Në dritaret e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkT9gqMPzGs9yaqC1+7u33KWkUnn0ddBcsiVoitH6YC9A@mail.gmail.com>
*Në dritaret e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Bota mund të zbulohet dhe njihet nga të interesuarit për të. Gjithçka që
gjendet në të, nën të dhe përmbi të, mund të dal në shesh. Syri sheh dhe
percepton shumë gjëra. Për dallim prej zemrës e cila përpunon atë që e sheh
syri, mendja nuk mund ta kuptoj filozofinë e jetës pa prezencën e brumit të
saj.

Nënteksti i fjalëve mund të interpretohet edhe si nga dritaret. Po,
rrezatimi nuk është gjithmonë në vijën e reflekseve. Ndonjëherë duhet
kërkuar atë. Sidomos njeriu në nevojë. Unë, nuk e besoj, se ti nuk ke
nevojë për dritaret e Kur`anit, që të presësh, që nga dritaret e Kur`anit,
të vijnë vet rrezet.

Secili e di hallin e tij. Nëse do të trokasësh në dritaret e Kur`anit, për
të kërkuar atë që gjendet brenda, apo nuk do të trokasësh, edhe pse i sheh
për çdo ditë ato.

Shpirti është kërkues. Zemra lakmitare, e shkëputë atë, nga esenca. Çmimi i
shkëputjes është kjo dynja. Por, edhe në të, njeriu ka nevojë për thesaret
e Kur`anit. Paramendo, sikur të vendosej për fatin e jetës tënde. Ke jetuar
një jetë të mesme. Dëshiron ende t`i shijosh të mirat e kësaj bote. Për një
moment, bëhesh nevojtar. E di, se gjithmonë je nevojtar, ndërsa ke harruar
se sa të nevojshëm janë njerëzit për të mirat e tepërta që t`i dhuroi
dikush tjetër. A e di, se ka njerëz në këtë botë, që nuk dinë se çfarë ti
bëjnë parave të tyre. Në anën tjetër, ka njerëz të tillë, që nuk dinë
kënaqësi më të madhe sesa ngrënia e disa ëmbëlsirave, të marra nga
mbeturinat e qytetit. Në përmbyllje të kapakëve të jetës sate, ti që aq
shumë u largove nga dritaret e Kur`anit, tash me dhunë dëshiron t`i thyesh?!

Transmeton Is`hak b. Nasri, e ky nga Abdu-r-Rezaku, këtij Ma`meri, këtij
Hammami, këtij Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi Muhammed alejhi selam ka
thënë: “Në çdo moment dhe në çdo ditë duhet dhënë sadakë, t`i ndihmosh
ndokujt për të hipë në kalë, ose t`i ngarkojë gjërat e tij, edhe ajo është
sadakë, edhe fjala e mirë është sadakë, edhe çdo hap që e bën gjerë sa të
shkosh në namaz është sadakë, edhe rrugën t`ia tregosh ndokujt është
sadakë.”

As nga eliksiri i Pejgamberit alejhi selam nuk deshe të përfitosh? Të duket
vetja si Karuni, edhe pse, në fakt, je vetëm se një mynafik-dyfytyrësh më i
keq se Karuni. Fasada e besimtarëve të sodit është e dukshme. Të jep selam,
të përqafon, buzëqeshet me ty. Përmend fjalët subhanAllah, gjithmonë nëpër
biseda. Ka një mjekër gjigante. E rregulluar, e zbukuruar. Të gjitha gjërat
e dynjasë i ka provuar. Përdor teknologjinë më të re amerikane, japoneze,
kineze e gjermane. Pi pijet e prodhuara në Jerusalem e Nju Jork. Vozit një
veturë të prodhuar në Gjermani. Ha, nga lugët spanjolle, në enët franceze.
Konkretisht, kur duhet bërë mysliman i aksionit, e jo i reaksionit, për të
janë të ndaluara protestat, marrja me politikë, kundërshtimi i sistemeve
nëpërmjet sistemeve, kyçja në sisteme politike, juridike e shoqërore,
aktiviteti i shoqatave jo qeveritare etj.

Njeriu është elastik. Besimtari nuk është labil. Qëndrimet janë stabile,
deri në përfundim të rrahjeve të zemrës. Mund të merremi vesh për shumëçka,
por kur është në pyetje feja ime, besimi im, aty i ndajmë rrugët.

Ai që troket në dritaret e Kur`anit, e nuk i thyen, gjen shumëçka.

Ka thënë Allahu xh.sh.:“ Kështu, Ne kemi bërë në çdo qytet që keqbërësit më
të mëdhenj të ngrenë kurthe. Mirëpo, kurthet ia ngrenë vetëm vetvetes e nuk
e ndiejnë.”( El En`am:123)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.