New York : U mbajte ore perkujtimore per te ndjerin Akademik dr. Tome Berisha
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New York : U mbajte ore perkujtimore per te ndjerin Akademik dr. Tome Berisha BEQIR SINA, New York Gjonlekaj, thirrje : " T'i jepet titulli" Nderi i Kombit", nje institucioni shtetror, shkolle, rruge a shesh duhet te kete emrin e Tom Berishes. Edhe, ndonje Akademi Ushtarake e Kosoves ose e Shqiperise, do te ishte mire te kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishes" YONKERS - NEW YORK : Komuniteti Shqiptare i New York-ut, me rrethe nen kujdesin e Fondit Humanitare Malesia dhe Shoqaten Dede Gjon Luli nga New Yorku, organizojne:"Nje ore perkujtimore per te ndjerin Professor Dr. Tome Berisha. Kjo ceremoni nderimi per Gjeneral Tome Berishen u mbajte diten e shtune ne mesdreke, ne Royal Regency Hotel. Ky aktivitet qe iu kushtua veprimtarise atdhetare, akademike dhe ushtarake e personalitetit te larte si ishte Tome Berisha, e cila meriton nderimin e te gjithe shqiptareve. Ora perkujtimore u mbajt aty, ku pikerisht, 13 vjet me pare, u nise ne luften çlirimin e Kosoves, grupi i vullnetarve nga Amerika, Batalioni Atlantiku, me bije e bija te shqiptareve te Amerikes, cilet iu bashkuan radheve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, dhe qe luftuan per ndalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosoves me 1999-te, se bashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s, kunder forcave serbe ne Kosove. Drejtuesi i kesaj veprimtarie zoti Gjoke Gojaçaj, ne fillim te fjales se tij kujtoje se : "Gjashte jave me pare, pikerisht me 29 Shkurt, te ketij viti, ne kryeqytetin e Kroacise- Zagreb, u nda nga jeta ne moshen 89 vjeçare biri i shtrenjte i Malesise se Madhe, Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves e doktori i shkencave, Akademik Tome Berisha. Trupi i te ndierit Tome u soll ne vendlindjen e tij te dashur ne Grude te Malesise, ku dhe u varros me nderimet me te larta qytetare nga..: mijra bashkekombas nga Malesia dhe viset tjera shqiptare, midis te cileve edhe ish kolege te punes e bashkepuntore te çeshtjes se pavaresise se Kosoves e asaj kombetare ne teresi; diplomate te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves; figura e personalitete te dalluara nga vendi dhe diaspora." Mesazhe ngushellimesh, familjes Berisha i paten derguar Presidenti i Shqiperise Bamir Topi, Kryeministri i Kosoves Hashim Thaqi, Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha e shume personalitete te tjere. Ne, bashkekombasit i tij ketu ne Shtete te Bashkuara, tha me tej drejtuesi i kesaj veprimtarie, z. Gojçaj, percjelljen madheshtore te cilen vendlindja ia beri birit te vet per ne shtepine e perjetshme, e kemi ndjeke me shume vemendje, por poashtu edhe me shume malle e nostalgji nga pamundesia jone per te qene aty- prane arkivolit te tij. Prandaj, takohemi sot ketu per te kujtuar se bashku edhe nje here kete personalitet te madh te kombit tone, andaj ne shenje nderimi per te, u ftoj, tha ai per nje momemet heshtje! Me tej drejtuesi i kesaj ore perkujtimore, beri te ditur se kjo ore perkujtimore mbahet nen organizimin e Shoqates "Dede Gjo Luli" dhe Fondit Humanitar " Malesia" nga New Yorku, ne bashkepunim me veprimtare te tjere, te komunitetit tone. Ne emer te organizatorit, ne emer te gjithe juve dhe ne emrin tim, tha Gojçaj, familjes se Tome Berishes, te afermeve e miqeve te tij, u shprehim ngushellimet me te sinqerta per njeriun e madh te tyre e te mbare kombit; e trupi i te ndierit Tome le te prehet i qete ne token