Interviste e posaçme per Bota Sot, m e Presidenten e Kosoves, zonjen Atif...
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Interviste e posaçme per Bota Sot, me Presidenten e Kosoves, zonjen Atifete Jahjaga, pas kthimit te saj nga vizita ne SHBA Jahjaga: Fusnota :"eshte nje zgjidhje e perkohshme, e cila nuk e prek statusin e Kosoves shtet sovran dhe te pavarur" (http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,2241) Pas vizites se fundit ne SHBA, me tu kthyer ne Prishtine, presidentia e Kosoves, Atifete Jahjaga, i dha nje interviste gazetes kombetare Bota Sot, ku zonja Jahjaga, flete per viziten e saj, marredheniet e shkelqyera te Kosoves me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se "Vizitat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, siç ka thene presidenti historik Ibrahim Rugova, qe jemi te lidhur ne miqesi te perjetshme, e kane rendesine paresore ne takimet shteterore ne te cilat i shprehim pikepamjet dhe qendrimet per marredheniet bilaterale, per aspektet e shtet ndertimit demokratik te Kosoves dhe per marredheniet rajonale dhe globale nderkombetare." Presidentja e Kosoves, foli per situaten ne veri te Kosoves, dhe per çeshtje te tjera qe jane shtruar per zgjidhje, si Fusnota, dhe çeshtja e njohjeve te metutjeshme te Kosoves, dhe angazhmin e institucionit qe ajo perfaqeson. Fusnota, gjegjesisht thote Jahjaga "eshte nje zgjidhje e perkohshme e cila nuk e prek statusin e Kosoves shtet sovran dhe te pavarur" Ne intervisten e posaçme dhene gazetarit tone ne New York, Beqir Sina, presidentja Jahjaga ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia do te gjejne zgjidhje evropiane per problemet e interesit te perbashket, por ka hedhur poshte çfaredo mundesie per ndarjen e veriut te Kosoves qe sipas saj, eshte çeshtje e brendshme e Kosoves. Zgjidhja e vetme, thote Presidentia e Kosoves Jahjaga, dhe qe eshte e pranueshme mbetet zbatimi i plote i rendit dhe i ligjit, dhe zbatimi i plote i pakos se Ahtisaarit, qe ne vete e ka edhe decentralizimin dhe te drejtat veteqeverisese te komunave. Duke folur per diasporen Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, tha se Diaspora ka luajtur nje rol shume te rendesishem ndonjehere edhe dominant per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Ndersa tha se Vatra eshte nje organizate patriotike atdhetare, kulturore,e cila ka luajtur nje rol te rendesishem gjate gjithe periudhes historike edhe ne ditet tona edhe ne lirine dhe pavaresine e Kosoves. Si e tille, tha zonja Jahajga Vatra e meriton nderimin dhe respektin e te gjitheve. Neper Vater kaluan dhe personalitetet me eminente te kultures dhe historise sone. Bota Sot: Zonja Jahjaga, ju prej se kur jeni zgjedhur Presidente e Kosoves, ne mos gabohem jeni Presidentja, e vetme qe ne kete hark kohore, ta keni vizituar me shume se çdo tjeter, Ameriken. Gjate ketyre takime keni vizituar edhe Uashingtonin, ku keni pasur nje sere takimesh me perfaqesues te rendesishem te politikes ne vend. Si do t'i komentonit keto takime dhe keto vizita ? Presidentia e Kosoves : Jane vizita shteterore dhe jane takime zyrtare, por edhe takime te tjera edhe sidomos me komunitetin shqiptar qe perhere ka luajtur dhe luan nje rol te rendesishem per lirine, pavaresine dhe ndertimin demokratik te Kosoves dhe veçanerisht ne forcimin e marredhenieve dhe miqesise ndermjet Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Republikes se Kosoves. Vizitat e mia ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i shfrytezoj, po ashtu, per mbajtjen e ligjeratave ne Universitete dhe Institute prestigjioze ne te cilat flas per segmentet, temat e caktuara te çeshtjes se Kosoves dhe te marredhenieve nderkombetare dhe politikave te tjera qe kane te bejne me Kosoven. Konsideroj se eshte tejet e rendesishme qe zeri kompetent nga Kosova, siç eshte Institucioni i Presidentit te vendit, te ndikoje ne krijimin e opinionit ne qarqet akademike dhe politik berese. Vizitat ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, siç ka thene presidenti historik Ibrahim Rugova, qe jemi te lidhur ne miqesi te perjetshme, e kane rendesine paresore ne takimet shteterore ne te cilat i shprehim pikepamjet dhe qendrimet per marredheniet bilaterale, per aspektet e shtet ndertimit demokratik te