinje te mendjes apo kenaqesive te seksit, dhe enderrave. Dhe, t'i je njeheresh brenda nje kufiri konkret, ose te perditeshme dhe kjo te mundon te pikellon. Mes tyre prania e meditimit dhe persiatjes, perleshet me ate cka gjete, dhe i jep frym prozes dhe e ben stilin vetanak, duke krijuar nje pakt hermafotizmi, poetikash konkuruese . Ku e perçushmja shoqerohet me naiven dhe me te habiteshmen .Teksa femija nuk e kupton dote "pse ai "Kali i Bardhe" i perket vetem kryetarit te koooperatives, dhe jo dikujt tjeter" dhe, pse? eshte plagosur nje mushke me qellim qe te mos vuaj zborin", kjo eshte nje ironi e bukur" thote profesor Papagjoni. Ne kete roman tha ai ndeshen disa personazhe te tilla honorike, te tipit se suralizmit,shfrytezohen mire me nje vajze, e cila ka nje ndjenje erotike dhe refyese personale. Po! ashtu, i mberthyer ne endren personale dhe te habiteshme ne zgavren dhe te atyre "zagaresh gjaku", si spiune pergjues, qe ishte, i cili ne menyre groteske pret edhe veshet e vete. Trupi i Balades shpesh behet premise per grindje dhe realiteteqe shkojne e vijne nga fantazmoforia, deri tek e vertetat historike. Sikurse, thote ai ndjen mes Homerit dhe pleqve ku ka nje prangonje dhe trup te mbyllur dhe pjelles se races se ashtit dhe psikologjise te njeriut shqiptare. Qe jane te realizuar, ne nje enderr ku mund te veçohet nje mebledhje mendjeshkulurish tejet absurde thuhet se gogolliane, vetem se duan broçkullat e diktatures dhe te kujton ato, vendimit idote per te mbrritur pikerisht, tek paradoksialja, "ndalimi i dendjeve te qytetarve te ashtuquajtur popullit nga gjenerali i kesaj republike", tha Professor Papagjoni. Per profesorin ne kete liber, alegoria, eshte krejt e qarte dhe jo vetem sa kaq, sepse realiteti i se degjuar eshte butaforik, ose pritja e nje viti te ri te merzishteshem ku si dhurata me e shtrejte mund te ishte nje kilogram mishe i shume pritur , por edhe ai si ushqim atrapologjik si varri i femijerise "si varri i vete qenjes njerezore, te cilin e mbartin mbi shpine si "Kaini mbajti vellain e vdekur te vrare, perj tij, deri sa shpina ju kalbezua dhe Hyju, i tha varrose tete vella " Me tej duke referuar ne kete promovim professor Josif Papagjoni pyeste :"Po ne ke do te varrosim valle?! "te shkuaren tone! apo dhe te sotmen tone!". Çjemi ne ne fund te fundit, vampires te vetvetes varrhims te te tjerve apo :"Varre te hapura ku Zogu i Zi korrkat dhe askund nuk cicerine";" Kjo eshte britma qe del nga shpirti i ketij romani, kjo eshte sipas meje tha professor i njohur Josif Papagjoni, edhe sythi i esenciales qe shtron vete shkrimtari" ne kete liber , librin "Varri i Braktisur" Arber Ahmetaj ka lindur ne Tropoje (Bajram Curri) ne vitin 1965. Ne vitin 1992 diplomohet ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Mjeksise-dega Farmaci. Prej vitit 1986 bashkepunon me shtypin letrar (Zeri i Rinise, Drita, Nentori). Ne vitin 1991-1992 punon redaktor ne gazetat "Balli i Kombit" dhe "Kosova". Me pas, per nje vit punon gazetare ne TVSH, Departamenti i Informacionit. Ne vitin 1993 i bashkohet stafit te MPJ-se. Nderkohe specializohet ne