Vatra, nuk kemi asgje me viziten e Rames ne SHBA

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Vatra:  nuk kemi asgje me viziten e Rames ne SHBA 
BEQIR  SINA, New York 
Distancohet Vatra dhe shoqata e organizatat e komunitetit , thuhet se  
:"Njerezit e partise Socialisite, femijet dhe familjet e deputeve socialiste,ne  
Amerike, do te takohen me Edi Ramen ne New York 
 
NEW  YORK CITY : Ne editorialin e saj njeqindvjeçarja gazeta me e vjeter e  
shqiptareve te Amerikes "Dielli" organi i Vatres, e atyre, shqiptarve, qe  
Edi Rama ne Uashington dy vjet me pare u tha "Se ju u ka mbetur ora 12-te",  
shkruan se: "Nuk ka asgje te veçante me viziten e Rames ne SHBA, ajo eshte  
normale, ne nje vend si ky, qe eshte vend demokratik, dhe, kushdo mund te 
vije  ta vizitoje. Mbasi dhe nuk jane jo te pakte ata qe ligjerojne ne 
universitetet  amerikane, perfshi dhe diktatore siç eshte madje edhe presidenti i 
Iranit  Mahmoud Ahmedinejad, apo ish lideri I Libise Gedafi, qe kane mbajte 
ligjerata ne  Columbia University, por .. ketu ka diçka tjeter !?", shkruhet 
ne editorialin e  Diellit.

Ne  delegacionin e Edi Rames, qe ka paralajmeruar takime me administraten e 
 presidentit Obama dhe ne Kongres, bejne pjese edhe: Erjon Veliaj, Ditmir  
Bushati, Andis Harasani, Ilir Beqja dhe Endri Fuga,(sqarim i im - qe te 
peste me  familjet e tyre, qe prej vitesh jetojne ketu me llotary Green Cards, 
se  bashku me socialistet e shprendar, jane sa per t'ja bere Rames nja 100  
apo 200 veta, qe te shkruaj neser Mero Baze se "ishin me mijra shqiptare  qe 
e priten Ramen").

Ne  editorialin e Diellit, thuhet se :" Ne fakt lajmi per viziten e Edi 
Rames ne  SHBA e konfirmoi i pari ambasadori i Amerikes ne Tirane, Arvizu, pas 
nje takimi  me liderin socialist. Por, se çdo te dale nga kjo vizite? Le te 
presim. Duket se  qeveria nuk shqetesohet shume nga vizita e Rames, ketu 
sepse ne nje fare menyre  e ka sponsorizuar vete permes Roland Bimos(drejtor 
per Diasporen ne MPJ), i cili  me gjasa po pergatitet per kolltuken e 
minsitrit te Jashtem, nese qeveria do t’i  kaloje opozites ne 2013" shkruhet nder te 
tjera ne editorial..

