Ne shpellen e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=oSXyxXPv8Dfug0mTVh3+yD8Zd0w4r_co5p_se+=eDvg@mail.gmail.com>
*Në shpellën e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Bota është shumë e vogël në zemrën e njeriut. Nuk duket fare. Gjithçka që
gjendet në të, të gjitha të mirat e saj, janë sa milingona. Bile, edhe më
të vogla se kaq. Duhet shfrytëzuar zbulimet e njeriut, për ti parë ato që
ka bota. Edhe me ndihmën e tyre, shikimi do të jetë shumë i vështirë.

Në parim, njerëzit janë të mëdhenj. Ata nuk i zë bota. Toka, qiejt, hëna,
diejt, dhe të gjitha gjallesat në të, nuk kanë pengesa për ta perceptuar
njeriun. Esenca e tij është shpirt. Po, engjëjt, c`patën me njeriun, kur
dyshuan në të? Krijesë e pa njohur. Edhe djalli mendoi se është më i
vlefshëm. Krijesë e veçantë.

Nënshtrimi i botës dhe gjithçka që gjendet në të, bëhet ndaj njeriut.
Meritë e këtij favori është marrja e amanetit mbi supe, misionit të
thirrjes së njerëzimit, në Zotin e vetëm. Shpesh herë, njeriu nuk është i
vetëdijshëm për rolin e tij. Prandaj edhe shkruhen aq shumë libra, e aq
shumë shkrime për të.

Qysh me fillimin e rrëfimit të tij, hyri në betejë të vazhdueshme me
djallin, dhe është në kohezion të drejtë me engjëjt. Faza e parë e botës,
ishte me deklarimin e krijesave për Krijuesin e tyre. Faza e dytë, e
menjëhershme e rrëfimit, ishte shpallja luftë e djallit të mallkuar.

U kthyem nga beteja e vogël, në betejën e madhe. Përsëriteshin këto fjalë
nga Pejgamberi Muhammed alejhi selam.

Betejat janë aq të shpeshta e të mëdha, saqë njeriu mund të lëkundet. Herë
anon kah rruga e djallit, e herë kthehet në esencën e tij shpirtërore.
Armiku i njeriut, nuk është njeriu. Dikush tha, se njeriu për njeriun është
ujk. Fraze boshe. Armiku i njeriut është i afatizuari deri në Ditën e
Gjykimit.Ai gjendet në çdo skaj. Prandaj, njeriu detyrohet që të vetmohet,
ndonjëherë për të medituar, e ndonjëherë edhe për të shpëtuar vetveten, për
hir të një ideali.

Pejgamberi Muhammed alejhi selam, kur iki nga Meke-ja për në Medine, ai u
fsheh në shpellën Theur, së bashku me mikun e tij të jetës Ebu Bekër es
Sidik r.a. Allahu xh.sh., ata i mbrojti përmes fijeve të merimangës, e cila
i hutoi pa besimtarët.

Edhe para këtij rasti, para ardhjes së Pejgamberisë, ai shkonte në një
shpellë, ku i qetësohej zemra, shpirti dhe mendja. Largohej nga jeta e
zhurmshme e politeizmit dhe i drejtohej Zotit të tij.

Kur`ani, fjala e Allahut, përmend djelmoshat e shpellës. Thotë Allahu në
Kur`an:” Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një
çudi nga mrekullitë Tona? Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe
thanë:’ O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje
të drejtë!”( Kehf:9-10)

Gjendja e atyre djelmoshave para mijëra viteve, është gati e njëjtë edhe
sot. Përveçse, kemi harruar referimin, dhe armën e besimtarit:duanë.

A mendon, se po qe se lutesh njëherë, nuk të pranohet duaja, duhet ta
ndërpritesh lutjen? Kjo nuk është ajkë e besimit.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.