Vatovci :" ....me kane quajtur me emrin Sugari i Rugoves" [1 Attachment]

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.facebook.com/#!/agim.vatovci_ 
(http://www.facebook.com/#!/agim.vatovci)  
Interviste eskluzive per Bota Sot, me Kryetarin e Shoqates  se Personave me 
Hendikep dhe Aftesi te Kufizuara, zotin Agim  Vatovci 
Vatovci :" ....me kane quajtur me emrin Sugari i  Rugoves" 
Gazetari yne nga New Yorku, Beqir Sina, vizitoje keto dite,  Kosoven, 
Shqiperine dhe Maqedonin,. Ne Prishtine ai beri nje vizite te shkurtert  ne 
redaksine e gazetes kombetare te perditshmes Bota Sot, ku me koleget tane  ndane 
se bashku mirnjenjohjen dhe respektin reciprok, si dhe vlersuan punen e  
bashkepunimin e ndersjellte mes kolgeve, tane. Sina, vizitoje edhe pjesen me  
"delikate" te Kosoves, Mitrovicen, dhe disa qytete dhe komuna te Kosoves, ku 
u  prezantua edhe me reportazh. Ai zhvilloi edhe nje interviste eskluzive 
per  gazeten kombetare Bota Sot, Kryetarin e Shoqates se Personave me Hendikep 
dhe  Aftesi te Kufizuara, zotin Agim Vatovci. 
Bota  Sot : Cila eshte gjendja dhe problemet me te cilat perballen personat 
me  hendikep dhe aftesi te kufizuara ne Kosove? 
Vatovci : Gjendja ekzistuse tek personat me hendikep dhe aftesi te  
kufizuara, te Kosoves ne krahasim me 20 vitet e kaluara, me duhet te pohoje se  ajo 
sipas meje  eshte gjendje e  rande: materiale, ekonomike, socijale dhe 
shendetsore, ku kete gjendje e ka  mundesuar dhe situata ne te cilen ndodhet 
vendi yne pas lufte, dhe ekonomia  boterore. 
Bota Sot : Sa jeni ju  te integruar ne shoqerin e sotme ne Kosove ? 
Vatovci : Integrimi yne ne shoqeri nenkupton se ndaj personave me  aftesi 
te kufizuara nuk do te kete me injorime, anashkalim te çestjeve dhe  
problemeve tona, por do te kete korektesi, dhe seriozitet zyrtar nga autoritetet  
shterore dhe vendore, sepse e kunderta ne kohen qe jetojme, pa dyshim qe  
shkakton:" Frige, Kompleks, Izolim,  Depresion, Pasiguri dhe Pamundesi." 
Bota  Sot : A keni pasur deri tash angazhimin e plote, per te u perkrahur 
dhe  integruar plotesisht nga Qeveria e Kosoves?  
Vatovci : Po! por per fat te keq nuk kemi patur ate perkrahjen qe  duhet te 
kishim  nga Qeveria e jone  e Republikes se Kosoves. 
Bota  Sot : Ju vete si pjese e kesaj shoqerie a jeni te vetedishem per 
sfidat qe ka  shoqeria kosovare dhe po ballafaqohet ajo ne pergjithsi ? 
Vatovci : Ju falmenderit per kete pyetje te bukur dhe interesante.  
Pergjegjia ime eshte; Po! sepse ne Republiken e Kosoves, mbretron sipas meje "  nje 
krize e madhe ekonomike te cilen e ka shkaktuar" Korupcioni i larte neper  
institucionet relevante  dhe  nepotizmi, ku Kosova rradhitet ne vendin e 114 
si vendi ma i koruptuar ne bote."  Deri sa 45 % te popullsis jeton me 1,50 €
 ne dite ,kurse 18 % te popullsis jeton  me me pak se 1,00€ ne dite ,kjo 
vlen te kuptohet se shtetin ma te ri ne bote,  Kosoven, tone e ka kapluar 
kriza e madhe ekonomike." 
Bota  Sot :  Zoti Vatovci a e keni pasur  ndihmen financiare te Bashkesise 
Evropiane dhe Forumit Evropian per aftesine e  kufizuar, po nga organizatat, 
shqoatat dhe fondacionet dhe forumet e tjera neper  bote, çfare po bejne 
ato me SHPHAKK? 
Vatovci : JO! 
Bota  Sot : A ka filluar te zbatohet dhe me konkretisht çfare mund te na 
thoni per  Memorandumin e Mirekuptimit,  qe te  gjithe personave me aftesi te 
kufizuara t'u mundesohet shkollim i mesem dhe  regjistrimi i semestrave pa 
pagese ne Institucionet e Arsimit te Larte, ne  Kosove?  