Me pase  Gazeta Dielli, thote se nuk ka asgje me viziten e Rames ne SHBA, 
ajo eshte  normale, ky eshte vend demokratik dhe kushdo mund te vije ta 
vizitoje,dhe jane  jo te pakte ata qe ligjerojne ne universitetet amerikane, 
perfshi dhe diktatore  siç eshte madje edhe presidenti i Iranit Mahmoud 
Ahmedinejad, apo ish lideri i  Libise, Gedafi i vdekur, qe kane mbajte ligjerata ne 
Columbia University, por  kreu i Institutit te Diaspores duhet te gjeje pak 
kohe qe te merret edhe me  problemet e Diaspores, ku Instituti, qe ai 
drejton nuk ndjehet fare ne Diasporen  shqiptare te Amerikes, nuk ka kembyer qofte 
edhe nje Email.", thuhet ne  editorial mes te tjerave. 
Pervec  ligjerates qe do te mbaje te enjten e ardhshme, udheheqesi 
socialist ka  paralajmeruar edhe nje takim me komunitetin shqiptar ne New York. Deri 
tani  askush nuk e ka marre persiper mbledhjen e komunitetit, Shqiptare, 
megjithse ai  po "shitet" si i komunitetit. Ndoshta Rama do te quaj takim me 
komunitetin  pjesmarresit ne ligjeraten e tij ne qendren “Aleksander Hamilton”
 ne New York  University, edhe pse ne “Ramaflier” paralajmerohet se do te 
preferohen qe ne  auditor te kete student, ose ndonje darkim me ndonje 
restorant shqiptar ne  Manhattan". 
Mirepo,  ne nje e- mail "kopil", nga ato qe njihen me gjuhen e teknologjise 
hakers, po  qarkullon automatikisht ne adresat e shumta te Shqiptareve te 
Amerikes,  perfishre, edhe ata qe e konsiderojne veten  anti komunistet, 
patriotet,  atdhetaret, familjet fisnike, ish te presekutuarit dhe te 
arratisurit. Here nga  nje adrese e-mail me emrin "Sokol Sokoli" dhe here nga nje fare 
Arber Veliaj,  alias Erjon Veliaj, kordinator i PS me Diasporen, po u behet 
ftese, dhe jehone e  madhe, qe " i madh e i vogel", te vine e takohen me 
Edi Ramen ne Nju Jork. Me  saktesisht ne ket e- mail thuhet : "Te dashur miq, 
Kam kenaqesine t'Ju ftoj ne  nje kokteil qe do te mbahet ne New York, ne 3 
West CLub, 3 West 51st Street, NY  10019, (51st 5av), ne oren 19:00 te dates 
16 Mars me rastin e vizites se  kryetarit te Partise Socialiste, z. Edi 
Rama. Miqesisht,  Koli." 
Megjithse  tani jane shtuar dozat e propogandes se kesaj vizite dhe 
kryesishte te ketij  takimi te "jashtezakonshem" me shqiptaret e Amerikes, nje 
vizite si e kjo e  pergatitur dhe e paraljmeruar ketu ne Amerike, muaj me pare, 
nga Erjon Veliaj  dhe Andis Harasani - ka nisur qysh se Erjon Veliaj muaj me 
pare mbajti nje takim  te fshehte, me femijet studente te deputeteve 
socialiste ne SHBA. Ai dhe ish  bije e bija te nomuneklatures moniste, qe ndjekin 
rrugen e baballareve te tyre,  dhe ndjekin studimet ketu ne SHBA, duke 
shfrytezuar dhe ato lidhjet te  deputetve socialist, te cilet kan grate, me 
femijet ketu ne Brooklyn, Queens,  Bronx, Staten Island, Long Island - New York, 
dhe shtete per reth me Green  Cards, jane ftuar t'a takojne Ramen, qe te 
mbushin "per kamerat qe ka marre Rama  me vete " sallen per te treguar sesa e 
duan shqiptaret e Amerikes,  Kryesocialistin Edi Rama.  
Detajet  e takimeve, i kan bere atje ne Tirane, edhe gazetat e televizionet 
e Rames,  Mero Baze me Tema, Top Chanell, Shekulli, dhe gazetari me euforik 
Eduard  Zaloshnja, i beri te ditur dhe gazeta "Shqip",e tjera si kjo, teksa 
 kan nje jave qe thone se jane pergatitur me hollesi nga keshilltari i 
kreut te  PS-se, Roland Bimo, nderkohe qe ne delegacion do te marrin pjese edhe 
deputete  dhe drejtues te selise roze: si Erjon Veliaj, Ditmir Bushati, 
Andis Harasani,  Ilir Beqja dhe Endri Fuga.  
"Dita  e pare e vizites se Rames ketu pertej Atlantikut, thone ne 
porpoganden e tyre,  organet e shtypit te Edi Rames, do te nise ne metropolin 
amerikan, ku do te  mbaje fjalen ne nje auditorium te posaçem ne “New York 
University”, i cili eshte  nje nga institucionet e arsimit te larte me te medhenj ne 
