Biberaj :"Koha qe nje shqiptar, te jete ne politikeberjen e ketij vendi"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.botasot.info/_ (http://www.botasot.info/) Ken Biberaj - Me komunitetin shqiptare nise fushaten per ne Keshillin Bashkiak te Qytetit te Nju Jorkut BEQIR SINA, New York City Biberaj : "Krenar qe jam shqiptare - kandidat per Keshillin Bashkiak te qytetit te New York-ut" Midtown, New York, NY : Kandidati i ri, shqiptari i Amerikes, 33 vjeçare, i cili tashme eshte dhe zyrtarisht ne gare, perballe disa kandidateve per nje vend ne Keshillin Bashkiak te qytetit te New Yorkut, pjesa e Eperme e saj - e quajtur West Side. Ken Biberaj, mbasi regjistroi firmat ne Komisionin Zgjedhor dhe ne komitetin e financave duke shpallur kandidaturen e tij, - dje ne mbremje zhvilloi me nje pjese te komunitetit, studion e njohur "Studio Berisha", nje fushate mbeldhje kontributesh tipike amerikane.. Ne hapje te fushates moren pjese dhjetera vete, shumica e tyre; studente e stduente qe kan kryer shkollat e larta amerikane, anetare te ngusht te familjes Biberaj, veprimtar te dalluar te çeshtjes kombetare. Tubmin e hapi zoti Frank G. Shkreli, nje njohes i mire i ketyre fushatave, analist shqiptaro - amerikan i zgjedhjeve ne SHBA, i cili ka qene gazetar dhe redaktor ne “Zerin e Amerikes”, seksioni shqip nga viti 1974 deri ne vitin 1984. Me pas po tek “Zeri i Amerikes”, zoti Shkreli, ka qene shef i seksionit shqip (1984-1985) dhe nga viti 1985 deri ne vitin 1990 ka sherbyer keshilltar i larte programacioni ne divizionin europian te “Zerit te Amerikes” dhe ka qene Drejtor Egzekutiv i KKSHA) , Ai kujtoje se Ken Biberajn, e mbaj mend si femije dhe jam i emocionuar, kur e shohe te rritur, tani djale me ambicje, i zgjuar dhe me guxim. "Keni, tha zoti Shkreli, mbasi ka sherbyer si drejtor politik per fushaten presidenciale te vitit 2004 te senatori John Kerry ne Florida dhe eshte i diplomuar ne Universitetin Amerikan, Shkollen Kennedy te Qeverise ne Harvard, dhe New York Law School, ai tani eshte nje kandidat zyrtar per vendin e anetarit te Keshillit Bashkiak Qarkut te 6-te, pjeses se Eperme ne perendim te qytetit New York-ut". Nderkohe, duke shprehur kenaqesin e tij, qe ai ishte prezantuesi i kandidatures se Biberajt, para komunitetit shqiptare, zoti Shkreli, u shpreh se ky eshte nje rast emocionuese dhe nje mundesi e madhe per komunitetin shqiptaro-amerikan te Nju Jorkut. "Kjo ngjarje sonte; siç e quajti ai kandidimin e Biberajt, mund te behet shume mire nje ngjarje historike, per komunitetin tone, ne New York dhe me gjere - Mbasi, kjo eshte per hapjen e dyerve, per kete brez te ri te shqiptaro-amerikaneve, dhe per t'u marre me politiken amerikane, do me thene tha ai per te u perfshire ne procesin politik amerikan ose si me thene "me kembe ne toke", i themi ne shqiptaret, "shkalle - shkalle" te shpalle ambicjen e tij, per te zene nje vend ne zyren e lart te qytetit e dhe me pase pse jo! edhe ne nivelet shteterore dhe perfundimisht edhe me te larta", mendon Shkreli. Sipas, Shkrelit, kjo eshte e ardhmja e femijeve shqiptare ne SHBA, dhe e ardhmja e Kenit, ne kete sfide. Gjate fjales se tij, ai permendi faktin se me ne fund fund ne shqiptaret kemi nje kandidat serioz per te kandiduar per Keshillin Bashkiak te Qytetit te Nju Jorkut, i cili siç dihet eshte nje bir, i nje familjeje emigrante, qe iku komunizmit nga Shqiperia, duke u arratisur per te mos