Poeme epike per luften e Kosoves dhe nje liber per shqiptaret e Maqedonise
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Poeme epike per luften e Kosoves dhe nje liber per shqiptaret e Maqedonise BEQIR SINA, New York Fico : "Ne studimin per “universin aristokratik te Faik Konices per gjuhen shqipe,” kam nenvizuar kultin e Konices per gjuhen shqipe, si gjuha me e vjeter e kontinentin." NEW YORK: (Bota Sot) Diten e diele ne restorantin e atdhetarit Gjergj Dedvukaj u perurua libri- poeme e artistit dhe regjisor te shquar Xhevat Limani kushtua luftetarit-trim Agron Mirdita dhe libri “Udhetime ne Maqedoni” i gazetarit dhe publiçtit amerikan Gregory Lima. Ne hapje te ketij tubimi intelektual , Xhevat Limani permendi kontributin e Gjergj Dedvukaj , qe ka hapur dyert e resatorantit per te gjitha mbledhjet atdhetare. Zoti Xhevat theksoi se lufta dhe perpjekjet e shqiptareve te Kosoves ishin nje epope heroike , qe solli diten e madhe , çlirimin e Koso ves nga kolonializmi nje shekullor serb. E verteta e madhe –vazhdoi folesi eshte se vetem perkrahja ushtarake e NATOS e udhehequr nga SHBA vendosi perfundimin e sukseshem te kesaj lufte. Ne tubim folen zoterinjt Prend Qeta, Mehill Velaj, Bajram Doka dhe Gregory Lima. Ky i fundit , permbledhtazi , deshmoi per perfsahirjen e tij ne ngjarjet ne Kosove dhe me vone ne Maqedoni . Libri kushtuar historise se perpjekjeve te shqiptareve ne Maqedoni dhe qendrimi anti shqiptar i sllavo maqedonsve eshte nje analize politko-shoqerore, e thelle, me plot fakte tronditese . Nje analize te gjere te poemes “Agron Mirdita “ dhe ndertimin e te saj, mbajti nje kumtese Prof. Dr. Agron Fico me titull “Poeme e dashurise epike per luften e Kosoves” ( Nje “Iliade shqiptare”) Sfida historike, sfida e madhe e kombit shqiptare, ne luften legjendare te Kosoves vuri ne zgjidhje perfundimtare edhe vet fatin e Kombit shqiptar, bashkimin e trojeve te veta etnike. Artisti njohur, aktori dhe poeti Xhevat Limani eshte nje nder te paret qe i jep lexuesit shqiptar nje epope artistike per kete lufte dhe perleshje te shqiptareve me serbet e Karpateve. Kur grekerit antike do te ndesheshin ne gryken e Termopileve me ushtrite persiane , thirren poetin Tirteu t’i printe ushtrise me vargjet frymezuese kunder armiqve te ardhur larg nga Azia. Xhevat Limani eshte Tirteu i artit dhe letersise shqiptare. Ai eshte artisti dhe krijuesi, mbi te gjitha eshte artist-tribun. Qe kur zbriti ne kontinentin e shenjte qe quhet Shtetet e Bashkuara te Amerikes ai , si dikur Prometue , shperndau dhe shperndan zjarr atdhetar. Ne Nju Jork ose Uster, ne Filadelfia ose Dallas , etj etj ne me shume se 30 shtet ku ka rendur si marathonak me misonin atdhetar , eshte degjuar fjala e fuqishme per kombin dhe gjuhen shqipe. Ne studimin per “universin aristokratik te Faik Konices per gjuhen shqipe, ” kam nenvizuar kultin e Konices per gjuhen shqipe, si gjuha me e vjeter e kontinentin. Konica shkruan se :, ““E lashte si “pellazget hyjnore”, ne buzet e te cileve ajo levrinte kur ata, te paret, pershkonin lirisht Evropen e virgjer, gjuha shqipe mund te pretendoje per lavdi, qe ka ndikuar ne formimin e fjalorit helen.”f.58 Ndersa artisti Limani shpreh aq thesht , por fuqishem ;Edhe perendite kane folur shqip! Zonja dhe zoterinj te nderuar, Apelativi ne vet titullin e kesaj Eseje si “Iliada” nuk besoj se do ta gjykoni si nje mbivleresim ose siç thuhet ne gjuhen e kafeneve “komplimet”. Se pari arti i vertete nuk ka nevoaj per dafina se vet arti eshte dafina me e larte. Se dyti: mjerisht , per dobesi te vete studimeve shqiptare dhe qasjes proserbe dhe progreke, eshte mohuar fakti se lenda, baruti dhe gjithe ajo perandori perendish , luftetare dhe kryeluftatare si Akili dhe Hektori, Helena tronditese dhe Primani etj. kane burimin tek magjia e kultures dhe letersiese gojore pellazgo-iliriane . Psh bukuria xixlluese e Ajkunes ne eposin shqiptar dhe Helenes ndryshojne ku e ku . Pa u larguar nga biseda e shpallur do te thoja se nga studimet e bear nga Prof. Albert Lordi, del se rrenjet e “Iliades” dhe “Odisese” jane ne epiken popullore antike etj. Letersia shqiptare qysh nga Rilindja ka nxjerre apostujt e vet madhore si Naim Frasheri, Gjergj Fishta, etj. por edhe profet si Fan Noli i madh , i cili hartoi strategjine historike te Rilindjes se kombit shqiptar ne formulen poetike : Mbahu Nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike. ! Shqiperia e gjymtuar , por e pavarur, u pranua ne Lidhjen e Kombeve me bekimnin e presidentit Udro Vilson, Shqiperia e NATOS me doren e Presidentit