Kongresmenet amerikan i bejne thirrje Malit te Zi per t'i dhene statusin e komun

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kongresmenet  amerikan i bejne thirrje Malit te Zi per t'i dhene statusin e 
komunes  Malesise 
 
Tre  kongresmenet amerikan, Eliot Engel, Jean Schmidt dhe Gary Peters kane 
derguar  leter Kryeministrit te Malit te Zi Igor Luksic ne te cilen ne mes 
tjerash  kerkohet statusi i plote i Komunes per Malesine. 

Ne  letren te cilen e ka marre ambasadori malazez ne SHBA, drejtuar 
Kryeministrit  Luksic thuhet se Mali i Zi duhet te permbush ashtu si edhe ka 
premtuar, kerkesat  e qytetareve te saj, dhe te rishqyrtojne çeshtjen e krijimit 
te nje komune me te  drejta te plota te Tuzit, me qellim qe edhe zyrtarisht 
Tuzi - Malesia te marre  statusin e nje komune te plote, dhe kjo te ndodhe 
gjate ketij  viti.

Kongresmenet amerikan pohojne se kane qene duke punuar per te  inkurajuar 
qeverine malazeze per te punuar me popullaten etnike shqiptare ne Mal  te Zi, 
duke theksuar treven e Malesise me popullsi shumice shqiptare te cilet  
vite me radhe kerkojne veteqeverisje lokale, pra Komune me te drejta te plota 
si  krejt komunat tjera ne Mal te Zi. 

Kongresmenet shprehen se nuk e  kuptojne perse ne nentorin 2011 kur 
Parlamenti malazez miratoi Ligjin per  organizim territorial, nuk e krijoje komunen 
e Tuzit dhe me tej theksojne se  besojne se si Mali i Zi ashtu si shkon ne 
negociata per anetaresim ne BE-ne,  duhet te beje dhe krijimin e nje komune 
ne Tuz, çka do te tregoje me kete rast  dhe perkushtimin e Malit te Zi per 
te konsoliduar demokracine shume-etnike, ne  mbrojtjen e plote te te drejtave 
te pakicave te saj.

Ne fund te letres se  tyre ligjvenesit amerikan Eliot Engel, Jean Schmidt 
dhe Gary Peters, drejtuar  Kryeministrit te Malit te Zi Igor Luksic, thone 
se: "Ne e vleresojme shume kete  komunikim dhe marrjen ne konsiderate te 
pikepamjeve tona me shprese se ne ditet  e ardhme presim per te hapur nje dialog 
me qeverine tuaj - pikerisht per kete  çeshtje.

Deputeti shqiptar ne Parlamentin malazez, deputeti i koalicionit  shqiptar 
Perspektiva, Vasel Sinishtaj ne fillim te ketij viti pati takime me  
kongresmenet amerikan i cili mbas prezantimit te problemeve te shumta me te  cilat 
ballafaqohen shqiptaret ne Mal te Zi, fitoj premtime se do te merren  
seriozisht me keto çeshtje duke kerkuar nga Qeveria e Malit te Zi te permbushin  
kerkesat demokratike te shqiptareve. 

Kongresmenet amerikan Engel,  Schmidt dhe Peters jane anetare te Komitetit 
te Çeshtjeve Shqiptare ne Kongresin  Amerikan/BEQIR  SINA/ 
 
Kongresmenët amerikan i bëjnë thirrje Malit të Zi për t'i dhënë statusin e  
komunës Malësisë

 
 
Tre kongresmenët amerikan, Eliot Engel, Jean Schmidt dhe Gary Peters  kanë 
dërguar letër Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksic në të cilën në mes  
tjerash kërkohet statusi i plotë i Komunës për Malësinë. 

Në  letrën të cilën e ka marrë ambasadori malazez në SHBA, drejtuar 
Kryeministrit  Luksic thuhet se Mali i Zi duhet të përmbush ashtu si edhe ka 
premtuar, kërkesat  e qytetarëve të saj, dhe të rishqyrtojnë çështjen e krijimit 
të një komune me të  drejta të plota të Tuzit, me qëllim që edhe zyrtarisht 
Tuzi - Malësia të marrë  statusin e një komune të plotë, dhe kjo të ndodhë 
gjatë këtij  viti.

Kongresmenët amerikan pohojnë se kanë qenë duke punuar për të  inkurajuar 
qeverinë malazeze për të punuar me popullatën etnike shqiptare në Mal  të Zi, 
duke theksuar trevën e Malësisë me popullsi shumicë shqiptare të cilët  
vite me radhë kërkojnë vetëqeverisje lokale, pra Komunë me të drejta të plota 
si  krejt komunat tjera në Mal të Zi. 

Kongresmenët shprehën se nuk e  kuptojnë përse në nëntorin 2011 kur 
Parlamenti malazez miratoi Ligjin për  organizim territorial, nuk e krijojë komunën 
e Tuzit dhe më tej theksojnë se  besojnë se si Mali i Zi ashtu si shkon në 
negociata për anëtarësim në BE-në,  duhet të bëjë dhe krijimin e një komune 
në Tuz, çka do të tregojë me këtë rast  dhe përkushtimin e Malit të Zi për 
të konsoliduar demokracinë shumë-etnike, në  mbrojtjen e plotë te të drejtave 
të pakicave të saj.

Në fund të letrës së  tyre ligjvënësit amerikan Eliot Engel, Jean Schmidt 
dhe Gary Peters, drejtuar  Kryeministrit të Malit të Zi Igor Luksic, thonë 
se: "Ne e vlerësojmë shumë këtë  komunikim dhe marrjen në konsideratë të 
pikëpamjeve tona më shpresë se në ditët  e ardhme presim për të hapur një dialog 
me qeverinë tuaj - pikërisht për këtë  çështje.

Deputeti shqiptar në Parlamentin malazez, deputeti i koalicionit  shqiptar 
Perspektiva, Vasel Sinishtaj në fillim të këtij viti pati takime me  
kongresmenët amerikan i cili mbas prezantimit të problemeve të shumta me të  cilat 
ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, fitoj premtime se do të merren  
seriozisht me këto çështje duke kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi të përmbushin  
kërkesat demokratike të shqiptarëve. 

Kongresmenët amerikan Engel,  Schmidt dhe Peters janë anëtarë të Komitetit 
të Çështjeve Shqiptare në Kongresin  Amerikan/BEQIR  SINA/
clip_image001.jpg (image/jpeg, 10.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.