e shtrenjte e te dashur, te vendlindjes! Folesi kryesore i kesaj ore perkujtimore, ishte veprimtari i dalluar e njohesi i rrethanave referente, zoteri Gjeke Gjonlekaj i cili foli rreth jetes, figures e vepres se Akademik Tome Berishes. "Gjeneral Tom Berisha, theksoi zoti Gjeke Gjonlekaj, e ka filluar veprimtarine e tij ne vitin 1941, dhe me thene te verteten eshte veshtire, qe t'a pershkruash veprimtarine dijetare, akademike, ushtarake dhe shqiptare, e kombetare, ne nje kohe kaq te shkurter." Me tej Gjonlekaj tha se ka shume studime angleze, prej Lord Bajronit, qe flet per "Sulin dhe suljotetet, dhe nje krahasim e tille munde te thuhet edhe per Gruden e Malesise se Madhe, Gruden e Shqiperise , sepse, u shpreh ai dhe vete Zoti e ka uruar kete vend me nje natyre te mrekullueshme , aty ku ndahet me lumin Cem dhe gjeografia e ketij vendi eshte e mrekullueshme. Sepse; eshte historigjeografia ajo qe na tregon se kjo krahine, ka dhene burra dhe gra te qendrueshem gjate gjithe historise se saj, e vertetuar kjo edhe ne Kryengritjen e Malesise, kur dy grate Nora e Kolkurtit, dhe Tring Smajlaj, jane shquar. "Natyrisht, tha Gjonlekaj, qe jane shtuar edhe bijat e ketij fisi, kur thote se aty eshte e gjithe Gruda. Pra, keta njerez qe i kan dhene historise, edhe ne perendim. Babai i Tom Berishes, ne vitin 1910 ka shkuar ne Argjentine, dhe, ka jetuar e punuar atje per 10 vjet. Kola, eshte kthyer dhe ka nisur jeten ne Tuz, mandej ne Podgorice, duke jetuar nje jete shume qytetare dhe shume bashkohore." Lufta e Dyte Boterore, ka bere ndyshime te medha ne te gjithe gjeografine e popullit shqiptare, sepse, Italia i ka bashkuar tokat shqiptare ne lufte, dhe familja e Tom Berishes eshte shperngul ne Tuz dhe ne Shkoder,gjate asaj kohe duke kaluar edhe ne Shqiperin, Nane! Duke folur per historine e kesaj familje, ai tha se familja Berisha njifet me Pater Anton Harapi, i cili ka shkruar vepren me te mire, per Gruden. Ai njifet aty me doktor Athanas Gegaj dhe me Ernest Koliqin, i cili i aprovon edhe bursen, per te studiuar ne Padova te Italise. Atje ne moshen 20 vjeçare Toma, njifet me akadamiket e Kosoves si Mark Krasniqi dhe shume te tjere. "Ka pasur nje inteligjence te natyreshme, shprehet Gjonlekaj, mbasi ai i ka kuptuar koherat sesi po ndryshonin dhe si djal i ri e ka pare se perparimi nuk eshte tek nazismi dhe fashizmi, as te Musolini dhe as te Hitleri, por me tu kthyer ne Shqiperi, i eshte bashkuar forcave çlirimtare atyre antifashiste, dhe e ka ndertuar kete veprimtari jashtezakonisht dukshem, sidomos ne Malesi." Me tej ai tregoj se e kishte pasur rastin te bisedoje me te disa here, per vepren e tij te botuar disa vjet me pare, ku ai jep pershkrime te shkelqyeshme per Mul Bajraktarin e Hotit dhe gjithe ata qe kan bere çmos per t'a parandaluar luften vellavrarese ne Malesi. Dhe, ky tha Gjonlekaj, e ka perfille duke e respektuar idene e tyre. Duke bashkepunuar ne nivelin ma te lart qe Malesia te mos ia fillonte, vellavrasjes, sepse, ajo ishte gati. Kishte, disa aventurier u shpreh Gjonlekaj, qe per qellime personale ne te gjithe anet e Shqiperise, i futen ne lufte civile, sipas interesave jo kombetare , por interesa personale, keto Tom Berisha, nuk i ka perfillur kurr, ata qe kan shkuar ne lufte vellavrarese shqiptare. Nderkohe duke folur per veprimtarine e tij ne vend lindje Gjonlekaj, ceku se kur Berisha, kthehet ne Mal te Zi, e sheh se nuk ka perparim, ne Mal te Zi, pikerisht atehere kur edhe vellain e tij e burgosin per gjoja propogande politike, duke e denuar me 10 vjet burg - vellane e tij Fran