Biseda fetare-82

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=Ku=gNtF7h-TyuPqvfCT2ucbbo2denaW2BAZi0kG7uKw@mail.gmail.com>
*Biseda fetare-82*

*Hamdi Nuhiju*

153

Njeriu, si një krijesë shpirtërore dhe materiale është i detyruar që të
jetojë në spektrin e dijes. Ai për asnjë moment nuk guxon që të zhvendoset
në spektra tjera, edhe pse situatat e ndryshme në shoqëri, ia imponojnë
atij, kushte të ndryshme, të papërshtatshme.

Të jetosh me dijen dhe për dijen, është sikur të pish ujë nga oqeani i
njelmët. D.t.th të meditosh mbi krijesat nën ujore, nën tokësore, dhe ato
mbi tokësore. Rruga e meditimit nuk është rrugë e ngulitjes thellë në
zhgaravitjen e mendimeve dhe ideve të pakuptimta. Dikur dukej se lëmshi
është mbledhur në kokën tënde dhe nuk mund të gjendet peri i zgjidhjeve.
Drita e perit del në sipërfaqe vetëm nën dritën e ndikimit të meditimit si
simbiozë serioze për besimin.

Të gjithë njerëzit kanë dëgjuar për fjalën e parë në Kur`an. Edhe ato që
nuk përcjellin bisedat fetare, e dinë se me Lexo....nisi rrugëtimi
përfundimtar në këtë botë. Po fjala ‘Lexo’, ka kuptime dhe perceptime të
ndryshme. Ajo hap horizonte të reja dhe pret nga besimtarët e jo besimtarët
që të zhyten në oqeanin e thellë si profesionist të vërtetë.

Përskaj kësaj fjale, ‘Lexo’, qëndron mijëra orë të harxhuara kot në gjëra
të padobishme. Dikush e quan të kot edhe tentimin për të bërë diçka edhe
jashtë profesionit të profesionistit. Edhe pse, gjërat më të ëmbla janë ato
që rrjedhin nga duart më të zota. Edhe Davudi a.s. fitonte nga duart e tij.
Fitimi më i mirë, është ai fitim i nxjerr nga duart e tua. Davudi a.s. një
ditë agjëronte, e ditën tjetër jo. Nuk ishte ekstrem në ekstremitet, po as
i thjeshtë në përmbajtje. Paramendo historinë fanatike të botës, në luftë
dhe përplasje civilizimesh, gjendet e frymëzuar në mbijetesën politike të
Davudit a.s. Ai, nuk ishte vetëm një Pejgamber, e as edhe vetëm një Mbret.
Ishte më shumë se kaq. Gabojnë të gjitha përshkrimet e Talmudit dhe të
Biblës për të. Edhe në gjurmimet arkeologjike dhe historike të ekzistencës
së tij, vet, ithtarët e Talmudit dhe të Biblës bazohen në citatet
kur`anore. Nga mësuam ne për Davudin a.s.? Pse, të tjerët që krenohen me
sundimin e tij bazohen në librin tonë, në Kur`an?

Përgjigja gjendet pak më lart, në fakt në fillim të njerëzimit:’Lexo me
emrin e Zotit Tënd’.

Sufjan b.Ujejne ka thënë:” E kam dëgjuar Xhafer b.Muhamedin duke thënë:’
Dituria e njerëzve gjendet në katër gjëra: e para në njohjen e Zotit tënd,
e dyta, njohja e asaj me të cilën të ka begatuar Zoti yt, e treta, njohja e
asaj se çfarë kërkon Zoti yt prej teje, dhe e katërta, njohja se si të
pastrohesh prej mëkateve të tua, kurse disa thonë: njohja e asaj që mund të
të nxjerrë prej fesë tënde.’”( Treguesi i përgjithshëm i diturisë dhe i
begative të saj, Ibën Abdul Berr, botues: Art Books, f.33)

Kjo çështje, e ndarë në këtë mënyrë, nga Xhafer b.Muhamed meriton një
vëmendje të veçantë. Jam i bindur se për këtë çështje janë të shkruara edhe
libra voluminoz.

1. Njohja e Zotit Tënd: Si mund të quhesh i ditur kur nuk e di kush është
Zoti yt? Shpirti yt ende jeton i hutuar. Ti beson në diçka, po nuk e di se
në çka. Sikur ai poeti i cili nuk e dinte se nga ka ardhur, pse ka ardhur
dhe ku do të shkojë. Momente të caktuara e harron vetveten dhe kalon nga
soji njerëzor në një gjendje kafshërore. Si mund ti arsyetosh disa hapa të
ndërmarra në jetën tënde, duke u treguar mendjemadh i madh, faraon i vogël
dhe mosnjohjes i Krijuesit Tënd?

2. Njohja me begatitë e Zotit Tënd: çfarë diturie është ajo e cila gjithçka
ia përshkruan mundit, vetvetes? A mos arrite ta përfundosh fakultetin në
bazë të mundit tënd? Mos të keqkuptohem, edhe pa mund asgjë në këtë botë
nuk kryhet. Por, ishte pajisja e jonë me begati nga ana e Allahut xh.sh.,
ajo e cila na mundëso predispozita për të dhënë mundin tonë dhe për të
korrur suksese.

3. Njohja me atë se çka kërkon Zoti prej nesh: është baza e diturisë po
edhe e lumturisë. Ai, na dha begati dhe të mira të shumta, po ne duhet që
të falënderohemi. Burimi i begative, Allahu xh.sh., për asnjë moment nuk i
ndali ato nga jeta jonë, ndërsa ne nuk jemi të interesuar me atë se çfarë
kërkon Ai nga ne? Aq të vështirë e paskemi që të kryejmë urdhrat e Allahut
xh.sh. të përshkruara në Kur`an, në Sunnet, dhe të shpjeguara nga zinxhiri
i dijetarëve të sinqertë?

4. Njohja e rrugës së pastrimit prej mëkateve; Nëse pretendon se je një
njeri pa mëkate, ti je injoranti më i madh në këtë botë. Edhe nëse nuk
tenton që të përmirësohesh për të mirë, duke u pastruar prej mëkateve, duke
bërë të mira në vend të ligave, duke u penduar dhe kërkuar falje nga Allahu
dhe nga njerëzit për gabimet tona që bëjmë ndaj Allahut po edhe ndaj
njerëzve,nuk e di se si mund të quhemi të ditur?
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.