Kosoves dhe per marredheniet rajonale dhe globale nderkombetare. Bota Sot: Ne kete kuader si e shihni ju marredheniet e SHBA me prezantimin e imazhit te Kosoves? Presidentia e Kosoves : Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane miku dhe perkrahesi me i madh i Republikes se Kosoves, garantues per paqen dhe stabilitetin dhe per integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves.Keto marredhenie jane tejet te rendesishme duke pasur parasysh rolin e SHBA-ve si vend lider ne bote, dhe si vend me demokraci te larte sidomos me shkalle te larte te lirive dhe te drejtave te njeriut. Bota Sot: Duke patur parasysh situaten ne te cilen ndodhet veriu i Kosoves, perkatesisht Mitrovica, çfare mendoni ju ka mbetur per t'ju sugjeruar qeverise se Kosoves, dhe ju vete qe te bashkepunoni siç po ju kerkohet me te gjithe perfaqesuesit e zgjedhur te serbeve, pa parakushte dhe retorike te ndersjellte, per zgjedhjen per çeshtjen e veriut te Kosoves ? Presidentia e Kosoves : E kam thene edhe hereve te tjera: Kosova e ka sovranitetin dhe integritetin e plote territorial, nuk ka dhe as nuk do te kete “çeshtje te veriut te Kosoves”. Kemi te bejme me tri komuna qe jane te populluara me shumice etnike serbe dhe qe gjeografikisht jane ne veri brenda territorit te Kosoves. Fjala eshte per me pak se 50.000 banore qe eshte me pak se 3% e popullsise se gjithembarshme te Kosoves dhe territori i ketyre tri komunave eshte me pak se 900 kilometra katrore qe eshte rreth 8% e gjithe territorit te Republikes se Kosoves. Zgjidhja e vetme dhe qe eshte e pranueshme mbetet zbatimi i plote i rendit dhe i ligjit, dhe zbatimi i plote i pakos se Ahtisaarit, qe ne vete e ka edhe decentralizimin dhe te drejtat veteqeverisese te komunave. Tash ne keto komuna perveç kontrabandes dhe krimit te organizuar dhe nje grupi njerezish qe e mbajne peng popullaten kemi edhe strukturat joligjore te pushtetit lokal qe ndihmohen nga Serbia. Keta po e shfrytezojne lidhjen direkte territoriale me Serbine dhe strukturat qeverisese te Serbise po involvohen duke shkelur normat nderkombetare dhe parimet evropiane per fqinjesi te mire. Se voni Parlamenti i Serbise shpalli mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe ne keto komuna qe as ne dhe as bashkesia nderkombetare nuk do t’i lejojme te mbahen. E kam thene qe zgjidhja eshte mbajtja e zgjedhjeve komunale duke respektuar Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves, zgjedhja e perfaqesuesve legal dhe legjitim, qe perfaqesojne interesat e popullsise dhe qe mundesojne integrimin e plote ne institucionet e Republikes se Kosoves. Nuk ka bisedime me askend per status te veçante te ketyre tri komunave dhe nuk ka te drejta te veçanta per serbet qe jetojne ne kete pjese te territorit te Kosoves. Pra nuk do te kete status special e as pozite te veçante sepse kjo do te nxiste shpernguljen e serbeve nga Graçanica, Shterpca dhe komunat e tjera per ne Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kjo nuk eshte ne interesin tone dhe nuk eshte ne interes te qytetareve serbe, qe si qytetare te barabarte jetojne ne territorin e Republikes se Kosoves. Eshte parim i pergjithshem qe qytetaret e Kosoves jane te lire dhe te barabarte pavaresisht ne cilen pjese te territorit te vendit jetojne. Bota Sot: Zonja Presidente Fusnota, sipas opozites eshte edhe nje kompromis tjeter ne lidhje me emrin e perfaqesimit te Kosoves ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit. Nderkohe, qe Qeveria e Kryeministrit Hashim Thaçi ka thene se, se marreveshja e perfaqesimit te Kosoves me fusnote ne forumet rajonale eshte vendimi me drejte i mundshem per shtetin e Kosoves" Cili eshte mendimi juaj? Presidentia e Kosoves : Qendrimin e kam shprehur publikisht: kjo eshte nje zgjidhje e perkohshme e cila nuk e prek statusin e Kosoves shtet sovran dhe te pavarur por qe mundeson qe Kosova te anetaresohet ne te gjitha organizatat rajonale pa u penguar nga vendet rajonale dhe pa bere veto Serbia. Eshte zgjidhje qe eshte mbeshtetur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian dhe eshte zgjidhje qe i mundeson Kosoves qe te perfaqesohet dhe te anetaresohet ne keto organizata si e barabarte me vendet tjera pjesemarrese. Ne si Institucione te Republikes se Kosoves jemi plotesisht te