Berisha. Keshtuqe, Toma e shef te arsyeshme te largohet, dhe shkon ne Zagreb, te regjistrohet ne fakultetin teknik, Vazhdon studimet ne Zagreb shkelqyeshem, dhe atje duke e pare se ky eshte personalitet i shkences dhe i kultures e promovojne me grada te larta ushtarake. Ne fund te fjales se tij zoti Gjeke Gjonlekaj, tha se do te ishte mire qe kesaj figure t'i behen te gjitha nderimet e duhura. Dhe, sipas tij duhet te bejme thirrje : "Qe t'i jepet titulli" Nderi i Kombit". Ai tha se jam i mendimit qe nje institucion shtetror, shkolle, rruge a sheshe duhet te kete emrin e Tom Berishes. Edhe ndonje Akademi ushtarake e Kosoves ose e Shqiperise, do te ishte mire te kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishes u shpreh ai, dhe shtoi se: "Eshte, ne nderin e shqiptareve me ngrite edhe nje monument, ose nje bust te ketij Burreshteti, qe ka punuar me sinqeritetin e shpirtit per te miren e kombit tone" u shpreh Gjeke Gjonlekaj. Me pase u shfaq nje materjal e nje filimi televizive dokumentar i shk eputur nga disa nga aktivitetet e Tome Berishes Ku ne fillim te tij thuhej se :"Ne kremten e pervjetorit te Shoqerise Muzikore Shqiptare "Shkendija" te Zagrebit, duartrokitjet nuk kishin te ndalur sepse, per her te pare, thuhej publikisht nje e vertet e madhe, nga nje Oficer i Lart Ushtarak, i Ushtrise Jugosllave, fjala ishte per ushtarakun mbase me te njohur shqiptarene, ne ish Jugosllavi, kolonel Tom Berisha, per te cilin pak kush e din qe me fillimin e lufterave per shpartallimin e saj - ne fillim te viteve te 90-ta, kishte formuar Ushtrine Çlirimtare ne Kroaci dhe ishte zgjedhur komnadant i Shtabit te Pergjithshem te saj. Pas formimit te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, kishte hatrtuar planin strategjik te struktures dhe luftes se saj.Per gjithe kete, jo vetem per UÇK-en, por edhe per çeshtjen shqiptare ne ish Jugosllavi Tom Berisha mori graden e Gjeneralit te UÇK-es, titull qe ia kishte mohuar ish Armata Jugosllave Oren perkujtimore e kan pershendetur me fjale rasti edhe Konzulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne New York, z. Dritan Mishto, si dhe diplomati Fatmir Zajmi, nga Konzullata e Republikes se Kosoves ne New York Drejtuesi i kesaj ore perkujtimore z Gjok Gojçaj, tha se gjate me shume se 20 viteve te shkuara, ne Ballkan dhe ne hapsiren etnike shqiptare, kane ndodhur ndryshime epokale qe lidhen edhe me figuren e Tome Berishes. Nderkaq, tha ai ne vendlindjen e tij dhe ne pergjithesi tek shqiptaret ne Mal te Zi, gati gjithçka zhvillohej me shume vonese, ndonese edhe ato erna prodemokratike qe frynin nga Kroacia e Sllovenia, ketu perplaseshin per thirrjeve shoviniste per gjakderdhje dhe per urrejtje te çdo gjeje shqiptare. Ne keto rrethana, entiteti shqiptar ishte shtyre thjeshte ne mbijetese biologjike. Po ju kujtoj rastin, permendi ne fjalen e tij Gojçaj, kur me 1990 po kremtonim 20-Vjetorin e Beselidhjes se Malesise, kunder gjakmarrjes, Tuzi ishte i rrethuar me qindra forca policore te armatosura e te mekanizuara, rende. Tome Berisha kishte ardhe nga Kroacia dhe per shume njerez ishte hera e pare qe e shihnin, megjithese kishin degjuar per te. Gjate, nje fjalimi te tij ne Tuz, ai protestoi ashper ne sjelljet e pushtetit ndaj mysafireve te larte qe pritej te vinin nga Kosova. Poashtu, tha nder te tjera Gojçaj, gjate nje parakalimi pershendetes, shume impresiv, prane turmes se qindra malesoreve mysafireve, tek vendi i quajtur Kroni i Traboinit, Ai po tregonte nje libreze anetaresie te Lidhjes Demokratike te Shqiptareve te Kroacise, me shqiponje