EBUL – KASIM EL-ZEHRAVI

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmp_sthn5yBcg2vzAXDFLwdw1cz1tNeY8X81KvANf=e+Q@mail.gmail.com>
EBUL – KASIM EL-ZEHRAVI

Gjeniu nga sfera e medicinës në Spanjën myslimane

Në kohën kur Bagdadi ka përbërë njërin prej qendrave më të rëndësishme
shkencore në botë, prej të cilës drita e shkencës iu është përhapur botës
intelektuale dhe nën ndikimin e famës të Fahredin Raziut dhe Ibën Sinasë,
në të njëjtën kohë, ka lulëzuar edhe qendra tjetër Islame, në Kordobë, në
Spanjën e largët. Në atë kohë, në shekullin e dhjetë, Kordoba ishte
vendbanimi më i civilizuar dhe më i populluar i Evropës, përderisa në të
kanë jetuar 1 milion njerëz, ka pasur rreth 300 xhamive, 70 bibliotekave
dhe 50 qendrave spitalore. Universiteti i saj, i themeluar qysh në
shekullin e 8, ka qenë i vetmi universitet në Evropë në të cilin kanë
mësuar edhe myslimanët edhe jo myslimanët. Vet biblioteka universitare ka
numëruar rreth 225.000 libra të sferave të ndryshme.
Në këtë, Universitetin islamik të Kordobës, kanë mësuar shumë shkencëtar
evropian të cilët më vonë, nëpër vendet e tyre gjerë Evropës, si është
rasti me Mihajlom Skotlandin, janë bërë udhëheqës të vendeve të tyre.
Këtu, në këtë qytet ka lindur ylli i kirurgëve mysliman, Ebul-Kasim
ez-Zahrije, kirurgu më i madh spanjoll i asaj kohe.
Ebul-Kasim është i lindur në vitin 936. Ekzistojnë shumë pak të dhëna për
fëmijërinë dhe rininë e tij. Dihet se qysh i ri, është bërë mjeku personal
i halifit Abdurrahmanit të tretë. Ebul-Kasim me një përkushtim të thellë ka
studiuar kirurgjinë dhe ka arritur që të themelojë ligje të tij, të cilat
kanë krijuar një lloj tjetër të medicinës.
Vepra e tij kapitale njihet me emrin “Et Tasrif li men adxheze anti te`lif”
dhe në të ka përfshirë njohuritë e tij të shumta nga sferë e kirurgjisë.
Vepra është e shkruar në tridhjetë vëllime. Në vepër janë sjell dhe janë
vizatuar mbi 200 instrumente kirurgiale të cilat ky kirurg i ka përdorur në
praktikën e tij. Dhe nëse bazohemi në këtë të dhënë, shohim se shumica e
këtyre instrumenteve përdoren edhe sot e kësaj dite nga kirurgët botërore,
por me ca ndryshime të vogla. Instrumentet e Ebul-Kasimit kanë ngelur të
njëjta, por vetëm se tash quhen në gjuhën latine dhe jo me emra arab.
Pas kësaj pasurie në instrumente kirurgiale, mund ta kuptojmë një qasje të
rëndësishme rreth asaj se çka ka lënë për shkencën e medicinës Ebul-Kasim.
Në fillimin e këtij shekulli, kirurgët treguan se kanë gjetur një mënyrë të
re të ndalimit të gjakderdhjes nëpërmjet djegies së plagës, dhe nuk e kanë
ditur se atë gjë Ebul-Kasimi e ka praktikuar para dhjetë shekujve dhe ai ka
qenë i pari që atë gjë e ka realizuar në mënyrë të suksesshme.
Ebul-Kasimi ka qenë i pari në historinë e medicinës i cili ka kryer
operacion kirurgjik mbi kancerin në gji, dhe njëkohësisht ka qenë i pari i
cili ka treguar për rrezikun e kancerit dhe të disa karakteristikave të
saj. Ka qenë i pari i cili ka larguar gurëzit nga fshikëza urinare ka qenë
në atë mënyrë që është hapë fshikëza ose është bërë thyerja e gurit. Edhe
historia e medicinës evropianë na tregon se këtë gjë e kanë bërë të parët
Evropianët, dokumentet e shkruara e dëshmojnë të kundërtën, se ajo është
