Nju Jork, perkujtohet 133 vjetori i lindjes se Mit'hat Frasherit
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Nju Jork, perkujtohet 133 vjetori i lindjes se Mit'hat Frasherit BEQIR SINA, Harstdale New York Lamaj: "Eshtrat e ketij njeriu te madh - Mit'hat Frasherit, duhet te prehen ne Atdhe" Westchester County, New York: Ne varrezat pubilke "Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York, eshte perkujtuar 133 vjetori i lindjes se Mit'hat Frasherit, kryetari i Kongresit te Manastirit (1908), themeluesi dhe udheheqes i Partise "Balli Kombetar", si dhe personaliteti me i rendesishem i çeshtjes kombetare dhe i luftes ndaj komunizmit ne perendim. Ne nderim te tij perfaqesues te Partise "Balli Kombetar" ne SHBA, Pellumb Lamaj, Qemal Lepenica, vellezerit (Mujo) Luarasi, Eqeremi, Novruzi, Fatmiri, z.Benjamin Cakrani , si dhe Kryetari i i Shoqates Amerikane Çameria, ne SHBA, zoti Endri Merxhushi, Sekretari i Pergjithshem i AAOC, zoti Sali Bollati, si dhe zoti Cenko Brahimaj, vendosen kurore me lule te fresketa prane varrit te tij - me nje shirit kuq e zi ku shkruhej me germa te arta "Balli Kombetare". Gjithashtu, ata vendosen buqeta me lule te fresketa tek varri i njerit prej udheheqesve te Ballit Kombetar, Professor Luan Gashit, autori i hartes se Shqiperise Etnike. Pjesmarresit qendruan ne heshtje ne shenje respekti dhe vendosen nga nje buqete me lule edhe tek varret e Sefer Luarasit (Mujo), Hysen Neço Mataj, Lufto Toto, Hasan Çapani, Azem Tartaraj, Çize Murtaj, Prof. Zef Pali, (shkrimtar e atdhetar), Sulejman Meço, Ruzhdi Daka, Talat Karagjozi dhe Dr. Ali Xh. Koprencka. Ne 133 vjetorin e lindjes se Mit'hat Frasherit oratoret, duke folur per figuren e tij vleresuan shpirtin atdhetar te ketij burri te madh si dhe çmuan lart krijimtarine letrare, sociokulturore dhe politike. Ata thane se gjate pese dekadave te sundimit komunist, figura e tij, eshte sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, nderkohe, qe u shprehen dhe bene thirrje; se ka ardhur koha qe eshtrat e tij - tani e kane vendin vetem ne Shqiperi dhe te dergohen atje me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Udheheqesi i kesaj ceremonie te thjeshte, por teper dinjitoze, ish - burgosuri politik i Spaçit, Pellumb Lamaj tha, "Jemi mbledhur ne kete vend per te kujtuar 133 vjet vjetorin e lindjes se nje nga figurat me te shquara kombetare, Mit'hat Frasherit. I cili, u lind me 25 mars te vitit 1879, ne Janinen shqiptare - krahinen e Çamerise. Edhe pse kane kaluar shume vite" tha Lamaj, "fatkeqesisht, figura e shquar e Mit'hat Frasherit qendron ende e censuruar nga historografia sllavo-komuniste. Ajo çka beri Mit'hat Frasheri per Shqiperine, e vendos kete figure emblematike ne plejaden e atyre shqiptareve qe dhane gjithçka per kombin e tyre". Ne kete varr te thjeshte ne Njy Jork, prehen eshtrat e atdhetarit dhe patriotit me te madh shqiptar ne mergim, i cili shkriu gjithçka per kombin e vet. Mit'hat Frasheri vdiq me 3 Tetor 1949. "Ne kete vend, Kombi Shqipetar", u shpreh Lamaj "do te humbte nje nga bijte me te mire te historise kombetare nderkohe qe bashkeluftetaret e tij do te humbnin udheheqesin e tyre shpirteror dhe ashtu siç ishte si i biri i Abdyl Frasherit dhe nip i Sami Frasherit e Naim Frasherit, nga Familja e Madhe e Frasherillnjeve te Permetit, ai do te varrosej larg Shqiperise, asaj Shqiperie qe Mit'hati, e deshi aq shume dhe ja fali gjithçka." Lamaj kujtoje gjithashtu, "Ne 