Reportazh : Mitrovice: nje qytet i ndare.......!
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Reportazh : Mitrovice: nje qytet i ndare.......! Nga BEQIR SINA, Mitrovica, keshtu e ndare duket dhe e pa shprese, ajo eshte nje simbol i pas-luftes ne Kosove..... MITROVICE :(Bota Sot) Per te ditur se sa e thelle eshte ndarja ende ne Kosove, mes serbeve qe jane pakice(minoritet) dhe shqiptareve qe jane shumice ( diku aty 96 %) ju duhet patjeter te vizitoni dhe te shikoni me syt e tu, vetem ne qytetin e Mitrovices. Nje qytet, ky, karakteristik i Kosoves, qytet, qe te pakten sipas regjistrimeve me te fundit i ka 71,601 te banorve, te cilet megjithese serbet sa "nje grusht" i kane "prere" ne dy pjese. Ndarje, kjo qe nise ne mes te ures ku vendkalimi, aty, eshte i bllokuar nga nje masive dheu, i perzijere me zhavorr e gure, qe qendron si dhe vorri ne mes te ures.. "Heshtje Varri", "Heshtja eshte vdekja" nenkupton veprim, veprim i rezistences dhe veprimit te daljes nga kjo situate. Nga ana tjeter, demokracia institucionale, thuhet se krijon nje barasvleren mes heshtjes dhe vdekjes qe siguron se ne jemi vazhdimisht, te gjitha, i heshtur dhe i vdekur. Pushteti nuk duhet te jete i ndare dhe medyshes per t'u mbrojtur nga efektet e fjales dhe veprimit. Megjithse, ajo "Heshtja" eshte e shurdher, dhe gjithnje e tjetersuar nga "fjalimi" dhe se nuk eshte "veprimi". Çfare i paraprin çdo gjeje, per te vepruar dhe qe eshte domosdoshmeri per te gjetur te verteten, dhe bashkuar pjesen e ndare, te veriut te Kosoves ne kufi me Serbine, bllokuar me barrikadat, ngritur me objekte inerte, drunje, masive dheu, te perzijere me zhavorr e gure . Para Luftes se Kosoves te vitit 1999, Mitrovica, megjithe zonat per rreth saj kishte nje popullsi te vleresuar nga OSBE-ja, me 116.500 njerez. E cila, do te perbehej nga 81% prej tyre shqiptare te Kosoves, serbet 10% dhe pjesa tjeter etnive te tjera (kryesisht Roma dhe Boshnjak). Shumica shqiptareve jetonin brenda ne qytetin e Mitrovices, e cila, ishte atehere e pandare, kur vetem qyteti kishte nje popullsi prej 68.000 banore - 71%, e tyre, ishin shqiptare te Kosoves, dhe rreth 9.000 njerez ishin jo shqiptare, serbe qe se bashku me Roma dhe kombesive te tjera, thuhet se perbenin 10,141 njerez. Sipas, nje qytetari qe banonte aty afer ures, i cili nisi te na tregoje, tha se "Shqiptaret e Kosoves kane jetuar ne te gjithe qytetin, nderkohe, qe shumica e serbeve jetonte ne anen veriore, te ndare nga pala shqiptare, kryesisht ne jug nga ana e lumit Iber. Por, theksoi ai mbas luftes aty jane vendosur edhe Serbet qe erdhen nga qytetet e tjera te Kosoves, duke ozurpuar pronat dhe disa shtepite e shqiptareve, te cilet u perzune me force gjate luftes(mars - qershor 1999)". Tani, qe Serbet e Kosoves, kane marre tere kontrollin ne anen veriore te lumit Iber, pjeses se tjeter te qytetit, kur afrohesh aty, sidomos, naten, te "fute - friken", ajo te duket si ne filmat "Ghost". Mbasi, ne anen tjeter te qytetit, vetem disa metra larg zhurmes dhe jetes plot fryme te shqiptareve, mbizotronte nje "Heshtje Varri", ne terrin e anes tjeter. Vetem disa metra larg barrikades, nuk "peptinte" asgje!. Nje patrulle policie qe qendronte ne anen e shqiptareve, na tha se "shqiptaret, jane te refuzuar per te u lejuar, per te kaluar uren mbi lumin Iber", andaj as ne s'mund te kalonim barrikadat, e ngritura nga Serbet e anes tjeter. Mirepo, aty ku jemi vendosur ne te kalojme darken ne anen tjeter te ures, qe ndan tani qytetin e Mitrovices, ku me shume se 99% e tyre jane shqiptare te Kosoves - te cilet mbas luftes u shpergulen me force dhe dhune nga policia, dhe ushtria serbe, jeta vazhdon me shqiptaret. Ata jane nga ata shqiptare, qe jane kthyer nga kampet e refugjateve te Maqedonise dhe Shqiperise - dhe jane duke bere nje jete me se normale. Aty vjen "era" Kosove ...mbasi jane Shqiptaret, ata te cilet i japin jete qytetit te ndare, i japin fryme dhe e vitalizojne ate si gjithe qytetet e tjera te Kosoves. Nje