Kush po i minimizon incidentet në Maqedoni?

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFm1WskA+wufx=RgAmb+7NpVVxm_MeaU4Ys6Wmyx1J+v4A@mail.gmail.com>
*Kush po i minimizon incidentet në Maqedoni?*

*Hamdi Nuhiju*

http://zhurnal.mk/content/?id=123291064227



Në gjellën politike të Maqedonisë, po hedhen herë kripëra të ndryshme, e
herë mëlmesa që nuk kanë të bëjnë fare me gjellën. Gjella, si e tillë,
duhet që të zihet, dhe ti shërbejë qytetarëve për plotësimin e nevojave të
tyre, por mund të shndërrohet edhe në helm të padëshirueshëm.

Shumica e problemeve shëndetësore tek njerëzit, lindin si rezultat i
ushqimit në mënyrë jo të rregullt dhe jo të shëndetshëm. Si rezultat i
kësaj, shohim një numër të madh qytetarësh, duke pritur rend para
sporteleve të spitaleve, për të regjistruar sëmundjet e tyre. Rruga prej
tek regjistrimi i sëmundjes, e deri tek shërimi i saj, në këtë vend të
çuditshëm, është bërë shumë e gjatë.

Ndryshimi i qasjes së qeverisë, ndaj spitaleve dhe punës së menaxhment-it
të tyre ka dy parabola. Njëra është e saktë dhe e mirë, tjetra është e
gabuar. Sa i përket parabolës së parë, është e saktë, sepse, spitalet në
Republikën e Maqedonisë, u patën shndërruar në tmerr higjienik. Edhe pse,
kemi të bëjmë me shëndetin e njeriut, pakujdesia, korrupsioni e
prostitucioni i ekipeve nëpër spitalet e Maqedonisë, i shndërroi ato në
gjendjen në të cilën gjenden. Hapi për ndryshimin e kësaj gjendjeje (pa
marrë parasysh se kush e ka marr këtë hap), është një hap i mirë dhe i
domosdoshëm. Po, parabola e gabuar është qasja ndaj këtij problemi përmes
syzeve partiake dhe nacionale. Nëpër televizionet e Maqedonisë, përmendet
me zell, shkarkimi i drejtorëve shqiptar, njashtu edhe qasja autokratike e
ministrit të shëndetësisë ndaj klinikës së qytetit të Tetovës. Syzet nuk e
kanë dioptrinë për ti rritur aq shumë gjërat. Plusi dhe minusi tyre gjendet
në duart e mediumeve, që herë shtypin plus, e herë minus. Me rëndësi është,
që qytetari i Maqedonisë të jetë gjithmonë me syze dhe asnjëherë të shoh
realitetin me sy e pa pengesa.

Ndonjëherë, plusit dhe minusit të syzeve të tilla, i kontribuojnë edhe disa
shqiptarë, që kanë fatin të janë deputet, ose edhe pedagog nëpër
universitetet tona private dhe shtetërore. Në një emision, në Top Channel,
Artan Grubi dhe Ymer Ismaili, i venduan minus dioptrisë së syzeve të
shqiptarëve të Maqedonisë, për të parë larg, e për të mos i përcjell ato,
dhe plus syzeve të shqiptarëve të Shqipërisë, duke proklamuar katolicizmit
dhe ortodoksizmin e shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse dikush, ka bindje
personale për atë gjë, gjithçka është në rregull. Kur flet në emër të
shqiptarëve të Maqedonisë, duhet të flasësh ose realitetin, ose të
heshtësh. Nuk e di, prej kah i nxori 12 % shqiptar ortodoks në Maqedoni,
Artan Grubi. E pyes publikisht për këtë gjë. Ende më shumë habitem, se cili
kod moral, etik, kombëtar i lejon Ymer Ismailit që të shprehet ashtu për
vajzat shqiptare që studiojnë nëpër universitete. Nëse dikush prej gjinisë
femërore nga familja e tij, do që të martohet me katolik, është bindje e
familjes së tij dhe në këtë gjë askush nuk e pengon.

Vajzat shqiptare që studiojnë nëpër universitetet private dhe shtetërore të
Maqedonisë, dhe që janë nga Maqedonia, pa marrë parasysh bindjeve të tyre,
nuk mund të gjendet asnjë prej tyre, që do të pranonte pretendimin e Ymer
Ismailit. Edhe pse personalisht kam respekt për shqiptarët katolik të mbarë
trojeve etnike. Po, ka do gjëra që nuk tolerohen as te ato, e as tek ne.

