Nje i ri, shqiptare, ne Nju Jork, nise gare per Keshillin Bashkiak te
Qytetit
BEQIR SINA, New York City
Ken C. Biberaj Nen/President dhe Zedhenesi i Grup Financimit RTR, Inc.
BIG APPLE - MANHATTAN : Kandidati i ri eshte ne gare tashme perballe disa
kandidateve per nje vend ne Keshillin Bashkiak te qytetit te New Yorkut,
pjesa e Eperme - West Side. Ken Biberaj, regjistroi firmat ne Komisionin
Zgjedhor dhe ne komitetin e financave duke shpallur kandidaturen e tij te
henen.
Media njujorkeze shkruan sot, se Biberaj nuk eshte "i huaj" ne politiken
elektorale, mbasi ka sherbyer si drejtor politik per fushaten presidenciale
te vitit 2004 te senatori John Kerry ne Florida. Ai eshte i diplomuar ne
Universitetin Amerikan, Shkollen Kennedy te Qeverise ne Harvard, dhe New York
Law School.
Perveç pozites se tij aktuale ne Russian Tea Room-a, lokalin super luksoz
ne rrugen 57 ne mes rruges gjashte dhe shtate, -Biberaj ka sherbyer si
menaxher i projektit per rihapjen e restorantit ne vitin 2006. Ai eshte
gjithashtu nenkryetar i RTR Realty, grup qe posedon pasurite e patundeshme ne
shteblerje si restorantet dhe shtepite.
Ken Biberaj, djali i gazetarit te njohur Elez Biberaj, ka shpallur
kandidaturen e tij per keshillin bashkiak te Nju Jorkut. “Ndaj me ju zyrtarisht
kandidaturen time per Keshillin Bashkiak duke perfaqesuar distriktin e 6-te te
Nju Jorkut. Ky distrikt perfshin ne pjese te madhe Pjesen e Siperme
Perendimore dhe ka nje histori te perfaqesimit te forte, nje tradite qe une do ta
vazhdoj duke sjelle nje perspektive ne menyren se si drejtohet pushteti
lokal,” thuhet ne mesazhin e postuar nga Ken ne faqen e tij zyrtare te
internetit.
“Une i njoh sfidat ne drejtimin e nje biznesi te vogel pasi kam nje te
tille. Une i njoh problemet me te cilat perballen familjet ne kete zone per
shkak se jam pjese e nje te tille. Por distrikti yne po ndryshon dhe ndersa
ndryshimet sjellin te mira, ne nuk mund te sakrifikojme themelet e ketij
komuniteti dinamik. Po garoj per shkak se çdo dite shoh nje dyqan ikonik te
mbyllet ose nje familje qe largohet nga lagjja per shkak se nuk e perballojne
jetesen ketu. Ne kemi nevoje dike qe te ngreje zerin per keto familje e
biznese te vogla. Pergjigja fillestare ndaj kandidatures time ka qene modeste.
Megjithate, te fitosh kete gare do te thote qe te kerkosh ndihmen e
energjine tuaj e te shume te tjereve,” thote Ken qe fton gjithkend te vizitoje
faqen e tij ne internet _www.ken2013.com_ (http://www.ken2013.com/) dhe te
jape donacione.
Keshilli bashkiak i Nju Jorkut eshte nje trupe ligjvenese e qytetit
gjigand. Perbehet nga 51 anetare nga 51 keshilla distrikti. Keshilli sherben per
te kontrolluar punen e kryebashkiakut dhe per ta balancuar ate. Ata
miratojne buxhetin dhe marrin vendime per çeshtje te rendesishme te qytetit.
Biberaj do te perballet me kandidatura te forta si Helen Rosenthal dhe Mel
Wymore, si dhe Drejtuesin Demokrate te Qarkut, Marc Landis, ne zgjedhjet e
pranveres 2013.
Gjate kohes sa ai eshte NenPresident dhe Zedhenes i Grup Financimit RTR, ne
kete lokal jane organizuar pritje me personalitete te larta nga Shqiperia
dhe Kosova, e viset e tjera shqiptare. Ne kete lokal bujar dhe mikprites,
karakteristik shqiptar, jane pritur nga familja Biberaj(pronari i saj Hasan
Biberaj), president, Sejdini, dhe Topi,kryeministra Dr. Sali Berisha, zoti,
Ramush Haradinaj, Agim Çeku, dhe kryeministri Hashim Thaqi,, ministra,
deputet dhe i vetmi kryetar bashkie zoti Luzim Basha.
Vizita e Bashes ka qene para ne historine e diaspores, dhe te ketij lokali
ku nje kryetar bashkie, nga vendlindja, te pritet kaq ngrohtesisht dhe me
nje interesim te madh. Per, çka edhe vete zoti Basha nuk e "fshehu"
kenaqesin, e asaj dite duke thene se per kete ai fillmisht deshironte te
falemnderoje pronarin e ketij lokali kaq te madh dhe te bukur - i madh dhe bujar
ashtu si vete pronari i saj zoti Hasan Biberaj dhe familja e tij, tha Basha,
duke shtuar se familja Biberaj ka bere thuajse te gjithe pritjet e
personaliteteve te shquara shqiptare, kur vizitojne Nju Jorkun."
Ken C. Biberaj (Nen/President dhe Zedhenesi i Grup Financimit RTR, Inc)
Ken Biberaj eshte NenPresident dhe Zedhenes i Grup Financimit RTR, e cila
zoteron dhe operon me lokalin e fameshem Russian Tea Room ne New York City.
Ky super - lokal, mbas nje "zhurme" te madhe mediatike, ku u perfshine edhe
gazetat dhe televizionet me ne ze ne SHBA, u rihap ne nentor te vitit
2006, dhe zoti Biberaj ishte pergjegjes per te gjitha deklaratat publike dhe
intervista ne lidhje me rihapjen, si dhe sherben si personi prior per
partneritet publik dhe privat, reklamat, komunikimin, dhe marredheniet publike.
Para se te vijne ne Grupit Financim RTR, zoti Biberaj ka sherbyer me 2004
fushates presidenciale Senatori John Kerry si Drejtori i Kerkimeve Politike
per shtetin e Florides. Perveç fushaten e Kerrit, pervoja politike e zotit
Biberaj perfshin kohen ne nje punesim te shkurter ne Kapitol Hill dhe nje
punesim tjeter ne zyren e Fondacionit te Presidentit Bill Klinton ne Harlem.
Ndersa ne Universitetin Amerikan, zoti Biberaj ka sherbyer si presidenti i
pare rizgjidhet ndonjehere trupit studenteve. Ai ishte nje nepunes i lart
ne Shkollen e Çeshtjeve Publike (Shkencave Politike ), dhe gjithashtu nje
anetar i SPA Programit te Lidershipit . Ai ka edhe nje diplome te Master ne
Politikat Publike nga Kennedy School of Government,ne Harvard University ,
dhe aktualisht eshte duke ndjekur JD e tij ne New York Law School.
_RTR on CBS Early Show - YouTube_
(http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=ken%20biberaj&source=we
b&cd=13&sqi=2&ved=0CGkQtwIwDA&url=http://www.youtube.com/watch?v=lcWwLMXAYwo&ei=K2dPT7TgFKLi0QH4ofGEBA&usg=AFQjCNF2UR1jZsVCD0L_2e
TVb2iQ9KUaNg)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.