meritë e Ebul-Kasimit, myslimanit nga Kordoba.
Ebul-Kasim ka qenë larg bashkëkohësve të tij kirurg edhe në sferën e
kockave. Instrumentet e tij e përdorura në atë kohë nuk dallojnë shumë prej
instrumenteve të përdorura edhe në kohën tonë.
Ai në mënyrë detajizuese e ka sqaruar ndezjen e muskujve dhe e ka
parakaluar të famshmin POTA në përshkrimin e tuberkulozit në shpinë për 700
vite. Ebul-Kasim ka qenë i pari në historinë e medicinës i cili
gjakderdhjen e ka ndaluar nëpërmjet mbylljes së plagëve me çka përgjithmonë
ia ka lehtësuar medicinës nëpërmjet mjeteve të tij. Dhe është për tu
habitur se kirurgu francez Abriaz Pare, në vitin 1556 këtë mënyrë të
intervenimit ia përshkruan vetvetes, edhe pse Ebul-Kasim këtë gjë e ka bërë
qysh para gjashtë shekujve. Njashtu ky shkencëtar dhe mjek është i pari i
cili e ka mbyllur plagën prej brenda, që kur plaga të shërohet, lëkura të
mos ketë shenja.
Përveç asaj, ai është njeriu i parë i cili e futi në përdorim qepjen e
plagëve me dy gjilpëra dhe një perë, dhe është njeriu i parë i cili ka
përdorur perë kirurgjik i përbërë nga zorrëve të maces.
Ebul Kasim ka qenë i pari ( shumë më herët se kirurgu gjerman Trendelbelg)
i cili ka porositur ngritjen e këmbëve në operacionet që janë bërë në
pjesën e poshtme të trupit, ai ka qenë gjithashtu kirurg i parë i cili të
sëmurit nga gjakderdhja i ka hapur vrimë i ka mundësuar frymëmarrjen,
metodë e cila është shumë e aplikueshme në mjekësinë moderne.
Ebul Kasim në kirurgjinë e akusherisë ka qenë i pari i cili ka dhënë
supozimet esenciale për nxjerrjen e ...(fëmiut nga barku), është e vërtet
se të gjithë fëmijët në atë mënyrë kanë lindur të vdekur, por ai ka dhënë
bazat e një metode.
Këtij gjeniu duhet falënderuar të gjithë fëmijët e lindur nëpërmjet kësaj
metode.
Ebul Kasim ka qenë i pari i cili me intervenime kirurgjike ka shpëtuar
fëmijë dhe nëna gjatë lindjeve jo normale. Ai ka dhënë udhëzime esenciale
si të veprohet nëse nga mitra e nënës fillimisht dalin duart, këmbët dhe të
ngjashme, shumë më herët sesa kirurgu gjerman Valçër, i cili vetvetes ia
përshkruaji këtë teori nga kjo degë e akusherisë.
Shumë do të zgjeroheshim po qe se përmendim të gjitha gjërat e tij të cilat
i ka përdorur i pari në këtë botë dhe të cilin e kanë ndjekur pas edhe të
gjithë shkencëtarët tjerë botërorë. Libri i tij tridhjetë vëllimesh është
një burim i rëndësishëm i shkencave të medicinës. Ai libër ka qenë libër
universitar në Salernu dhe në shkollat tjera mjekësore në tërë Evropën.
Shumë kirurg në emër, në Evropë iu kanë falënderuar këtij kirurgu modest
nga Kordoba.
Ilustrimin më të mirë për këtë njeri e jep vepra e tij medicinave e cila
është shtypur dhe ribotuar në më shumë se një mijë herë.
Kështu, Ebul Kasim el Zahravi ka arritur në piedestalin e medicinës në saje
të kontributit të tij të pamohueshëm. Ka vdekur më vitin 1013.
123 vite pas vdekjes së tij, një institucion i rëndësishëm në Evropë e ka
ndaluar kirurgjinë duke zëvendësuar atë me xhelatët.

Përktheu nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju
Burimi:Glasnik Vrhovnog Islamskog Starjesinstva u Jugoslaviji, viti 1966,
nr.9-10
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.