ZEF MIRAKAJ U VARROS NE IBALLE TE PUKES
_http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/obituary.aspx?pid=1560524
09_
(http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/obituary.aspx?pid=156052409)
(http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/modals/image-gallery.aspx?n=Zef-Mirakaj&lc=1086&pid=156052409&mid=5006425)
New York City (Dielli) :Te shtunën me 3 mars 2012, u varros në Iballë të
Pukës, në vendlindjen e prindërve, Zef Miraka, bashkatdhetari që ndërroi
jetë në New York, të hënën e 20 shkurtit 2012 pas një sëmundje të pasherueshme
ne Calvary Hospital ne Bronx. Shërbimet funerale për të ndjerin u kryen
ditën e enjte, me 23 Shkurt 2012, prej orës 2 pm deri në 9 pm në Dormi &
Sons Funeral Home. Me pas familjaret, sipas amanetit e derguan arkivolin me
trupin e të ndjerit per ta varrose ne vendlindje. Sic na njoftuan sot
familjarët varrimi i të ndjerit Zef,është kryer të shtunën me 3 mars 2012.
Pjesmarrja në varrimm ka qenë shumë e madhe. Familjarët vecuan kontributin e
jashtzakonshëm të autoritetve lokale, të cilët kanë marrë masa të jashtzakonshme
për të përballuar vështirësitë e motit. Rruga e bllokuar nga dëbora u hap
me këtë rast.
Biografia Zef Mirakaj
Lindi më 1943 n'Iballe të Pukës. Fëmininë, rininë e nji pjesë të mirë të
viteve të pjekunisë (25 vjet) i kaloi në kampet e internimit n' Atdhe.
Mbas arratisjes (1970) studioi shkencat sociale në "Passaic Com¬munity
College", e ma vonë shkencat politike në "Santa Barbara University", ku, mbas
diplomimit, për dy vjet (89-91) dha mësim.
- 1971-86 botoi nji numër artikujsh në "Shqiptari i Lirë''', "Jeta
Katolike", "Dielli" dhe "Lajmtari i të Mërguemit",
- 1980 botoi fletoren "Kolonia Shqiptare". Shërbeu kryeredaktor i të
përtremuejshmes "Lajmtari i të Mërguemit" (83-86), dhe i ra¬dioprogramit në
shqip "Zani i Rinisë Shqiptare në Mërgim" (1990-
91)
- 1991 botoi "Letër Presidentit R, Alia" dhe "Elegji për "Nikw Ma¬rash
Marnaçaj" .
-1993-97 botoi n'organet e shtypit n' Atdhe disa analiza politike, artikuj
e poezi.
- 1999 përfundoi në anglisht novelën "Giraf', e cila asht gati për botim.
- 2001 botoi "Letër e Hapur Prof. Rexhep Qoses dhe Takim me Presidentin
Sali Berisha",
- 2002 botoi poemat "Baladë'për Nanën" dhe "Qindro Shkoder¬loce".
Po pregatitë ve1limin e dytë me poezi, përmbledhjen me shkrimet dhe
fjalimet e tij në "Jeta Ime Publike dhe Publiçistike", e punon në nji "Fjalorth
Anglisht-Shqip".
Nga arratisja në SHBA, në profesionin e shkrimtarit”
____________________________________
Intervista /Flet autori i dy vëllimeve me poezi, Zef Mirakaj , duhet të
jetë marrë 28-07-2005
Nga Yllka Parllaku ,
PUKE ( Tirana Observer 28-07-2005 ) : Fillimisht të jep përshtypjen e një
qytetari të thjeshtë nga Veriu i Shqipërisë. Por tek vazhdon të flasë, me
shprehje të theksuara gegërishte, aty-këtu ndërhyn ndonjë fjalë anglisht si
për të na kujtuar se jeton prej 35 vjetësh në Amerikë. Ai është një shtetas
amerikan dhe vjen në Shqipëri për të promovuar librin e tij “Ky asht vendi
im”. Zef Mirakaj, i cili jeton prej viteve ‘70 në Amerikë, rikthehet për t
’i bërë lavde dhe për të përkëdhelur, duke i kushtuar një libër të tërë,
dashurisë së tij të përjetshme, Shqipërisë. Një vit pas botimit të librit të
parë me poezi “Gjurmët”, Zef Mirakaj vjen për të promovuar vëllimin e tij
të dytë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ai rrëfen
arratisjen nga Shqipëria, jetën në Shtetet e Bashkuara dhe arratisjen e tij më
të fundit drejt poezisë.