u perulur. "Keni, tha Shkreli eshte histori suksesi e femijeve shqiptare te lindur dhe te rritur ne Amerike. Ai eshte lloji i historise, se femijeve tane, qe na ben te gjithe shqiptareve, te jemi krenare qe jemi amerikane por edhe shqiptare. Frymezuar nga i ati dhe gjyshi i tij - dajat dhe te afermit e tjere te familjes se tij, punes se tyre te veshtire dhe pergjegjesine e tyre, kujdesin per fatin dhe mireqenien e familjes dhe femijve te tyre, Ken, eshte guximi i nje djali qe shikon vetem perpara me vendosmeri te forte, per te dhene diçka ndryshe ne kete komunitet, pra per te bere çdo gje per SHBA, per ate qe ky vend ka bere per ne ketu si Shqiptaro-Amerikane, por dhe per popullin tone ne Shqiperi , Kosove dhe viset shqiptare ne Ballkan", shprehet Shkreli. Ken, aktualisht eshte nje biznesmen i suksesshem , dhe eshte duke punuar ne menaxhimin e pasurive te patundshme ato komerciale dhe te biznesit ne nje restorant te famshem(Russian Teea Room). Ai eshte gjithashtu i perfshire ne menyre aktive ne shume organizata filantropike. Si nje profesionist dhe nje biznesmen, Ken, eshte ne dijeni te problemeve te komunitetit te biznesit dhe komunitetit ne pergjithesi ketu, ne New York, mbasi ai eshte me punen e tij, duke u perballur çdo dite. Por, me shume se çdo gje tjeter, u shpreh zoti Shkreli, ne fjalen e tij Ken fuqimisht beson se zyrtaret e zgjedhur, duhet te marrin pergjegjesit per te zgjidhur dhe "ndriçuar" keto probleme dhe ofruar zgjidhje te reja. "Une, tha Shkreli, qe e kam njohur Kenin dhe jeten e tij qysh femije, kam verejtur ate se si ai u rrit me kalimin e viteve, dhe mund te them kategorikisht - se une nuk e di se mund te kete nje individ me energjike dhe te fokusuara dhe orientuar drejt qellimit, per te arritur ate me sukses, per t'i treguar dhe "hapur driten brezit te tij", dhe te gjithe atyre qe aspirojne qe nje dite te perballen me sfida te tilla ne SHBA." perfundoje zoti Shkreli, duke ia dhene fjalen Ken Biberajt. Mes nje entusiasmi dhe emocionesh te papershkruara, karakteristike keto qe shohim ne fushatat elektorale amerikane, fjalen e mori Ken Biberaj, kandidati zyrtar, tashme per nje vend si anetare i Keshillit Bashkiak te Qytetit te New York-ut "Kjo, eshte ngjarja e pare e fushates time theksoj ai qysh ne fillim te fajles se tij- duke shtuar se dhe eshte sikur te jete nje ngjarje shqiptare - sepse, ne jemi mbledhur ne "zemer" te New Yorkut, qytetit tone, te gjithe se bashku, ne kete gare, qe une do t'a quaja "se eshte gare", per te gjithe ne, shqiptaret e Amerikes. Me emrin tim nenvizoje Biberaj, si nje bir i nje shqiptari, besoje se jeni çdo njeri prej jush ne "gare", çdo njeri prej jush eshte tani nje pjese e kesaj fushate". Me tone emocionale, ai u shpreh se me shume se asnjehere, ne jeten time dua te them; "Jam krenar per te dale para jush, per t'u prezantuar si nje kandidat per Keshillin Bashkiak te qytetit te New York-ut" Me tej Biberaj kujtoje kohen kur familja e tij, erdhi ne Bronx ne 1968 - si shume prej shqiptareve - ata nuk e dinin se çfare i presin, se çfare do te benin - por, per shkak te miresise se shqiptareve te tjere qe kishin ardhur para tyre, ata kishin ndonje mundesi. Nderkohe, duke folur per virtyet e shqiptareve, ai ka permendur faktin se si shqiptare ne jemi bujare, edhe e kemi te hapur shtepine tone, edhe per te huajt - Per te miren tone kemi bere çdo pune, per prospiritet dhe nje jete te lumtur - ose