Biseda fetare-83
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFmeOgGyAxnxuwUS7yFLcbVrVEDJ01c3btDe_iMBnHxq9w@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-83 Hamdi Nuhiju 154 Në urtësinë e Davudit, alejhi selam, thuhet:” Dituria në gjokse është sikurse drita në shtëpi.” ( Treguesi i përgjithshëm i diturisë dhe i begative të saj, Ibën Abdul Berr, botues: Art Books, f.62) Rruga e udhëzimit është rrugë përmes diturisë. Njeriu jeton në errësirë, dhe nuk arrin asnjëherë që të shoh përfundimin e punëve të tij, pa dritën e diturisë. Dituria praktike, ajo e vënë në punë, e nxjerr nga mendjet dhe zemrat, dhe e shpërndarë në mendje e në zemra, është dituria më e mirë. Si mund që ende në shoqërinë tonë të ekzistojnë të rinj, të tillë, që kërkimin e diturisë e kufizojnë me arsyetimin e vetvetes në harxhimin e minutave, të sekondave, në thashetheme dhe përgojime? Dituria në gjokse është dituri e mirë dhe e dobishme. Ajo që fshehët në ne, nxirret nga ne prej gjokseve tona, me ose pa dëshirën tonë. Pastaj shpërndahet, pranohet, ose nuk pranohet. Njeriu duhet që të ushqejë mendjen, po edhe gjoksin. Nëse nuk kujdeset që ushqimi të jetë i fituar hallall dhe me djersë, edhe frytet e tij, do të jetë në vijë të drejtë me ushqimin. Madhështia e Pejgamberit Davud a.s., nuk qëndron vetëm në nxjerrjen e perlave të urtësisë botërore, nga nëntoka e panjohur në ballinat e politikave botërore. nuk është e njëjtë, shuarja e zjarrit, me ndezjen e zjarrit. E as djeg`ja e shtëpisë, me ndërtimin e saj. Njeriu kujdeset që shtëpinë e tij ta ndërtojë me kujdes dhe me materialin më të mirë të mundshëm. Po qe se nuk ka sukses në këtë gjë, ai do të përballet me pasoja që do të ndikojnë tek ai dhe tek familja e tij. Dituria në gjokse, është sikurse drita në shtëpi. Mos harro për asnjë moment këtë moto të nxjerr nga urtësia e Davudit a.s. Myslimanët bashkëkohorë, kanë filluar që të bëhen histerik. Një grup prej tyre, kujtojnë se dinë gjithçka, dhe harxhojnë energjitë e tyre duke u shpërndarë në gjithçka. Ai grup, ka kualitet në vetvete, por ai kur shpërndahet, zhvlerëson vlerën e njeriut. Në të, nuk ngelet as respekt dhe as nderim. Ndërsa grupi tjetër, duke u thirrur në më të lartën, në më të përsosurën, në kohëra më të mira, dhe duke pritur momentin, ngelin duke pritur dhe duke mos bërë asgjë. Vazhdimisht shajnë dhe ofendojnë, aspak nuk përzihen me njerëzit. Jetojnë me disa ideale të kota dhe të pamundshme. Në mënyrë të përkryer nuk mund të kryhet asnjë vepër nga njeriu. Veprat e njerëzve kanë mangësi. Ndërsa, i vetmi, Allahu xh.sh. është i pa mangësi dhe i pa të meta. Rruga më e mirë është rruga e mesit. Nuk do të ngelim duke pritur që veprat ti perfeksionojmë, ti bëjmë të përkryera, po edhe nuk do të shpërndahemi gjithandej. Asnjë i ri mysliman, nuk guxon që të pretendojë në gjithë diturin. E gjithë dituria i takon vetëm Allahut xh.sh. Engjëjt, dinin dhe kishin cilësi në diçka, që Ademi a.s. nuk dinte dhe nuk kishte cilësi në to. Po, Allahu, Ademit a.s. ia mësoi të gjitha emrat , gjë për të cilën engjëjt nuk kishin njohuri. Dituria është dritë. Ajo nuk guxon që të nxirret vetëm nga gjuhët. E as të ngelet vetëm në mendje. Duhet shpërndarë diturinë, me shumë kujdes dhe dëlirësi. Në rrugën e shpërndarjes ka vetëm dy rezultate përfundimtare. Ose do të kemi sukses dhe do të meritojmë shpërblimet e Allahut xh.sh., ose nuk do të kemi sukses dhe do të meritojmë injorimin e shoqërisë dhe dënimet e Allahut xh.sh. Sikur ai poeti i cili nuk e dinte se nga ka ardhur, pse ka ardhur dhe ku do të shkojë. Momente të caktuara e harron vetveten dhe kalon nga soji njerëzor në një gjendje kafshërore. Si mund ti arsyetosh disa hapa të ndërmarra në jetën tënde, duke u treguar mendjemadh i madh, faraon i vogël dhe mosnjohjes i Krijuesit Tënd? 2. Njohja me begatitë e Zotit Tënd: çfarë diturie është ajo e cila gjithçka ia përshkruan mundit, vetvetes? A mos arrite ta përfundosh fakultetin në bazë të mundit tënd? Mos të keqkuptohem, edhe pa mund asgjë në këtë botë nuk kryhet. Por, ishte pajisja e jonë me begati nga ana e Allahut xh.sh., ajo e cila na mundëso predispozita për të dhënë mundin tonë dhe për të korrur suksese. 3. Njohja me atë se çka kërkon Zoti prej nesh: është baza e diturisë po edhe e lumturisë. Ai, na dha begati dhe të mira të shumta, po ne duhet që të falënderohemi. Burimi i begative, Allahu xh.sh., për asnjë moment nuk i ndali ato nga jeta jonë, ndërsa ne nuk jemi të interesuar me atë se çfarë kërkon Ai nga ne? Aq të vështirë e paskemi që të kryejmë urdhrat e Allahut xh.sh. të përshkruara në Kur`an, në Sunnet, dhe të shpjeguara nga zinxhiri i dijetarëve të sinqertë? 4. Njohja e rrugës së pastrimit prej mëkateve; Nëse pretendon se je një njeri pa mëkate, ti je injoranti më i madh në këtë botë. Edhe nëse nuk tenton që të përmirësohesh për të mirë, duke u pastruar prej mëkateve, duke bërë të mira në vend të ligave, duke u penduar dhe kërkuar falje nga Allahu dhe nga njerëzit për gabimet tona që bëjmë ndaj Allahut po edhe ndaj njerëzve,nuk e di se si mund të quhemi të ditur?