ndergjegjshem per efektet dhe pasojat e saj. Bota Sot: A do te pranoje Kosova nje emer tjeter, veç atij te Republikes se Kosoves? Presidentia e Kosoves : Kosova e respekton kushtetuten dhe ligjet e saj. Bota Sot: A mendoni Ju se ne te gjitha marreveshjet e arritura me Serbine jane respektuar modelet dhe standardet evropiane, sikunder edhe Deklarata e Pavaresise se Kosoves, Kushtetuta dhe ligjet e vendit! Pse ? Presidentia e Kosoves : Siç e dini dialogu ne mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise po zhvillohet me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian dhe me asistimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kuptohet se te gjitha zgjidhjet jane ne frymen e parimeve Evropiane te bashkepunimit dhe te marredhenieve ne mes shteteve duke respektuar standardet dhe praktikat me te mira Evropiane. Kjo edhe nuk mund te jete ndryshe sepse te dy vendet tona edhe Kosova edhe Serbia, jane ne rrugen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe jane te obliguara t’i respektojne dhe aplikojne keto standarde. Bota Sot: Zonja Presidente, duke iu referuar raportit me te fundit te TI per Republiken e Kosoves nder te tjera thuhet se "Republiken e Kosoves, mbreteron " nje krize e madhe ekonomike te cilen e ka shkaktuar" Korrupsioni i larte neper institucionet relevante dhe nepotizmi, ku Kosova radhitet ne vendin e 114 si vendi ma i korruptuar ne bote." Ju para pak kohesh keni paralajmeruar ngritjen e nje Keshilli per luftimin e ketij fenomeni. Çfare funksioni do te keni ju konkretisht ne kete detyre? dhe Kur do te filloje nga puna ky keshill? Presidentia e Kosoves : Raportet per Kosoven shpesh here jane çeshtje te perceptimit dhe te anketimit, keto mund te shprehin edhe realitetin. Siç e dini une tashme kam krijuar Keshillin Kunder Korrupsionit dhe jemi duke marre nje varg masash te kompletimit te bazes ligjore dhe te struktures se organizimit per te luftuar ne menyre efikase dhe konkrete korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi ndertuar mekanizmat mates dhe parandalues per luftimin e kesaj dukurie shume te keqe qe eshte nje fenomen global. Bota Sot: Megjithese nuk ka ndonje date zyrtare se kur! por thuhet se deri ne fund te vitit, 2012 disa te tjere permendin fundvitin 2013, e tjere, duke thene se Kosoves do t'i hiqet mbikeqyrja nderkombetare. Sipas jush kur mund te ndodhi kjo dhe eshte Kosova e gatshme te ia dale mbane me sfidat me te medha, qe do te kete perballe ne kete proces per institucionet tuaja sipas jush? Presidentia e Kosoves : Edhe grupi nderkombetar drejtues eshte percaktuar per perfundimin e fazes se mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves. Institucionet e vendit se bashku me institucionet nderkombetare jane duke punuar qe kjo te permbyllet brenda ketij viti duke i respektuar afatet per bartjen e plote te kompetencave ne institucionet e Republikes se Kosoves. Bota Sot: A shpresoni ju per "nje vale te re te njohjes se shtetit nga vendet qe ende nuk e kane njohur" ? tash pas ketyre zhvillimeve me te fundit ne Kosove ? Presidentia e Kosoves : Numri i njohjeve po shtohet. Per kete kemi nevoje si nje simbolike edhe pse si shtet i vogel me territor dhe ne numer qe jemi, nuk kemi kapacitete te vendosim marredhenie diplomatike dhe shkembim ambasadoresh me te gjitha shtetet qe na kane njohur. Per Republiken e Kosoves eshte me rendesi rruga e qarte per anetaresim ne BE dhe per tu bere anetare e NATO-s dhe gjithashtu Kosova si çdo shtet tjeter i lire dhe i pavarur duhet te jete anetar i OKB-se. Bota Sot: Ka pasur mjaft kritika nga opozita, por edhe ne pergjithesi skena politike ne Kosove, se Presidenca , nuk ka bere aq sa duhet me lobimin per njohjet. Si do te i ishit pergjigjur kritikave te tilla? Presidentia e Kosoves : Une jam perfaqesuese edhe e pozites edhe e opozites dhe jam zgjedhur me votat e tyre ne Kuvendin e Kosoves, e perfaqesoj unitetin e popullit dhe e perfaqesoj shtetin brenda dhe jashte vendit, jam bartese e politikes se jashtme te vendit. Edhe politika e lobimit koordinohet dhe harmonizohet nepermjet meje si Presidente e vendit. T’ju them se Kosova gjate mandatit tim eshte perfaqesuar ne vizita bilaterale, ne konferenca nderkombetare dhe ne manifestime te tjera ne menyre te barabarte me shume se sa