Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911 kurora e lavdise
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_www.malesia.org_ (http://www.malesia.org) - _http://www.malesia.org/_ (http://www.malesia.org/) _MALESIA.ORG :: MALESIA NË INTERNET :: Tuz - Malësi. Malesia.Org është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Tuz - Malës_ (http://www.malesia.org/) Shoqata Dede Gjo’ Luli dhe Fondi Humanitare Malesia, ne New York, organizuan Mbremje festive me rastin e 101 Vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe 100 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise BEQIR SINA, New York "Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise e Shqiperise" BRONX - NEW YORK : Kryengritja Malesore e vitit 1911, e udhehequr nga Dede Gjo Luli, te shtunen eshte kremtuar me solemnitete te medha, edhe ne New York. Qindra bashkeatdhetar shumica e tyre malesore nga kjo treve, nen organizmin e Shoqates Dede Gjo'Luli dhe Fondit Humanitar Malesia, nga New York-u, kremtuan mbreme ne lokalin e njohur Maestro's ne Bronx, 101 vjetorin e kesaj Kryengritje, e cila i parapriu dhe pavaresise se shtetit shqiptare nje vit me pase, kur me 28 Nentor 1912, ne Vlore u shpalle Pavaresia e Shqiperise. Ne mesin e pjesemarresve ndodheshin edhe disa personalitete e veprimtare te dalluar te komunitetit tone, perfaqesues te klerit katolik, aktiviste, studente, afariste dhe biznesmen te suksesshem, gazetare dhe lider te komunitetit ; kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes Vatra, Dr Gjon Buçaj, presidenti i Keshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan z Martin Shkreli, Biznesmeni i sukseshem Mark Gjonaj aktivist i dalluar i komunitetit, i cili shume shpejt pritet te shpalli kandidaturen e tij per Assemblyman, nje vend ne Dhomen e Perfaqesuesve te Shtetit te New Yorkut, nga Shqiperia, z. Agim Loçi Drejtori Ekzekutive i Institutit "Shtepia e Drejtesise", dhe te rinjet e organizates "Rrenjet Shqiptare". Jehona e kesaj ngjarje te madhe me protagonist treven simbol te shqiptareve, Malesine e Madhe, edhe pse per 50 vjet te sundimit komunist, u la ne harrese, ne njeren dhe anen tjeter te kufirit "shqiptaro -shqiptare", jo vetem nuk eshte zbehur, por, ajo eshte kremtuar dhe tingellon sot me aktuale se kurre. Pasi tokat e Shqiperise Etnike, jane jo vetem te ndara, por mbi te gjitha shqiptaret ende nuk e kane realizuar ate endrren e tyre shekullore, per bashkimin e te gjitha trojeve. Gjithsesi, Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911, eshte kurora e lavdise. mbi lavdite, qe gjithnje shendrit ne qiellin kaltert te Malesise dhe Shqiperise, duke na e kujtuar se liria jone, ndoshta si tek asnje popull tjeter ne Bote, i ka themelet ne gjakun e te pareve tane. Pa dyshim epopeja e lufterave heroike ne Malesine e Madhe, e malesoreve me ne krye prisin legjendare Dede Gjo Luli, eshte nje thesar brilant qe rnban te gjalle kujtesen e brezave te sotem dhe atyre qe do vijne, se çmimi i mbijeteses sone ka qene teper i shtrenjte, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush. Sipas historianeve shqiptare, thuhet se :"Sidoqofte, kryengritja anti-osmane e vitit 1911 eshte shpallja "de Facto" e pavaresise se krejt Shqiperise. Ndersa ngritja e flamurit ne Vlore, ishte "de jure", ose me sakte nenshkrimi zyrtar i pavaresise se Shqiperise. Por, per te nderuar e kujtuar sadopak ato kohe heroike, qe i zbardhen faqen Malesise e Shqiperise, per dekada me rradhe, te pakten ketu ne SHBA, eshte kujtuar nga hera kjo ngjarje e madhe historike e shqiptareve. Mbremjen festive me rastin e 100-Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe 101-Vjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe, e drejtoje ne gjuhen e embel dhe te bukur shqipe, konferencieria zonjusha Linda