Ne poetiken e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkWzta-uDYsXXj2mL0i3pJECfrbbvRd5YvsD5aY0iV6KA@mail.gmail.com>
*Në poetikën e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*



Të gjitha rrugët çojnë tek fjalët, e fjalët vijnë nga Allahu. Tek fjalët,
gjejmë tregimet më të bukura. Historitë e Pejgamberëve të dashur të
Allahut. Rrëfimet e tyre më të sakta, dhe më të drejta. Mrekullitë e tyre!
Esencën e misionit të tyre. Po nga fjalët, po qe se, ngelim në fjalët, e
nuk praktikojmë asgjë, kemi bërë punë djajsh.

Fjala më e bukur, më e ëmbël, më e drejtë, më e saktë, më e vërtet, më e
sinqertë, më shpresëdhënëse, më lot sjellëse, më gëzim sjellëse, gjendet në
Kur`an. Duhet të jesh egoist, për të mos e pranuar të bukurën. Ose i
shthurur deri në skajshmëri për të mos e përqafuar ngrohtësisht të Vërtetën.

Njeriu di ta teprojë me fjalët. Të flas vend, e pa vend, si papagall.
Imiton vazhdimisht, po asnjëherë nuk logjikon. Mbledh dhe jep. Rrugë dy
fazëshe. Nuk e përpunon atë që e mbledh, e as që e praktikon atë që e
mëson. Gjendja e tij duket e pa gjendje.  Ai, njeriu a poetik, i humbur në
cungimin materialist të kësaj bote, jeton në lakminë e të huajës. Dëshiron
gruan e huaj, pronën e huaj, veturën e huaj, pasurinë e huaj. Vazhdimisht
mbledh si bleta, por jo me misionin fisnik të bletës.

“ Po të kam një tas dhallë para, betohem në Allahun se nuk mendoj për
mjaltin e askujt! Edhe sikur vdekja në varfëri të më tingëllojë në vesh,
kurrë s`e ndërroj lirinë me skllavërinë.”( Mevlana Xhelaludin Rumi, Rubai
nr.935) E huaja në dëshirat tona lakmitare është skllavëri. Ne, e kemi
pluhurosur tonën. Bëhu i sinqertë. Para sa kohësh, për herën e fundit, ke
lexuar një faqe Kur`an me të gjitha rregullat e leximit të Kur`anit, pas
namazit të sabahut? Në përgjigjen e kësaj pyetje, gati të gjithë, bëhemi a
poetik. Fjalët mbyllen. Interpretimi i tyre nuk ekziston. Jeta u fut në
kafazin e kafshëve.

Po të kam një tas dhallë para, nuk mendoj për mjaltin e askujt. Përderisa
jam ithtar i monoteizmit, besimtar mysliman, mjalti gjendet i mbërthyer në
Kur`an.

“Kështu pra, Ne po të tregojmë ty ( o Muhammed) disa histori të së
kaluarës. Ky ( Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.
Kush shmanget nga ai, në Ditën e Kiametit do të mbartë ngarkesë të rëndë,
që do t`u mbetet përherë. Sa barrë e keqe që do të jetë ajo në Ditën e
Kiametit!”( Taha:99-101)

I vdekur është shpirti i njeriut pa shpirt. Jeton me të sotshmen, nuk
mërzitet aspak për të nesërmen. Vrapon pas kësaj bote si i marrë. Ankohet
për botën tjetër si grua.

Poetika e Kur`anit gjendet në Kur`an. Atë nuk mund ta kërkojmë tek fjalët e
filozofëve. Nuk mund ta gjejmë tek urtia popullore. Nuk guxojmë ta
personifikojmë me idetë e diktatorëve. Burimet e shterura të letrarëve, as
që mund ti afrohen poetikës së pashterur kur`anore. Frymëzimet anësore të
ideologëve nuk ndërtojnë revolucione, me revolucionet e evolucionet që
nxiten nga poetika e Kur`anit.

Mjafton që të jemi miq të përhershëm dhe të përditshëm të Kur`anit. Kjo
gjë, nuk d.m.th se të gjithë do të jemi komentator të Kur`anit e as se të
gjithë do të kemi mundësi ta mbajmë mend atë. Jetën tonë ta përshtatim në
bazë të Kur`anit, e jo Kur`anin t`ia përshtatim jetës sonë. Po e zgjodhëm
këtë rrugë, do të jemi fitimtar në këtë botë, dhe banor të Xhennetit dashtë
Allahu.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.