SHBA,Nje avion ushtarak “F/A-18” rrezohet mbi një ndertes te banuar

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 


_NOA -  Agjencia Kombëtare e Lajmeve_ 
(http://noa.al/news/faqe-ekskluzive.php)  
 
 
_http://noa.al/news/faqe-ekskluzive.php_ 
(http://noa.al/news/faqe-ekskluzive.php) 
 
 
 
 
SHBA,  Nje avion ushtarak i tipit “F/A-18” rrezohet mbi nje pallat te 
banuar ne  Virxhinia  
VIRGINIA–  Beqir Sina - Nje avion ushtarak i tipit “F-18”, eshte rrezuar 
sot mbas dite ne  nje zone te banuar ne shtetin e Virxhinias te Shteteve te 
Bashkuara. US Navy Jet  u rrezua ne nje kompleks apartamentesh ne Virginia 
Beach, ne Virginia, sot te  premten pasdite. Avioni - F/A-18D pjese e 
bombarduesve Strike Fighter Squadron  (VFA) 106 u perplas ne kompleksin e 
Apartamenteve Mayfair, duke shperthyer ne  tym te zi dhe ne zjarr te madh.

Komanada e US Navy ka raportuar se te dy  pilotet u hodhen me parashute nga 
aeroplani, jane te lenduar dhe u transportuan  per ne spitalin lokal per 
vezhgim. Nje prej anetareve te ekuipazhit, pra  piloteve ishte ne gjendje te 
mire dhe te tjetri ishte ne pa rrezik jete, tha  Emma Inman, nje zedhenese e 
Spitalit te Pergjithshem Sentra te Virginia Beach.  Ndersa shtoi ajo se nje 
nder njerezit e tjere te lenduar ishte nje zjarrfikes.  Plaget e te 
lenduarve perfshinin sipas saj mbytje nga tymi, tha  ajo.

Zyrtaret e aviacionit thane se te pakten jane goditur dy ndertesa te  
banimit, dhe ato ishin perfshire ne zjarr por nuk pati njoftime te menjehershme  
per demtime te tjera ne terren. Pamjet televizive treguan vetem nje 
shtellunge  tymi i zi qe dilte nga afer disa ndertesave ku kishte rene avioni, 
stacionet  televizive lokale thane se avioni Jet goditi vetem nje pallat.

Si bejne  te ditur mediat amerikane, nje zedhenes i marines amerikane, 
deklaroi se "avioni  i perkiste flotes ajrore te SHBA-es, dhe ishte duke 
fluturuar ne momentin qe u  rrezua rreth ores 10:30 me oren lokale dhe se pilotet, 
gjate rrezimit u leshuan  me parashute para se avioni te shperthente ne 
flake, kur ra mbi banesen e  banuar".

Kanali televizive CNN tregoje pamje te ketij aksidenti ku shihej  se avioni 
ushtarak "F-18" kishte goditur nje bllok banesash pamjet e vazhdueshme  
tregojne ende tymin e zi qe ngrihet prapa shtepive, teksa nje gazetare e CNN po 
 fliste shume afer vendit te ngjarjes. Te gjitha kanalet televizive 
Amerikane, i  nderprene per nje moment programet dhe emisionet e tyre, si zakonisht 
ne raste  te tilla te lajmeve me te rendesishme, ne te ashtuquajturen 
"Breaking News -  Nderprerje Programi".

Televizionet njoftuan gjithashtu se per nje moment  edhe nje rruge e 
rendesishme ne hyrjen e qytetit, ekspresi kryesore I-95, ishte  bllokuar nga te 
dyja drejtimet per te ndihmuar levizjen e makinave te  emergjences. Avioni i 
rrezuar dhe qe shpertheu mbi pallat duke leshuar nje  shtellunge te madhe 
tymi te perzier me flake ishte ngjitur nga baza ajrore ne  Oceana, te 
Virxhinias, per te zhvilluar nje stervitje rutine.

Deri tani  raportohet per nje dem te madh material dhe deme ne njerez por 
thuhet se nuk ka  pasur viktima. Gjate rrezimit dhe shperthimit te avionit 
luftarak "F-18"  raportet thone se ka shkaktuar shume deme materiale sidomos 
ndaj disa shtepive  ne qender te qytetit, si dhe ka bere qe te plagosen 
gjashte  persona.

