Ramën s'e priste njeri në SHBA. Iu lut ambasadorit Arvizu
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Ramën s'e priste njeri në SHBA. Iu lut ambasadorit Arvizu (http://albaniatribune.com/analize-kryefaqe/item/826-ramën-se-priste-njeri-në-shba-iu-lut-ambasadorit-arvizu.html) Simbas portalit albaniatribune.com, thuhet se kryesocialisti Edi Rama është një lider polike në Shqipëri që me sa duket nuk e ka askush ngenë ta presë. Washingtoni nga politika shqiptare shikohet si kisha e Shna Ndout nga besimtarët. Madje është më keq akoma skjo situate besimi. I dalë nga vemendja e liderve ndërkombëtarë dhe i zhytur vetëm në cicërimat në internet, Rama me sa duket e ka ndjerë më në fund boshllokun që të kijon mungesa e vemendjes së të tjerëve. Ndaj rreth një muaj më parë në një takim që trojka e ambasadorëve zhvilloi me zotin Rama në zyrën e tij, ky i fundit dëshirën e tij për një vizitë në Washington ia ka shprehur hapur zotit Arvizu, ambasadorit të SHBA në Tiranë. Menjëherë pas daljes nga zyra e Ramas ambasadorët folën para mediave për këtë takim. Ambasadori Arvizu gjatë deklaratës së tij u shpreh: "Ne folëm për shumë gjëra me zotin Rama. Folëm edhe për një vizitë që jemi duke u munduar që t'ia mundësojmë në SHBA". Kjo fjali nuk ka nevojë për asnjë interpretim. Pas këtij takimi opozita hyri në kuvend. Mos vallë opozita po mbetet peng i dëshirave të Edi Ramës? Mos vallë votat pro në kuvend Rama i këmbeu me një vizitë në SHBA?, përfundon shkrimin e saj protali albaniatribune.com