si i themi ne shqiptaret" te pime nje gote raki" ne shtepine tone, me njeri-tjetrin dhe miqt e shoket. "Kjo, tha Biberaj. eshte nje nga ato vlera qe prinderit e mi dhe familja im e madhe, me ka mesuar dhe edukuar mua qe femije, per njohur kete komunitetit. Gjate rritjes ne kete vend une mesova rendesine e sherbimit publik nga babai im - mesova ate nocionin se si nje person - ketu ne SHBA, nje person mund te beje nje ndryshim te madh edhe ne jeten e te tjereve" Teksa fliste per edukimin e tij, ai tregoje, kur shkoi per mesuar ne universitetin e Harvardit - per te studiuar per te punuar ne zyra qeveritare - per te mesuar sesi te behet biznes, per te mesuar ne shkollen e ligjit - dhe keshtu mbasi ai kreu shkollen dhe u diplomua, ai shprehet i sigurt se mund te jete i gatshem ,per te bere ndryshim dhe per te ndihmuar komunitetin shqiptare. " Une jam duke bere kete do te shrehej Ken Biberaj, sepse une besoj ne veten time dhe vlerat e familjes time , ketij komuniteti dhe ketij vendi te madh, simbol i lirise dhe demokracise ne bote, me bindje se une mund te beje nje ndryshim - dhe besoje ne ate se eshte koha per nje shqiptaro - amerikan - per t'u zgjedhur anetare i Keshillit Bashkiak te Qytetit te New York-ut." Ai siguroi se shqiptaret, sot e meritojne nje vend ne postet te lart te ketij qyteti, ku ai mendon se shqiptaret kan dhene nje kontribut te madh. "Ne te gjithe jetojme ketu tani, thote Biberaj, dhe punojme ketu te gjithe kane familjet ketu - keshtu, qe ne duhet te jemi te perfshire dhe ne politikeberjen amerikane - dhe aty ku merren vendimet ". Fushaten e tij Biberaj, e quajti nje sfide te forte, dhe nje fushate e gjate, por ai u shpreh i bindur qe se bashku, mund bejme shume edhe ne politike, por edhe duke ndihmuar njeri tjetrin. Qe une te fitoje kete gare, mendon Ken Biberaj, i cili tashme e ka shpallur kandidaturen e tij, ceku faktin se ka nevoje per ndihmen dhe kontributin edhe te komunitetit shqiptare, duke sugjeruar qe çdo njeri mund te kontriboje e ndihmoje ate, duke folur edhe me fqinjet , kusherinjte e juaj, kushdo me sa ka mundesi ka per te kontribuar per fushaten time, tha Biberaj. Ne fund ai tha se :" Kjo do te thote shume per mua per te gjithe ju qe u mblodhet sot ketu te kontriboni fushaten time, dhe moret kohe per te qene ketu dhe bere nje donacion ne kete fushate. Faleminderit! shume te gjitheve dhe une shpresoj qe nje dite te ju beje edhe ju krenare, kur "t'a fitoje garen dhe une te jemi i pari shqiptaro amerikan ne kete qytete, anetare i Keshillit Bashkiak te Qytetit te New York-ut, metropolit te botes." Media shqiptare dhe amerikane ka shkruar : "Perveç pozites se tij aktuale ne Russian Tea Room-a, lokalin super luksoz ne rrugen 57 ne mes rruges gjashte dhe shtate, -Biberaj ka sherbyer si menaxher i projektit per rihapjen e restorantit ne vitin 2006. Ai eshte gjithashtu nenkryetar i RTR Realty, grup qe posedon pasurite e patundeshme ne shteblerje si restorantet dhe shtepite. Ken Biberaj, djali i gazetarit te njohur Elez Biberaj, ka shpallur kandidaturen e tij per keshillin bashkiak te Nju Jorkut. “Ndaj me ju zyrtarisht kandidaturen time per Keshillin Bashkiak duke perfaqesuar distriktin e 6-te te Nju Jorkut. Ky distrikt perfshin ne pjese te madhe Pjesen e Siperme Perendimore dhe ka nje histori te perfaqesimit te forte, nje tradite qe une do ta vazhdoj duke sjelle nje perspektive ne menyren se si drejtohet pushteti