A foli drejt Jozefina?
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUF=1upZJpgxe2hV5mgy4if6YCDWGAav7JHCuBhRq33144w@mail.gmail.com> |
A foli drejt Jozefina? Mesazhet e Jozefinës, nuk ishin vetëm politike, e as vetëm historike. Ato, ishin edhe fetare, ndër qytetërimore dhe identitare. Këto gjëra duhet që të merren gjithmonë parasysh nga njerëzit që duan të merren me politikë Hamdi Nuhiju http://zhurnal.mk/content/?id=1241811354927 * * Vizita e krye parlamentares shqiptare, në Maqedoni, pak para pashkëve ortodokse ishte e një rëndësie të veçantë. Ajo u ftua nga ana e elitave politike të këtij shteti, me qëllim përfitimin politik të Shqipërisë në NATO, për lobi ndaj Maqedonisë, para samitit të NATO-s në Çikago. Vizita e saj, e pa paramenduar, la shenja të rëndësishme në diskursin e këtushëm politik. Ngjarjet që rrodhën, deklaratat e saj, dhe debatet e nxitura, nuk bën që të lihen në heshtje dhe të merren shkarazi, ashtu siç i marrim shkarazi të gjitha gjërat ne shqiptarët e Maqedonisë. Mesazhet e Jozefinës, nuk ishin vetëm politike, e as vetëm historike. Ato, ishin edhe fetare, ndër qytetërimore dhe identitare. Këto gjëra duhet që të merren gjithmonë parasysh nga njerëzit që duan të merren me politikë. E jo nga ata, që aksidentalisht janë bërë ministra ose kryeministra, madje edhe kryetar shtetit, siç ndodhi me Atifeten e Kosovës. Dikush aksidentalisht gjendet në një pozicion, pa e kërkuar fare, e pa vrapuar për të. Njerëzit përreth habiten, dhe gjendjen e tij në pozitë, e marrin si të kryer. Ata nuk kanë nerva, dhe energji që të merren me ndryshimin e një gjendjeje, e cila sillet ndoshta e vulosur dhe e paketuar prej jashtë. Fasadat e pritjes i kanë mësuar mirë maqedonasit. E bën të ndjehen Jozefinën tamam e huaj në Maqedoni. Jozefina u prit, nga kryetari i shtetit të Maqedonisë, kryeministri maqedonas, ministri i punëve të jashtme. Po, ajo mbajti edhe një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë. Ky lloj i pritjes, tamam bëhet për të huajin, e jo për pronarin e shtëpisë. Politikanët e Shqipërisë, dhe të Kosovës, kur vijnë në Maqedoni, ata nuk vijnë në ndonjë shtet të huaj. Thjeshtë vijnë në shtëpinë e tyre, të uzurpuar padrejtësisht nga ana e sllavëve, me bekimin e Perëndimit. Nëse duan të mësojnë, le të mësojnë nga qeveria turke, dhe vizitat e saj, nëpër shtetet e uzurpuara turke nga ana e Federatës Ruse. E tërë qeveria e Turqisë zbarkohet në Azerbajxhan, ose edhe në Turkmenistan. Unë nuk e mbaj mend ndonjëherë që e tërë qeveria e Republikës së Shqipërisë, tashmë një qind vjeçare të zbrazet në Shkup. Përderisa i tërë sistemi arsimor i Krimesë, edhe i shumicës së shteteve turke përreth Rusisë, financohet nga buxheti turk, unë nuk di asnjë shkollë shqipe në Maqedoni, në cilën do pjesë të Maqedonisë, të financohej nga Republika e Shqipërisë. Barrierat politike dhe ekonomike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk i vendojnë vetëm maqedonasit. Dhe, në këtë mënyrë të pajtohemi me këtë gjendje, e të mos ndërmarrim asnjë hap për ndryshim. Këto barriera më shumë krijohen në Tiranë, e në Prishtinë, sesa vijnë nga Shkupi e Beogradi. Nuk ekziston asnjë iniciativë e pushtetit politikë në Shqipëri e Kosovë, për të ndryshuar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të Maqedonisë. Ata mungojnë gjithkund. Nuk mund t’i gjejmë as në kulturë, as në art, as në religjion, as në arsim, as në sport. Ekzistojnë me qindra iniciativa sllave në Ballkan për zhvillimin dhe kultivimin e sporteve të ndryshme. Në shërbim të këtyre iniciativave janë vendosur edhe mediat maqedonase, firmat maqedonase e serbe. Edhe pse ekzistojnë parakushte për zhvillimin dhe kultivimin e sporteve