SHBA. Rama do te jete  te enjten me 16 mars ne nje nga auditoret e 
universitetit, ku ne oren 16:00,  qendra “Aleksander Hamilton” do te organizoje 
leksionin ku foles kryesor eshte  pikerisht lideri i opozites, Edi Rama, 
nderkohe qe leksioni do te prezantohet  dhe drejtohet nga professor Asli Peker" 
Meqense  ne forumet e blogjeve ne interent, po permendet fakti se kete 
rradhe per here te  pare nuk ka protestat kunder socialisteve dhe Rames. Duhet 
sqaruar se vertet kjo  ndoshta, eshte qe per here te pare ne historine e 
shqiptareve te Amerikes, qe  nuk do te jete si ne te kaluren, pra si nje 
"perplasje tradicionale", ne  komunitet qe ka ndodhur mes komunisteve dhe pjelles 
se tyre, qe vijne nga  Tirana, te vizitojne SHBA.  
Keshtu,  do te ndodh mbasi keshtu mendojne shqiptaret e Amerikes, ata qe 
nga nuk u  pajtuan asnjehere nga "murtaja" e kuqe, ngaqe nuk ka vend dhe 
asrye, per te  demostruar kundra nje kryesocialistit, si Edi Rama, si nje menyre 
qe me shume do  t'ja rriste rendesine e tij, dhe te kesaj vizite, e cila 
behet ne prag te nisjes  se fushates elektorale ne Shqiperi . Prandaj ata kan 
zgjedhur ionjorimin dhe mos  pjesmarrjen ne "gostin" qe si ne kohen e Enver 
Hoxhes, eshte ber me ftesa  sekrete, dhe me firmen e Erjon Velise dhe Andis 
Harasani. dhe per te  treguar se "kush eshte Edi Rama ish rebeli i 
demokracise"  
Mirepo,  diaspora , shqiptaret e Amerikes, te cilet jane dalluar per 
protestetat ne Nju  Jork e Uashington,  thone se koha tani eshte te behej "ndonje 
demostrat  protest apo peticion, kundra Gjykates se Hages, qe mban 
padrejtesisht dhe po i  konsederon njesoje si kriminelet serbe, Sheshelin , 
Malladiqin, Karagjiqin, e  tjer, me viktimat , e Luftes Çlirimtare te Kosoves, Ramush 
Haradinajn, me shok.  Duhet protestuar dhe demostruar para ambasadave te 
Maqedonise, per racizmin e  shfrenuar maqedonas, kundra shqiptarve, Greqise 
per çeshtjen e Çamerise,  apo Serbise, per veriun e Kosoves. Dhe jo te bihet 
"viktime" e qellimeve te  mbrapshta te Edi Rames dhe Erjon Velise, te cilet 
deshirojne ta politizojne  disaporen nepermjet nxitjes ne forumet e tyre. 
Diaspora ka ditur kur duhet  protestuar mbasi kete e ka treguar me rolin dhe 
kontributin e saj historik,  per çeshtjen kombetare. Me mundin e djeresen e 
saj - sakrificen e saj ne  dekada, dhe kete nuk mundet kurre t'a pordhosin 
njerezit si Edi Rama  dhe majonetat e tij Erjon Veliaj e te tjere. 
Por  , akumilimi i shume problemeve ne keto momente, per Shqiptaret e 
Amerikes,  i shtyne ata, te ndermarrimim kete veprim demokratik dhe te tregojne 
nje nga  format me te qyteruar te njohurat per lirit e te drejtat e 
qytetarve, shqiptare  ne mbare boten. Kur thuhet se :"eshte normale, ne nje vend si 
ky, qe eshte vend  demokratik dhe kushdo mund te vije ta vizitoje. Mbasi dhe 
nuk jane jo te pakte  ata qe ligjerojne ne universitetet amerikane, perfshi 
dhe diktatore siç eshte  madje edhe presidenti i Iranit Mahmoud Ahmedinejad, 
apo ish lideri I Libise  Gedafi, qe kane mbajte ligjerata ne Columbia 
University, por .. ketu ka diçka  tjeter !?", shkruhet ne editorialin e Diellit.  
Organizatat  nacionaliste dhe grupime politike te djathta te diaspores 
shqiptare ne SHBA,  demostraten e fundit, kundra komunisteve dhe udhehqesve 
Socialiste qe nga Tirana  kan vizituar Nju Jorkun e kane zhvillur me 1989 kundra 
udheheqesit te fundit  komuniste Ramiz Alia, gjate nje vizite ne Kombet e 
Bashkuara - nen sloganin "O  Ramiz - Ramiz Alia! mos degjo çfare te thote 
Nexhmija". Protesta e fundit ndaj  regjimit te Tiranes e zhvilluar 22 vjet me 
pare, kur u shemb Muri i Berlinit dhe  Tirana e diktatorit Hoxha nuk pranonte 
hapjen e Shqiperise, ndaj refiormave  perendimore dhe demokratike ishte nga 
me te sukseseshmet dhe pati jehon te madhe  ne qarqet amerikane.
clip_image001.jpg (image/jpeg, 19.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.