Është e vërtetë që Maqedonia në këto kohë të fundit, pati shumë incidente
fetare dhe ndër etnike. Si rezultat i kësaj, u zhvilluan disa emisione
debative në Maqedoni, në Shqipëri e në Kosovë. Në mesin e atyre emisioneve
pata rastin ta dëgjoj edhe shkrimtarin dhe analistin shqiptar nga Maqedonia
AbdulHakim Mehmeti, i cili ishte i ftuar në një emision në KTV. Ai, foli
gjatë për situatën e fundit në Maqedoni. Kishte shumë të drejtë në atë që
fliste. Situata e tensionuar ndër etnike dhe ndër fetare në vend është e
sponsorizuar nga qeveria e Nikolla Gruevskit. Bustet në Shkup nuk i
ndërtuan tifozët maqedonas, po buxheti i shtetit, enciklopedinë e
Maqedonisë, nuk e bërën tifozët maqedonas. Në vija të shkurtra, ai, pra,
AbulHakim Mehmeti na tregoi edhe njëherë se Maqedonia është e përkohshme si
shtet. Këtë konstatim, kemi pasur rastin ta lexojmë nëpër shkrimet e tij,
dhe ta dëgjojmë shpesh nga ai. Po, asnjëherë nuk dëgjuam nga ai, daljen nga
ky qorrsokak që i ka kapur shqiptarët e Maqedonisë.

Fetyllah Gulen thotë:” Ata që e kuptojnë lirinë si mundësi absolute
veprimi, janë kah e ngatërrojnë lirinë njerëzore me lirinë shtazore.
Diametralisht e kundërt me lirinë ku mbështeten zemrat e pafre për të
realizuar dëshirat e errëta të trupit, të gjithë natyrës lëndore të
njeriut, liri e cila është krejtësisht një simptomë shtazore, liria që duke
hequr pengesat para shpirtit, i hap udhë trokut të tij, është krejtësisht
një simptomë njerëzore!”

Kohët e fundit u mbajt edhe një debat për lirinë e shprehjes nëpër media.
Të vërtetën e tha Fetyllah Guleni kur nënvizoi kuptimin e lirisë absolute
të veprimit, si ngatërrim midis lirisë njerëzore me lirinë shtazore. Gjuha
e përdorur nga mediat e Maqedonisë, duhet që të jetë një gjuhë zbutjesh
tensionesh. Nuk pash askund zbutje të këtilla. Gruevski ndizte benzinën e
shtrenjtuar, ndërsa mediumet i hidhnin zjarr.  Konkludime të njëanshme,
njerëz të harxhuar intelektualist dhe politikisht, ishin ata, me hapësirën
më të madhe të komentimit të ngjarjeve në vend. Pala maqedonase, dhe ajo
shqiptare, shikuan të gjitha njëanshëm. Asnjëra prej tyre të flas
realitetin, ashtu siç është.

Në këtë shtet selektiv, ku as djalli nuk do të pranonte të jetonte,
përballë syve të tërë botës, ministresh-a e punëve të brendshme, i
kërcënohet atyre që mendojnë jo si ajo. Jeta e shqiptarëve të këtushëm
është bërë teatër. Shtrenjtim-e të reja vazhdojnë pa ndalim. Buka ka
arritur që të shitet edhe deri në 30 denar. Askush nuk bën zë. Asnjë
protestë. Asnjë reagim qytetar. Asnjë mos dëgjueshmëri publike ndaj
institucioneve të shtetit.

Hartën e Shqipërisë në Maqedoni po e vizatojnë vet maqedonasit. Ohër,
Strugë, Tetovë, Gostivar, Shkup, Kumanovë, në këtë hartë ende nuk janë të
përfshira Dibra, Kërcova, Bitola, etj. Incidentet e shpeshtuara, janë të
dukshme në këto qytete. Me këtë gjë, Nikolla Gruevski, po na tregon se
cilët janë qytetet shqiptare në Maqedoni. Ky përkujtim shpresoj se do të
jetë i mirë, për vetëdijesimin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Gruevski, së bashku me ministrat maqedonas, i hipi aeroplanit për në Katar.
Arabët e Katarit janë të interesuar për investime në Maqedoni. Pika e
derikëtushme është në rregull. Investimet që sjell Gruevski, nuk shkojnë në
zonat e dërmuara ekonomikisht të shqiptarëve, po shkojnë në Kavadar, në
Strumicë e gjetiu. Ndërsa vijnë prej Katarit, një vend qind për qind
mysliman. A po, harrova. Ne shqiptarët e Maqedonisë, sipas Artan Grubit ,
jemi 12 përqind ortodoks, dhe sipas Ymer Ismailit, do ti martonim vajzat
tona me katolikët shqiptar. Rroftë nacionalizmi me barkun e zbrazët.