gjate gjithe periudhes se pavaresise. Kjo eshte merite e organizimit dhe e planifikimit me te mire institucional. Bota Sot: Zonja Presidente, çfare mendimi keni per rolin e diaspores dhe kontributin e saj per çeshtjen kombetare ? Presidentia e Kosoves : E kam thene edhe ne fjalen time ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare ne Boston se: Diaspora ka luajtur nje rol shume te rendesishem ndonjehere edhe dominant per lirine dhe pavaresine e Kosoves, sidomos ne prezantimin e se vertetes ne arenen nderkombetare dhe ne shtetet individuale, ku jeton e punon kjo mergate, ndersa roli ne financimin e strukturave shteterore te Kosoves ne periudhen e okupimit dhe ne financimin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves eshte i jashtezakonshem. Diaspora si pjese e barabarte e shoqerise ne Kosove dhe qytetare te nderuar dhe te respektuar ne vendet ku jeton dhe punon, ka kontribut shume te madh ne ndertimin institucional te Kosoves dhe ne zhvillimin e marredhenieve bilaterale miqesore te Kosoves me shtetet e tjera. Diaspora eshte pjese e rendesishme e investimeve te kapaciteteve per zhvillimin e Kosoves. Bota Sot: Jeni presidentja e pare e Kosoves, dhe ndoshta politikanja me e larte, qofte nga Shqiperia, Kosova dhe trojet shqiptare, qe keni nderuar me nje respekt te veçante, gjate vizitave ne SHBA, disa fugura te diaspores, figura qe komunizmi i anatemoi per 50 vjet, i la ne harrese, madje disa prej tyre i quajti edhe "armiq e tradhtar", Si ndjeheni perpara rolit dhe kontributit te tyre, dhe pse e keni bere kete? Presidentia e Kosoves : Si presidente e vendit jam faktor unifikues dhe kam respekt te veçante per gjithe levizjen kombetare. I çmoj dhe i vleresoj larte te gjithe ata veprimtare qe gjate shekujve bene perpjekje dhe angazhim per lirine dhe pavaresine e vendit, dhane kontribut ne kulture, art, shkence, ne edukimin dhe arsimimin e popullit dhe pergjithesisht ne orientimin civilizues pro perendimor. Jam e liruar nga pikepamjet ideologjike dhe konceptet krahinore dhe perjashtuese. Kjo eshte filozofia ime politike dhe keshtu edhe mund te ecim perpara duke valorizuar vetem ate qe na bashkon dhe qe eshte vlere. Bota Sot: Shoqata Vatra u krijua gjashte muaj me pare se te shpallej pavaresia e Shqiperise, ajo me 29 prill do te kremtoje 100 vjetorin e saj, si ndjeheni ju si Presidente e Kosoves para ketij 100 vjetori historik te Vatres ? Presidentia e Kosoves : Shpallja e Pavaresise se vendit eshte nje akt i natyrshem i te gjitha perpjekjeve shekullore per çlirim, per krijim te shtetit, per te qene te barabarte dhe te dinjitetshem me popujt e tjere. Fati historik e beri qe shpallja e Pavaresise se Shqiperise te behet me vone se sa e bene kete kombet dhe shtetet e tjera te Ballkanit. Lufterat ballkanike dhe aspiratat hegjemoniste te te tjereve bene qe ne te mos i realizojme plotesisht aspiratat tona liridashese, mirepo me krenari mund te them se sot edhe Republika e Shqiperise edhe Republika e Kosoves jemi shtete sovrane dhe te pavarura qe se shpejti do te behemi vende anetare te Bashkimit Evropian, si te lire dhe te barabarte me popujt e tjere. Vatra nje organizate patriotike atdhetare, kulturore ka luajtur nje rol te rendesishem gjate gjithe periudhes historike edhe ne ditet tona edhe ne lirine dhe pavaresine e Kosoves. Si e tille e meriton nderimin dhe respektin e te gjitheve. Neper Vater kaluan dhe personalitetet me eminente te kultures dhe historise sone. Bota Sot: Cili eshte mesazhi i juaj qe do te i percillnit, shqiptareve te Amerikes me ane te kesaj interviste me gazeten kombetare Bota Sot? Presidentia e Kosoves : Te jene qytetare te devotshem, te respektuar dhe lojal te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te vendit qe i priti krah hapur, te shtetit i cili ne te gjitha fazat e historise ishte perkrah lirise dhe aspiratave te drejta te popullit tone. Duke qene te tille diaspora Shqiptare jep kontributin me te madh per vendin tone duke qene njeheresh qytetare dhe kontribuues dhe bartes te te gjitha zhvillimeve. Bota Sot: Ju Faleminderit - ishte me te vertet kenaqesi ! Intervistoje Beqir SINA, New York/ Mars 2012 (http://www.president-ksgov.net/?page=1,1) Intervistë e posaçme për Bota Sot, me Presidenten e Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga, pas