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri ne testamentin e tij i la shtetit shqiptar pasurine e tij, te tundshme dhe te patundshme, me qellim krijimin e nje instituti albanologjik ne Tirane, i cili do te merrej me studime ne fushen e historise se Shqiperise, dhe do te themelonte Bibloteken Kombetare ne Tirane. Mbas pushtimit komunist te Shqiperise, regjimi i Enver Hoxhes sekuestroi te gjithe pasurine e Mid'hat Frasherit, ku nje nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Frasherit, e cila ende sot ruan rreth 40 000 vellime qe jane pjese e Bibliotekes Kombetare te Shqiperise." thote ai. Lamaj, me pas recitoi edhe nje poezi te shkruar nga Kudret Kokoshi, te cilen siç tha ai e shkruajti brenda mureve te burgut te Burelit diten qe mbylli syte Babai i Shqiptarizmes, dhe kjo poezi theksoi ai u mesua permendesh nga te gjithe te burgosurit dhe u transmetua gjenerate pas gjenerate ç'ka tregon se historia nuk burgoset, nuk pushkatohet por jeton aq gjate sa dhe populli e gjinia njerezore ... Lum kush vdes per Kombin ... Mjere trradhetaret ... Ne dhe te huaj larg shqipes me gjak lyer Qe ti me ankth aq shume e dashurove Ne dhe te huaj prej fatit te zi perflakur Atdheut te vuajtur jeten i dhurove Babai i Kombit nder beteja plakur ... Ti zemrat tona me ideal i ngrohe Rrugen e jetes tone te pergjakur Hyjnor, Promethe ti na ndriçove Nder male e fusha nga Veriu ne Lindje Gjemon jehona e thirrjes shpetimtare Vrapo, vrapo Shqiperi per ne Rilindje Therret Mithati, Shqiperia e Shqipetareve Veterani i Ballit Kombetar ne mergim, zoti Qemal Lepenica, tregoi, " Mithat Frasheri, ose Lumo Skendo siç eshte njohur gjate luftes, ka qene minister i Puneve Botore ne qeverine e pare shqiptare, delegat i Stambollit dhe "Vatres" ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1920. Njeherazi pjesemarres ne Konferencen e Mukjes (1943), kur mes forcave politike shqiptare u arrit marreveshje per mbrojtjen e atdheut, e cila me pas u prish, kurse Mithat Frasheri pas ardhjes se komunisteve ne pushtet u largua per ne Amerike. Perfaqesuesit e komunitetit Çame ne SHBA, Bollati e Merxhushi, e vlersuan lart figuren e Mit'hat Frasherit, sidomos ne aspektin e fromimit te tij kombetar, ate çka ka bere ai per Çamerine. Bollati tha,"Po kujtojme nje nga atdhetaret me te medhenje, perfaqesuesi i denje i njeres prej familjeve me te shuquara shqiptare qe e shkriu gjithe jeten e tij per Shqiperine, edhe ne toke te huaj. Mit'hat Frasheri do te kujtohet gjate nga ne Çamet per kohen, kur ai si diplomat beri per Çamerine. Si Frasharlli i madh e mbrojti deri ne vdekje çeshtjen Çame". Me krenarine e tij si nje çame qe po merrte pjese per t'i dhene nje nderim te paharruar "Babait te Kombit", siç e quajti ai, foli edhe Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Çameria ne SHBA, zoti Endri Merxhushi. Ne fund, Pellumb Lamaj beri thirrje qe ne kete 133 vjetor te lindjes se Mit'hat Frasherit, dhe 100 vjetorit te madh te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, "Sherbestarit te Shqiperise", do t'i bej thirrje edhe nje here klases politike shqiptare, histrorigrafise, institucioneve te kultures kudo qe ndodhen ne trojet e tyre etnike qe eshtrat e ketij njeriu te madh te prehen ne Atdhe". Nju Jork, përkujtohet 133 vjetori i lindjes së Mit'hat Frashërit BEQIR SINA, Harstdale New York Lamaj: "Eshtrat e këtij njeriu të madh - Mit'hat Frashërit, duhet të prehen në Atdhe" Westchester County, New York: Ne varrezat pubilke "Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York, është përkujtuar 133 vjetori i lindjes së Mit'hat Frashërit, kryetari i Kongresit te Manastirit (1908), themeluesi dhe udhëheqës i Partisë "Balli Kombëtar", si dhe personaliteti më i rendesishem i çeshtjes kombetare dhe i luftes ndaj komunizmit ne perendim. Ne nderim te tij përfaqësues të Partisë "Balli Kombëtar" në SHBA, Pëllumb Lamaj, Qemal Lepenica, vëllezërit (Mujo) Luarasi, Eqeremi, Novruzi, Fatmiri, z.Benjamin Cakrani , si dhe Kryetari i i Shoqatës Amerikane Çamëria, në SHBA, zoti Endri Merxhushi, Sekretari i Përgjithshëm i AAOC, zoti Sali Bollati, si dhe zoti Cenko Brahimaj, vendosen kurorë me lule të freskëta pranë varrit të tij - me një shirit kuq e zi ku shkruhej me gërma të arta "Balli Kombëtarë". Gjithashtu, ata vendosën buqeta me lule të freskëta tek varri i njerit prej udheheqesve të Ballit Kombëtar, Professor Luan Gashit, autori i hartës së Shqiperise Etnike. Pjesmarrësit qëndruan në heshtje në shenjë respekti dhe vendosën nga një buqetë me lule edhe tek varret e Sefer Luarasit (Mujo), Hysen Neço Mataj, Lufto Toto, Hasan Çapani, Azem Tartaraj, Çize Murtaj, Prof. Zef Pali, (shkrimtar e atdhetar), Sulejman Meço, Ruzhdi Daka, Talat Karagjozi dhe Dr. Ali Xh. Koprencka. Në 133 vjetorin e lindjes së Mit'hat Frashërit oratorët, duke folur për figurën e tij vlerësuan shpirtin atdhetar të këtij burri të madh si dhe çmuan lart krijimtarinë letrare, sociokulturore dhe politike. Ata thanë se gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, figura e tij, është sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, ndërkohë, që u shprehën dhe bënë thirrje; se ka ardhur koha që eshtrat e tij - tani e kanë vendin vetëm në Shqipëri dhe të dërgohen atje me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Udhëheqësi i kësaj ceremonie të thjeshtë, por tepër dinjitoze, ish - burgosuri politik i Spaçit, Pëllumb Lamaj tha, "Jemi mbledhur në këtë vend për të kujtuar 133 vjet vjetorin e lindjes së një nga figurat më të shquara kombëtare, Mit'hat Frashërit. I cili, u lind më 25 mars të vitit 1879, në Janinën shqiptare - krahinën e Çamërisë. Edhe pse kane kaluar shumë vite" tha Lamaj, "fatkeqësisht, figura e shquar e Mit'hat Frashërit qëndron ende e censuruar nga historografia sllavo-komuniste. Ajo çka bëri Mit'hat Frasheri për Shqipërinë, e vendos këtë figurë emblematike në plejadën e atyre shqiptarëve që dhanë gjithçka për kombin e tyre". Në këtë varr të thjeshte ne Njy Jork, prehen eshtrat e atdhetarit dhe patriotit me te madh shqiptar në mërgim, i cili shkriu gjithçka per kombin e vet. Mit'hat Frasheri vdiq me 3 Tetor 1949. "Në këtë vend, Kombi Shqipëtar", u shpreh Lamaj "do të humbte një nga bijtë më të mirë të historisë kombëtare ndërkohë që bashkëluftëtarët e tij do të humbnin udhëheqësin e tyrë shpirtëror dhe ashtu siç ishte si i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i Sami Frashërit e Naim Frashërit, nga Familja e Madhe e Frashërillnjëve të Përmetit, ai do të varrosej larg Shqipërisë, asaj Shqipërie që Mit'hati, e deshi aq shumë dhe ja fali gjithçka." Lamaj kujtojë gjithashtu, "Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i la shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme, me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë, dhe do të themelonte Biblotekën Kombëtare në Tiranë. Mbas pushtimit komunist të Shqipërisë, regjimi i Enver Hoxhës sekuestroi te gjithe pasurinë e Mid'hat Frashërit, ku