Kur shqiptarët mendojnë dhe punojnë seriozisht për idetë e tyre, ata edhe
luftën e kanë serioze. BDI, arriti që të bëjë një ndryshim të vogël në
infrastrukturën e emrave të rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë. Rokadë e
vogël, e drejtë, e mirëpritur nga të gjithë. Lufta, për këtë rokadë të
vogël, ishte shumë e madhe. LSDM, bëri mjaftë zhurmë. BDI, nuk i emëruan
rrugët kryesisht me maqedonas, me emra shqiptarësh, po thjeshtë, tek
vendbanimet shqiptare, vendosën disa emra shqiptar. Maqedonasit, as këtë
gjë, nuk e duan për neve. Ajo që na takon,sipas tyre, duhet që të jetë në
duart e tyre, e jo në duart tona.

Nuk mund të kuptojë kryeneçësinë e ministrave maqedonas, ndaj emërtimit të
shkollave shqipe në Çair. Nuk e di, çfarë kuptimi ka patriotizmi tek
anëtarët e RDK dhe PDSH, të cilët, në vend që ti dalin në krah Izet
Mexhit-it në luftën e tij kundër garniturës maqedonase, ata e sulmojnë.
Nëse e kanë për qëllim arritjen e pushtetit është krejt në rregull. Por,
nëse thirren në emër të nacionalizmit shqiptarë, këtu gjërat janë jo në
rregull. Nuk di projekt më nacional, sesa emërtimi i shkollave shqipe në
Çair të Shkupit me emra shqiptar. Përderisa, ky projekt është nacional,
duhet të mbështetet me të gjitha forcat, e jo të sulmohet e luftohet.

Incidentet e fundit ndër etnike dhe ndër fetare në Maqedoni, po i minimizon
dhe i përjashton jashtë rrugës së zgjidhjes, vet komisari i lart i OSBE-së
për pakicat, Knut Volebek. Në vend, që të alarmojë për situatën e
tensionuar dhe të kryej presion përmes mekanizmave të tij, ndaj pushtetit
të këtushëm, ai zgjodhi rrugën e definimit. Në fillim, kishte problem të
madh në definimin e incidenteve. Pas incidenteve të Strugës, ai kishte
frikë të përmend incidentet ndër fetare, me vrap shkoi tek zyrat e BDI dhe
PDSH dhe i luti që këto incidente të definohen jo si janë, por si do ai. Më
pastaj, dha një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku ndërmjet tjerash
tha:” Kjo mund të jetë ajo shkëndija, për të cilën fola aq shumë. Mendoj se
në vend që të akuzohen mes tyre, ato duhet të punojnë së bashku dhe të
thonë se çfarë ne si politikanë mund të bëjmë bashkërisht, të mos e bëjmë
këtë çështje politiko-partiake, por si të bëjnë shoqëri nga kjo. Ne edhe më
tej mund të mos pajtohemi për shumë çështje, por nuk duhet ta shfrytëzojmë
përkatësinë etnike për marrjen e pushtetit”.

Zgjidhja e tij, ishte në arsimin e integruar, një ide tërësisht titiste, e
‘Bashkim-Vëllazërimit’ që shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës ia kanë
parë sherrin me dekada të tëra. Knut Volebek, po i minimizon incidentet
ndër etnike dhe ndër fetare. Shqiptarët e këtushëm nuk kanë nevojë për
minimizim, po për zgjidhje. Shumë njerëz do të thuanin:’ nëse nuk është
zgjidhje kjo gjë, atëherë kush është zgjidhja?’.

Mund të mendoj gabimisht. Por, përderisa shqiptarët e Maqedonisë e kanë
ngatërruar Zotin me njeriun, nuk do të ketë zgjidhje në këtë vend. Shpresat
e njeriut duhet të janë gjithmonë në Zotin, për besimtarët, dhe në Natyrën,
për ateistët. Të shpresosh nga i vdekshmi, simbolizon vdekjen tënde si
individ, si grup dhe si popull.

“ Nuk merren vesh ata që flasin të njëjtën gjuhë, por ata që kanë të
njëjtat ndjenja!”- Mevlana Xhelaludin Rumi.

Po qe se, ke të njëjtat ndjenja, me të miat, do të kuptosh brengën time.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.