kthimit të saj nga vizita në SHBA Jahjaga: Fusnota :"është një zgjidhje e përkohshme, e cila nuk e prek statusin e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur" (http://www.president-ksgov.net/?page=1,6,2241) Pas vizitës së fundit në SHBA, me tu kthyer në Prishtinë, presidentia e Kosovës, Atifete Jahjaga, i dha një intervistë gazetës kombëtare Bota Sot, ku zonja Jahjaga, fletë për vizitën e saj, marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se "Vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç ka thënë presidenti historik Ibrahim Rugova, që jemi të lidhur në miqësi të përjetshme, e kanë rëndësinë parësore në takimet sht etërore në të cilat i shprehim pikëpamjet dhe qëndrimet për marrëdhëniet bilaterale, për aspektet e shtet ndërtimit demokratik të Kosovës dhe për marrëdhëniet rajonale dhe globale ndërkombëtare." Presidentja e Kosoves, foli për situatën në veri të Kosovës, dhe për çështje të tjera që janë shtruar për zgjidhje, si Fusnota, dhe çështja e njohjeve të mëtutjeshme të Kosovës, dhe angazhmin e institucionit që ajo përfaqëson. Fusnota, gjegjësisht thotë Jahjaga "është një zgjidhje e përkohshme e cila nuk e prek statusin e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur" Në intervistën e posaçme dhënë gazetarit tonë në New York, Beqir Sina, presidentja Jahjaga ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje evropiane për problemet e interesit të përbashkët, por ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie për ndarjen e veriut të Kosovës që sipas saj, është çështje e brendshme e Kosovës. Zgjidhja e vetme, thotë Presidentia e Kosovës Jahjaga, dhe që është e pranueshme mbetet zbatimi i plotë i rendit dhe i ligjit, dhe zbatimi i plotë i pakos së Ahtisaarit, që në vete e ka edhe decentralizimin dhe të drejtat vetëqeverisëse të komunave. Duke folur për diasporën Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se Diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ndonjëherë edhe dominant për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tha se Vatra është një organizatë patriotike atdhetare, kulturore,e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë periudhës historike edhe në ditët tona edhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si e tillë, tha zonja Jahajga Vatra e meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve. Nëpër Vatër kaluan dhe personalitetet me eminente të kulturës dhe historisë sonë. Bota Sot: Zonja Jahjaga, ju prej se kur jeni zgjedhur Presidente e Kosovës, në mos gabohem jeni Presidentja, e vetme që në këtë hark kohorë, ta keni vizituar më shumë se çdo tjetër, Amerikën. Gjatë këtyre takime keni vizituar edhe Uashingtonin, ku keni pasur një sërë takimesh me përfaqësues të rëndësishëm të politikës në vend. Si do t'i komentonit këto takime dhe këto vizita ? Presidentia e Kosovës : Janë vizita shtetërore dhe janë takime zyrtare, por edhe takime të tjera edhe sidomos me komunitetin shqiptar që përherë ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin demokratik të Kosovës dhe veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Vizitat e mia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shfrytëzoj, po ashtu, për mbajtjen e ligjëratave në Universitete dhe Institute prestigjioze në të cilat flas për segmentet, temat e caktuara të çështjes së Kosovës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën. Konsideroj se është tejet e rëndësishme që zëri kompetent nga Kosova, siç është Institucioni i Presidentit të vendit, të ndikojë në krijimin e opinionit në qarqet akademike dhe politik bërëse. Vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç ka thënë presidenti historik Ibrahim Rugova, që jemi të lidhur në miqësi të përjetshme, e kanë rëndësinë parësore në takimet shtetërore në të cilat i shprehim pikëpamjet dhe qëndrimet për marrëdhëniet bilaterale, për aspektet e shtet ndërtimit demokratik të Kosovës dhe për marrëdhëniet rajonale dhe globale ndërkombëtare. Bota Sot: Në këtë kuadër si e shihni ju marrëdhëniet e SHBA me prezantimin e imazhit të Kosovës? Presidentia e Kosovës : Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe përkrahësi më i madh i Republikës së Kosovës, garantues për paqen dhe stabilitetin dhe për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.Këto