Mike Wallace: 5 Intervistat paharruesheme ne CBS "60 Minutes"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Chris Wallace; "Babai im ishte gjithçka; qe ju keni pare ne televizionin Amerikan CBS "60 Minutes" BEQIR SINA, New York Mike Wallace: 5 Intervistat paharruesheme ne CBS "60 Minutes" Djali intervistone babain e tij gazetare te famshem NEW YORK CITY : I biri i legjendes se gazetarise amerikane Mike Wallace, Chris Wallace, dje ne njeren prej sallave te studiove qendrore te Televizionit Fox News ne New York, ne "Avenue Of The Americas", shkruan shtypi njujorkez, po bente homazhe per babain e tij, i rrethuar nga nje grup kolegesh gazetare te pothuajse te gjitha kanaleve televizive, nga me te njohurat ne SHBA dhe bote, si; CNN, ABC, NBC, MNBC, CBS, BBC, RAI 1, RTF, ARD, RTV, Al Jazera, Euro News, Fox News, e tjere. Nje shprehje popullore shqiptare, thote; " Beme, Baba pa te te ngjaje!", dhe keshtu duket te kete ngjare dhe te jete edhe gazetari i njohur i Fox News Chris Wallace, i biri i legjendes se gazetarise Amerikane, Mike Wallace. "Une tashme e humbase babain tim tmerresisht", thote ai duke iu referuar legjendes se lajmeve te mesnates "60 Minute", nje nga me te shikuarat ne Shtetet e Bashkuara. Wallace i ri, i cili eshte gazetar ne kanalin Fox News, thote shtypi amerikan, tani ka nje "haraç", i cili eshte qe edhe ai duhet te behet si babai i tij - Mike Wallace. Ai leshoi nje deklarate te henen, dy dite pas vdekjes se babait te tij legjendar, korrespondentit i CBS, i cili nderroi jete ne moshen 93 vjeç ku thoshte se: "Babai im ishte gjithçka qe ju keni pare ne televizionin Amerikan CBS "60 Minutes". Interesante dhe i "kendshem", sfidues dhe irritues. Ai ishte gazetari me i mire qe kam njohur ndonjehere", ka thene Wallace, nepermjet deklerates se tij botuar, dje ne gazeten Los Angelos Times. "Dhe, ndersa puna shpesh here - "e ndau ate nga familja, sepse ai duhej te ishte per çdo nate i lidhur me lajmin,, gjate 20 viteve te fundit, ai ka punuar shume, per te patur sa me shume lidhjet me familjen e tij. Ai u be shoku im me i mire, mesuesi im i gazetarise. Dhe ne fund, kur u nda nga ne pergjithmone ai ishte i rrethuar nga ne femijet, plot niper e mbesa dhe madje edhe sternipat. Tani une po e ndjej me shume mungesen e tij - se po e humbas ate tmerresisht ". 64-vjeçari Chris Wallace, ishte femije, por mban mend shume nga babai i tij - prej kur prinderit e tij te divorcuar ne vitin 1948, krijojne nje lidhje tjeter martesore, dhe ai ishte nje adoleshent, kur nje vellai i tij i me i madh nga nje semundje e rende vdiq ne spital. Ai kujton ate edhe kur ai ka punuar ne Fox News per nente vitet e fundit, ne NBC dhe lamjet e fundit ne ABC, dhe e ka intervistuar vete babain e tij Mike Wallace . Babai im tha ai, i cili beri nje emer te paharrueshem ne televizionin Amerikan, permes "agresivitetit" te tij, stilit per te mos u terhequr, asnjehere , edhe ne intervistat e tij me personalitetet dhe burreshtetas, nga SHBA dhe bota, me ka lene pas nje trashegimeni mjaft te pasur " qe une patjeter do t'a shfrytezoje, ashtu si me ka mesuar ai".. Mike Wallace: 5 Intervistat paharrueshem ne CBS "60 Minutes" Gazetari ishte i famshem (dhe pafrike) i dalluar per "agresivitetin" tij, te stilit te veçante per te marre intervista - edhe te ngjashme me ato te stilit te hetusesve, me "intervistimin e te burgosurve", duke marre ne "pyetje" edhe disa prej figurave publike, te konsideruara nga me te "veshtirat" per t'u intervistuar drejtpersedrejti, komenton shtypi amerikan cilesite e tij. E tille ka qene edhe intervista me ate te liderit shpierteror Iranian Ajatollah Khomeinit, ose me kengetaren "problematike" ne Barbra Streisand dhe liderin musliman te afrikano - amerikaneve Louis Farrakhan, ne nje interviste te vitit 1996, duke e quajtur "Nigerian kombin me i korruptuar ne bote". Legjenda e gazetarise amerikane qe quhet Mike Wallace - i percaktuar nga gazetaret amerikan, si:" i patrembur dhe i pafrike nga subjektet e tij, qe ka pasur para mikrofonit te tij - shumica e tyre drejtpersedrejti ne intervista