kurse politiko-diplomaike ne Oksford, eashington, Gjeneve dhe ne Akademine Mesdhetare te Studimeve Diplomatike ne Malte. Pas kater vjet pune ne poste te ndryshme brenda Ministrise se Puneve te Jashtme ne Tirane, emerohet Sekretare i Pare i Ambasades shqiptare ne Bukuresht. Ne shtator te vitit 1997 largohet nga ky post per t'u zevendesuar nga militante greko-enverist. Prej ketij viti jeton bashke me familjen, ne Zvicer. Arber Ahmetaj ka shkruar: 1. "Flet hyrje per ne varr" roman, 1993, 2. "Kopsht katrore" roman 1997, 3. "Shqiperia -trishtimi im" ese politike 1999 4. "Fisi i te vdekurve" roman-doreshkrim 2000 5. "Keshtu foli Tahir Zemaj" (bashkautor Sefedin Krasniqi) 2000 6. "Keshtu foli Tahir Zemaj-(bashkauator S.K.) pjesa e dyte" 2001, 7. "Uji" tregime 2002. 8. "Dashurite Gazmore" Milan Kundera perk. nga anglishtja 1999, 9. "A egziston e majta ne Shqiperi?" Dr.Artan Fuga, perk.nga frengjishtja 2002. Ne Rumani, eshte botuar permbledhja me tregime Riva H, nen perkthimin e Marius Dobreskut. Shtypi rumun e ka pasqyruar kete liber. Ne shkrimin e saj me titull "Komunizmi i pare nga nje pionier udheheqes!" Gabriela Lupu e gazetes "Romania Libera", e niste shkrimin e saj me fjalet: "Shtepia botuese Priviera sapo ka botuar nje permbledhje te shkelqyer me tregime nga autori shqiptaro-zviceran Arber Ahmetaj" per ta mbyllur me kete paragraf: Riva H. eshte nje lexim terapeutik per te gjitha kategorite e lexuesve rumune: per pleqte nostalgjike qe vuajne nga amnezia, per antikomunistet e te gjitha moshave qe falenderojne Zotin qe kane shpetuar nga murtaja e kuqe, por edhe per te rinjte, te cilet duan te dine se çfare kane "humbur" duke u lindur pas rrezimit te komunizmit. Shkurt, nje liber qe heq djajte e kuq nga mendjet e te gjitheve (19 tetor 2011). Ndersa nje gazete tjeter letrare, ne artikullin e saj te titulluar, "Mbi socializmin shqiptar dhe djajte e tjere" nenvizon "Tregimet e Arber Ahmetaj nga permbledhja "Riva H." te japin kenaqesi leximi po aq sa te bejne te reflektosh". Radu Voinescu « Cafeneaua Literara » Areber Ahmetaj ka punuar mbi nje doreshkrim per grade shkencore ne diplomaci lidhur me çeshtjet ligjore qe dalin nga administrimi i Kosoves nga UNMIK-u. Ne te njejten kohe ai ka qene dhe kolumnist i rregullt i te perditshmes kombetare "Bota Sot" per te cilen ka shkruar qe nga pranvera e vitit 1998
IMG_0366.JPG
(image/jpeg, 47.1 KB) - not displayed
IMG_0368.JPG
(image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
IMG_0370.JPG
(image/jpeg, 34.1 KB) - not displayed
IMG_0372.JPG
(image/jpeg, 29.2 KB) - not displayed
IMG_0374.JPG
(image/jpeg, 25.5 KB) - not displayed
IMG_0375.JPG
(image/jpeg, 28.9 KB) - not displayed
IMG_0353.JPG
(image/jpeg, 27.2 KB) - not displayed
IMG_0355.JPG
(image/jpeg, 39.6 KB) - not displayed
IMG_0357.JPG
(image/jpeg, 32.1 KB) - not displayed
IMG_0358.JPG
(image/jpeg, 33.3 KB) - not displayed
IMG_0359.JPG
(image/jpeg, 22.8 KB) - not displayed
IMG_0360.JPG
(image/jpeg, 45.8 KB) - not displayed
IMG_0364.JPG
(image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed
IMG_0365.JPG
(image/jpeg, 45.6 KB) - not displayed