MLV-106 eshte i bazes ajrore ne Naval Air Station Oceana, dhe  sherben si 
aeroplan te rojes bregdetare skuadroni i Flotes se Lindjes. Misioni i  tyre 
eshte per te trajnuar dhe te marre pjese ne stervitjen e marinsave Detare,  
Trupave te Parashutisteve, F/A-18 ka pilotet me te pergatitur te sistemeve te 
 armeve (WSOS) per te mbeshtetur angazhimet e flotes se SHBA edhe ne raste  
lufte./B.Sina/
 
 
 
 
 
 
 
SHBA, Një avion ushtarak i tipit “F/A-18” rrëzohet mbi një  pallat të 
banuar në Virxhinia 
 
(http://www.noa.al/news/admin/home/noa/public_html/wp-content/uploads/2012/04/avioni-rrezohet-noa.jpg) 
 
 
 
 
 
VIRGINIA– Beqir Sina - Një avion ushtarak i tipit “F-18”,  është rrëzuar 
sot mbas dite në një zonë të banuar në shtetin e Virxhinias të  Shteteve të 
Bashkuara. US Navy Jet u rrëzua në një kompleks apartamentesh në  Virginia 
Beach, në Virginia, sot të premten pasdite. Avioni - F/A-18D pjesë e  
bombarduesve Strike Fighter Squadron (VFA) 106 u përplas në kompleksin e  
Apartamenteve Mayfair, duke shpërthyer në tym të zi dhe në zjarr të  madh.

Komanada e US Navy ka raportuar se të dy pilotët u hodhën me  parashutë nga 
aeroplani, janë të lënduar dhe u transportuan për në spitalin  lokal për 
vëzhgim. Një prej anëtarëve të ekuipazhit, pra pilotëve ishte në  gjendje të 
mirë dhe të tjetri ishte në pa rrezik jete, tha Emma Inman, një  zëdhënëse e 
Spitalit të Përgjithshëm Sentra të Virginia Beach. Ndërsa shtoi ajo  se një 
ndër njerëzit e tjerë të lënduar ishte një zjarrfikës. Plagët e të  
lënduarve përfshinin sipas saj mbytje nga tymi, tha ajo.

Zyrtarët e  aviacionit thanë se të paktën janë goditur dy ndërtesa të 
banimit, dhe ato ishin  përfshirë në zjarr por nuk pati njoftime të menjëhershme 
për dëmtime të tjera në  terren. Pamjet televizive treguan vetëm një 
shtëllungë tymi i zi që dilte nga  afër disa ndërtesave ku kishte rënë avioni, 
stacionet televizive lokale thanë se  avioni Jet goditi vetëm një pallat.

Si bëjnë të ditur mediat amerikane,  një zëdhënës i marinës amerikane, 
deklaroi se "avioni i përkiste flotës ajrore  të SHBA-ës, dhe ishte duke 
fluturuar në momentin që u rrëzua rreth orës 10:30 me  orën lokale dhe se pilotët, 
gjatë rrëzimit u lëshuan me parashutë para se avioni  të shpërthente në 
flakë, kur ra mbi banesën e banuar".

Kanali televizivë  CNN tregojë pamje të këtij aksidenti ku shihej se avioni 
ushtarak "F-18" kishte  goditur një bllok banesash pamjet e vazhdueshme 
tregojnë ende tymin e zi që  ngrihet prapa shtëpive, teksa një gazetare e CNN 
po fliste shumë afër vendit të  ngjarjes. Të gjitha kanalet televizivë 
Amerikanë, i ndërprenë për një moment  programet dhe emisionet e tyre, si 
zakonisht në raste të tilla të lajmeve më të  rëndësishme, në të ashtuquajturën 
"Breaking News - Ndërprerje  Programi".

Televizionet njoftuan gjithashtu se për një moment edhe një  rrugë e 
rëndësishme në hyrjen e qytetit, ekspresi kryesorë I-95, ishte bllokuar  nga të 
dyja drejtimet për të ndihmuar lëvizjen e makinave të emergjencës. Avioni  i 
rrëzuar dhe që shpërtheu mbi pallat duke lëshuar një shtëllungë të madhe tymi 
 të përzier me flakë ishte ngjitur nga baza ajrore në Oceana, të 
Virxhinias, për  të zhvilluar një stërvitje rutinë.

Deri tani raportohet për një dëm të  madh material dhe dëme në njerëz por 
thuhet se nuk ka pasur viktima. Gjatë  rrëzimit dhe shpërthimit të avionit 
luftarak "F-18" raportet thonë se ka  shkaktuar shumë dëme materiale sidomos 
ndaj disa shtëpive në qendër të qytetit,  si dhe ka bërë që të plagosen 
gjashtë persona.

MLV-106 është i bazës  ajrore në Naval Air Station Oceana, dhe shërben si 
aeroplan të rojës bregdetare  skuadroni i Flotës së Lindjes. Misioni i tyre 
është për të trajnuar dhe të marrë  pjesë në stërvitjen e marinsave Detare, 
Trupave të Parashutistëve, F/A-18 ka  pilotët më të përgatitur të sistemeve 
të armëve (WSOS) për të mbështetur  angazhimet e flotës së SHBA edhe në raste 
lufte./B.Sina/
 
 
 
 



1


2


Smoke  rises from the burning fuselage of an F/A-18 Hornet after the jet 
crashed into  an apartment building in Virginia Beach, Va., Friday, April 6, 
2012. (AP  Photo/Caitlin Goforth)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.