marrëdhënie janë tejet të rëndësishme duke pasur parasysh rolin e SHBA-ve si vend lider në botë, dhe si vend me demokraci të lartë sidomos me shkallë të lartë të lirive dhe të drejtave të njeriut. Bota Sot: Duke patur parasysh situatën në të cilën ndodhet veriu i Kosovës, përkatësisht Mitrovica, çfarë mendoni ju ka mbetur për t'ju sugjeruar qeverisë së Kosovës, dhe ju vetë që të bashkëpunoni siç po ju kërkohet me të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur të serbëve, pa parakushte dhe retorikë të ndërsjelltë, për zgjedhjen për çështjen e veriut të Kosovës ? Presidentia e Kosovës : E kam thënë edhe herëve të tjera: Kosova e ka sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial, nuk ka dhe as nuk do të ketë “çështje të veriut të Kosovës”. Kemi të bëjmë me tri komuna që janë të populluara me shumicë etnike serbe dhe që gjeografikisht janë në veri brenda territorit të Kosovës. Fjala është për më pak se 50.000 banorë që është më pak se 3% e popullsisë së gjithëmbarshme të Kosovës dhe territori i këtyre tri komunave është më pak se 900 kilometra katrorë që është rreth 8% e gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Zgjidhja e vetme dhe që është e pranueshme mbetet zbatimi i plotë i rendit dhe i ligjit, dhe zbatimi i plote i pakos së Ahtisaarit, që në vete e ka edhe decentralizimin dhe të drejtat vetëqeverisëse të komunave. Tash në këto komuna përveç kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe një grupi njerëzish që e mbajnë peng popullatën kemi edhe strukturat joligjore të pushtetit lokal që ndihmohen nga Serbia. Këta po e shfrytëzojnë lidhjen direkte territoriale me Serbinë dhe strukturat qeverisëse të Serbisë po involvohen duke shkelur normat ndërkombëtare dhe parimet evropiane për fqinjësi të mirë. Së voni Parlamenti i Serbisë shpalli mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në këto komuna që as ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk do t’i lejojmë të mbahen. E kam thënë që zgjidhja është mbajtja e zgjedhjeve komunale duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikes së Kosovës, zgjedhja e përfaqësuesve legal dhe legjitim, që përfaqësojnë interesat e popullsisë dhe që mundësojnë integrimin e plotë në institucionet e Republikës së Kosovës. Nuk ka bisedime me askënd për status të veçantë të këtyre tri komunave dhe nuk ka të drejta të veçanta për serbët që jetojnë në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Pra nuk do të ketë status special e as pozitë të veçantë sepse kjo do të nxiste shpërnguljen e serbëve nga Graçanica, Shtërpca dhe komunat e tjera për në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kjo nuk është në interesin tonë dhe nuk është në interes të qytetarëve serbë, që si qytetarë të barabartë jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Është parim i përgjithshëm që qytetarët e Kosovës janë të lirë dhe të barabartë pavarësisht në cilën pjesë të territorit të vendit jetojnë. Bota Sot: Zonja Presidente Fusnota, sipas opozitës është edhe një kompromis tjetër në lidhje me emrin e përfaqësimit të Kosovës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkohë, që Qeveria e Kryeministrit Hashim Thaçi ka thënë se, se marrëveshja e përfaqësimit të Kosovës me fusnotë në forumet rajonale është vendimi më drejtë i mundshëm për shtetin e Kosovës" Cili është mendimi juaj? Presidentia e Kosovës : Qëndrimin e kam shprehur publikisht: kjo është një zgjidhje e përkohshme e cila nuk e prek statusin e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur por që mundëson që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizatat rajonale pa u penguar nga vendet rajonale dhe pa bërë veto Serbia. Është zgjidhje qe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dhe është zgjidhje që i mundëson Kosovës që të përfaqësohet dhe të anëtarësohet në këto organizata si e barabartë me vendet tjera pjesëmarrëse. Ne si Institucione të Republikës së Kosovës jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për efektet dhe pasojat e saj. Bota Sot: A do të pranojë Kosova një emër tjetër, veç atij të Republikës së Kosovës? Presidentia e Kosovës : Kosova e respekton kushtetutën dhe ligjet e saj. Bota Sot: A mendoni Ju se në të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë janë respektuar modelet dhe standardet evropiane, sikundër edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Kushtetuta dhe ligjet e vendit! Pse ? Presidentia e Kosovës : Siç e dini dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me asistimin e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Kuptohet se të gjitha zgjidhjet janë në frymën e parimeve Evropiane të bashkëpunimit dhe te marrëdhënieve ne mes shteteve duke respektuar standardet dhe praktikat me te mira Evropiane. Kjo edhe nuk mund të jetë ndryshe sepse të dy vendet tona edhe Kosova edhe Serbia, janë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe janë te obliguara t’i respektojnë dhe aplikojnë këto standarde. Bota Sot: Zonja Presidente, duke iu referuar raportit më të fundit të TI për Republikën e Kosovës ndër të tjera thuhet se "Republikën e Kosovës, mbretëron " një krizë e madhe ekonomike të cilën e ka shkaktuar" Korrupsioni i lartë nëpër institucionet relevante dhe nepotizmi, ku Kosova radhitet në vendin e 114 si vendi ma i korruptuar në botë." Ju para pak kohësh keni paralajmëruar ngritjen e një Këshilli për luftimin e këtij fenomeni. Çfarë funksioni do të keni ju konkretisht në këtë detyrë? dhe Kur do të fillojë nga puna ky këshill? Presidentia e Kosovës : Raportet për Kosovën shpesh here janë çështje të perceptimit dhe të anketimit, këto mund të shprehin edhe realitetin. Siç e dini unë tashmë kam krijuar Këshillin Kundër Korrupsionit dhe jemi duke marrë një varg masash të kompletimit të bazës ligjore dhe të strukturës së organizimit për të luftuar në mënyrë efikase dhe konkrete korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi ndërtuar mekanizmat matës dhe parandalues për luftimin e kësaj dukurie shumë të keqe që është një fenomen global. Bota Sot: Megjithëse nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur! por thuhet se deri në fund të vitit, 2012 disa të tjerë përmendin fundvitin 2013, e tjerë, duke thënë se Kosovës do t'i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare. Sipas jush kur mund të ndodhi kjo dhe është Kosova e gatshme të ia dalë mbanë me sfidat më të mëdha, që do të ketë përballë në këtë proces për institucionet tuaja sipas jush? Presidentia e Kosovës : Edhe grupi ndërkombëtar drejtues është përcaktuar për përfundimin e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Institucionet e vendit së bashku me institucionet ndërkombëtare janë duke punuar që kjo të përmbyllet brenda këtij viti duke i respektuar afatet për bartjen e plotë të kompetencave në institucionet e Republikës së Kosovës. Bota Sot: A shpresoni ju për "një valë të re të njohjes së shtetit nga vendet që ende nuk e kanë njohur" ? tash pas këtyre zhvillimeve më të fundit në Kosovë ? Presidentia e Kosovës : Numri i njohjeve po shtohet. Për këtë kemi nevojë si një simbolikë edhe pse si shtet i vogël me territor dhe në numër që jemi, nuk kemi kapacitete të vendosim marrëdhënie diplomatike dhe shkëmbim ambasadorësh me të gjitha shtetet që na kanë njohur. Për Republikën e Kosovës është me rëndësi rruga e qartë për anëtarësim në BE dhe për tu bërë anëtare e NATO-s dhe gjithashtu Kosova si çdo shtet tjetër i lirë dhe i pavarur duhet të jetë anëtar i OKB-së. Bota Sot: Ka pasur mjaft kritika nga opozita, por edhe në përgjithësi skena politike në Kosovë, se Presidenca , nuk ka bërë aq sa duhet me lobimin për njohjet. Si do të i ishit përgjigjur kritikave të tilla? Presidentia e Kosovës : Unë jam përfaqësuese edhe e pozitës edhe e opozitës dhe jam zgjedhur me votat e tyre ne Kuvendin e Kosovës, e përfaqësoj unitetin e popullit dhe e përfaqësoj shtetin brenda dhe jashtë vendit, jam bartëse e politikes së jashtme të vendit. Edhe politika e lobimit koordinohet dhe harmonizohet nëpërmjet meje si Presidente e vendit. T’ju them se Kosova gjatë mandatit tim është përfaqësuar në vizita bilaterale, në konferenca ndërkombëtare dhe në manifestime të tjera në mënyrë të barabartë më shumë se sa gjatë gjithë periudhës së pavarësisë. Kjo është meritë e organizimit dhe e planifikimit më të mirë institucional. Bota Sot: Zonja Presidente, çfarë mendimi keni për rolin e diasporës dhe kontributin e saj për çështjen kombëtare ? Presidentia e Kosovës : E kam thënë edhe në fjalën time