Sa jemi mysliman?
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUF=2sdvs+-cN6b6Z1EgW9MyBr78PPGNjmQAjgai2fJDtGg@mail.gmail.com> |
*Sa jemi mysliman?* *Hamdi Nuhiju* Në vitin 1999, për herë të parë në gjuhën shqipe u botua libri i shkëlqyeshëm i prof.Muhamed Kutub, me titull ‘Sa jemi mysliman?’. O i ri dhe e re, nëse atë libër nuk e ke lexuar ende, leni për një ditë lojërat nga kompjuteri, thashethemet, hulumtimin në gabimet e dijetarëve, përvelju punës, seriozitetit dhe lexoje e rilexoje këtë libër. Libri në fjalë, është i kuptueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë. Po çështja që parashtron prof.Muhamed Kutubi në të, me atë pyetje të thjeshtë është serioze. Të gjithë ne, në vetvete e dimë se sa jemi mysliman. Nëse e dimë edhe shoqërinë se sa janë mysliman, dhe fillojmë të flasim direkt për Islamin e tyre, do të viheshim në peshojën e hulumtimit në diçka që nuk na përket. Allahu na ruajt nga një grackë e tillë. Myslimanët, duhet që të flasin për fenomenet, për ngjarjet, për rrethanat, e asesi ti paragjykojnë njerëzit, ti përqeshin, ose të nxjerrin model të kundërt me logjikën e pastër. Edhe pse, me ndryshimin e sistemeve politike, ekonomike e sociale, në trojet tona u mundësua një fluks më i madh i njohurive për Islamin dhe myslimanët, prapë se prapë, e keqja që është mbjell ndër shekuj dhe që po kultivohet edhe sot është prezent në mendimet tona. Nuk ka shumë rëndësi, dukja e myslimanëve, përderisa ekziston një model ortodoks islam, ose heterodoks islam. Me rëndësi ka mendimi, ideja dhe vizioni mbi të ardhmen, të tanishmen dhe të kaluarën. Nuk ka fort rëndësi, se teravitë a i falim 8 rekat, apo 20 rekat, por me rëndësi është se si e kalojmë kohën jashtë faljes së teravive. Nuk ka fort rëndësi, se tesbih-të pas namazeve i bëjmë vet, apo me xhemat, por me rëndësi është bindja jonë e plotfuqishme në ligjet e Allahut. Paramendo, shumë mysliman, kanë paragjykime për shumë pjesë të Kur`anit Famëlartë, duke u hedhur jashtë kontekstit dhe duke i dhënë liri vetvetes në hulumtim të mëtutjeshëm në zona të minuara. Nuk ka fort rëndësi, se disa mbajnë mjekra duke u thirr në Sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. e disa të tjerë nuk mbajnë ato, por me rëndësi është se si ta duam Islamin dhe ta mbrojmë atë nga sulmet e jashtme. Përderisa bëhet problematike, çështja e mbajtjes ose mos mbajtjes së mjekrës ndër mysliman, dhe armiqtë e Islamit ua zënë frymën përmes ligjeve, dekreteve shtetërore, investimeve, arsimimit, mediumeve etj, atëherë në seriozisht duhet parashtruar pyetjen ‘Sa jemi mysliman?’. Nuk ka fort rëndësi për konceptimin tonë të festave në Islam, dhe të manifestimeve të ndryshme, por me rëndësi është se kë marrim si shembull ne? Nëse marrim si shembull disa jomysliman, dhe asnjëherë nuk marrim shembuj mysliman të ditur dhe intelektual të të kaluarës dhe të tanishmes, ne seriozisht duhet parashtruar pyetjen’ Sa jemi mysliman?’. Nuk ka fort rëndësi, nëse i ngritëm duart gjatë faljes, apo nuk i ngritëm. Kjo nuk duhet të jetë problem në mesin e myslimanëve. Por, problem esencial në mesin tonë, është heshtja karshi dhunës së vazhdueshme intelektuale, psikologjike, politike ndaj motrave dhe vëllezërve tanë. Kjo heshtje na bën, që ta parashtrojmë seriozisht pyetjen ‘ Sa jemi mysliman?’. Nuk ka fort rëndësi, se ne, për model marrim Islamin e Osmanlinjve, apo Islamin e Sauditëve, por me rëndësi është që ta njohim Islamin, po edhe armiqtë e Islamit. Si është e mundur që në shoqërinë tonë të jetojnë mysliman të rinj, që kanë përfunduar fakultete, e madje edhe magjistratura, e nuk dinë asgjë për kulturën, letërsinë, traditat e shqiptarëve, ose edhe të maqedonasve, serbëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, malazezëve, bullgarëve, rusëve, austriakëve, gjermanëve, amerikanëve, etj? Jetesa në terrin informativ, duke u kënaqur vetëm me atë që na afrojnë mediet, krijon një problem të madh në mesin tonë si mysliman dhe na bën të parashtrojmë pyetjen ‘ Sa jemi mysliman?’. Të gjithë, po shohim dhe po dëgjojmë nga mediumet, se lufta e tanishme ndaj Turqisë, po bëhet edhe nën pretekstin e ‘gjenocidit armen’. Fillimisht, gati se asnjëri prej myslimanëve të rinj, nuk ka lexuar madje një tekst të vetëm për këtë periudhë historike, që më pastaj të mos dijë, as për gjenocidet bullgare ndaj myslimanëve në kohën e Perandorisë Osmane. Ndërsa urdhri i parë në librin e shenjtë tonë, Kur`anin Famëlartë është:’ Lexo me emrin e Zotit Tënd’. Nëse urdhri ‘Lexo me emrin e Zotit Tënd’, vlen vetëm për jetëshkrimin e Pejgamberit s.a.v.s., vetëm për historinë e sahabëve, vetëm për mesele të fikhut, vetëm për mesele të akides-besimit, dhe nëse këtë gjë e perceptojmë kështu, atëherë seriozisht duhet të pyetemi ‘ Sa jemi mysliman?’.