dykrenare, qe ne ate kohe, ne Mal te Zi, ky veprim konsiderohej shume i rrezikshem, por per shqiptaret ishte shume i nevojshem per te mbjelle optimizem e per te inspiruar e animuar ndergjegjesimin qytetar e kombetar, ne kohen kur trevat e tjera shqiptare ne rajon, kombetarisht shenonin nivel me te larte. Ky moment psikologjik, theksoi Gojçaj, qe krijoi prezenca e tij, fjala dhe gjesti i ketij njeriut te madh dhe fryma demokratike, qe sillte nga vendi ku jetonte, shume shpejte do te rezultoje ne krijimin e subjektit te pare politik shqiptar, e me kete edhe ne subjektivizimin e faktorit nacional shqiptar ne Mal te Zi, ne teresi. Oren perkujtimore per te ndjerin Professor Dr. Tome Berisha., e pershendeten me pase me fjale rasti, edhe Prof. Dr. Kajtaz Fazlia, prane Shoqatave"Balli Kombetar" dhe "Drenica", Prof. Sali Bollati, Sekretar i Pergjithshem i Organizates " Çameria" ne SHBA, z. Marjan Cubi, veprimtar i komunitetit. z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit " Plave Guci" dhe ish drejtori egzekutiv i Fondit " Vendlindja Therret", z. Shefki Mexhani. Nderkohe, qe per kohen kur Professor Dr. Tome Berisha jepte mesim ne Prishtine, fjalen e mori duke sjell kujtimet interesante e asaj kohe, ish studenti i tij z. Hysen Ulaj Drejtuesi i kesaj ore perkujtimore, nenvizoje se Akademikun e gjeneralin Tome Berisha, diaspora e kujton me respekt te madh. Ketu, Ai ka qene i angazhuar, tha Gojçaj, edhe ne aktivitete kolosale sikurse organizimi dhe konsolidimi i resurseve ushtarako-financiare ne mbeshtetje te rezistencee antiserbe ne Kosove. Rreth ketyre referencave, fjalen e mori z. Gani Shehu, kryetar i Shoqates " Bataljoni Atlantiku", nga SHBA. Gjithashtu, Komunitetin Shqiptare i New York-ut, me rrethe, Fondin Humanitare Malesia dhe Shoqaten Dede Gjon Luli nga New Yorku, qe organizojne kete ore perkujtimore per te ndjerin Professor Dr. Tome Berisha, ne emer te Familjes se Tij, e pershendeti dhe falenderoje z. Leo Berisha, i biri i te ndierit Tome Berisha ...Dhe me ne fund, drejtuesi i kesaj ore perkujtimore kushtuar per te ndjerin Professor Dr. Tome Berisha, zoti Gojçaj, tha :" Me lejoni pjesmarres qe ne mbyllje te them edhe kete: Malesia e Madhe ne te kaluaren ka dhene shume figura e personalitete te medha, ma shume te pushkes, sesa te penes! Mbase kohet kane qene te tilla, shkollimit dhe titujve shkencore te malesoreve u kishte zene vendin nevoja e luftes per te mbrojte tokat dhe mbijetuar te gjalle. Ne varrezat e asaj krahine prehen shume margaritare te kombit, por me Tome Berishen, tha Gojçaj, dheu i tyre u be akoma edhe me i shtrenjte...tashme me graden e gjeneralit dhe majat me te larta te Alpeve shkencore, per çka, secili malesor ka arsye te ndihet shume me i perparuar dhe me krenar. Lavdi vepres dhe figures se Tome Berishes, e ju te nderuar bashkekombas faleminderit shume per pjesemarrjen tuaj, poashtu faleminderit edhe ju foleseve te rastit...dhe u takofshim ne manifestime gezimesh, megjithese edhe ky i sotmi eshte pjese e jetes sone dhe e borxhit qe u kemi jo vetem personaliteteve tona te medha, por vetes sone , vendlindjes dhe mbare kombit." ka perfunduar zoti Gjoke Gojçaj. New York : U mbajtë orë përkujtimore për të ndjerin Akademik dr. Tomë Berisha BEQIR SINA, New York Gjonlekaj, thirrje : " T'i jepet titulli" Nderi i Kombit", një institucioni shtetror, shkollë, rrugë a shesh duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe, ndonjë Akademi Ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës" YONKERS - NEW YORK : Komuniteti Shqiptarë i New York-ut, me rrethe