Shoqata Dibra festoi 7 Marsin diten e Mesuesit dhe 8 Marsi festen e Nenave

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.dibra.us/_ (http://www.dibra.us/)  
Shoqata Dibra festoi 7 Marsin diten e Mesuesit dhe 8 Marsi festen e  Nenave 
 
BEQIR SINA, New  York 
Feste  suksesesh dhe arritjesh te Dibraneve ne Amerike....... 
STATEN  ISLAND - NYC : Festat e 7 dhe 8 Marsit, por dhe 15 vjetori i 
Shoqates Atdhetare  "Dibra" eshte festuar mbreme ne ishullin e "dibraneve" ne 
qytetin e New Yorkut -  Staten Island, me nje spektakel, qe zgjati disa ore, 
mbushur plot me kenge e  valle, dhe fjalime kushtuar ketyre dy datave te 
shenuara. Mbremja festive, ketu  ku jeton nje komunitet i konsiderueshem 
dibranaesh, i pesti per nga madhesia  numerike, mes shume etnive qe e karakterizojne 
kete qytet tipik amerikan,  mblodhi qindra vete, kryesishte familjet 
dibrane, te emigruara ne periudha dhe  rethana te ndryshme.  
Mbremja festive per nder te 7 Marsit diten e Mesuesit dhe 8 Marsin  festen 
e Nenave, u organizua dje ne mbremje, ne mjediset e lokalit luksoz "The  
Vanderbilt" ne Father Capodanno Blvd - Staten Island, nga Shoqata Atdhetare  
Dibra. 7 Marsi dita e Mesuesit dhe 8 Marsi festa e Nenave, eshte bere, nga  
dibranet ne Amerike, "festa e Dibraneve" te cilet e kane kete feste nje nga  
veprimtarit kulturore te pervitshme. Ky manifestim tradicional ne kete 
komunitet  tash sa vjet çmohet si perpjekje e bashkepunimit te veprimtarive 
dibrane qe  mbeshtesin dhe festojne ne Shtetet e Bashkuara, edhe ngjarjet dhe 
datat me te  rendesishme kombetare. 
Shoqata Atdhetare Dibra, per çdo vit feston 28 Nentorin 1912 diten  e 
Flamurit - Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, diten kur Kosova u shpall e  
pavarur dhe dite te tjera me karakter kombetare. Keto ngjarje te medha  
kombetare, kan ndergjegjesuar bashkeatdhetaret tane, per te u mbeldhur se  bashku, 
por edhe mbeshtetur edhe kontribuar, per Dibren, ne radhe te pare, por  edhe 
Kosoven dhe çeshtjen shqiptare, duke ju bashkengjitur bashkesise shqiptare, 
 organizatave dhe shoqatave te tjera ne te gjitha veprimtarit e saj ne 
komunitet.  
Ne  kete mbremje festive, permes ekraneve te televizionit, u percolle 
dokumentari i  Shoqates Atdhetare Dibra, ku tregohet se te gjithe keshilltaret e 
kesaj shoqate  kane vendosur qe çdo njeri prej tyre te dhuroje sipas 
mundesise (kush sat e  doje)nje shume te hollash te cilat do t'ju dhurohen 
shkollave fillore Vllazerim  Bashkim dhe Said Najdeni ne formen e nje ngrenje, 
kryesisht mengjesi, me  qellimin e vetem qe femijet dibran nga klasa e pare deri 
ne te pesten te mos  ndjejn mungesen e ushqimit gjate qendrimit te tyre ne 
ambientet  shkollore. 
Ne  dokumentarin televizive, thuhej se ky projekt filloi te realizohet qe 
me 20  Shkurte, ku çdo dite te ndrimit te pare, femijeve nga klasa e pare 
deri ne  pesten , pa mare parasysh se ne çfare gjuhe zhvilohet mesimi, u ndahen 
racione  te ushqimit te mengjesit. Kryetari i SHAD-it, Ilir Rusi, tha se 
kjo behet me  qellim: "Per te mos ua bere monotone femijeve ushqimin e njejte 
çdo dite, ne  vendosem qe tu jepen ushqime te ndryshme çdo dite te javes. 
Nje dite do te kene  kifle me zdenke, diten tjeter krosan me djath dhe kos, 
kifle me aerokrem dhe sok  etj etj. Ky donacion, shtoje zoti Rusi nga 
keshilltaret do te vijoj deri ne fund  te vitit shkollor 2011-2012 (Qershor). 
Kuptohet se per ta vazhduar kete  inisiative qe te mbetet afatgjate Shoqata 
Atdhetare Dibra do te kete nevoje per  donacione dhe sponzore nga te gjithe kush 
ka deshire te ndihmoje". 
Mbremjen festive per nder te 7 dhe 8 marsit me pergjegjes te  skenarit 
Muharrem Shehu dhe Dritan Klloboçishta, administrator Ago Maqellara dhe  
Adriatik Pilku, e udhehoqi kengetari i mirenjohur dibran, "bilbili" i kenges  
dibrane Haxhi Maqellara, i cili kendoi disa kenge se bashku me solistet e Grupit  
Muzikor "Fisniket" nga Staten Island. Kete mbremje do ta benin edhe me te  
hareshme me kenge e valle nga te gjitha trevat, kengetaret: Shqipe Kastrati 
dhe  Agron Maqellara.  
