Interviste e posaçme per gazeten Bota Sot, nga ligjvenesi demokrat nga Detroiti

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Interviste e posaçme per gazeten  Bota Sot, nga ligjvenesi demokrat nga  
Detroiti, Gary Piters 
Piters:" Shqiptaret ashtu si duan vendin e tyre duan  edhe Shtetet e 
Bashkauar te Amerikes" 
_http://www.botasot.info/img/440-um-6.01.jpg_ 
(http://www.botasot.info/img/440-um-6.01.jpg) 



Ne  nje interviste te posaçme per gazeten Bota Sot , dhene gazetarit tone 
ne SHBA,  Beqir Sina, ligjvenesi demokrat nga Detroiti Gary Piters, anetare i 
Grupit per  Çeshtjet Shqiptare ne Kongresin amerikan, flet per marredheniet 
e shkelqyera te  popullit Amerikan dhe atij Shqiptare. Mirepo, keto 
marredhenie thote ai duhet  çuar me perpara. Kongresmeni Gary Piters, flet edhe per 
çeshtjen e veriut te  Kosoves, bisedimet mes Prishtines e Beogradit si dhe  
per rolin dhe kontributin e madh te  diaspores shqiptare. 
Ne fund  kongresmeni demokrat i Detroitit, thote se:" Kontributi dhe 
dashuria per  Ameriken eshte ne perputheje edhe me dashruine dhe  pasionin e tyre  
per Shqiperine dhe popullin e tyre, per vendlindjen e tyre per atdheun e 
tyre  dhe une mendoj se eshte se dashuria dhe lidhja qe do te vazhdoje te 
mbaje dy  vendet tona me afer se bashku dhe miqesia jone do te rritet me shume 
gjate  viteve." 
Bota Sot :  Nje çeshtje majft shqetesuese dhe problematike do te thoja 
eshte ajo e veriut te  Kosoves - Mitrovica, ku Serbia ka 10 muaj po e mban te 
bllokuar veriun e Kosoves  permes strukturave te saj ilegale, te njohura 
tashme si “struktura paralele”,  por edhe atyre qe quhen barrikadat. Si e 
shpjegoni ju kete fakt  ? 
Piters  : Sigurisht une jam shume i vetedijshem per ate qe po ndodh ne veri 
te Kosoves,  dhe, qendroje ne menyre te vendosur me popullin e Kosoves, dhe 
insitucionet e  saj, per te siguruar ata qe ajo mund te mbrojne kufijte e 
saj, dhe te vazhdojne  te ushtrojne sovranitetin e tyre, mbi ate zone si ne 
gjithe territorin e  Kosoves. Dhe, me siguri do te mbeshtese qeverine e 
Kosoves, ne çdo menyre, qe ne  mund te sigurohemi se Kosova mund te kete kontroll 
te plote mbi integritetin e  tyre territorial. Kam pasur mundesine per te 
udhetuar ne Kosove ne fund te vitit  te kaluar dhe kemi pasur biseda te 
shumta me njerez nga KFOR-i, si dhe zyrtare  qeveritare dhe kemi biseduar pere 
kete çeshtje, qe thoni ju. Kjo eshte diçka qe  qeveria e Shteteve te Bashkuara 
duhet te vazhdojne te tregoje vemendjen e  duhur. 
Bota Sot :  Sipas jush kush mendon se po perfiton nga dialogu mes 
Prishtines dhe Beogradit  ? 
Piters  : Ne marreveshjet e nenshkruara, duket qarte qe Serbia do te shkoje 
drejt  aplikimit per t'u bere pjese e BE-se dhe Kosova duhej te tregonte se 
eshte e  gatshme te bashkepunoje me BE-ne, dhe shpresojme se do te jete ne 
rrugen e  duhur, gjithashtu, per pranim ne BE. Une sigurisht dua te jem 
shume i  vetedijshem per faktin qe Serbia, duhet te zbatoje te gjitha detyrimet 
qe ka  ndaj Kosoves sa me shume qe i afrohet pranimit ne BE.  
Kam pak frike  se po humbim ndikimin tone ne perpjekjet per ta bere Serbine 
qe ajo me te  vertete te mbaje fjalen per respektimin e teresise tokesore 
te Kosoves. Me sa di  une ne veprimet e saj, qeveria e Kosoves bashkpepunoi 
ngushte me qeverine e  SHBA. 
Une pata nje  mundesi per te biseduar me sekretaren Hillary Clinton dhe une 
mund t'ju them se  ajo eshte e fokusuar teresisht ne berjen te sigurt qe 
Kosova te vazhdoje te jete  nje shtet i pavarur sovran dhe perfundimisht mund 
te jete pjese e BE-se. Ajo  besonte se ky ishte nje hap i nevojshem ne ate 
rruge, por une mendoj se me çka  bere ajo dhe bashekshorti i saj, eshte shume 
i qarte qendrimi i saj ne  mbeshtetjen ndaj popullit te Kosoves. 
Bota Sot :  Ne mesin e neshkrimeve te nje letere derguar Kryeministrit te 
Malit te Zi, zotit  Igor Lukshiç ne te cilen ne mes tjerash kerkohet statusi 
i plote i Komunes se  Tuzit per Malesine, bashkengjitur me kongresistin 
Eliot Engel, dhe kongresisten  Jean Schmidt ishte edhe nenshrkimi i juaj Gary 
Piters !  
