D E K L A R A T E
(http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2012/04/aleanca_demokristiane.jpg)
Partia Aleanca Demokristiane e Shqiperise
DemoChristian Alliance Party of Albania
Partito Alleanza DemoCristiana di Albania
____________________________________________________________________________
___
Tirane me 07. 04.2012
D E K L A R A T E
ZEF BUSHATI : ALEANCA DEMOKRISTIANE PERSHENDET VIZITEN E KRYEMINISTRIT
BERISHA NE TURQI
Partia Aleanca Demokristiane pershendet viziten e Kryeministrit Berisha ne
Turqi duke e vleresuar si nje vizite mjaft te suksesshme e cila i sherben
forcimit te metejshem te marredhenieve historike e bilaterale midis dy
shteteve dhe dy popujve tane. Kjo vizite i sherbeu me se miri angazhimit te
përbashkët për të forcuar edhe me tej këto marrëdhënie, si edhe për të zgjeruar
dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë në gjitha fushat, në veçanti në
fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, në dobi të interesit më të mirë të
qytetarëve të të dy vendeve.
Partia Aleanca Demokristiane vlerson lart kontributin e Kryeministrit
Berisha gjate kesaj vizite vecanerisht per vëmendjen qe i kushtoi thellimit dhe
zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Nenshkrimi i
memorandumit te mirkuptimit per bashkepunim ne fushen e dipllomacise si dhe
Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Arkivave, jane edhe nje hap drejt
institucionalizimit te ketyre marredhenieve.
Partia Aleanca Demokristiane vlerson mbeshtetjen qe i dha Turqia Shqiperise
per antaresimin ne NATO, si dhe bashkëpunimin që dy vendet tona kanë
ndërtuar në fushën e sigurisë në kuadër të NATO-s. ADK vlerson rolin e
rëndësishëm te Kryeministrit Berisha, rolin politik e dipllomatik, strategjik e te
moderuar që e ka ndihmuar Shqipërine te jape nje kontribut serioz në dobi të
forcimit të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.
Partia Aleanca Demokristiane vlereson rolin e rendesishem qe Turqia ka
luajtur për paqen dhe stabilitetin në Ballkan vecanerisht gjate dekadave të
fundit. Respektimi i kufijve aktual është interesi më i mirë i kombeve te
Gadishullit të Ballkanit. Turqia ka qenë nje nga mbështetësit kryesor mbas
SHBA-se per njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe të rolit të saj, duke
kontribuar kështu në paqen dhe stabilitetin në Ballkan e bindur se Kosova, çdo
ditë e më shumë po behet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajonin tonë.
Partia Aleanca Demokristiane pershendet deklarimet e Kryeministrit Turk
Erdogan per mbështetjen me te gjithe potencialin e Turqise per kalimin e
projektit te gazesjellesit nepermjet territorit te Shqiperise. Vullnetin e
Turqise per te perfituar nga ky projekt Shqiperia dhe Italia dhe vendosmerine e
Kryeministrit Turk per të mbështetur Shqipërinë me projektin e ketij
gazsjellesi Transadriatik, e konsiderojme si nje mbeshtetje te rendesishme qe
Turqia i jep Shqiperise.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit
____________________________________________________________________________
_
Selia e ADK, Rruga e Kavajes, 21 Dhjetori-Godina e Njesise Bashkiake Nr 7,
Kati II-te TIRANE
e-mail: [email protected] Tel & Fax: + 355 4 2 320 926
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.