Mysafir i kesaj mbremje spektakel - ishte edhe Lundrim Paçuku, nje  emer qe 
ka kapluar shume zemra dhe admirues, i cili u shfaq kohet e fundit si  nje 
talent ne spektaklin me te njohur per perzgjedhje te talenteve “The Voice of 
 Albania”, dhe talenti i mahniteshem dibran ne Amerike, 18 vjeçari Bledar  
Maqellara, tenor, bariton, kengetar, aktor dhe kercimtar, i biri i 
kengetarit  Agron Maqellara. 
Bekimin e festes se dibraneve e kreu Imam Omer Papraniku. Shoqata  
Atdhetare Dibra per nder te 7 Marsit dites se mesuesit nderoje me nje pllakat  
mirenjohje dy veteranet e arsimit shqip ne Diber te Madhe, mesuesin Xhevat  
Telqiu, dhe mesuesin Shpetim Kllobçishta. Nderkohe, qe e pershendeti kete  
mbremje festive kryetaria e Shoqates se Gruas ne New York "Zeri Yne", zonja  
Leunora Abdullahu, dhe ne emer te Klubit Futbollistik Korabi nga New Yorku,  
Perparim Papraniku. Ne fund u luajt edhe loja e fatit, ku "fatemedhenjet" fituan 
 perkatesisht nje televizot flat 42 inch, nje lop top, nje aparat 
fotografik, dhe  nje shume parash.  
Fjalen  kryesore te darkes vjetor per 125 vjetorin e dites se Mesuesit dhe 
kremtimin e  dites Nderkombetare te Gruas e mbajti kryetari i Shoqates 
Atdhetare Dibra, zoti  Ilir Rusi. 
7  Marsin tha kreu i dibraneve e kujtojme me respekt te thelle per mesuesit 
dhe  rilindasit e pare shqiptare te cilet na e lane amanet gjuhen shqipe, 
te cilen e  flasim tani. Mesuesit - prinderit tane te dyte, u sakrifikuan me 
vite te tera,  andaj shprehim falenderimin per gjithçka qe bene per ne, per 
durimin qe kishin  dhe per tere diturine qe mbollen ne ne.Te gjithe atyre qe 
punuan dhe punojne ne  mesimdhenie, ua urojme Diten e mesuesit.Gezuar te 
gjithe edukatoreve, mesuesve,  arsimtareve dhe profesoreve! 
Sikurse edhe edhe 8 Marsi festa me domethenese per Grate Shqiptare  pra 
Nenave tona kudo qe jane ato punojne , jetojne edhe mesojne sot, theksoi  zoti 
Rusi.  
Nje  dite qe mbart respekt,dashuri te pafund, e ka quajtur Rusi 8 Marsin, 
per ato qe  na dhane jete nga jeta e tyre.Per ato qe naten e bene dite dhe na 
mekuan me  qumesht nga gjiri i tyre. Per ato qe gjenden prane sado larg qe 
te jemi ,sa here  zemrat tona deshperohen,sa here shpirtrat tane renkojne. 
Duke  shtuar se per ate krijese te Zotit,mbushur me kaq dashuri,me kaq 
miesi.Ndaj sot  ne kete dite te shenuar te mbeshtesim koken dhe mendimet tona ne 
prehrin e  nenes,ne ate preher ku loti thahet si me magji,dhe brengat dhe 
trishtimet  largohen.Aty ku paste diell,drite,paqe,lumturi,qofshin ngahera 
NENAT  tona. 
Gezuar  festen e 8 Marsit per te gjitha NENAT e botes,per ato me te 
dhemshurat,me te  mirat, me te shtrenjtat, ka thene nder te tjera kryetari i 
Shoqates Atdhetare  Dibra, zoti Ilir Rusi.Me pase ai beri nje analize dhe paraqiti 
nje raport vjetor  te veprimtarise se Shoqates Atdhetare Dibra gjate kohes 
qe ai ai udheheq kete  shoqate. Ai permendi sukseset dhe arritjes e kesaj 
shoqate dhe beri thirrje,  anetareve per bashkepunim me te gjithe dibranet ne 
komunitet 
Ai  kujtoje me kete rast takimin me biznesmene te komunitetit tone per te 
prezantuar  projektin per kontributin dhe angazhimin financiar per te blere, 
ate qe Rusi e  quajti "Shtepine tone te re ...," per te cilen kryetari i 
dibraneve zoti Rusi  tha se " une jam duke iu referuar deri me tani, ndertimit 
ne te ardhmen i nje  Qendre Klutruore te Shoqates Atdhetare Dibra ne Staten 
Island. Ky eshte  objektivi im kryesor, i cili eshte mbeshtetur nga bordi 
dhe ate qe une besoj  eshte arsyeja kryesore ne kemi formuar edhe Shoqaten 
tone 15 vjet me pare  ..."
SHAD126.JPG (image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
SHAD151.JPG (image/jpeg, 37.4 KB) - not displayed
SHAD158.JPG (image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
SHAD194.JPG (image/jpeg, 35.4 KB) - not displayed
SHAD206.JPG (image/jpeg, 37.1 KB) - not displayed
SHAD213.JPG (image/jpeg, 41.9 KB) - not displayed
SHAD218.JPG (image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
SHAD220.JPG (image/jpeg, 25.5 KB) - not displayed
SHAD228.JPG (image/jpeg, 43 KB) - not displayed
SHAD231.JPG (image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
SHAD233.JPG (image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed
SHAD091.JPG (image/jpeg, 35.8 KB) - not displayed
SHAD094.JPG (image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
SHAD097.JPG (image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
SHAD100.JPG (image/jpeg, 41 KB) - not displayed
SHAD111.JPG (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
SHAD113.JPG (image/jpeg, 31.1 KB) - not displayed
SHAD115.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.