Piters  : Po, eshte e vertet se e kam nenshkruar edhe une! Une e kam 
nenshkruar ate  sepse une mendoj se eshte shume e rendesishme qe populli shqiptar 
ne Tuz, te  kete mundesi per veteqeverisje dhe te jene ne gjendje te kene 
nje qeveri  komunale te tyren, pra te jene ne gjendje per te qeverisur mbi ate 
zone.  
Mbasi  ne Mal te Zi ka komuna me te vogla. Andaj veçanerishte ne Mal te Zi, 
eshte shume  e rendesishme qe ata(Tuzi) te kene aftesine per veteqeverisje 
ne ate komune, dhe  kjo eshte arsyeja pse une mendoj se eshte e rendesishme 
per qeverine e Malit te  Zi, qe te dine se ka anetare te Kongresit te 
Shteteve te Bashkuara qe jane e  pare te jene ne gjendje dhe te qendrojne krah me 
kerkesat minoritetin shqiptar  ne ate vend. 
Ashtu  si kemi cekur edhe ne letren drejtuar Kryeministrit te Malit te Zi, 
shkelqesise  se tij Igor Lukshiq, ku thuhet se ne, kemi qene duke punuar per 
te inkurajuar  qeverine malazeze per te punuar me popullaten etnike 
shqiptare ne Mal te Zi dhe  se inkurajojme Qeverine e Malit te Zi, per te u bere 
garant e statusit te  Komunes se Tuzit.  
Ne  kete e bejme si perkrahes te forte te marredhenieve te SHBA me Malin e 
Zi dhe  miqte e popullit te Malit te Zi, qe ka pese vjete shtet i pavarur, 
dhe sovran,  duke e vlersuar ate çka ka bere Mali Zi, i cili ka perparuar 
dukshem, duke  arritur te marre edhe statusin e kandidatit ne Bashkimin 
Evropian, me shprese ne  te ardhmen per t'u bashkuar me NATO-n. 
Bota  Sot  : Çfare impakti mendoni se kane  pasur marredheniet shume te 
mira mes Shqiptareve dhe SHBA  ? 
Piters  : E pra une besoj se kjo eshte nje marredhenie e forte, qe eshte 
krijuar, por qe  tani dhe duhet te vazhdoje te jete nje marredhenie me e 
forte, dhe duhet te  shkoje me perpara. Kete e kam nga pervoja ime personale te 
kontakteve dhe  lidhjeve te mira me shqiptaret. Me duhet te specifikoje nje 
fakt se gjate  udhetimeve te mija ne Shqiperi dhe Kosove, kam pare kudo 
flamurin shqiptar, por  une pashe kudo bashke me te edhe flamurin e Shteteve te 
Bashkuara, qe te dy  valviten krenare. Eshte shume e qarte se ne saj te 
ketyre marredhenieve shume te  ngrohta dhe shume te mira, populli Amerikane me 
popullin e Shqiperise, ne edhe  ju jemi shume me fat qe te kemi keto lidhje 
dhe ne edhe ju duhet te vazhdojme te  forcojme marredheniet tona dhe te 
punojme qe lidhja jone te shkoje  perpara. 
Bota Sot:  A mund te na lini edhe nje mesazh per shqiptaret nepermjet 
gazetes  Bota  Sot? 
Piters  : Mesazhi im eshte se Shtetet e Bashkuara jane nje mik i Shqiperise 
dhe SHBA, si  nje mik i popullit shqiptar  do te  vazhdojme qe te kemi kete 
miqesi, qe i ka rrenjet e saj shume me heret. Ne  jemi te bekuar nga te 
paturit  nje  disapore shqiptare shume aktive ketu ne Shtetet e Bashkuara. Ju e 
dini qe une  perfaqesoj nje pjese te zones se Detroitit ne Michigan, zone  
e cila ka nje komunitet shume te madh  shqiptar, mjaft i integruar dhe mjaft 
vital dhe une besoj se eshte komuniteti i  dyte me i madh ne SHBA, pas New 
York-ut. Shqiptaret qe jane ne Michigan shumica  jane sipermarres, ata jane 
angazhuar per komunitetin, tone, dhe jane  me  te vertete nje pjese e asaj 
diaspore qe e percjell edhe forcen e  komunitetit tone, e cila reflektohet 
edhe ne komunitetin shqiptar, qe ka  zgjedhur te banojne dhe per te jetuar ne 
zonen e Detroit. Dhe, sigurisht qe  dashuria i tyre per Ameriken eshte ne 
perputheje te plote edhe me pasionin dhe  dashurine e tyre per Shqiperine dhe 
popullin e tyre, per vendlindjen e tyre per  atdheun e tyre, dhe une mendoj 
se eshte se dashuria dhe lidhja do te vazhdoje te  mbaje dy vendet tona me 
afer se bashku dhe miqesia jone do te rritet me shume  gjate viteve. 
Bota Sot  :  Zoti Kongresmen ishte me te vertet kenaqesi per kete 
interviste qe dhate per  gazeten tone 
Piters  : Me lejoni qe edhe une te shpreh kenaqesine time per ju dhe 
gazeten  Bota Sot-  
Intervistoje BEQIR  SINA - New York - 25 Mars 2012
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.