Gojçaj, studente e lindur ne SHBA. Ne fillim te fjales se saj zonjusha Gojçaj, iu falenderua organizatorit, qe si u shpreh ajo i dha asaj kete nderim, te drejtoje kete kremtim - solemn, pra, kete darke madheshtore, u shpreh Gojçaj, e cila na ka bashkuar ketu per te kujtuar dy ngjarjet nga me te lavdishmet te historise sone kombetare, pra: 101 - Vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe, dhe - 100- Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise . Duke folur per rendesine e kesaj ngjarje, ajo tha se "Kryengritja e malesoreve e vitit 1911, frymezoi dhe ngriti ne kembe çdo shqiptare dhe çdo krahine te trojeve tona etnike. Dhe, ndersa sundimit pese shekullor ottoman tashme, po i vinte fundi, me 28 Nentor te 1912-tes, ne Vloren heroike, Shqiperia, ceku ajo u shpalle Shtet i Lire dhe i Pavarur. “ Edhe m` vedi me sundue, Pashe as Beg mos me nigiue”........, thote poeti i madh Gjergj Fishta," tha konferencieria Gojçaj. Darka solmne "Kryengritja Malesore e vitit 1911", u çele me egzekutimin e hymnit kombetare te SHBA dhe atij Shqiptar, kenduar nga studenti Albert Stanaj. Ne shenje nderimi per te renet, konferencieria ftoj pjesemarresit te ngrihen ne kembe, per te nderuar dhe respektuar me nje moment heshtje! kujtimin e tyre. Famullitari pran Kishes Shqiptare “ Zoja e Shkodres”, i perndershmi Dom Pjeter Popaj, kreu ritualin fetar te bekimit te kesaj darke! si dhe pershendeti 101 - Vjetorin e Kryengritjes se Malesise se Madhe, dhe - 100- Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise . Kush nuk asht mundue me na nda me njani tjetrin, tha ne fjalen e tij i perndershimi dom Pjeter Poapaj, duke shtuar se armiqte ateista jane mundue me na nda edhe prej Zotit. Por, theksoi Popaj, shqiptari mbeti i pandashem me Zotin, e me njani tjetrin." Ky bashkim sipas tij na ka ruajt gjate shekujve, se po te ishim te ndare prej njeri tjetrit, do t'ishim shkrie e harrue sikur shume kombe, kultura e perandori qe jane kene, e nuk jane ma. Na jemi te vegjel me numer, por kemi zemren e madhe, bujarine e besniknin, qe na kane mbajt gjall nder shekuj". Konferencieria, tha se:" Kryengritja e Malesise se Madhe e vitit 1911 eshte nder ngjarjet ma kulmore te historise sone kombetare. Malesoret e Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Trieshit, Kojes, Shkrelit, e viseve tjera, nen udheheqjen e trimit te maleve Dede Gjo Lulit, me 6 Prill te po atij viti, ne maje te Bratiles, ngriten flamurin shqiptar, per here te pare pas 500 vjete roberi." Rreth kesaj dhe ngjarjeve tjera qe çuan ne Pavaresine e Shqiperise, tha Gojaçaj, sonte do te na flase zoteri Frank Shkreli, analist shqiptaro - amerikan, ish gazetar dhe redaktor ne “Zerin e Amerikes”, seksioni shqip, i cili ka sherbyer keshilltar i larte programacioni ne Divizionin Europian te “ Zerit te Amerikes”, dhe ka qene Drejtor Egzekutiv i KKSHA, tha ajo . Folesi kryesore i ketij kremtimi zoti Frank Shkreli, mbajti nje kumtese, te cilen e kishte titulluar "Le ta marre vesh Evropa dhe Ballkani, se nuk luhet me me fatin e shqiptarit" Ai tha se eshte kenaqesi dhe privilegj qe gjendem sonte ketu, jo vetem per te perkujtuar me kete darke e festim, 101-vjetorin e kryengritjes se Malesise se Madhe, por ne te njejten kohe -- ne kete 100-vjetor te pavaresise se Shqiperise sivjet -- me krenari jemi mbledhur per te lartesuar ngjarjen qe i para-priu shpalljes se pavaresise ne Vlore, me 1912 -- e qe eshte ngritja e pare e flamurit kombetar ne trojet shqiptare, ç'prej kohes se heroit kombetar Gjergj Kastriotit - Skenderbe. -- "Mirepo, ceku nder te tjera Shkreli, ky kontribut i Ded Gjo Lulit nuk eshte njohur gjithmone nga historia dhe ende ka anashkalime dhe hesitime per te njohur kontributin e vertete te Ded Gjon Lulit ne historine kombetare. Per kete tha Shkreli, Fan