"Politika, dhe Gruevski" vran dy te rinjet shqiptare ne Gostivare !?

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
"Politika,  dhe Gruevski" vrane dy te rinjet shqiptare ne Gostivare !? 
BEQIR SINA, New York 
"Maqedonia  statuje: Aleksandri i Madh apo nje luftetar ne nje kale? 
SHKUP  - NEW YORK :  Vrasja makaber te dy te rinjeve shqiptare nga 
Gostivari, Besnik Shehapi 26 vjeç  dhe Imran Memeti 30 vjeç, qe ndodhi ne 28 shkurt 
te marten e zeze, ka shqetesuar  dhe prekur thelle zemrat e mbare 
shqiptareve. E jo vetem atyre shqiptarve ne  Gostivar, Tetove, Shkup, apo Maqedoni, 
por, edhe shqiptarve ne Shqiperi, Kosove,  Mal te Zi, Presheve, Bujanovc, 
Medvegje , Çameri edhe ketu ne  diaspore. 
Me  se shumeti mbas kesaj ngjarje, mes nje mori pyetjesh do te pikase tre 
prej tyre.  Ate se : Kush i vrau shqiptaret? Kush po i vret shqiptaret? dhe 
Kush e ka  rradhen tani ? ose Kush jane Besnik Shehapi dhe Imran Memeti, te 
tjere, qe e  kane radhen ...... tani ? 
Nderkohe, qe dy pyetjet e para e kane marre pergjigjen, jane ezaruar, 
shkruar,  komentuar nepermjet historise, dhe fakteve, dhe ngjarjeve te koherave, 
por edhe  me pase tyre, atehere natyrisht qe nuk kam ndermend te zgjatem me 
to, por  pyetjes se trete,e cila me cimbon me shume, sipas mendimin tim, do 
t'i jepja  kete pergjegje : "Dy te rinjet i vrau politika e 
"papermbajteshme" dhe ultra-  nacionaliste e Shkupit. Ajo "karta nacionaliste" qe po e 
perdor tani  Kryeministri i Maqedonise Nikola Gruevski! per poena politike, si ne 
rafshin e  brendshem, ashtu edhe ne ate me fqinjet e saj. 
Sa per sqarim, do t'a filloje me ate se nuk kam pare dhe besoje se nuk ka  
kryeqytet ne bote, qe ne nje shesh kaq te vogel - sa ketu ne Shkup, te kete  
ngritur ne pese vjete e fundit, kaq shume statuja me motive nacionaliste - 
ku  thone se jane derdhur si lume me qindra miliona dollare, nga parat e 
taksa  paguesve te saj. 
Por, te mos zgjatem se te gjithe e dime, se cili eshte kuptimi dhe 
nenkuptimi i  asaj "kur njerezit, qeveria ne vend qe t'i ushqej me mireqenjen , i 
"ushqen"  njerezit e saj vetem me ndenja te egra nacionaliste". Sidomos, kur 
bie fjala ne  shtete te ketilla multietnike, siç eshte Maqedonia. Çdo njeri 
nga ne e di se  gjuha e "dhunshme" eshte nacionalizmi, i cili mund te nxisi 
dhunen aktuale, dhe  te gjithe e dine qe metaforat me motive nacionaliste , 
mund te nxisin  vrasje.....edhe mes komuniteteve. 

Ashtu, si edhe ky akt kriminel, qe s'ka dyshim se eshte pjelle, 
per-rrjedhoje, e  politikave ultra nacionaliste te Qeverise Gruevski, te ndjekura dhe 
manifestuara  nepermjet ofendimeve te renda qe u behen shqiptareve, dhe 
simboleve tona  kombetare ne terrenet sportive, e qe stimulohen po nga vete 
shteti. Propaganda  ultra- nacionaliste e mediave pro-qeveritare dhe klimes 
antishqiptare te  ngritura permes projekteve te financuara nga buxheti shteteror, 
duke e  tejmbushur Shkupin, me skulptura dhe monumente me motive 
nacionaliste, edhe aty  ku kan qene edhe aty ku nuk kan qene, ato, lejn kudo shije dhe 
veprime te  keqija, dhe aspak te pranueshme ne nje shoqeri te tillle, siç 
jemi ne..   
Jane keto disa faktor te cilat, po te vizitosh Shkupin sot kryeqytetin e  
Maqedonise, e sheh me syt e tu se kemi te bejme me nje sere politikash dhe  
veprimesh tjera, te cilat çojne ne kah dhe nje drejtim ate te nxitjes se  
urrejtjes nderetnike, rrenimit te bashkejeteses dhe destabilizimit te  
Maqedonise. Deri aty sa qe edhe nje police qe perfaqeson shtetin - edhe ne  
"gjaknxehtesi", ne "nje gervishtje makine" nxjerr patllaken dhe te vret pa iu  
"dridhur" dora dhe qerpiku. Pra, vret dy shqiptare - te rinje, dhe te pambrojtur  
dhe te paarmatosur.....Pse?  