lokal,” thuhet ne mesazhin e postuar nga Ken ne faqen e tij zyrtare te internetit. “Une i njoh sfidat ne drejtimin e nje biznesi te vogel pasi kam nje te tille. Une i njoh problemet me te cilat perballen familjet ne kete zone per shkak se jam pjese e nje te tille. Por distrikti yne po ndryshon dhe ndersa ndryshimet sjellin te mira, ne nuk mund te sakrifikojme themelet e ketij komuniteti dinamik. Po garoj per shkak se çdo dite shoh nje dyqan ikonik te mbyllet ose nje familje qe largohet nga lagjja per shkak se nuk e perballojne jetesen ketu. Ne kemi nevoje dike qe te ngreje zerin per keto familje e biznese te vogla. Pergjigja fillestare ndaj kandidatures time ka qene modeste. Megjithate, te fitosh kete gare do te thote qe te kerkosh ndihmen e energjine tuaj e te shume te tjereve,” thote Ken qe fton gjithkend te vizitoje faqen e tij ne internet _www.ken2013.com_ (http://www.ken2013.com/) dhe te jape donacione. Keshilli bashkiak i Nju Jorkut eshte nje trupe ligjvenese e qytetit gjigand. Perbehet nga 51 anetare nga 51 keshilla distrikti. Keshilli sherben per te kontrolluar punen e kryebashkiakut dhe per ta balancuar ate. Ata miratojne buxhetin dhe marrin vendime per çeshtje te rendesishme te qytetit. Biberaj do te perballet me kandidatura te forta si Helen Rosenthal dhe Mel Wymore, si dhe Drejtuesin Demokrate te Qarkut, Marc Landis, ne zgjedhjet e pranveres 2013. Ken C. Biberaj (Nen/President dhe Zedhenesi i Grup Financimit RTR, Inc) Ken Biberaj eshte NenPresident dhe Zedhenes i Grup Financimit RTR, e cila zoteron dhe operon me lokalin e fameshem Russian Tea Room ne New York City. Ky super - lokal, mbas nje "zhurme" te madhe mediatike, ku u perfshine edhe gazetat dhe televizionet me ne ze ne SHBA, u rihap ne nentor te vitit 2006, dhe zoti Biberaj ishte pergjegjes per te gjitha deklaratat publike dhe intervista ne lidhje me rihapjen, si dhe sherben si personi prior per partneritet publik dhe privat, reklamat, komunikimin, dhe marredheniet publike. Para se te vijne ne Grupit Financim RTR, zoti Biberaj ka sherbyer me 2004 fushates presidenciale Senatori John Kerry si Drejtori i Kerkimeve Politike per shtetin e Florides. Perveç fushaten e Kerrit, pervoja politike e zotit Biberaj perfshin kohen ne nje punesim te shkurter ne Kapitol Hill dhe nje punesim tjeter ne zyren e Fondacionit te Presidentit Bill Klinton ne Harlem. Ndersa ne Universitetin Amerikan, zoti Biberaj ka sherbyer si presidenti i pare rizgjidhet ndonjehere trupit studenteve. Ai ishte nje nepunes i lart ne Shkollen e Çeshtjeve Publike (Shkencave Politike ), dhe gjithashtu nje anetar i SPA Programit te Lidershipit . Ai ka edhe nje diplome te Master ne Politikat Publike nga Kennedy School of Government,ne Harvard University , dhe aktualisht eshte duke ndjekur JD e tij ne New York Law School. Ken Biberaj - Me komunitetin shqiptarë nisë fushatën për në Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut BEQIR SINA, New York City Biberaj : "Krenar që jam shqiptarë - kandidat për Këshillin Bashkiak të qytetit të New York-ut" Midtown, New York, NY : Kandidati i ri, shqiptari i Amerikës, 33 vjeçarë, i cili tashmë është dhe zyrtarisht në garë, përballë disa kandidatëve për një vend në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, pjesa e Epërme e saj - e quajtur West Side. Ken Biberaj, mbasi regjistroi firmat në Komisionin Zgjedhor dhe në komitetin e financave duke shpallur