të ndryshme midis shqiptarëve të Ballkanit, duke i përfshirë edhe shqiptarët e Maqedonisë, nuk del asnjë pushtet politik, e as ekonomik që të përkrah iniciativa të këtilla. Nga çfarë frikësohen pushtetet shqiptare, kur flenë me sy hapur? Nga zhvillimin i shqiptarëve dhe krijimi i lidhjeve të ngrohta midis tyre? Kam bindjen, se pushteti dhe opozita në Shqipëri, më shumë brengosen për atë se si ndjehen maqedonasit, sesa si jetojnë e trajtohen shqiptarët. Megjithatë, të kthehemi në esencën e bisedës sonë. Çfarë e bëri kaq të rëndësishme vizitën e Jozefinës në Maqedoni? Kësaj pyetjeje, mund ti japim një përgjigja përmes disa versioneve. Duhet ta kemi të qartë, se për të parën herë në marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Maqedoni, diplomatët e Shqipërisë vijnë në Maqedoni me rrolin superior. Ndërsa maqedonasit, me idenë e viktimizimit, njëjtë si izraelitet, po mbijetojnë qysh prej ekzistimit të tyre si ‘popull’.Ajo, paraqiti agjendën e saj, para ardhjes në Maqedoni. Mësuam se ajo u zgjodh edhe si qytetare nderi e Komunës së Çairit. Vizitoi edhe krerët e partive politike shqiptare në vend, dha deklarata të rëndësishme, po ajo që turbulloi situatën e këtushme maqedonase, është fjalimi i saj në Parlamentin e Maqedonisë. Shqiptarët ishin të parët që e çliruan Shkupin nga Perandoria Osmane, në krye me Dervish Carën dhe me 10.000 ushtar shqiptarë. Nuk jam historian që të dokumentoj fjalët e Jozefinës. Mendoj, se krerët e shtetit shqiptarë, në vend që të japin deklarata të këtilla në Parlamentin e Maqedonisë, duhet që ato deklarata ti përjetojnë shqiptarët e këtushëm me punë nga ana e investimeve të shtetit shqiptarë dhe kosovar. Çfarë kuptimi do të kishte deklarata e Jozefinës, kur maqedonasit janë kujdesur me kohë që asnjë shenjë shqiptare të mos ngelet në Shkup? Edhe bustet ‘shqiptare’ që po vendosen në Shkup, nuk përkasin bash ‘shqiptare’. Çfarë bëri shteti njëqind vjeçar shqiptarë, që deklarata e Jozefinës të jehojë në të katër anët e Maqedonisë, dhe të ndjehet në çdo shtëpi shqiptare? Megjithatë, Jozefina e bëri të veten. Ajo, foli atë që e ndjen. Dhe, maqedonasit reaguan, e dëshmuan edhe njëherë fajësinë e tyre. Në agjendën e saj, si krye parlamentare shqiptare, ishte edhe vizita e shtëpisë muze të Nënë Terezës në Shkup. Habitem, se si nuk ishte në agjendën e saj, vizita e Xhamisë së Abdurrahman Pashës në Tetovë. Apo, ndoshta vetëm Nënë Tereza ishte shqiptare dhe Abdurrahman Pasha, nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarët? Vizita e shtëpisë muze të Nënë Terezës, nga ana e krye parlamentares shqiptare, ishte një leksion shumë i madh për politikanët dhe intelektualët shqiptarë të Maqedonisë. Jozefina është shqiptare, po mbi të gjitha shqiptare katolike. E pa të udhës të mos vizitojë Xhaminë e Abdurrahman Pashës në Tetovë. Ndërsa, politikanët shqiptarë ( mysliman) nga Maqedonia, kur ikin për në Prishtinë, e kanë bërë të patjetërsueshme ta vizitojnë Katedralen e Kishës Katolike, ndërsa në Shqipëri, varrin e Gjergjit, në Lezhë. Mesazhi i Jozefinës ishte i qartë. Intelektuali dhe politikani shqiptarë ( mysliman) nga Maqedonia dhe nga Shqipëria e Kosova, kur të vizitojë Tiranën, të fal dy reqat namaz në Xhaminë e Et`hem Beut, ndërsa në Prishtinë, të dëgjojë një ligjëratë të Xhamia e Katër Llulave, në Tetovë, të vizitojë Xhaminë e Abdurrahman Pashës, e në Preshevë shkollën e medresesë. Përderisa kemi probleme të identifikohemi ashtu siç jemi, dhe të japim deklarata kote dhe boshe si Artan Grubi në Shqipëri, për ‘ortodoksinë’ e shqiptarëve të Maqedonisë, jemi në gjendje që të urinojnë mbi ne, gomar e kuaj qysh nga Leningradi, e deri në pjesën jugore të Greqisë.