| Newsgroups |
gmane.politics.region.albania.shqiperia |
| Message-ID |
<[email protected]> |
Tiranë, më 28 mars 2012
Deklaratë për media
Dje, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri një deklaratë ku
përmendet partia “Lëvizja e Legalitetit” dhe kryetari i saj z. Ekrem Spahiu.
Krahas shqetësimit të arsyeshëm që shprehet në deklaratën e Delegacionit
të Bashkimit Evropian në Shqipëri, me keqardhje vëmë re se ka një nxitim të
habitshëm për t’ju referuar partisë Lëvizja e Legaliteti dhe kryetarit të
saj z. Spahiu.
Ky referim është bërë në kuadër të një mjegullnaje mediatike dhe kur ndaj
z. Spahiu është bërë një kallëzim penal. Thënë ndryshe, Delegacioni i
Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar duke ju referuar burimeve të pasigurta
e të paprovuara si edhe, një deklaratë te tillë e konsiderojme presion
ndaj organeve të drejtësisë shqiptare.
Duke marrë shkak nga tërësia e deklaratës së djeshme të Delegacionit të
Bashkimit Evropian në Shqipëri, është rasti të kujtojmë se orientimi pro
Perëndimor është cilësi e kahershme e PLL dhe kombit shqiptar. PLL mendon se
integrimi jonë në BE nuk duhet të cenojë identitetin tonë kombëtar deri në
atë masë sa tu japim qytetari fenomeneve që deri tani kanë qenë të huaja dhe
janë të papranueshme nga shumica dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, ne urojmë që Delegacioni i Bashkimit
Evropian në Shqipëri të tregojë të njëjtin zell për të kërkuar prej autoriteteve
shqiptare edhe dënimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin dhe
dëmshpërblimin e ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë, garantimin dhe
rikthimin e pronës pronarëve të ligjshëm, garantimin e votës së lirë dhe një
procesi zgjedhor të ndershëm, çështje këto mjaft të rëndësishme, të debatuara
dhe për të cilat gjithashtu ka edhe dokumente ndërkombëtare.
Artan Tujani
Sekretar i Përgjithshëm i PLL