Haku i punëtorit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmMCpyab24ELJfFz5B6Qu0vbaVZLw_O=RQTqcKxuOY1ZQ@mail.gmail.com>
*Haku i punëtorit*

*Hamdi Nuhiju*



Islami është sistem jete. Ky sistem, e rregullon jetën e besimtarit në këtë
botë, po edhe në botën tjetër.  A do të ketë guxim, të dyshoj dikush në
përkryerjen e këtij sistemi? A do të ketë guxim, dikush të thotë se
sistemet tjera janë më të mira se sistemi islam? Vetëm njeriu  i paditur
mund të thotë këtë gjë.

Paragjykimet, fjalët, thashethemet ndaj sistemit islam nuk kanë lindur aty
për aty. Sistematikisht janë zhvilluar, duke parë punën dhe mos punën e
besimtarëve mysliman me sistemin islam. Kreacion i dembelizmit janë
thashethemet.

Islami, kërkon nga besimtari mysliman që ekzistencën e tij në këtë botë, ta
siguroje me duart e tij. Askujt nuk i vjen asgjë prej qiellit, as
Pejgamberëve të Allahut nuk i ka ardhur prej qiellit as ar, e as argjend.
Pejgamberi Muhammed alejhi selam, ishte një tregtar. Ai ishte edhe ruajtës
i bagëtive. Zekerijau alejhi selam, ishte një zdrukthar, dhe nga puna e tij
siguronte ekzistencën.

Edhe shokët e Pejgamberit Muhammed alejhi selam, të gjithë ishin punëtor.
Asnjëri prej tyre, nuk e pranonte idenë e dembelizmit. Për to, kishte dy
zgjidhje, ose të jetë në tregti, d.m.th. në punë, ose të jetë në rrugën e
kërkimit të diturisë.

Selman el Farisiu r.a. punonte dhe fitonte nga duart e tij. Abdurrahman
ibën Aufi r.a., nuk pranoi që të jetojë me ndihmën e ensarëve, por kërkoi
derën e tregut, që të fillojë, e të merret me tregti.

Paramendojeni historinë e pranimit të islamit nga ana e Selman Farisiut
r.a. Punonte në kushte shumë të vështira tek punëdhënësi i tij jehud, vetëm
për të parë dhe për t`iu bashkangjitur karvanit të Pejgamberit Muhammed
alejhi selam. Ndërsa, gjendja financiare dhe ekonomike e Selman el Farisiut
dhe e familjes së tij, ishte e tillë, që ai dhe fëmijët e tij për tërë
jetën të mos prekin punë me duar. Ata, ishin rruga, shëmbëlltyra dhe
krenaria jonë. Po ne sa ndjekim rrugën e tyre?

Në kushte të papunësisë, në vend se të interesohemi për vëllezërit tanë se
si ti krijojmë vende pune, ne mjaftohemi me dhënien e disa sadakave për
muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe e harrojmë pastaj për tërë vitin.

Në vend që të gjejmë metoda dhe mënyra se si të punësohemi, ne ngelim duke
sharë kohën, shoqërinë, mediat, politikën, dhe gjithçka të gjallë. Sikur të
gjithë na kanë faj, se pse ne jemi të pa punë.

Dhe pastaj kur të punësohemi, në vend, se ta kryejmë punën me ndershmëri,
vonohemi në orarin e punës, nuk ia japim hakun punës, gjejmë vazhdimisht
arsye, e asnjëherë nuk marrim fajin dhe përgjegjësinë mbi vete.

Në fund, kur duhet ta marrim hakun, për punën që kemi kryer, presim me
muaj, me vite, ndoshta edhe nuk e marrim hakun fare. E kam fjalën për tek
raportet punëtor-punëdhënës mysliman. Kur tek ky raport, ndodhin kësi
gjëra, vetëm mund ta paramendojmë se çka mund të ndodh tek raportet tjera.

Islami nuk e do besimtarin e pa punë. Po aq më pak, besimtarin punëtor, i
cili nuk e kryen punën e tij me ndershmëri. Islami, në shumë vende të botës
u përhap përmes tregtarëve. E tërë Indonezia e pranoi Islamin nga
tregtarët. Të bëhemi të sinqertë, cili jo mysliman, do ta pranonte Islamin
sot, po qe se do të vizitonte vetëm njërin prej tregjeve tona më të
mëdha-ja në të gjitha trojet tona?

Njashtu, Islami e qorton rëndë, punëdhënësin e padrejtë, përmes gjuhës së
Pejgamberit Muhammed alejhi selam:” Jepjani hakun punëtorit, para se ti
thahen djersët”.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.