një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Frashërit, e cila ende sot ruan rreth 40 000 vëllime qe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë." thotë ai. Lamaj, më pas recitoi edhe një poezi të shkruar nga Kudret Kokoshi, të cilën siç tha ai e shkruajti brenda mureve të burgut të Burelit ditën që mbylli sytë Babai i Shqiptarizmës, dhe kjo poezi theksoi ai u mësua përmendësh nga të gjithë të burgosurit dhe u transmetua gjeneratë pas gjenerate ç'ka tregon se historia nuk burgoset, nuk pushkatohet por jeton aq gjatë sa dhe populli e gjinia njerëzore ... Lum kush vdes për Kombin ... Mjerë trradhëtarët ... Në dhe të huaj larg shqipes me gjak lyer Që ti me ankth aq shumë e dashurove Në dhe të huaj prej fatit të zi përflakur Atdheut të vuajtur jetën i dhurove Babai i Kombit nder beteja plakur ... Ti zemrat tona me ideal i ngrohe Rrugën e jetës tonë të përgjakur Hyjnor, Promethe ti na ndriçove Ndër male e fusha nga Veriu në Lindje Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje Thërret Mithati, Shqipëria e Shqipetarëve Veterani i Ballit Kombëtar në mërgim, zoti Qemal Lepenica, tregoi, " Mithat Frashëri, ose Lumo Skendo siç është njohur gjatë luftës, ka qenë ministër i Punëve Botore në qeverinë e parë shqiptare, delegat i Stambollit dhe "Vatrës" në Konferencën e Paqes në Paris, më 1920. Njëherazi pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes (1943), kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrëveshje për mbrojtjen e atdheut, e cila më pas u prish, kurse Mithat Frashëri pas ardhjes së komunistëve në pushtet u largua per në Amerikë. Përfaqësuesit e komunitetit Çamë në SHBA, Bollati e Merxhushi, e vlersuan lart figurën e Mit'hat Frashërit, sidomos në aspektin e fromimit të tij kombëtar, atë çka ka bërë ai për Çamërinë. Bollati tha,"Po kujtojmë një nga atdhetarët më të mëdhenjë, përfaqësuesi i denjë i njërës prej familjeve më të shuquara shqiptare që e shkriu gjithë jeten e tij për Shqipërinë, edhe në tokë të huaj. Mit'hat Frashëri do të kujtohet gjatë nga ne Çamët për kohën, kur ai si diplomat bëri për Çamërinë. Si Frasharlli i madh e mbrojti deri në vdekje çështjen Çame". Më krenarinë e tij si një çamë që po merrte pjesë për t'i dhënë një nderim të paharruar "Babait të Kombit", siç e quajti ai, foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Çamëria në SHBA, zoti Endri Merxhushi. Në fund, Pëllumb Lamaj bëri thirrje që në këtë 133 vjetor të lindjes së Mit'hat Frashërit, dhe 100 vjetorit të madh të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, "Shërbestarit të Shqipërisë", do t'i bëj thirrje edhe një herë klasës politike shqiptare, histrorigrafisë, institucioneve të kulturës kudo që ndodhen në trojet e tyre etnike qe eshtrat e këtij njeriu të madh të prehen në Atdhe".
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 61.1 KB) - not displayed
IMG_0027.JPG
(image/jpeg, 54.4 KB) - not displayed
IMG_0033.JPG
(image/jpeg, 67.2 KB) - not displayed
IMG_0040.JPG
(image/jpeg, 60.2 KB) - not displayed
IMG_0049.JPG
(image/jpeg, 59.6 KB) - not displayed
IMG_0051.JPG
(image/jpeg, 47.3 KB) - not displayed
IMG_0068.JPG
(image/jpeg, 62 KB) - not displayed
IMG_0082.JPG
(image/jpeg, 52.4 KB) - not displayed
IMG_0085.JPG
(image/jpeg, 56.6 KB) - not displayed
IMG_0087.JPG
(image/jpeg, 56.5 KB) - not displayed
IMG_0117.JPG
(image/jpeg, 55.2 KB) - not displayed
IMG_0121.JPG
(image/jpeg, 61.8 KB) - not displayed
IMG_0131.JPG
(image/jpeg, 14.5 KB) - not displayed