nën kujdesin e Fondit Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, organizojnë:"Një orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha. Kjo ceremoni nderimi për Gjeneral Tome Berishën u mbajtë ditën e shtunë në mesdrekë, në Royal Regency Hotel. Ky aktivitet qe iu kushtua veprimtarisë atdhetare, akademike dhe ushtarake e personalitetit të lartë si ishte Tome Berisha, e cila meriton nderimin e të gjithë shqiptarëve. Ora përkujtimore u mbajt aty, ku pikërisht, 13 vjet më parë, u nisë në luftën çlirimin e Kosovës, grupi i vullnetarve nga Amerika, Batalioni Atlantiku, me bijë e bija të shqiptarëve të Amerikës, cilët iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe që luftuan për ndalimin e spastrimit etnik dhe çlirimin e Kosovës më 1999-të, së bashku me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s, kundër forcave serbe në Kosovë. Drejtuesi i kësaj veprimtarie zoti Gjokë Gojaçaj, në fillim të fjalës së tij kujtojë se : "Gjashtë javë më parë, pikërisht më 29 Shkurt, të këtij viti, në kryeqytetin e Kroacisë- Zagreb, u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare biri i shtrenjtë i Malësisë së Madhe, Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e doktori i shkencave, Akademik Tomë Berisha. Trupi i të ndierit Tomë u soll në vendlindjen e tij të dashur në Grudë të Malësisë, ku dhe u varros me nderimet më të larta qytetare nga..: mijra bashkëkombas nga Malësia dhe viset tjera shqiptare, midis të cilëve edhe ish kolegë të punës e bashkëpuntorë të çështjes së pavarësisë së Kosovës e asaj kombëtare në tërësi; diplomatë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës; figura e personalitete të dalluara nga vendi dhe diaspora." Mesazhe ngushellimesh, familjes Berisha i patën dërguar Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e shumë personalitete të tjerë. Ne, bashkëkombasit i tij këtu në Shtete të Bashkuara, tha më tëj drejtuesi i kësaj veprimtarie, z. Gojçaj, përcjelljen madhështore të cilën vendlindja ia bëri birit të vet për në shtepinë e përjetshme, e kemi ndjekë me shumë vëmendje, por poashtu edhe me shumë mallë e nostalgji nga pamundësia jonë për të qenë aty- pranë arkivolit të tij. Prandaj, takohemi sot këtu për të kujtuar së bashku edhe një herë këtë personalitet të madh të kombit tonë, andaj në shenjë nderimi për të, u ftoj, tha ai për një momemet heshtje! Më tej drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, bëri të ditur se kjo orë përkujtimore mbahet nën organizimin e Shoqatës "Dede Gjo Luli" dhe Fondit Humanitar " Malësia" nga New Yorku, në bashkëpunim me veprimtarë të tjerë, të komunitetit tonë. Në emër të organizatorit, në emër të gjithë juve dhe në emrin tim, tha Gojçaj, familjes së Tomë Berishës, të afërmeve e miqeve të tij, u shprehim ngushellimet më të sinqerta për njeriun e madh të tyre e të mbarë kombit; e trupi i te ndierit Tomë le të prehet i qetë në tokën e shtrenjtë e të dashur, të vendlindjes! Folësi kryesorë i kësaj ore përkujtimore, ishte veprimtari i dalluar e njohësi i rrethanave referente, zoteri Gjekë Gjonlekaj i cili foli rreth jetës, figurës e veprës së Akademik Tomë Berishës. "Gjeneral Tom Berisha, theksoi zoti Gjekë Gjonlekaj, e ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 1941, dhe me thënë të vërtetën është vështirë, që t'a përshkruash veprimtarinë dijetare, akademike, ushtarake dhe shqiptare, e kombëtare, në një kohë kaq të shkurtër." Më tej Gjonlekaj tha se ka shumë studime angleze, prej Lord Bajronit, që flet për "Sulin dhe suljotëtët, dhe një krahasim e tillë mundë të thuhet