djale i ri shqiptare, qe na shoqeronte me makinen e tij - na tha se "ana tjeter e qytetit nje pjese e tij eshte nen kontrollin e K-FOR-it, francez, trupave te cilat vetem sa bejne sehir dhe e pranojne situaten. Aqsa tha djaloshi nga Kosova, qe jetonte se bashku me familjen e tij aty prane ne nje fshat perbri qytetiti te ndare tani, sa "Serbet, kur u kthyen shqiptaret (1999)pasi mbaroi lufta, nuk do te lejonin shqiptaret e Kosoves, edhe per te vizituar, edhe ndonje te afermin e tyre ne spital, spital ky i cili eshte ne pjesen e tyre te qytetit" tha ai duke treguar me gishte ndertesen ne anen tjeter. Mitrovica, e ndare duket dhe e pa shprese, ajo eshte nje simbol i pas-luftes ne Kosove., ku Shqiptaret qe jane shumice dhe Serbet pakice(minoritet) jane dy komunitetet, ne te dyja anet e lumit, qe akoma jetojne te ndare ne frike te njeri-tjetrit. Nderkohe, qe komuniteti nderkombetar, K-FOR-i, dhe EULEX-i, te cilet kan marre persiper te vendosin paqen dhe sigurine, duket te jene, te pakten deri tani "te deshtuar", ne zgjidhjen e ketij problemi. Megjithse, qeveria e Kosoves, eshte duke punuar, dhe ka bere disa perpjekje per te bashkuar ato pjese qe Serbet e ndihmuar nga Beogradi po i mbajne te ndara. Por, realiteti eshte se kurre nuk mund te jete e mundur qe te qendrojne keshtu. Po, te kujtojme edhe ngjarjet e 25 korrikut 2011, kur Kryeministri Thaqi, mori aksionin policore, per te zhbllokuar veriun e Kosoves dhe ia arriti per momentin. Por, serbet e ndihmuar nga Beogradi, dhe "neglizhenca" e disa trupave nderkombetare, e ri-moren kontrollin ne pjesen veriore. Duke ngrite menjehere ato "njollat e zeza" barrikadat, qe i ndesh kudo ne Veri te Kosoves, ashtu si ajo ne ure mbi lumin Iber, bash ne mes te qytetit tashme te ndare te Mitrovices. Megjithese, duhet theksuar se; "Qeveria e Kosoves, eshte kembengulese, dhe nuk po terhiqet aspak nga qendrimet dhe vendimet e saj qe ka marre per zgjidhjen e ketij problemi, megjithe marrveshjen e dialogut te fundit. Kjo mbasi Qeveria e Kryeministrit Thaqi, e ka me se te qarte se ky rrezik ende nuk eshte i evituar". Kosova, eshte perkujtuese e gjalle e shperberjes se eger post-komuniste, te asaj qe quhej dikur Jugosllavi, e cila, nuk egziston me. Mbasi, dihet qe edhe shkerrmoqja e saj e ka pikenisjen e saj pikerishte nga Kosova. Ishte Kosova, qe ajo e cila luftoj dhe sakrifikoje e para per ndarje, nga Jugosllavia, qysh ne kohen e Titos. Madje edhe kur ato republika, si Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, qe u ndane me pase, ne domino njera pastjetres, "benin palle", dhe ishin te perveligjurat dhe te perkedheluart e Beogradit, ato luanin apo "qeshin" me fatin e shqiptareve te Kosoves. Shqiptaret, dhe ndonje kombesi tjeter shume pak, por, absolutisht - jo si shqiptaret, kane vuajtur me shume nga diskriminimi i eger, i sundimit te Serbise, ndaj Kosoves. Ndaj, atyre vrasjeve, burgosjeve, dhunimeve dhe perdhunimeve, djegejeve dhe palçkitjve te shtepive e pronave, debimit masive te luftes, dhe tani edhe te "nderhyrjes" se huaj, pra administrates nderkombetare (K-FOR-i, dhe EULEX-i,), te cilat, duket se e kan "pranuar" ne heshtje, ndarjen e plote te veriut dhe polarizimin e Kosoves. Ne mes te bisedimeve per statusin e Kosoves, qe nisen 12 vjet me pare ne saj te nje marreveshje, ne Kosove, shqiptaret qe jane shumice u dakorduan, me komunitetin nderkombetar qe Kosova te mos te mbetej e ndare dhe polarizuar si kurre me pare, ne kohen e te ashtuquajtures qe tani po thirret ish Jugosllavi. Shqiptaret, qe arriten te bejne realitet endrren e tyre, te drejten e tyre per te jetuar ne nje shtet te lire, sovran, e te pavarur te Kosoves, nuk e besonin se serbet e Kosoves, do te mbaheshin "gjalle" me idene e ashper te tyre, per t'u bashkuar me Serbine, megjithse, ata ne baze te ligjeve nderkombetare dhe Kushtetutes se Kosoves, i konsiderojne, edhe ata si gjithe qytetaret e Kosoves. Serbet ende jane me trup ne Kosove dhe me zemer e mendje ne Serbi Mbas