Ministri i Puneve te Jashtme te Turqise, Ahmet Davutogllu, nje nga 
diplomatet me  te sprovuar sot ne bote, ne lidhje me disa nga vrasjet e qytetareve 
turq ne  Gjermani, qe kishin ndodhur viteve te 2000-ta,( ashtu si dje ne 
Shkup) ku  policia, apo grupet ultra nacionaliste, pa "nje a dy", kan vrare disa 
qytetar  turko-gjerman, i shqetesuar, theks te veçante i pate kushtuar 
rrezikut te  nacionalizmit, ne ate vend, duke thene : "Se moszbardhja e ketyre 
vrasjeve qe  kane ndodhur ne dhjete vitet e fundit edhe ate ne nje shoqeri 
kaq te disiplinuar  siç eshte Gjermania, do te thote se situata vertete eshte 
e rende dhe  shqetesusese." 
Para  disa koheve kam lexuar tek gazeta britanike Guardian nje koment me 
titull  "Maqedonia statuje: Aleksandri i Madh apo nje luftetar ne nje kale? te 
shkruar  nga Helena Smith nga Shkupi. 
Autoria shkruante se kjo eshte nje levizje qe ka merzitur greket. 
Aleksandri i  Madh ka bere nje rikthim te madh ne Maqedoni. Nje statuje gjigante duke 
mbajtur  nje ngjashmeri te çuditshme ndaj mbretit luftetar - edhe pse, 
zyrtarisht, askush  nuk guxon ta quaje ashtu - eshte ngritur ne zemer te 
Shkupit, kryeqytetit te  Maqedonise. Ulur mbi udhen e tij te preferuar, ku anketat 
klasike e quajn hero  te kryeqytetit nga pozita e favorshme e Plostad 
Makedonija, sheshin qendror te  Shkupit, Statuja eshte 22 metra, ose tete kate te 
larte, sa statuja Dwarfs me  rrethinen e saj. 
Por,  atehere, kjo eshte ideja! 
Mes te tjerave lexoja:" Skulpturat, jane pjese e nje burimfitimi, ndertimit 
qe  ka gjithashtu te ngritura satujat gothic, urave madheshtore dhe nje 
hark  triumfal, eshte faturuar si forme kurore, dhe lavdia e projektit te 
qendres se  Shkupit. Autoria shkruan se "Per qeverine nacionaliste haptazi ne 
Shkup,  rregullimi eshte me elokuente se çdo propagande tjeter, mjet ne betejen 
e gjate,  te Shkupit me Greqine, lidhur me emrin e vendit dhe te drejten 
per te pretenduar  Aleksandrin e Madh, si nje hero kombetar, me Greqine ne 
krize ekonomike, qe  Qeverise nuk mund te vije ne nje kohe me te mire." 
Qe prej shpalljes se pavaresise se Maqedonise ne vitin 1991, Aleksandri i 
Madh  ka qene ne qender te polemikave. Statuja, e tij ne mes te Shkupit, 
eshte  pretendimi me i madh i ish-republikes jugosllave ende per trashegimine e 
tij,  edhe pse ne vitet e fundit ne Shkupi, ka te emeruar edhe aeroportin e 
saj dhe  autostraden pas tij. 
Ri-zgjedhja me e fundit si kryeministrii Maqedonise, e Nikolla Gruevskit,, 
sipas  autores nje nacionalist i vijes se ashper, qe nisi si nje nepunes 
banke, para se  te hynte ne politike, ka ndjekur programin e ndertimit me 
shije, duke urdheruar  nje ndertim te ri te Muzeut Arkeologjik, Teatrit Kombetar 
dhe salla e Filarmonis  dhe fasada te reja me skulptura nacionaiste, te 
ngritur me shpejtesi rekord. Nje  statuje e babait te Aleksandrit, Filipi i 
Maqedonise, eshte, 28 metra, qe pritet  te jete edhe me lart se ajo e mbretit 
luftetar.  
Disa ne Shkup thone se:" Kur ai(Gruevski) vjen ne pushtet ai eshte si " nje 
 ish-boksier", thote nje burim, dhe ai nuk ka si te qendroje ne rrugen e 
njerezve  qe marrin dhe degjojne nga partite dhe media opozitare. Ai eshte 
hakmarres dhe  kur eshte fjala per mediat opozitare, ai eshte krejtesisht 
selektive, kur eshte  fjala per zbatimin e ligjit. Per çeshtje te tilla delikate, 
kryeministri  Gruevski ka nevoje per dike qe ai mundet me te vertete te 
keshillohet. Mediat,  theksojne se shefi i sigurise se shtetit eshte kushurire 
i Gruevskit,eshte Sasho  Mijalkov, i biri i Jordan Mijalkovit. 