kandidaturën e tij, - dje në mbrëmje zhvilloi me një pjesë të komunitetit, studion e njohur "Studio Berisha", një fushatë mbeldhje kontributesh tipike amerikane.. Në hapje të fushatës morën pjesë dhjetëra vetë, shumica e tyre; studentë e stduente që kan kryer shkollat e larta amerikane, anëtarë të ngusht të familjes Biberaj, veprimtar të dalluar të çështjes kombëtare. Tubmin e hapi zoti Frank G. Shkreli, një njohës i mirë i këtyre fushatave, analist shqiptaro - amerikan i zgjedhjeve në SHBA, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”, seksioni shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i Amerikës”, zoti Shkreli, ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985) dhe nga viti 1985 deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në divizionin europian të “Zërit të Amerikës” dhe ka qenë Drejtor Egzekutiv i KKSHA) , Ai kujtojë se Ken Biberajn, e mbaj mend si fëmijë dhe jam i emocionuar, kur e shohë të rritur, tani djalë me ambicje, i zgjuar dhe me guxim. "Keni, tha zoti Shkreli, mbasi ka shërbyer si drejtor politik për fushatën presidenciale të vitit 2004 të senatori John Kerry në Florida dhe është i diplomuar në Universitetin Amerikan, Shkollën Kennedy të Qeverisë në Harvard, dhe New York Law School, ai tani është një kandidat zyrtar për vendin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Qarkut të 6-të, pjesës së Epërme në perëndim të qytetit New York-ut". Ndërkohë, duke shprehur kënaqësin e tij, që ai ishte prezantuesi i kandidaturës së Biberajt, para komunitetit shqiptarë, zoti Shkreli, u shpreh se ky është një rast emocionuese dhe një mundësi e madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut. "Kjo ngjarje sonte; siç e quajti ai kandidimin e Biberajt, mund të bëhet shumë mirë një ngjarje historike, për komunitetin tonë, në New York dhe më gjerë - Mbasi, kjo është për hapjen e dyerve, për këtë brez të ri të shqiptaro-amerikanëve, dhe për t'u marrë me politikën amerikane, do me thënë tha ai për të u përfshirë në procesin politik amerikan ose si me thënë "me këmbë në tokë", i themi ne shqiptarët, "shkallë - shkallë" të shpallë ambicjen e tij, për të zënë një vend në zyrën e lart të qytetit e dhe më pasë pse jo! edhe në nivelet shtetërore dhe përfundimisht edhe më të larta", mendon Shkreli. Sipas, Shkrelit, kjo është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë në SHBA, dhe e ardhmja e Kenit, në këtë sfidë. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi faktin se më në fund fund ne shqiptarët kemi një kandidat serioz për të kandiduar për Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, i cili siç dihet është një bir, i një familjeje emigrante, që iku komunizmit nga Shqipëria, duke u arratisur për të mos u përulur. "Keni, tha Shkreli është histori suksesi e fëmijëve shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë. Ai është lloji i historisë, së fëmijëve tanë, që na bën të gjithë shqiptarëve, të jemi krenarë që jemi amerikanë por edhe shqiptarë. Frymëzuar nga i ati dhe gjyshi i tij - dajat dhe të afërmit e tjerë të familjes së tij, punës së tyre të vështirë dhe përgjegjësinë e tyre, kujdesin për fatin dhe mirëqenien e familjes dhe fëmijve të tyre, Ken, është guximi i një djali që shikon vetëm përpara me vendosmëri të fortë, për të dhënë diçka ndryshe në këtë komunitet, pra për të bërë çdo gjë për SHBA, për atë që ky vend ka bërë për ne këtu si Shqiptaro-Amerikanë, por