Noli i cili me nje rast pat shkruar per Ded Gjo Lulin keshtu: ''Gjithmone ky personalitet i madh i Veriut me ka terheqe shume per trimerite, mençurine, guximin dhe vetedijen e larte qe kishte dhe per sakrificat qe bente per Atdheun e tij. Jam ndjere i pezmatuar, kur vone u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shume pak u permend. Rregjimi komunist me heshtjen e tij e denoji per se vdekuri heroin e luftrave per Flamur dhe Pavaresi, Dede Gjo Lulin. Historia vonon, por nuk harron.'' Fan Noli kishte te drejte u shpreh Shkreli sepse historia e ka vonuar Ded Gjo Lulin, por ajo nuk duhet ta harroje, prijsin e malesorve. Atij ceku ai nuk i eshte ndertuar ende ndonje monument ne Shqiperi, por emeri i tij eshte i shkruar ne zemerat e te gjithe shqiptareve. Ndersa kujtimi i tij kapercen kufijt e trojeve shqiptare dhe oqeanet, e mberrine edhe ketu ne Ameriken e larget., andaj sipas Shkrelit, dhe prania ne kete kremtim eshte deshmi se ai nuk do te harrohet. Me pas zoti Shkreli, beri thirrje duke thene se :"Prandaj, si pjesemarres ne kete pervjetor historik, ne sonte, nga ky tubim perkujtimor kerkojme me kembengulje nga autoritete e Tiranes qe nje nder objektivat madhore kombetare -- ne kete 100-vjetor te shpalljes se pavaresise se Shqiperise -- te jete vendosja e Ded Gjo Lulit (ashtu siç sugjeron edhe Fan Noli) ne piedestalin e merituar te historise se kombit shqiptar duke i ndertuar atij monumentin ne qender te kryeqytetit te kombit ne Tirane". Gjate fajles se tij z. Shkreli, permendi faktin se ne qoftse Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe patriote te tjere intelektuale te asaj kohe, nga e gjithe Shqiperia, e kishin pare te nevojshme, ndoshta te doemosdoshme, qe te shkonin per te takuar Ded Gjo' Lulin me qellim te hartimit te Memorandumit per te drejtat e shqiptareve ne te gjitha trojet e tyre - atehere, eshte e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme se pse elita e soteme politike dhe akademike shqiptare nuk i akordon Ded Gjon Lulit te njejtin respekt qe i akorduan atij rilindasit e kombit dhe baballaret e pavaresise se Shqiperise?, pyeti ai. Kerkesa tjeter me rendesi nga ky tubim sonte, si foles kryesore Shkreli ia drejtojme ne emer te ketij tubimi qeverise se Malit te Zi. "Eshte, ironik dhe tragjik fakti, tha ai qe edhe sot ne shekullin 21, malesoret dhe Malesia e Madhe, vendi ku Ded Gjo' Luli ngriti flamurin shqiptar dhe aty ku u perpiluan kerkesat per te drejtat e malesorve dhe te gjithe shqiptareve per vet-administrim, per gjuhe dhe buxhet te vetin - malesoret sot nuk i gezojne plotesisht keto te drejta -- njohjen dhe zbatimin e te cilave -- Ded Gjo Luli kerkoi nga pushtuesit turq 101 vjete me pare." Me tej zoti Shkreli shprehu nje falenderim te veçante per kongresistet amerikane Eliot Engel, Gary Peters dhe Jean Schmidt -- duke ju bere thirrje te gjitheve qe t'i bashkohemi thirrjes se tyre, te para disa diteve drejtuar Kryeministrit malazez -- qe Tuzit t'i jepet statusi i plote i komunes me te gjitha te drejtat-- siç theksojne kongresistet amerikane ne letren e tyre - para mbarimit te ketij viti, pasi ky eshte vullneti dhe e drejta e banoreve te asaj zone. Zonja e Zoteri ! klerike te nderuar -- me lejoni te them se duhet te jemi te vetdijshem, sepse siç thashe edhe me larte, Shqiptaret, tha Shkreli, nuk kane qene kurr me te lire se sot., rruge e dyere atyre u jane hapur si kurre me pare ne histori. " Prandaj, ta marre vesh Evropa dhe Ballkani , theksoje Shkreli, se te drejtat e shqiptarit nuk mund te neperkemben me dhe as nuk mund te luhet me me fatin e shqiptarit, sot. Kjo, nuk eshte nje deklarate kercnuese, por eshte nje deklarate reale, qe do te thote se shqiptari deshiron te jetoje ne shtepine e vet, zot i fatit te vet, ne paqe e siguri me fqinjte, si pjese