Mund të na tregoni si u arratisët nga Shqipëria?
Nga djepi u rrita 25 vjet në internim. Arrita aty ku nuk mbante më, duke u
zhvendosur me gjithë familjen në kampe të ndryshme internimi nëpër
Shqipëri, deri sa vendosa të arratisesha, pa i treguar askujt. Më 30 qershor 1970,
u nisa nga Ksamili me not dhe mbërrita në Korfuz. Pasi kalova një periudhë
tremujore hetimi në Janinë u zhvendosa po për tre muaj të tjerë në kampin
e refugjatëve në një qytet të vogël në jug të Athinës që quhet Lavio.
Kështu që pas gjashtë muajsh u nisa për në Amerikë.
Ç’ mund të na thoni për momentin e parë kur shkelët në Amerikë?
Në Amerikë mbërrita në dimër të ’70-ës në një kohë me dëborë dhe ngricë,
por unë kisha dy xhaxhallarë, Kol dhe Pal Bib Mirakaj, të cilët jetonin në
Nju-Jork. Kur mbërrita në dhjetor të ‘70-ës qëndrova tek Pal Mirakaj, ndërsa
xhaxhai tjetër kishte vdekur. Për dy tri ditësh nuk kam pasur kohë as të
fle, sepse kisha shumë vizita. Ishte një rast shumë i rrallë, diçka e
papritur që një njeri kishte arritur të arratisej nga kampi i internimit dhe të
mbërrinte në Amerikë. Ndërsa me familjen arrita të bie në kontakt një vit
pas arratisjes.
Si u integruat në jetën në SHBA, pasi sot jeni edhe një qytetar amerikan?
Gjëja e parë që bëra sapo shkova, u regjistrova në shkollë. Gjetëm një
program, posaçërisht për personat me azil politik, ku për 13 muaj rresht
studiova në degën e Bankës dhe gjithashtu mësova gjuhën. Në të njëjtën kohë bëja
edhe shkollën e natës për të mësuar sa më mirë anglishten. Menjëherë pas
programit, fillova të punoja në bankë dhe më pas në siguracione. Vendosa që
të vazhdoja shkollën e lartë dhe u regjistrova në një parauniversitet
2-vjeçar “Passaic Community College”, për Shkenca Sociale. Në të njëjtën kohë u
regjistrova me korrespondencë në Universitetin e Santa Barbarës në
Kaliforni për Shkenca Politike. Për 8 vjet arrita t’i përfundoj të dy
universitetet. Pasi mbarova studimet më mbajtën si pedagog në Universitetin e Santa
Barbarës, ku qëndrova vetëm për dy vjet. Por të ardhurat nuk ishin as sa gjysma
e atyre që bëja kur punoja si menaxher banesash. Kështu që hoqa dorë nga
puna e pedagogut dhe tashmë kam 28 vjet që merrem me këtë punë, deri edhe
sot.
Si u ndiet kur shkelët për herë të parë në Shqipëri pas 22 vjetësh?
Për herë të parë pas arratisjes, jam kthyer në Shqipëri më 20 nëntor 1992.
Unë kam bërë një poezi që titullohet “Kthimi n’ Atdhe”, që është pjesë e
vëllimit të parë me poezi “Gjurmët”. Më mirë se kurrkush tjetër e thotë
ajo poezi se çfarë ndiej.
Përse vendosët që të botonit vëllime në poezi?
Meqenëse hoqa dorë nga fusha ime në të cilën edhe jam specializuar,
analiza politike, vendosa të merresha me një lloj tjetër shkrimi. Kisha shkruar
edhe më parë poezi, disa prej tyre datojnë madje që në vitin 1961 dhe në
periudhën kur jetoja në Amerikë. Nuk m’u dukën kryevepra po as të këqija jo
kështu që vendosa t’i botoja. Por kryesisht, pjesa më e madhe e tyre janë
shkruar midis viteve 2001-2003.