dhe për popullin tonë në Shqipëri , Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan", shprehet Shkreli. Ken, aktualisht është një biznesmen i suksesshëm , dhe është duke punuar në menaxhimin e pasurive të patundshme ato komerciale dhe të biznesit në një restorant të famshëm(Russian Teea Room). Ai është gjithashtu i përfshirë në mënyrë aktive në shumë organizata filantropike. Si një profesionist dhe një biznesmen, Ken, është në dijeni të problemeve të komunitetit të biznesit dhe komunitetit në përgjithësi këtu, në New York, mbasi ai është me punën e tij, duke u përballur çdo ditë. Por, më shumë se çdo gjë tjetër, u shpreh zoti Shkreli, në fjalën e tij Ken fuqimisht beson se zyrtarët e zgjedhur, duhet të marrin përgjegjësit për të zgjidhur dhe "ndriçuar" këto probleme dhe ofruar zgjidhje të reja. "Unë, tha Shkreli, që e kam njohur Kenin dhe jetën e tij qysh fëmijë, kam vërejtur atë se si ai u rrit me kalimin e viteve, dhe mund të them kategorikisht - se unë nuk e di se mund të ketë një individ më energjikë dhe të fokusuara dhe orientuar drejt qëllimit, për të arritur atë me sukses, për t'i treguar dhe "hapur dritën brezit të tij", dhe të gjithë atyre që aspirojnë që një ditë të përballen me sfida të tilla në SHBA." përfundojë zoti Shkreli, duke ia dhënë fjalën Ken Biberajt. Mes një entusiasmi dhe emocionesh të papërshkruara, karakteristike këto që shohim në fushatat elektorale amerikane, fjalën e mori Ken Biberaj, kandidati zyrtar, tashmë për një vend si anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut "Kjo, është ngjarja e parë e fushatës time theksoj ai qysh në fillim të fajlës së tij- duke shtuar se dhe është sikur të jetë një ngjarje shqiptare - sepse, ne jemi mbledhur në "zemër" të New Yorkut, qytetit tonë, të gjithë së bashku, në këtë garë, që unë do t'a quaja "se është garë", për të gjithë ne, shqiptarët e Amerikës. Me emrin tim nënvizojë Biberaj, si një bir i një shqiptari, besojë se jeni çdo njëri prej jush në "garë", çdo njeri prej jush është tani një pjesë e kësaj fushate". Me tone emocionale, ai u shpreh se më shumë se asnjëherë, në jetën time dua të them; "Jam krenar për të dalë para jush, për t'u prezantuar si një kandidat për Këshillin Bashkiak të qytetit të New York-ut" Më tej Biberaj kujtojë kohën kur familja e tij, erdhi në Bronx në 1968 - si shumë prej shqiptarëve - ata nuk e dinin se çfarë i presin, se çfarë do të bënin - por, për shkak të mirësisë së shqiptarëve të tjerë që kishin ardhur para tyre, ata kishin ndonjë mundësi. Ndërkohë, duke folur për virtyet e shqiptarëve, ai ka permendur faktin se si shqiptarë ne jemi bujarë, edhe e kemi të hapur shtëpinë tonë, edhe për të huajt - Për të mirën tonë kemi bërë çdo punë, për prospiritet dhe një jetë të lumtur - ose si i themi ne shqiptarët" të pimë një gotë raki" në shtëpinë tonë, me njëri-tjetrin dhe miqt e shokët. "Kjo, tha Biberaj. është një nga ato vlera që prindërit e mi dhe familja im e madhe, më ka mësuar dhe edukuar mua që fëmijë, për njohur këtë komunitetit. Gjatë rritjes në këtë vend unë mësova rëndësinë e shërbimit publik nga babai im - mësova atë nocionin se si një person - këtu në SHBA, një person mund të bëjë një ndryshim të madh edhe në jetën e të tjerëve" Teksa fliste për edukimin e tij, ai tregojë, kur shkoi për mësuar në universitetin e Harvardit - për të studiuar për të punuar në zyra qeveritare - për të mësuar sesi të behet