Ne shetitoren e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=cF+S-0k2mWMTNDVm1iZ-QABAiRsF7J1_rgq+YCUiAeg@mail.gmail.com>
*Në shëtitoren e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*



Dimrit, verës, pranverës, vjeshtës, njeriu ka nevojë të shëtisë. Dikush të
hënave, e tjetri të dielave, dikush ditën, e disa natën, shfrytëzojnë
rastet e lëvizjes dhe argëtimit. Njerëzit, udhëtojnë prej njërit vend e në
vendin tjetër, prej njërit det e në detin tjetër, prej njërit oqean e në
oqeanin tjetër, prej njërit mal e në malin tjetër. Disa kanë filluar
shëtitjet edhe prej njërit planet në planetin tjetër. Me siguri, gjeneratat
që do të vijnë pas nesh, do të kanë mundësi dhe aftësi tjera, që do ti
mundësoje shkenca me vulën e Kur`anit.

Shëtitjet në esencë janë të rëndësishme! Zbulimi i mistereve të ndryshme
bëhet përmes tyre, po edhe përfitimi prej tokave të pashkelura, ose edhe të
pa velura. Bota arriti në këtë stad, në saje të zbulimeve të kontinenteve
të ndryshme. Njerëz të caktuar, që shënuan historinë e njerëzimit, udhëtuan
prej njërit skaj të botës e në skajin tjetër, me të vetmin qëllim gjetjen e
mundësive të reja të furnizimit me ushqime më të lira për popujt e tyre.
Njëri prej tyre, kampion i njerëzimit, ishte edhe Ibën Batuta, dijetari
mysliman i cili e shëtiti gati tërë botën dhe mori shënime nga secila
lagje. Në këtë mënyrë, ai shënoi një  gjeografi gjigante  të vendeve,
popujve, maleve, fushave, kodrave, lumenjve, përroskave, liqeve, detrave,
etj.

Njeriu fillon që të flas me vetveten, kur nuk del jashtë vetvetes.
Pejgamberi Muhammed alejhi selam na ka thënë se ‘ Mysliman më i mirë është
ai i cili përzihet me njerëzit dhe i duron karakteret e tyre’. E kundërta e
kësaj, pra mysliman i keq, është myslimani vetjak i cili mendon vetëm për
vete, nuk përzihet aspak me njerëzit, nuk i ndihmon ato, dhe ata nuk e
ndihmojnë. Ai vazhdimisht ankohet për mos ndihmën, po asnjëherë nuk tenton
që hapin e parë ta bëjë. Të përzihesh me njerëz është e urdhëruar.
Paramendoni udhëtimet mistike të poetit legjendar Mevlana Xhelaludin Rumi,
së bashku me bashkudhëtarin e tij Shems Tebrizin. A`thua vallë, njerëzimi a
do të kishte një Mesnevi, po qe se, Mevlana Xhelaludin Rumi nuk do te
shëtitej prej njërit skaj e në skajin tjetër? Apo, ndoshta arti, kultura
dhe civilizimi botëror, do të pajiseshin me Mexhnunin e Lejlan, po qe se në
subjektin e asaj teme, nuk do të trajtohej dashuria fatkeqe e Mexhnunit
ndaj Lejlas dhe shkrirja e tij deri në pluhur në këmbët e saj? Vrapimi i
Mexhnunit pas Lejlas është një formë shëtitjeje mistike.

Imami shehid Hasan el Benna r.a., thuhet se gjatë jetës së tij ka shëtitur
mbi 2000 fshatra të Egjiptit. Çfarë kuptimi do të kishte e gjithë kjo
sakrificë, në kohë, në para, në mund, po qe se ato, kolosët e mëdhenj
fillimisht të mos kishin shëtitur në Kur`an?

Shëtitoret e Kur`anit janë të shumta. Nisin qysh nga parajsa, xheneti i
Ademit a.s. dhe Havasë. Jeta e tyre në parajsë, mëkatimi i Ademit a.s., jo
me fajin e Havasë, po me insistimin e djallit. Ajo që nxiti në esencë
djalli në mendjen e Ademit a.s., a nuk është e njëjtë me atë që kërkon
kultura dhe civilizimi perëndimor? Gati në secilin hap dhe në secilën
shkronjë të shkencës, të teknologjisë, të politikës, të artit, të
civilizimit, të kulturës perëndimore gjejmë dëshirën e pa dëshirueshme për
Përjetësi në këtë botë. Bëjnë gjithçka për këtë botë, dhe gati asgjë për
botën tjetër. Përgatiten në mënyrë superiore për këtë botë, ndërsa nuk kanë
as përgatitjen minimale për botën tjetër. Përgatiten sikur të jetojnë
përgjithmonë në këtë botë, ndërsa as nuk e ndërmarrin hapin për përgatitje
për botën tjetër, sikur me të vërtete të mos besojnë fare në të.

Forma e mëkatimit është e njëjtë. Po edhe dera e pendimit nga mëkati, është
e ngjashme. Ademi a.s., u pendua për mëkatin e bërë, dhe Allahu xh.sh. ia
pranoi pendimin. Po unë dhe ti kur do të pendohemi, për shëtitjet tona në
shëtitoret e djallit, duke mohuar tërësisht shëtitoret e Kur`anit?
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.