Ish kryeministri i Shqipërisë Ilir M eta për vizitë në Shtetet e Bashkuar...

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Ish  kryeministri i Shqiperise Ilir Meta per vizite ne Shtetet e Bashkuara 
te  Amerikes 
 
WASHINGTON  D.C : Burime shqiptare ketu ne New York kane bere te ditur se 
per nje vizite  disa ditore ne Shtetet e Bashkuara do te jete kreu i Levizjes 
Socialiste per  Integrim Ilir Meta. Te njejtat burime i thane korespondetin 
tone ne New York,  Beqir Sina, se vizita e Metes do te zgjase dy dite dhe 
parashikohen te  zhvillohen takime me zyrtare te Departamentit te Shtetit, 
Kongresin dhe Senatin  Amerikan. Takime keto qe zhvillohen ne kuadrin e atyre 
qe mbajne gjithmone  isntitucionet e larta amerikane me lider politik dhe 
perfaqesues te partive,  shoqatave dhe organizatatve jo qeveritare nga 
Shqiperia. 
Ne  nje komunikat per shtyp thuhet se vizita e ish kryeministrit te 
Shqiperise zotit  Ilir Meta kreu i LSI, behet me ftese te Qendres per Marredheniet 
Transatlantike  te universitetit “John Hopkins”, ku zoti Meta do ta nise 
viziten duke mbajtur  nje fjale ne panelin prestigjioz te Qendres per 
Marredheniet Transatlantike ne  Uashington, me teme “Çfare mund t’i terheqe 
investimet e huaja ne  Shqiperi”. 
Me  tej sqarohet se zoti Meta do te kete mundesi te zhvilloje, edhe takime 
te tjera  gjate kesaj vizite ne Departamentin Amerikan te Shtetit, por edhe 
ne Capitol  Hill ku pritet te takohet ne Kongresin dhe Senatin Amerikan. 
Mirepo, thuhet se  Meta do te takohet edhe me komunitetin shqiptare ne Shtetet 
e  Bashkuara. 
Takimi  i kreut te LSI-se ne SHBA vjen ne nje kohe kur Uashingtonin pak 
jave me pare e  vizitoi kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, kreu i 
Aleances Kuq e Zi,  Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozites, ne Shqiperi, 
kryetari i Partise  Sociliste Edi Rama  
Qe  prej vendimit te marre nga Gjykata e Larte qe e nxori te pafajshem , 
kreun e  Levizjes Socialiste per Integrim zoti Ilir Meta ka zhvilluar vizita 
te sukseshme  edhe ne Gjermani dhe ne Slloveni. 
Ilir  Meta, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, ne Lubjane mori çmimin 
 "Personalitet me Pozitive per Politiken e Jashtme gjate vitit 2010", i 
cili iu  dha nga Instituti per Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me 
qender ne  Ljubjane. Çmimi iu dha per kohen qe Meta drejtonte Ministrine e 
Jashtme dhe iu  dorezua nga ish-presidenti Kroacise, Stjepan Mesiç. Sipas 
ketij instituti  studimesh, i cili mbushi dje 10-vjetorin e krijimit te tij, 
Meta ka dhene  kontributin e tij pozitiv dhe real ne mbarevajtjen e politikes 
se jashtme te  Shqiperise dhe per ndikimin e tij personal dhe institucional 
per forcimin e  marredhenieve te mira rajonale dhe te fqinjesise se mire 
mes vendeve te  Ballkanit Perendimor./B.Sina/
 
 

Ish kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta për vizitë  në Shtetet e Bashkuara 
të Amerikës





WASHINGTON D.C : Burime shqiptare këtu në New York kanë bërë të  ditur se 
për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara do të  jetë kreu i Lëvizjes 
Socialiste për Integrim Ilir Meta. Të njëjtat  burime i thanë korespondetin 
tonë në New York, Beqir Sina, se vizita  e Metës do të zgjasë dy ditë dhe 
parashikohen të zhvillohen takime me  zyrtarë të Departamentit të Shtetit, 
Kongresin dhe Senatin Amerikan. Takime  këto që zhvillohen në kuadrin e atyre 
që mbajnë gjithmonë isntitucionet e  larta amerikane me lider politik dhe 
përfaqësues të partive, shoqatave  dhe organizatatve jo qeveritare nga 
Shqipëria.
 
 Në një komunikat për shtyp thuhet se vizita e ish kryeministrit të  
Shqipërisë zotit Ilir Meta kreu i LSI, bëhet me ftesë të Qendrës për  Marrëdhëniet 
Transatlantike të universitetit “John Hopkins”, ku zoti Meta do  ta nisë 
vizitën duke mbajtur një fjalë në panelin prestigjioz të Qendrës për  
Marrëdhëniet Transatlantike në Uashington, me temë “Çfarë mund t’i tërheqë  
investimet e huaja në Shqipëri”.
 
Më tej sqarohet se zoti Meta do të ketë mundësi të zhvillojë,  edhe takime 
të tjera gjatë kësaj vizite në Departamentin Amerikan të  Shtetit, por edhe 
në Capitol Hill ku pritet të takohet në Kongresin dhe  Senatin Amerikan. 
Mirëpo, thuhet se Meta do të takohet edhe me komunitetin  shqiptarë në Shtetet 
e Bashkuara.
 
Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak  
javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i  
Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, në Shqipëri,  
kryetari i Partisë Sociliste Edi Rama 
 
 Që prej vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë që e nxori të  pafajshëm , 
kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim zoti Ilir  Meta ka zhvilluar  vizita 
të sukseshme edhe në Gjermani dhe në  Slloveni.
 
Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Lubjanë  mori çmimin 
"Personalitet më Pozitive për Politikën e Jashtme gjatë vitit  2010", i 
cili iu dha nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme  IFIMES me 
qendër në Ljubjanë. Çmimi iu dha për kohën që Meta drejtonte  Ministrinë e 
Jashtme dhe iu dorëzua nga ish-presidenti Kroacisë, Stjepan  Mesiç. Sipas 
këtij instituti studimesh, i cili mbushi dje 10-vjetorin e  krijimit të tij, 
Meta ka dhënë kontributin e tij pozitiv dhe real në  mbarëvajtjen e politikës 
së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij  personal dhe institucional 
për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe  të fqinjësisë së mirë 
mes vendeve të Ballkanit  Perëndimor./B.Sina/
clip_image002.jpg (image/jpeg, 20.7 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.