biznes, për të mësuar në shkollën e ligjit - dhe kështu mbasi ai kreu shkollën dhe u diplomua, ai shprehet i sigurt se mund të jetë i gatshëm ,për të bërë ndryshim dhe për të ndihmuar komunitetin shqiptarë. " Unë jam duke bërë këtë do të shrehej Ken Biberaj, sepse unë besoj ne veten time dhe vlerat e familjes time , këtij komuniteti dhe këtij vendi të madh, simbol i lirisë dhe demokracisë në botë, me bindje se unë mund të bëjë një ndryshim - dhe besojë në atë se është koha për një shqiptaro - amerikan - për t'u zgjedhur anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut." Ai siguroi se shqiptarët, sot e meritojnë një vend në postet të lart të këtij qyteti, ku ai mendon se shqiptarët kan dhënë një kontribut të madh. "Ne të gjithë jetojmë këtu tani, thotë Biberaj, dhe punojmë këtu të gjithë kanë familjet këtu - kështu, që ne duhet të jemi të përfshirë dhe në politikëbërjen amerikane - dhe aty ku merren vendimet ". Fushatën e tij Biberaj, e quajti një sfidë të fortë, dhe një fushatë e gjatë, por ai u shpreh i bindur që së bashku, mund bëjmë shumë edhe në politikë, por edhe duke ndihmuar njeri tjetrin. Që unë të fitojë këtë garë, mendon Ken Biberaj, i cili tashmë e ka shpallur kandidaturën e tij, ceku faktin se ka nevojë për ndihmën dhe kontributin edhe të komunitetit shqiptarë, duke sugjeruar që çdo njeri mund të kontribojë e ndihmojë atë, duke folur edhe me fqinjët , kusherinjte e juaj, kushdo me sa ka mundësi ka për të kontribuar për fushatën time, tha Biberaj. Në fund ai tha se :" Kjo do të thotë shumë për mua për të gjithë ju që u mblodhët sot këtu të kontriboni fushatën time, dhe morët kohë për të qenë këtu dhe bërë një donacion në këtë fushatë. Faleminderit! shumë të gjithëve dhe unë shpresoj që një ditë të ju bëjë edhe ju krenarë, kur "t'a fitojë garën dhe unë të jemi i pari shqiptaro amerikan në këtë qytetë, anëtarë i Këshillit Bashkiak të Qytetit të New York-ut, metropolit të botës." Media shqiptare dhe amerikane ka shkruar : "Përveç pozitës së tij aktuale në Russian Tea Room-a, lokalin super luksoz në rrugën 57 në mes rrugës gjashtë dhe shtatë, -Biberaj ka shërbyer si menaxher i projektit për rihapjen e restorantit në vitin 2006. Ai është gjithashtu nënkryetar i RTR Realty, grup që posedon pasuritë e patundeshme në shtëblerje si restorantet dhe shtëpitë. Ken Biberaj, djali i gazetarit të njohur Elez Biberaj, ka shpallur kandidaturën e tij për këshillin bashkiak të Nju Jorkut. “Ndaj me ju zyrtarisht kandidaturën time për Këshillin Bashkiak duke përfaqësuar distriktin e 6-të të Nju Jorkut. Ky distrikt përfshin në pjesë të madhe Pjesën e Sipërme Perëndimore dhe ka një histori të përfaqësimit të fortë, një traditë që unë do ta vazhdoj duke sjellë një perspektivë në mënyrën se si drejtohet pushteti lokal,” thuhet në mesazhin e postuar nga Ken në faqen e tij zyrtare të internetit. “Unë i njoh sfidat në drejtimin e një biznesi të vogël pasi kam një të tillë. Unë i njoh problemet me të cilat përballen familjet në këtë zonë për shkak se jam pjesë e një të tille. Por distrikti ynë po ndryshon dhe ndërsa ndryshimet sjellin të mira, ne nuk mund të sakrifikojmë themelet e këtij komuniteti dinamik. Po garoj për shkak se çdo ditë shoh një dyqan ikonik të mbyllet ose një familje që largohet nga lagjja për shkak se nuk e përballojnë jetesën këtu. Ne kemi nevojë dikë që të ngrejë zërin për këto familje e biznese të vogla. Përgjigja fillestare