te "veshtira" - le pas nje arkiv shume interesant dhe te parraitshem, me intervista "te flakta" dhe me nje arkiv shume te pasur, e te fuqishme per gazetarine". Mike Wallace, ka lindur me emrin Myron Wallace me 9 maj, 1918, ne Brooklyn te Massachusetts, por me vone kru u rrite prinderit e tij dhe shoket e therrisnin Mike Wallace. Emer, ky, i cili e njohem te gjithe sot. Ai filloi karrieren e tij ne gazetari i koorrespondet i lajmeve politike ne gazeten ChicagoSun, ne vitin 1940. Ai eshte pare dhe si gazetari qe i shkruante dhe i pergadiste lajmet te radios WMAQ dhe per gazeten ChicagoSun . Ai filloi ne Televizionin CBS ne vitin 1951. Ai u martua kater here. Ne vitin 1986, ai martohet me Mary Jetis Wallace, e veja e shokut te tij te ngushte dhe koleg, Ted Yates, i cili kishte vdekur ne vitin 1967. Wallace, gazetari i pare, i punesuar ne emsionin e fameshem te mesnates "60 Minutes" ne CBS, vdiq naten e shtune, ne moshen 93 vjeç, duke lene pas perveç gruas se tij, edhe femijet, plot niper e mbesa dhe madje edhe sternipat. "Kontributi i tij i jashtezakonshem si nje transmetues - si nje gazetar amerikan eshte e pakufishm, dhe ai ka qene nje force ne industrine e televizionit gjate gjithe ekzistences se saj," tha Leslie Moonves, president dhe CEO & CBS Corp. "Humbja e tij do te ndihet nga te gjithe ne ne CBS por edhe ne gazetarine amerikane."u shpreh para kamerave zonja Moonves, presidente e televizionit CBS. Ne nje dokumentar historik, qe do t'i kushtohet jetes se tij - kete te shtune, ne fokus eshte gazetaria e tij . Ky program perkujtimor, do te transmetohet te shtunen ne mesnate, ne nje nder kanalet televizive me te shikueshmet ne Shtetet e Bashkuara, Televizioni CBS , i cili ka lajmeruar ne spotetet e tij, se do te jepen pjese nga ;" Pese intervistat me te paharrueshme te legjendes se gazetarise Amerikane Mike Wallace - "60 Minutes". Ato do te jene kryesisht intervista, duke filluar qe nga ajo qe do te jete e para me Khomeinin, ne te cilen ai e pyeti udheheqesin "nese ai ishte i çmendur!?". E dyta do te jete ne Intervisten "e ndezur" te Wallace, ne studiot e CBS, ne vitin 1991, "nje-me-nje, ose tet me tet" me Barbra Streisand, te cilen ai pati quajtur gjate asaj interviste, se ajo "ishte e vete zhytyr ne mendime": Ne intervisten e trete nga me te mirat e tij, e cila eshte perzgjedhur per tu ritransmetuar te shtunen ne kujtim te legjendes Wallace, eshte edhe ajo e vitit 2008 me bjesbollistin e famshem Amerikan, Roger Clemens. Pjese nga Intervista e katert e Wallace, per te shtunen eshte eshte ajo me liderin afrikano - amerikan Louis Farrakhan( me origjin nga Nigeria) ne nje interviste te vitit 1996, kur Wallace, gjate intervistes "arriti kulmin" e "kontra pyetjeve",- duke e quajtur "Nigerian, si kombin me i korruptuar ne bote". Ndersa, pjese nga intervista peste, nga perzgjedhja e intervistave me te famshme te tij, eshte ajo e bere per nje dokumentar te CBS ne Vietnam, Wallace, pas kesaj interviste e "shkarkoi" nga detyra Gjeneralin William Westmoreland , duke e akuzuar ate se ai ishte perfshire me nje "rrjet qe ndate pjesen e tij" siç e pate quajtur ai. (http://www.nodeju.com/wp-content/uploads/2012/04/mike-wallace-dies.png) Chris Wallace dhe legjenda e gazetarise amerikane Mike Wallace, ne Fox News Chris Wallace dhe legjenda e gazetarise amerikane Mike Wallace, ne Fox News Mike Wallace ne zyren e tij ne CBS - 2006. Legjenda e gazetarise amerikane Mike Wallace, ne themelimin e emisionit qe e beri ate te famhsem ne SHBA, "60 Minutes" ne CBS (http://www.wbur.org/files/2012/04/0409_wallace.jpg)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 43.7 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 23.5 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 89.3 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 18.8 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 58.5 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 38.2 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 73 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 62.9 KB) - not displayed