e familjes se madhe evropiane. Ky, pra eshte mesazhi i pervjetorit te Kryengritjes se Malesise se Madhe dhe i udheheqsit te saj, Ded Gjon Luli" tha folesi kryesore i ketij kremtimi, zoti Frank Shkreli, Edhe sivjet, kete mbremje festive e organizuan se bashku dy subjektet tona te mirenjohura te komunitetit: Shoqata Atedhetare”Dede Gjo Luli” dhe Fondi Humanitar “Malesia”, tha ne emer te tyre si organizator i mbremjes kryetari i Shoqates Atdhetare” Dede Gjo Luli”,z. Sander Sinishtaj, Nderkohe, tha Sinishtaj me kete raste Shoqata Ded Gjo Luli dhe Fondi Humanitare Malesia ashtu si dhe vitet e tjera, kane vendosur te ndajne mirenjohje: per pune dhe veprimtari kombetare ne komunitet dhe me gjere, per punen e tyre dhe sukses shumevjeçare, njerin nder lideret me te çmuar te komunitetit shqiptare ne SHBA, dhe udheheqesin e denje shpirteror, Dom Pjeter Popaj. Gjithashtu, dhe ne mungese te ardhjes tha ai nderojme me mirenjohje edhe kengetarin Nikoll Nikeprelaj. Kjo fitore theksoje ne fjalen e tij kryetari i Shoqates Ded Gjo Luli, zoti Sander Sinishta, beri, qe 100 vite me vone, shqiponja jone dy krenare, te valoje e lire dhe me larte se kurr ne supet e gjeneratave krenare, qe vazhdojne te çojne kombin drejt perparimit!. "Nder ta jemi edhe ne ketu ne diaspore, theksoje Sinishta, duke pare qe ashtu si 100 vite me pare dhe deri sot, vazhdon te kete ndikim te veçante ne interesat perparimtare te kombit shqiptar....... Dhe, si pjese e kesaj diaspore, por edhe si paraardhes te atyre qe flijuan veten per ne dhe Shqiperine, keto manifestime na mundesojne qe t'i rrime afer historise, tradites dhe identitetit tone te lashte. Ne te njejten kohe, me mbesim te vetedijshem, qe si çdo popull tjeter paqedashes, si me pare edhe sot, vazhdojme t'i sherbejme civilizimit boteror me virtytet dhe qellimet me te pastra njerezore. Jemi te bindur qe kjo eshte e vetmja rruge drejt perparimit dhe stabilitetit, Rruge, kjo, e cila per ne u hap nje shekull me pare", tha ne fjalen e tij pershendetse z. Sander Sinishta kryetari i Shoqates Ded Gjo Luli, " Darka solemne "Kryengritja Malesore e vitit 1911", u shoqerua me nje program artistik te pergatitur nga pjestaret e SHKA "Bashkimi Kombetar", lahutarin popullor Rustem Ulaj, me interpretues aktorin Shaban Lajçi, rapsodin Tom Gjergji dhe nje grup i femijeve te "Shkolles Shqipe". Programin e beri edhe me te pasur dhe me te disponueshem me kenge e valle popullore nga repertoari i pasur i kengeve te saj, kengetaria e mirenjohur nga Malesia , Lirie Dedvukaj dhe Fran Vulaj, te shoqeruar nga grupi "Malesori". Voglushia Eva Juncaj, recitoje disa vargje te nje poezie per "Nenen"
IMG_0021.JPG
(image/jpeg, 52.5 KB) - not displayed
IMG_0024.JPG
(image/jpeg, 46.6 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG
(image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG
(image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
IMG_0039.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG
(image/jpeg, 81.2 KB) - not displayed
IMG_0050.JPG
(image/jpeg, 26 KB) - not displayed
IMG_0064.JPG
(image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
IMG_0075.JPG
(image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
IMG_0078.JPG
(image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
IMG_0104.JPG
(image/jpeg, 35.5 KB) - not displayed
IMG_0107.JPG
(image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
IMG_0114.JPG
(image/jpeg, 27.6 KB) - not displayed
IMG_0125.JPG
(image/jpeg, 22.6 KB) - not displayed
IMG_0127.JPG
(image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0128.JPG
(image/jpeg, 33.8 KB) - not displayed
IMG_0130.JPG
(image/jpeg, 24.4 KB) - not displayed
IMG_0137.JPG
(image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
IMG_0162.JPG
(image/jpeg, 19.9 KB) - not displayed