ndaj kandidaturës time ka qenë modeste. Megjithatë, të fitosh këtë garë do të thotë që të kërkosh ndihmën e energjinë tuaj e të shumë të tjerëve,” thotë Ken që fton gjithkënd të vizitojë faqen e tij në internet _www.ken2013.com_ (http://www.ken2013.com/) dhe të japë donacione. Këshilli bashkiak i Nju Jorkut është një trupë ligjvënëse e qytetit gjigand. Përbëhet nga 51 anëtarë nga 51 këshilla distrikti. Këshilli shërben për të kontrolluar punën e kryebashkiakut dhe për ta balancuar atë. Ata miratojnë buxhetin dhe marrin vendime për çështje të rëndësishme të qytetit. Biberaj do të përballet me kandidatura të forta si Helen Rosenthal dhe Mel Wymore, si dhe Drejtuesin Demokratë të Qarkut, Marc Landis, në zgjedhjet e pranverës 2013. Ken C. Biberaj (Nën/President dhe Zëdhënësi i Grup Financimit RTR, Inc) Ken Biberaj është NënPresident dhe Zëdhënës i Grup Financimit RTR, e cila zotëron dhe operon me lokalin e famëshëm Russian Tea Room në New York City. Ky super - lokal, mbas një "zhurme" të madhe mediatike, ku u përfshinë edhe gazetat dhe televizionet më në zë në SHBA, u rihap në nëntor të vitit 2006, dhe zoti Biberaj ishte përgjegjës për të gjitha deklaratat publike dhe intervista në lidhje me rihapjen, si dhe shërben si personi prior për partneritet publik dhe privat, reklamat, komunikimin, dhe marrëdhëniet publike. Para se të vijnë në Grupit Financim RTR, zoti Biberaj ka shërbyer më 2004 fushatës presidenciale Senatori John Kerry si Drejtori i Kërkimeve Politike për shtetin e Floridës. Përveç fushatën e Kerrit, përvoja politike e zotit Biberaj përfshin kohën në një punësim të shkurtër në Kapitol Hill dhe një punësim tjetër në zyrën e Fondacionit të Presidentit Bill Klinton në Harlem. Ndërsa në Universitetin Amerikan, zoti Biberaj ka shërbyer si presidenti i parë rizgjidhet ndonjëherë trupit studentëve. Ai ishte një nëpunës i lart në Shkollën e Çështjeve Publike (Shkencave Politike ), dhe gjithashtu një anëtar i SPA Programit të Lidershipit . Ai ka edhe një diplomë të Master në Politikat Publike nga Kennedy School of Government,në Harvard University , dhe aktualisht është duke ndjekur JD e tij në New York Law School.
IMG_0127.JPG
(image/jpeg, 27.3 KB) - not displayed
IMG_0130.JPG
(image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
IMG_0134.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0142.JPG
(image/jpeg, 42.1 KB) - not displayed
IMG_0150.JPG
(image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
IMG_0153.JPG
(image/jpeg, 27.5 KB) - not displayed
IMG_0157.JPG
(image/jpeg, 25.7 KB) - not displayed
IMG_0168.JPG
(image/jpeg, 29 KB) - not displayed
IMG_0171.JPG
(image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
IMG_0179.JPG
(image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
IMG_0185.JPG
(image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
IMG_0190.JPG
(image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
IMG_0196.JPG
(image/jpeg, 49.2 KB) - not displayed
IMG_0201.JPG
(image/jpeg, 40.6 KB) - not displayed
IMG_0203.JPG
(image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
IMG_0206.JPG
(image/jpeg, 23.3 KB) - not displayed
IMG_0210.JPG
(image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0219.JPG
(image/jpeg, 23.3 KB) - not displayed
IMG_0224.JPG
(image/jpeg, 20.3 KB) - not displayed
IMG_0237.JPG
(image/jpeg, 26.4 KB) - not displayed
IMG_0239.JPG
(image/jpeg, 35.6 KB) - not displayed