Deklaratë për media e PLL

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 



Tiranë, më 28 mars  2012 

Deklaratë për  media 


Dje, Delegacioni i  Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri një deklaratë ku 
përmendet partia  “Lëvizja e Legalitetit” dhe kryetari i saj z. Ekrem Spahiu. 
Krahas shqetësimit  të arsyeshëm që shprehet në deklaratën e Delegacionit 
të Bashkimit Evropian në  Shqipëri, me keqardhje vëmë re se ka një nxitim të 
habitshëm për t’ju referuar  partisë Lëvizja e Legaliteti dhe kryetarit të 
saj z. Spahiu. 

Ky referim është  bërë në kuadër të një mjegullnaje mediatike dhe kur ndaj 
z. Spahiu është bërë  një kallëzim penal. Thënë ndryshe, Delegacioni i 
Bashkimit Evropian në  Shqipëri ka reaguar duke ju referuar burimeve të pasigurta 
e të paprovuara si  edhe, një deklaratë te tillë e konsiderojme presion 
ndaj organeve të  drejtësisë shqiptare. 

Duke marrë shkak  nga tërësia e deklaratës së djeshme të Delegacionit të 
Bashkimit Evropian në  Shqipëri, është rasti të kujtojmë se orientimi pro 
Perëndimor është  cilësi e  kahershme e PLL dhe kombit shqiptar. PLL mendon se 
integrimi  jonë në BE nuk duhet të cenojë identitetin tonë kombëtar deri në 
atë masë sa  tu japim qytetari fenomeneve që deri tani kanë qenë të huaja dhe 
janë të  papranueshme nga shumica dërrmuese e shoqërisë shqiptare. 

Së fundmi, por jo  nga rëndësia, ne urojmë që Delegacioni i Bashkimit 
Evropian në Shqipëri të  tregojë të njëjtin zell për të kërkuar prej autoriteteve 
shqiptare edhe  dënimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin dhe 
dëmshpërblimin e ish të  burgosurve dhe përndjekurve politikë, garantimin dhe 
rikthimin e pronës  pronarëve të ligjshëm, garantimin e votës së lirë dhe një 
procesi zgjedhor të  ndershëm, çështje këto mjaft të rëndësishme, të debatuara 
dhe për të cilat  gjithashtu ka edhe dokumente ndërkombëtare. 
Artan  Tujani
Sekretar i Përgjithshëm i PLL
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.