Meleku i një fëmije

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmZc0hO62XifnTrownG8+hyUDHzj68LL=9AnVqD=wmtcQ@mail.gmail.com>
Meleku i një fëmije


Ka qenë një fëmijë, i cili është përgatitur për të ardhur në këtë Botë. Një
ditë, e pyet Zotin e tij:

- O Zoti im, më thanë se nesër do të më dërgosh në Botë, por unë jam ashtu
i vogël dhe i pafuqishëm, si do të jetojë atje?

-  Prej të gjithë engjëjve kam zgjedhur një për ty. Ai do të pres dhe do të
mbrojë. Secilën ditë, do të këndojë dhe do të buzëqeshet. Kështu, ti do ta
përjetosh dashurinë e tij dhe do të jesh i lumtur.

- Mirë, si do ta marrë vesh kur më flet, kur unë nuk e di gjuhën e tij?

- Meleku do të të flas në mënyrën më të bukur dhe me fjalët më të
përzgjedhura, që do të mundsh ti ruash në atë Botë dhe me kujdes do të
mësojë se si të ecësh dhe të bisedosh.

- Mirë, Zoti im, çka duhet të bëjë kur dua të flas me Ty?

-Meleku jot do të mësojë që të më lutesh, duke i ngritur duart.

- Kam dëgjuar se në tokë ka mjaftë njerëz të këqij, kush do të më mbrojë?

- Meleku jot vazhdimisht do të mbrojë, madje edhe nëse duhet dhënë jetën e
tij.

Kështu në Xhennet mbretëroi heshtja dhe u ndërprenë fjalët për Tokën që
sjell deri aty. Fëmija kuptoi, se duhet ardhur në këtë botë, prandaj edhe
parashtroi pyetjen e tij të fundit:

- O Zoti im, nëse tash duhet të shkoj në atë botë, të lutem, të më tregosh
se si quhet meleku im?

- Nuk ka rëndësi si quhet, ti do ti thuash NËNË.



Nga boshnjakishtja përshtati dhe përktheu: Hamdi Nuhiju

Burimi: Gazeta Islame Elif, Mali i Zi, prill-korrik, 2009, f.27
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.