Kur  vizitova keto dite Shkupin, menjehere e pashe dhe e kuptova se 
"Shqiptaret, jo  vetem ne kryeqytet, por, edhe ne Tetove, Gostivar, Diber, 
Komanove, Struge,  Oher, Manastire, kudo ku jetojne ne Maqedoni, jane lene pas dore 
nga shoqeria.  Kete ma tha edhe familja e Artanit nga Struga, gjate nje 
vizite  atje. 
Nderkohe, qe gjate bisedes me disa miq dhe koleget e mi, ne nje kafe ne mes 
te  Shkupit, njeri prej tyre me tha :" Une jetoj ne mesin e tyre, por kemi 
shume  distantce e ndryshim nga jeta mes njeri tjertit. Shikoni, tha ai nga 
poshte  pjeses ures mbi Vardar, dhe lart ne jemi te ndare kategorik ne 
lidhje me jeten e  kryeqytetit. Teksa, ketu ne qender mbreteron kudo fryma 
nacionaliste ne mesin e  maqedonasve, qe hiqen krenar, per t'u treguar te huajve 
qytetin moderrn, dhe  Statujat, qe na rrethojne, ne shqiptaret jetojme ne 
disa lagje, per-rreth si  Zulu ne vitin 1970 ......  

Shkupit, dhe Maqedonise i duhet integrimi i dyanshem, megjithe shqiptaret, 
pasi  qe ate e pret nje periudhe edhe me e veshtire, ne nje vend ku ka kriza 
ekonomike  dhe rritje te papunesise, ka edhe rrezik per rritjen e 
nacionalizmit, ne nje  kohe qe edhe Qeveria "po luan karten e nacionalizmit". Ndersa 
gabim i madh eshte  qe te mendohet se ndoshta shqiptaret jane " shkaku i 
krizave jane ata qe  "nxisin" konfliktet te brendshme". Eshte, Qeveria, ajo per 
ate se çfare mund te  beje per te parandaluar paraqitjen e atmosferes 
nacionaliste, dhe vrasjve te  tilla, diskriminimit, dhe ndasive kaq te medha ne 
te njejtin shtet. “Integrimi  ne shoqeri nuk eshte proces i njeanshem, per 
kete duhet te angazhohet edhe nje  shoqeri e tere ajo qe perben shumicen dhe 
pakicen e nje shteti”-   
Kunder ketyre vrasjeve duhet te tregohet vendosmeri aktive gjegjesisht,e 
shtetit  e Qeverise ne rend te pare, dhe me pase e partive politike, qofshin 
ato ne  qeveri qofshin ato ne opozite. Por, barra me e rende i bie atyre ne 
kualicion me  Qeverine."Nuk mjafton vetem te u thuhet njerezve dhe bere 
thirrje qe qytetaret  te tregohen te permbajtur dhe qe ky rast te mos keqperdoret 
per nxitjen e  promovimit te tensioneve nderetnike, dhunes dhe 
padurueshmerise. porse duhet qe  ne menyre aktive te ndermerrn masa kunder kryesve te 
ketyre vrasjeve. Sepse,  dihet kemi te bejme me nje krim ndaj njerezise, dy 
njerezve te pafajshem dhe te  pa mbrojtur."  
Ndersa çeshtja tjeter, eshte se duhet nje strategji afatgjate, me 
shqiptaret ne  Maqedoni. Te pakten te respektohet e plote Marveshja e Ohrit. Dihet se 
kur,  perjetohen traumat te ketilla njerezit ndjejne dhimbje, nese keto pas 
disa  vitesh do te harrohen( ashtu siç jane harruar ato qe kane ndodhur me 
pare ne  Kondove, Kumanove, Haraçine, Tetove, Shkup, dhe tani ne Gostivar, 
dhe kjo gje  nuk behet pjese e nje strategjie, se nje shteti te nje 
qeverisje,atehere dihet  se nuk do te kete sukses - nuk do te kete integrim europian 
! - "Duhet qe  rrenjesisht te ndryshoje, ky mentalitet i cili mendon se nje 
maqedonasi police,  apo i veshur me pushtet, mund te kryeje çdo lloj veprimi 
deri ne vrasjeje, kur e  di se eshte i mbrojtur nga shteti qe nuk denon 
askend".
IMG_0775.JPG (image/jpeg, 40.6 KB) - not displayed
IMG_0776.JPG (image/jpeg, 25 KB) - not displayed
IMG_0777.JPG (image/jpeg, 12.7 KB) - not displayed
IMG_0778.JPG (image/jpeg, 29.2 KB) - not displayed
IMG_0779.JPG (image/jpeg, 21.6 KB) - not displayed
IMG_0783.JPG (image/jpeg, 16.3 KB) - not displayed
IMG_0786.JPG (image/jpeg, 16.6 KB) - not displayed
IMG_0468.JPG (image/jpeg, 12.4 KB) - not displayed
IMG_0473.JPG (image/jpeg, 15.4 KB) - not displayed
IMG_0474.JPG (image/jpeg, 15.6 KB) - not displayed
IMG_0475.JPG (image/jpeg, 22.9 KB) - not displayed
IMG_0476.JPG (image/jpeg, 23.1 KB) - not displayed
IMG_0477.JPG (image/jpeg, 26.6 KB) - not displayed
IMG_0478.JPG (image/jpeg, 26.1 KB) - not displayed
IMG_0772.JPG (image/jpeg, 21.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.