Gjeoge Bush dhe Pavaresia e Kosoves me perkrahjen e frymezimit e Presidentit qiellor Bill Klinton. I permenda keto, jo se nuk jane te ditura , por pe te kuptuar me thelle konceptin dhe perceptimin poetik qe artisti Xhevat Limani ka percjell ne poeme n “Prita te vije dita”. Ai nuk ben histori, por historine kthen ne art. Edhe pse ne qender te poemes eshte vene nje luftetar trim, nje njeri konkret , Agron Mirdita, autori nuk ben fotografine dhe biografine e personazhit , por te vet popullit luftetar te misheruar te UÇK-ja. Lufta e nje populli te tere pershkruhet me gjithe ashpersin e vet, sepse “Serbia mbushi burgjet gaberrice me shqiptare..” dhe andaj shqiptaret shpallen boterisht “Trojet e gjakut shqiptar s’rrine me koloni !” Poema ka jo vetem nje karakter epik , por edhe nje shtjellim epik. Ngjarjet pershkruehn ne nje kronologji kohore vijuese dhe shpesh evokohen ngjarje te shenuara si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca antishqiptare e Londres me 1913 , terrori nje shekullor serb etj si dhe permenden figura te njohura historike si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem e Shote Galica. Kulmon ky enumuracion me figuren legjendare te te Adem Jasharit : Dha kushtrim hyjnori Adem Jashari, Familja kurban ish shembulli i tij. Ai qe ne déje ka gjak shqiptari Ne radhe te UÇK-se rreshtohet per Liri..” Ne kete sfond konkret historiko-politik edhi “urtaku Agron Mirdita “ niset per ne fornt. Autori si guret e nje mozaiku jep portretin e personazhit –luftetar : ne front, ne interviste me CNN, ne roje afer gjeneralit, ne beteja me serbet pushtues, madje edhe ne jeten familjare intime si takimi emocional me te atin dhe te motren. Puna e pasionuar per filmin e pritshem dokumentar “Ata nuk ishin vetem” i ka dhen mundesi te gjera regjizorit Xhevat Limani qe te grumbulloje ne hambarin krijues vlera te paçmuara historiko-artistike. Keshtu kuptohet pse ne pershkrimin e zhvillimit te luftes , autori deshmon me realizem se aty krahas trimave dhe luftetareve te vendosur , kishte edhe frikacak dhe te pavendosur , qe ne ndonje rast e lene shokun e vet te plagosur ne vendin e plagosjes “Qazim Zeka , o nuk ka vdeke!” ose disa te tjere qe qesendisin luftetaret e lirise . Autori shkruan : Sorollateshin ca si kone, Vijave te frontit si pa frike, Fjalellokum e faqebonbone, Dhe punonin per armik. Edhe pse vetem nje epitet “amerikan” ose emri “amarikani” - si tek vargjet : Te lumte pushka amerikan, Klithi Muja ane e mb’ane/……. Ose Merrni shembull nga amerikani etj. duke theksuar keshtu nje ide te madhe –perhrahjen vendimtare te Shteteve te Bashkuara te Amerikane per çlirimin e Kosoves nga kolonializmi i eger nje shekullor serb. Kete autori e shpreh fare thjesht e drejt per drejt : Shqiptarit i dolli frika NATO esahte Amerika…. Autori ka ndjekur teknika te larmishme te ndertimit te poemes qysh nga vargjet e rimuara e gjer ato te lira. Gjuha rrjedh lirshem dhe gjen shpesh fjale e kompozita te goditura si :bloze-lebetitur, pikerrufe, fjalellokum , faqebonbone, ndertime te veçanta si çaperon Liria Zonje.. Me pathosin e zjarrte atdhetar, me epizmin e ngjarjeve dhe te bemave trimerore te persoanzheve, me mesazhet qe ka poema , e ben ate me interes per lexuesin dhe shenon nje risi ne tematiken e krijimeve letrare per kete epope te madhe –Luften per çlirimin e Kosoves , per bashkimin kombetar , qe misherohet ne urimin e autorit : Mos harroni viset e tjera, Treg-Lugine e Malesi. Mos u zente Pranvera Pa Iliride e Çameri ! Kush eshte Gregory Lima Nje banor i Nju Jorkut, Gregori Lima shkoi ne Teheran ne vitin 1958 per te shkruar ne gazeten KAYHAN International, e cila u be, ne kulm te saj, gazeta kryesor ne gjuhen angleze ne Lindjen e Mesme. Ai mbeti me KAYHAN, fillimisht si redaktor, pastaj si korrespondent special dhe kritik, deri ne "vdekjen" e saj ne revolucionin Iranian e vitit 1978-79. Ai eshte autor i librit me studime etnografike te kostumeve te grave armene (Tehran, 1974) dhe titujve te tjere. Ai ka nje diplome master diplomuar ne Fakultetin e Shkencave Politike dhe Sociale ne Shkollen e Re per Kerkime Sociale. Ai e ndan kohen e tij midis Patterson, Nju Jork, dhe Erevanit. Ka lidhje shume te mira dhe bashkepunon me Regjizorin, artistin dhe dramatugu shqiptar ne Amerike Xhevat Limani Regjizori, artisti dhe dramatugu shqiptar ne Amerike Xhevat Limani Prof. Dr Agron F. Fico - albanolog dhe gjuhetar Gregory Lima.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 16.7 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 23.2 KB) - not displayed