Vatovci : Po! bile  edhe me suksses te plote, sepse jemi deshmitar  se çdo 
dite vine antare me nevoja te  veçanta e qe na falenderojne ne edhe Shoqaten 
tone, konkretisht, mua si  President i saj dhe Ministrin e Arsimit dhe 
Teknologjis se Kosoves ne krye me  Dr.Ram Buja. 
Bota  Sot : Ju jeni deshmuar ne te kaluaren si perkrahes i proçeseve 
pozitive ne  Kosove, besoj se ate gadishmeri do ta deshmoni edhe tash. Si e 
vlersoni  efektin e marreveshjes per bashkepunim  rajonal me Serbine ne rrafshin 
nderkombetar? pra ate te ashtuquajturen  "Fusnote" 
Vatovci : Referimi ne Rezoluten 1244 dhe ne Mendimin e GjND-se ne  fusnote, 
si zevendesim per emertimin kushtetues te Republikes se Kosoves, per  mua 
eshte kompromis politik, prandaj mendoje se nuk mund te cilesohet si  
marreveshje e favorshme nga lidershipi kosovar, por natyrisht as nga ai serb,  
megjithese, per shkak te momentumit politik brenda BE-se, Serbia eshte interesi  
jetik. 
Bota Sot : A shpresoni  ju per "nje vale te re te njohjes se shtetit nga 
vendet qe ende nuk e kane  njohur" ? tash pas ketyre zhvillimeve me te fundit 
ne Kosove ?  
Vatovci : JO ! sepse jam shume skeptic..... 
Bota  Sot : Zoti Vatovci, Ju ndoshta jeni personi ne Kosove qe demostroni 
ne  veshjen  tuaj me shume se kush  ngjyrat dhe simbolet e flamurit Amerikan, 
çfare kerkon te tregoni me kete gjest  ngado qe shihesh , sidomos ne 
takimet nderkombetare, dhe festat kombetare te  SHBA ? 
Vatovci: Duke pare me  ndergjegje se çdo gje qe kemi arritur deri me tani, 
eshte bere ne saje te  angazhimit tone individual dhe donacioneve te 
jashtme, sidomos ato te Qeveris  Amerikane, atehere kjo eshte vete-natyrshme. Me te 
vertet, pas asnjerin nga  sukseset tona nuk qendrojne, vetem institucionet 
tona. Por fale zotit dhe  Amerikes, edhe Shoqata jone funksionon. Ne radhe 
te pare deshiroj te theksoj se  fale Amerikes dhe popullit Amerikan edhe 
eshte formuar kjo Shoqate. Ne kemi  hapur zyren, kemi tubuar anetareasine dhe 
kemi zhvilluar aktivitete shume te  rendesishme, fale donacioneve qe deri me 
tani ka ndare per ne Zyra Amerikane, ne  Prishtine prej themelimit te saj.  
Bota Sot : Shoqata e  Personave me Hendikep dhe Aftesi te Kufizuara te 
Kosoves, eshte "akuzuar"  vazhdimisht si "shume pro Rugoves" ! Pse ? 
Vatovci : Sepse une  personalisht mbas mbarimit te luftes ne Kosove jame 
dalluar se Pro-Rugovian dhe  shume kush nga dashamiret e Presidentit 
Dr.Ibrahim Rugova me kane quajtur me  emrin Sugari i Rugoves 
Bota  Sot :  Cilat jane raportet e juaja  me shtypin ne Kosove ? çfare 
mendimi keni per gazeten tone kombetare Bota Sot  ? 
Vatovci : Te  shkelqyara sepse Gazeta kombetare Bota Sot, ka kontribuar ne 
senzibilizimin e  situates me qellim inkurajimin edhe te gazetarve te tjere 
ne Kosove, qe edhe ata  te shkruajne per kete teme, per eliminimin e 
paragjykimeve te opinionit Kosovar,  per nevojen e perfshirjes me te madhe te 
personave me aftesi te kufizuara  ne praqesin e punesimit, mund te kryhet  vetem 
permes nje fushate afate gjate. 
Bota  Sot : Se fundi cili do te ishte mesazhi juaj !  
Vatovci : Na vjen dita edhe neve....... 
Bota  Sot : Zoti Vatovci duke ju uruar gjitha te mira e suksese! Ju 
falmenderit  ! 
Vatovci: Ju falmenderit edhe ju qe gjetet kohe te zhvillonim kete  
interviste dhe qe na mundesuat kete! 
Intervistoje : BEQIR SINA/ Prishtine /Shkurt.2012/
zpfile000.jpg (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
AgimVatovci.jpg (image/jpeg, 48.8 KB) - not displayed
DSC09512.JPG (image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
IMG_0004.jpg (image/jpeg, 56.5 KB) - not displayed
zpfile000.jpeg (image/jpeg, 39.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.