trembedhjete viteve te administrimit te drejtperdrejte nderkombetar, Serbia, e sheh marreveshjen aktuale me Kosoven, te arritur ne mes dialogut mes Beogradit dhe Prishtines si" te qendrueshme", por, edhe si nje "mrekulli" nese Serbia, pas kesaj do te marre kandidaturen e BE-s. Megjithse, shkruan sot gazeta gjermane 'Der Tagespiegel ' Serbia, nuk duhet qe pa plotesimin e kushteve te pranohet ne shtepine evropiane. Serbia, shkruan kjo gazete nuk duhet te sjelle ne BE, pa u "lare" nga mekatetet dhe kusuret nga e kaluara e saj me Kosoven, shkruan gazeta gjermane 'Der Tagespiegel '. Autorja e komentit mendon se Serbia, nuk duhet qe te pranohet ne shtepine evropiane pa plotesimin e kushteve. Serbia, eshte e keq-percaktuar dhe keq-i pergatitur, me Kosoven, perderisa, megjithse ajo po e luan lojen - por nuk pranon rregullat e lojes, teksa ende nuk e njehe Kosoven si shtet te pavarur. Ndersa, çdo zgjidhje tjeter pavaresisht, si po komentohet dhe shihet nga opozita ne Kosove, Vete - Vendosja, duhet te dihen, dhe shikuar para se gjithash, se ato jane vetem si rezultat i nje marreveshje me komponent nderderkombetar, mes serbeve dhe shqiptareve, qe eshte e veshtire per t'a pare si kompromise, mbasi kemi dy pamje diametralisht te kunderta, qe kurre nuk mund te pajtohen. Mirepo, qe ne kete kontekst tensionuar politik, kur Mitrovica, duket dhe sikur" eshte nje qytet i humbur" nje qytet simbol i pasluftes qe mbetet ende i ndare; "me nje veri serb dhe nje pjese, njeqind per qind shqiptare ne jug nga kufiri natyror te lumit Iber, "lengon" per t'u bashkuar. Dhe njerezit duan qe te levizin lirisht te hiqen "ato grumbuj dheu - qe jane si varre te heshtur, edhe ne mes te qytetit. Per t'a kethyer serish ate ne nje qender ku jetojne se bashku shqiptaret dhe serbet ne Kosove, nje qytet model mes serbeve dhe shqiptareve, popullsise rome dhe asaj boshnjake. Mitrovica, dhe ajo pjese e vogel e veriut te Kosoves, kufiri me Serbine, eshte ende e ndare, vetem e vetem nga efektet e statusit perfundimtar, te asa j rezolutes 12-44. Qellimi i Beogradit, tashme eshte i dukshem dhe me se i qarte : mbasi ata i ndihmojne dhe qendrojne pas serbeve te Kosoves, te cilet e shohin ate, pjese te Kosoves, si bastion te tyre te fundit perkunder shumices shqiptare. Sikurse, edhe komuniteti nderkombetar, megjithse e di se shqiptaret jane mbi 96 perqind e popullsise, se Kosoves, e sheh ate si sfide, per te bere sipas tyre "nje Kosove multi-etnike dhe multi-kulturore", edhe ne kurrize te shqiptareve. Ashtu si per shqiptaret, Kosova, do te jete nje test nese komuniteti nderkombetar(BE- K-FOR-i, dhe EULEX-i,), mund te kapercejne pakenaqesit qe sa vijne e rriten te shqiptarve, qe nuk pajtohen me qendrimet "pro-Serbe", te fundit, prej vete komunitetit nderkombetar. Shqiptaret, mund te respektojne dhe te bashke-ekzistojne me serbet, ne ate pjese te Kosoves ne veri, por pa perdorur dhune ose diskriminimin qe kan vendosur Serbet. Ne nderkohe, qe te gjithe shqiptaret ne Kosove, jane te shqetesuar tmerresisht dhe te pergatitur per me te keqen ... Kosova, s'ka me kthim prapa, pavaresishte "fusnotave dhe notave" qe jane te pergatitura dhe te percaktuara nga Beogradi.
IMG_0754.JPG
(image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
IMG_0755.JPG
(image/jpeg, 22.5 KB) - not displayed
IMG_0756.JPG
(image/jpeg, 12.6 KB) - not displayed
IMG_0757.JPG
(image/jpeg, 16.2 KB) - not displayed
IMG_0758.JPG
(image/jpeg, 15.4 KB) - not displayed
IMG_0759.JPG
(image/jpeg, 21.8 KB) - not displayed
IMG_0760.JPG
(image/jpeg, 19.6 KB) - not displayed
IMG_0761.JPG
(image/jpeg, 17.7 KB) - not displayed
IMG_0762.JPG
(image/jpeg, 16.1 KB) - not displayed
IMG_0748.JPG
(image/jpeg, 23.5 KB) - not displayed
IMG_0749.JPG
(image/jpeg, 17.7 KB) - not displayed
IMG_0750.JPG
(image/jpeg, 29.5 KB) - not displayed
IMG_0751.JPG
(image/jpeg, 30.5 KB) - not displayed
IMG_0752.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
IMG_0753.JPG
(image/jpeg, 26.4 KB) - not displayed