edhe për Grudën e Malësisë së Madhe, Grudën e Shqipërisë , sepse, u shpreh ai dhe vetë Zoti e ka uruar këtë vend me një natyrë të mrekullueshme , aty ku ndahet me lumin Cem dhe gjeografia e këtij vendi është e mrekullueshme. Sepse; është historigjeografia ajo që na tregon se kjo krahinë, ka dhënë burra dhe gra të qëndrueshem gjatë gjithë historisë së saj, e vertetuar kjo edhe në Kryengritjen e Malësisë, kur dy gratë Nora e Kolkurtit, dhe Tring Smajlaj, janë shquar. "Natyrisht, tha Gjonlekaj, që janë shtuar edhe bijat e këtij fisi, kur thotë se aty është e gjithë Gruda. Pra, këta njerëz që i kan dhënë historisë, edhe në perendim. Babai i Tom Berishës, në vitin 1910 ka shkuar në Argjentinë, dhe, ka jetuar e punuar atje për 10 vjet. Kola, është kthyer dhe ka nisur jetën në Tuz, mandej në Podgoricë, duke jetuar një jetë shumë qytetare dhe shumë bashkohore." Lufta e Dytë Botërore, ka bërë ndyshime të mëdha në të gjithë gjeografinë e popullit shqiptarë, sepse, Italia i ka bashkuar tokat shqiptare në luftë, dhe familja e Tom Berishës është shpërngul në Tuz dhe në Shkodër,gjatë asaj kohe duke kaluar edhe në Shqipërin, Nanë! Duke folur për historinë e kësaj familje, ai tha se familja Berisha njifet me Patër Anton Harapi, i cili ka shkruar veprën më të mirë, për Grudën. Ai njifet aty me doktor Athanas Gegaj dhe me Ernest Koliqin, i cili i aprovon edhe bursën, për të studiuar në Padova të Italisë. Atje në moshën 20 vjeçare Toma, njifet me akadamikët e Kosovës si Mark Krasniqi dhe shumë të tjerë. "Ka pasur një inteligjencë të natyrëshme, shprehet Gjonlekaj, mbasi ai i ka kuptuar kohërat sesi po ndryshonin dhe si djal i ri e ka parë se përparimi nuk është tek nazismi dhe fashizmi, as te Musolini dhe as te Hitleri, por me tu kthyer në Shqipëri, i është bashkuar forcave çlirimtare atyre antifashiste, dhe e ka ndërtuar këtë veprimtari jashtëzakonisht dukshëm, sidomos në Malësi." Më tej ai tregoj se e kishte pasur rastin të bisedojë më të disa herë, për veprën e tij të botuar disa vjet më parë, ku ai jep përshkrime të shkëlqyeshme për Mul Bajraktarin e Hotit dhe gjithë ata që kan bërë çmos për t'a parandaluar luftën vëllavrarëse në Malësi. Dhe, ky tha Gjonlekaj, e ka përfillë duke e respektuar idenë e tyre. Duke bashkëpunuar në nivelin ma të lart që Malësia të mos ia fillonte, vëllavrasjes, sepse, ajo ishte gati. Kishte, disa aventurier u shpreh Gjonlekaj, që për qëllime personale në të gjithë anët e Shqipërisë, i futën në luftë civile, sipas interesave jo kombëtare , por interesa personale, këto Tom Berisha, nuk i ka përfillur kurr, ata që kan shkuar në luftë vëllavrarëse shqiptare. Ndërkohë duke folur për veprimtarinë e tij në vend lindje Gjonlekaj, ceku se kur Berisha, kthehet në Mal të Zi, e sheh se nuk ka përparim, në Mal të Zi, pikërisht atëhere kur edhe vëllain e tij e burgosin për gjoja propogandë politike, duke e dënuar me 10 vjet burg - vëllanë e tij Fran Berisha. Kështuqë, Toma e shef të arsyeshme të largohet, dhe shkon në Zagreb, të regjistrohet në fakultetin teknik, Vazhdon studimet në Zagreb shkëlqyeshëm, dhe atje duke e parë se ky është personalitet i shkëncës dhe i kulturës e promovojnë me grada të larta ushtarake. Në fund të fjalës së tij zoti Gjekë Gjonlekaj, tha se do të ishte mirë që kësaj figure t'i bëhen të gjitha nderimet e duhura. Dhe, sipas tij duhet të bëjmë thirrje : "Që t'i jepet titulli" Nderi i Kombit". Ai tha se jam i mendimit që një institucion shtetror, shkollë, rrugë a sheshë duhet të ketë emrin e Tom Berishës. Edhe ndonjë Akademi ushtarake e Kosovës ose e Shqipërisë, do