në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Boston se: Diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ndonjëherë edhe dominant për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sidomos në prezantimin e së vërtetës në arenën ndërkombëtare dhe në shtetet individuale, ku jeton e punon kjo mërgatë, ndërsa roli në financimin e strukturave shtetërore të Kosovës në periudhën e okupimit dhe në financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i jashtëzakonshëm. Diaspora si pjesë e barabartë e shoqërisë në Kosovë dhe qytetarë të nderuar dhe të respektuar në vendet ku jeton dhe punon, ka kontribut shumë të madh në ndërtimin institucional të Kosovës dhe në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale miqësore të Kosovës me shtetet e tjera. Diaspora është pjesë e rëndësishme e investimeve të kapaciteteve për zhvillimin e Kosovës. Bota Sot: Jeni presidentja e parë e Kosovës, dhe ndoshta politikanja më e lartë, qoftë nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare, që keni nderuar me një respekt të veçantë, gjatë vizitave në SHBA, disa fugura të diasporës, figura që komunizmi i anatemoi për 50 vjet, i la në harresë, madje disa prej tyre i quajti edhe "armiq e tradhtar", Si ndjeheni përpara rolit dhe kontributit të tyre, dhe pse e keni bërë këtë? Presidentia e Kosovës : Si presidente e vendit jam faktor unifikues dhe kam respekt të veçantë për gjithë lëvizjen kombëtare. I çmoj dhe i vlerësoj lartë të gjithë ata veprimtarë që gjatë shekujve bënë përpjekje dhe angazhim për lirinë dhe pavarësinë e vendit, dhanë kontribut në kulturë, art, shkencë, në edukimin dhe arsimimin e popullit dhe përgjithësisht në orientimin civilizues pro perëndimor. Jam e liruar nga pikëpamjet ideologjike dhe konceptet krahinore dhe përjashtuese. Kjo është filozofia ime politike dhe kështu edhe mund të ecim përpara duke valorizuar vetëm atë që na bashkon dhe që është vlerë. Bota Sot: Shoqata Vatra u krijua gjashtë muaj më parë se të shpallej pavarësia e Shqipërisë, ajo më 29 prill do të kremtojë 100 vjetorin e saj, si ndjeheni ju si Presidente e Kosovës para këtij 100 vjetori historik të Vatrës ? Presidentia e Kosovës : Shpallja e Pavarësisë së vendit është një akt i natyrshëm i të gjitha përpjekjeve shekullore për çlirim, për krijim të shtetit, për të qenë të barabartë dhe të dinjitetshëm me popujt e tjerë. Fati historik e bëri që shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë të bëhet më vonë se sa e bënë këtë kombet dhe shtetet e tjera të Ballkanit. Luftërat ballkanike dhe aspiratat hegjemoniste të të tjerëve bënë që ne të mos i realizojmë plotësisht aspiratat tona liridashëse, mirëpo me krenari mund të them se sot edhe Republika e Shqipërisë edhe Republika e Kosovës jemi shtete sovrane dhe të pavarura që së shpejti do të bëhemi vende anëtare të Bashkimit Evropian, si të lirë dhe të barabartë me popujt e tjerë. Vatra një organizatë patriotike atdhetare, kulturore ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë periudhës historike edhe në ditët tona edhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Si e tillë e meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve. Nëpër Vatër kaluan dhe personalitetet me eminente të kulturës dhe historisë sonë. Bota Sot: Cili është mesazhi i juaj që do të i përcillnit, shqiptarëve të Amerikës me anë të kësaj interviste me gazetën kombëtare Bota Sot? Presidentia e Kosovës : Të jenë qytetarë të devotshëm, të respektuar dhe lojal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendit që i priti krah hapur, të shtetit i cili në të gjitha fazat e historisë ishte përkrah lirisë dhe aspiratave të drejta të popullit tonë. Duke qenë të tillë diaspora Shqiptare jep kontributin më të madh për vendin tonë duke qenë njëherësh qytetarë dhe kontribuues dhe bartës të të gjitha zhvillimeve. Bota Sot: Ju Faleminderit - ishte me të vërtet kënaqësi ! Intervistojë Beqir SINA, New York/ Mars 2012 (http://www.president-ksgov.net/?page=1,1)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 228.4 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 30.1 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 40.6 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 132.3 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 133.4 KB) - not displayed