Çfarë karakteri ka libri juaj i dytë me poezi “Ky asht vendi im” që do të
promovohet ditën e shtunë?
Në vëllimin e dytë me poezi rrëfej jetën time, jetën e bashkëvuajtësve të
mi. Kaloj tek e shkuara, e djeshmja dhe e përmbyll me të sotmen. E nis me
mjerimin e atdheut tim, por e përfundoj me këngë, sepse shpresoj dhe besoj
se një ditë do të bëhet mirë. Indirekt ka të bëjë edhe me karakter politik,
në pothuajse të gjitha poezitë, ana politike mbetet në sfond si për
shembull në “Pranverë vjeshtake” apo “Të nënshtruemit”. Një gjë di të them për
vëllimin e dytë të librit, që fjalët janë të ardhura prej zemrës.
Gjashtë vjet në Shqipëri
Rrjedha e jetës së tij amerikanë është ndërprerë kur ai u kthye të jetonte
në Shqipëri në vitin 1992. Kryesisht merrej me politikë, duke qenë se kjo
ishte dega e tij dhe kur erdhi në Shqipëri në tre katër vitet e para nuk u
aktivizua në asnjë drejtim. Në vitin 1997 hedh kandidaturën si deputet i
pavarur, por nuk fiton. Pas gjashtë vjetësh, menjëherë pas trazirave Zef
Mirakaj u largua për në Amerikë ku jeton edhe sot. Së fundi, ka ndër duar një
libër tjetër, por kësaj radhe të shkruar në anglisht që titullohet “Girafe”.
Jetëshkrimi
Zef Mirakaj lindi më 1943 në Iballë të Pukës
Më 1970 u arratis nga Shqipëria drejt Amerikës, ku studioi për Shkenca
Sociale në “Passaic Community College” dhe Shkenca Politike në Universitetin
e Santa Barbarës
Organizator dhe aktivist kryesor i të gjitha lëvizjeve antikomuniste
shqiptare të mbajtura para OKB-së në SHBA.
Ka botuar vazhdimisht disa artikuj rreth jetës në Shqipëri në revistat dhe
fletoret shqip si: “Shqiptari i lirë”, “Dielli”, “Buletini katolik” dhe
“Lajmëtari i të mërguemit”.
1983-1986 drejtor i gazetës “Lajmëtari i të mërguemit”, një organ politik
i bllokut kombëtar indipendent. Në të njëjtën kohë edhe kryetar i
këshillit drejtues të këtij grupimi politik.
Punon prej 28 vjetësh si menaxher banesash në Nju-Jork, SHBA
Gjurmët e para
Libri i parë me poezi i autorit Zef Mirakaj, “Gjurmët” doli në botim në
gusht të vitit 2004. Autori thotë se botimi është një lirikë që kryesisht
nuk ka të bëjë vetëm me idilin, dashurinë për një femër. “Kjo femër mundet të
jetë edhe atdheu im. Një dashuri që i ka fillesat e saj që në epshet e
para rinore, duke i kënduar një vajze pas së cilës kam qenë i dashuruar
tmerrësisht”, thotë Mirakaj.
Përsëri për Shqipërinë
“Ky asht vendi im”, libri i dytë i autorit, i cili do të promovohet ditën
e shtunë, është një vazhdueshmëri i atij të parit. Zef Mirakaj shpjegon se
vëllimi përmban 84 poezi, kryesisht të shkruara në gegërisht me përjashtim
të dy poezive që janë të shkruar në atë që i thonë gjuha e njehsuar. Ashtu
sikurse edhe vëllimi i parë, libri i kushtohet kryesisht Shqipërisë, duke
treguar edhe copëza jete të autorit.
(http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/modals/image-gallery.aspx?n=Zef-Mirakaj&lc=1086&pid=156052409&mid=5006425)
(http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/modals/image-gallery.aspx?n=Zef-Mirakaj&lc=1086&pid=156052409&mid=5006425&photoid=22162868)
(http://obits.dignitymemorial.com/dignity-memorial/modals/image-gallery.aspx?n=Zef
-Mirakaj&lc=1086&pid=156052409&mid=5006425&photoid=22162869)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.