të ishte mirë të kishe pasur emrin e Gjeneral Tom Berishës u shpreh ai, dhe shtoi se: "Është, në nderin e shqiptarëve me ngritë edhe një monument, ose një bust të këtij Burrështeti, që ka punuar me sinqeritetin e shpirtit për të mirën e kombit tonë" u shpreh Gjekë Gjonlekaj. Më pasë u shfaq nje materjal e një filimi televizivë dokumentar i shkëputur nga disa nga aktivitetet e Tomë Berishës Ku në fillim të tij thuhej se :"Në kremten e pervjetorit të Shoqërisë Muzikore Shqiptare "Shkëndija" të Zagrebit, duartrokitjet nuk kishin të ndalur sepse, për her të parë, thuhej publikisht një e vërtet e madhe, nga një Oficer i Lart Ushtarak, i Ushtrisë Jugosllave, fjala ishte për ushtarakun mbase më të njohur shqiptarënë, në ish Jugosllavi, kolonel Tom Berisha, për të cilin pak kush e din që me fillimin e luftërave për shpartallimin e saj - në fillim të viteve të 90-ta, kishte formuar Ushtrinë Çlirimtare në Kroaci dhe ishte zgjedhur komnadant i Shtabit të Përgjithshëm të saj. Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte hatrtuar planin strategjik të strukturës dhe luftës së saj.Për gjithë këtë, jo vetëm për UÇK-ën, por edhe për çështjen shqiptare në ish Jugosllavi Tom Berisha mori gradën e Gjeneralit të UÇK-ës, titull që ia kishte mohuar ish Armata Jugosllave Orën përkujtimore e kan përshëndetur me fjalë rasti edhe Konzulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York, z. Dritan Mishto, si dhe diplomati Fatmir Zajmi, nga Konzullata e Republikës së Kosovës në New York Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore z Gjok Gojçaj, tha se gjatë më shumë se 20 viteve të shkuara, në Ballkan dhe në hapsirën etnike shqiptare, kanë ndodhur ndryshime epokale që lidhen edhe me figurën e Tomë Berishës. Ndërkaq, tha ai në vendlindjen e tij dhe në përgjithësi tek shqiptarët në Mal te Zi, gati gjithçka zhvillohej me shumë vonesë, ndonëse edhe ato erna prodemokratike që frynin nga Kroacia e Sllovenia, këtu përplaseshin për thirrjeve shoviniste për gjakderdhje dhe për urrejtje të çdo gjëje shqiptare. Në këto rrethana, entiteti shqiptar ishte shtyrë thjeshtë në mbijetesë biologjike. Po ju kujtoj rastin, permendi në fjalën e tij Gojçaj, kur më 1990 po kremtonim 20-Vjetorin e Beselidhjes së Malësisë, kundër gjakmarrjes, Tuzi ishte i rrethuar me qindra forca policore të armatosura e të mekanizuara, rëndë. Tomë Berisha kishte ardhe nga Kroacia dhe për shumë njerëz ishte hear e parë që e shihnin, megjithese kishin dëgjuar për të. Gjatë, një fjalimi të tij në Tuz, ai protestoi ashpër në sjelljet e pushtetit ndaj mysafirëve të lartë që pritej të vinin nga Kosova. Poashtu, tha ndër të tjera Gojçaj, gjatë një parakalimi përshëndetës, shumë impresiv, pranë turmës se qindra malësoreve mysafirëve, tek vendi i quajtur Kroni i Traboinit, Ai po tregonte një librezë anëtarësie të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve të Kroacisë, me shqiponjë dykrenare, që në atë kohë, në Mal të Zi, ky veprim konsiderohej shumë i rrezikshëm, por për shqiptarët ishte shumë i nevojshëm për të mbjellë optimizëm e për të inspiruar e animuar ndërgjegjësimin qytetar e kombëtar, në kohën kur trevat e tjera shqiptare në rajon, kombëtarisht shënonin nivel më të lartë. Ky moment psikologjik, theksoi Gojçaj, që krijoi prezenca e tij, fjala dhe gjesti i këtij njeriut të madh dhe fryma demokratike, që sillte nga vendi ku jetonte, shumë shpejtë do të rezultojë në krijimin e subjektit të parë politik shqiptar, e më këtë edhe në subjektivizimin e faktorit nacional shqiptar në Mal te Zi, në tërësi. Orën përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha., e përshëndetën më pasë me fjalë rasti, edhe Prof. Dr. Kajtaz Fazlia, pranë Shoqatave"Balli Kombëtar" dhe "Drenica", Prof. Sali Bollati, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës " Çamëria" në SHBA, z. Marjan Cubi, veprimtar i komunitetit. z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit " Plavë Guci" dhe ish drejtori egzekutiv i Fondit " Vendlindja Thërret", z. Shefki Mexhani. Ndërkohë, që për kohën kur Professor Dr. Tomë Berisha jepte mësim në Prishtinë, fjalën e mori duke sjell kujtimet interesante e asaj kohe, ish studenti i tij z. Hysen Ulaj Drejtuesi i kësaj ore përkujtimore, nënvizojë se Akademikun e gjeneralin Tomë Berisha, diaspora e kujton me respekt të madh. Këtu, Ai ka qenë i angazhuar, tha Gojçaj, edhe ne aktivitete kolosale sikurse organizimi dhe konsolidimi i resurseve ushtarako-financiare në mbështetje të rezistenceë antiserbe në Kosovë. Rreth këtyre referencave, fjalën e mori z. Gani Shehu, kryetar i Shoqatës " Bataljoni Atlantiku", nga SHBA. Gjithashtu, Komunitetin Shqiptarë i New York-ut, me rrethe, Fondin Humanitarë Malësia dhe Shoqatën Dedë Gjon Luli nga New Yorku, që organizojnë këtë orë përkujtimore për të ndjerin Professor Dr. Tome Berisha, në emër të Familjes së Tij, e përshëndeti dhe falenderojë z. Leo Berisha, i biri i të ndierit Tomë Berisha ...Dhe me ne fund, drejtuesi i kësaj ore përkujtimore kushtuar për të ndjerin Professor Dr. Tomë Berisha, zoti Gojçaj, tha :" Më lejoni pjesmarrës që në mbyllje të them edhe këtë: Malësia e Madhe në të kaluarën ka dhënë shumë figura e personalitete të mëdha, ma shumë të pushkës, sesa të penës! Mbase kohët kanë qenë të tilla, shkollimit dhe titujve shkencore të malësorëve u kishte zënë vendin nevoja e luftës për të mbrojtë tokat dhe mbijetuar të gjallë. Në varrezat e asaj krahine prehen shumë margaritare të kombit, por me Tomë Berishën, tha Gojçaj, dheu i tyre u bë akoma edhe më i shtrenjtë...tashmë me gradën e gjeneralit dhe majat më të larta të Alpeve shkencore, për çka, secili malësor ka arsye të ndihet shumë më i përparuar dhe me krenar. Lavdi veprës dhe figurës së Tomë Berishës, e ju të nderuar bashkëkombas faleminderit shumë për pjesëmarrjen tuaj, poashtu faleminderit edhe ju folëseve të rastit...dhe u takofshim në manifestime gezimesh, megjithese edhe ky i sotmi është pjesë e jetës sonë dhe e borxhit që u kemi jo vetëm personaliteteve tona të mëdha, por vetes sonë , vendlindjes dhe mbarë kombit." ka përfunduar zoti Gjokë Gojçaj.
IMG_0026.JPG
(image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
IMG_0032.JPG
(image/jpeg, 39 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
IMG_0040.JPG
(image/jpeg, 40.6 KB) - not displayed
IMG_0043.JPG
(image/jpeg, 26.5 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG
(image/jpeg, 36.1 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
IMG_0050.JPG
(image/jpeg, 37.8 KB) - not displayed
IMG_0053.JPG
(image/jpeg, 37 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG
(image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
IMG_0062.JPG
(image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed
IMG_0069.JPG
(image/jpeg, 39.4 KB) - not displayed
IMG_0074.JPG
(image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
IMG_0077.JPG
(image/jpeg, 39.2 KB) - not displayed
IMG_0081.JPG
(image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
IMG_0094.JPG
(image/jpeg, 53.8 KB) - not displayed
IMG_0009.JPG
(image/jpeg, 32.1 KB) - not displayed
IMG_0010.JPG
(image/jpeg, 46.6 KB) - not displayed