Ne shkronjetoren e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmYEEkx6pZiMx8svd-hUOZHB6_NBuOjLF87KTC_TVW5RA@mail.gmail.com>
Në shkronjëtoren e Kur`anit
Hamdi Nuhiju

Kohët maten me masën e ndjenjave të shfrytëzuara dhe të harxhuara në të.
Kalojnë sikur të ishin të pakohshme, po nuk mund të rikthehen në vetvete.
Apoteozat e ndërthurura rindërtojnë botën e pushtuar nga djalli dhe sundimi
i padrejtë. Edhe pse, njerëzit e dinë fortë mirë se sundimi i padrejtë
është i lyer dhe i paragjykuar të lyhet me bojën e kuqe të djallit. Botë e
cila mbyllet në vegimet e pakuptueshme që kërkojnë nga njeriu kujdesin
maksimal. Sundimi, gjykimi, mund të bëhen punë djajsh, po qe se nga
vetvetja, përjashtojnë perceptimet e drejtësisë, amësisë, arsyes, e
argumenteve. Të gjitha këto gjëra mblidhen në një vend të habitshëm për
ekzistimin e ekzistencave.
Dhe shkronjëtorja e Kur`anit nisi punën e saj pa fund. A`thua a do të sosen
ato shkronja të cilat na ringjallin secilën herë që jemi të vdekur pa
shtrydhjen dhe shfrytëzimin e tyre? Apo, ndoshta, ne nuk mund të pimë ujë
nga burimet e pashtershme të këtij libri i cili shuan etjen e botëve,
yjeve, njerëzve, kafshëve, qiejve, tokave, etj? Njeriu kujton dhe
arsyetohet me sundimin e padrejtë, ndërsa përballet karshi dhe me
shkronjëtoren e Kur`anit. Aty, ti dhe unë, mësojmë se sundimi nuk është në
dorë të njeriut, por të Allahut. Edhe unë, edhe ti jemi pasuri në
shfrytëzim, e asesi pronar të pasurisë që duhet shfrytëzuar. Vetvetja mund
ti flas vetvetes, e asesi të rigjallërojë dëshirat e zvetënuara të epshit
djallëzor që kërkon të mos ngopet, edhe përskaj burimeve ngopëse dhe të
mjaftueshme që Allahu na dhuroi përmes shkronjëtores së Kur`anit.
Padituria me të cilën jemi të mbuluar dhe tymosur ditë e natë, nuk mund të
ketë zgjidhjen e vërtet të qetësimit të shpirtit. Porse, epshi gjen kahet e
duhura përmes paditurisë dhe avancimit të saj në përshtatje me rritjen e
numrit të popullsisë. Huqet e epshit shndërrohen në vese, dhe nga vesi,
njeriu i paditur shpejtë karakterizon një popull. Të gjithë janë vënë në
vijë të drejtë, të promovimit të ideve djallëzore dhe shkruesve djallëzor.
Dhe në këtë mënyrë, ata bëhen manikyri i cili mbulon fytyrën e vërtet të
ideve dhe modemeve të një populli. Zgjedhja e ambasadorëve të këtillë, të
fjalës së shkruar dëmton rëndë rrymën e vetëdijes së lartë. Ajo mbulohet
nga pluhurosja e këtillë, po nuk vdes asnjëherë. Mund të vrapojmë me
shpejtësinë e dritës për të kapur rrezet e besimit. Mund të dukemi se kemi
vdekur nga lodhja dhe vrapimi maratonik. Shpresa sillet vërdallë nesh, duke
na paralajmëruar për agimet e ringjalljes.
Shpesh herë ikim nga burimi i njohjes dhe i diturisë dhe fshihemi në
grackat e paditurisë, të lyera me manikyrin e djajve. Krahasimi, midis
diturisë, dijetarëve, dhe paditurisë, e injorancës, bukur përcillet në një
tregim të shkurtër midis Imam Malikut r.a. dhe nxënësit të tij Jahja bin
Jahja el Endelusi.
Imam Maliku kishte nxënës të cilëve u jepte mësim. Dikush thërriti:“ Ka
ardhur një elefant.” Të gjithë dolën jashtë për të parë elefantin. Vetëm
Jahja bin Jahja el Endelusi nuk doli.
Imam Maliku e pyeti:” Përse nuk dole edhe ti për ta parë këtë kafshë të
çuditshme? Ndërkohë që as në atdheun tënd nuk ka kafshë të tillë.” Ai u
përgjigj:” Unë kam ardhur nga atdheu im për të të parë ty, për të përfituar
nga dituria dhe nga rruga jote e drejtë, nuk kam ardhur për të parë
elefantin.”(burimi: Kalendari azilet, data 4 mars, 2012)
Shpesh herë, ne kërkojmë elefantin e çuditshëm në tregimet e pafundme
a-morale të shkruesve të ndryshëm. Marrim modele, që nuk duhet marr.
Vishemi, sikur vishen yjet e caktuar të publicistikës dhe letërsisë sonë.
Harrojmë, se në dhomën e fjetjes, qëndron i fjetur me vite të tëra, libri,
fjala e Allahut.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.