Mark Gjonaj zyrtarisht shpalle kandidaturen per ne Asamblene e Shtetit te New Yo
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Mark Gjonaj zyrtarisht shpalle kandidaturen per ne Asamblene e Shtetit te New Yorkut BEQIR SINA, Morris Park Biznesmeni i suksesshem Mark Gjonaj, aktivist i njohur i komunitetit, per zgjedhjet e nentorit 2012 do te kandidoje, per nje vend ne Dhomen e Perfaqesuesve te Shtetit te New Yorkut Pelham Parkway Bronx NY: Kete te diele qe shkoi, me dt. 22 Prill 2012, komuniteti shqiptar i New York mirepriti me nje entuziazm te jashtezakonshem Z. Mark Gjonaj, i cili shpalli zyrtarisht kandidaturen e tij per Dhomen e Ulet te Asamablese se Shtetit te New York- New York State Assembly. Brohoritjet e mirenjohura ne fushatat elektorale amerikane “Go Gjonaj!! Go Gjonaj!! Te cilat vazhduan edhe gjate nje shiu te forte dhe temperaturave te ulta, treguan mbeshtetjen e fuqishme qe ky komunitet i jep Z. Gjonaj ne perfaqesimin e tij ne Asamblene e Nju Jorkut, si i pari shqiptaro amerikan nga ky komunitet. Duhet veçuar qe Z. Gjonaj, ne rast fitoreje, do te jete i pari Shqiptaro-Amerikan qe do te zgjidhej ne Asamblene e shtetit amerikan New York. Ai do te perballet me nje konkurrence te forte nga Assemblywoman - pra nje perfaqesuese grua, Naomi Rivera, e cila ka rrenje te forta politike ne distriktin 80-te, qe nga viti 2005. Per momentin Z. Mark Gjonaj, eshte i regjistruar si nje demokrat dhe mban detyren e komisionerit ne Komisionin Taxi & Limousine te shtetit te New York. Eventi i djeshem shenoi nisjen zyrtare te fushates per pozicion ne Kuvendin Popullor Shtetror te New Yorkut. Distrikti i 80-te perfshin Pelham Parkway, Pelham Garden, Mosholu Parkway, Allerton dhe nje pjese te Bedford Park. Dhoma e Ulet e Legjislatures - New York State Assembly, per te cilen Z. Gjonaj po kandidon, perbehet nga 150 anetare qe perfaqesojne nje numer te barabarte te rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) qe ka nje popullsi mesatare prej 128,652 banoresh. Anetaret e Kuvendit sherbejne ne ne mandate dy-vjeçare, por pa kufij afati - pra, mund te zgjidhesh deri sa te perfundosh karrieren politike. Ne fjalimin e tij Z. Gjonaj premtoi se do te perqendrohet ne programet per te moshuarit, sigurine publike dhe hapjen e vendeve te reja te punes."Ne jete, ne ose duhet te pranojme gjerat per cfare jane ose duhet te behemi pjese e zgjidhjes dhe te perpiqemi per te gjetur nje zgjidhje per gjerat me te cilat ne nuk pajtohemi ", tha Z.Gjonaj Z. Gjonaj eshte dallur si veprimtar dhe aktivist i komunitetit ne kete zone, dhe nje ze i fuqishem per komunitetin shqiptaro-amerikan ne kete lagje te qytetit Bronx-it, i cili ka popullsine me te madhe te emigranteve shqiptare, e dyta ose e treta per nga numri. Ish kongresisti republikan Joe DioGuardi, presidenti veullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane, tha dje se :" Une kam punuar me Mark Gjonajn dhe verpimtaret e tjere shqiptare, per drejtat e njeriut dhe çeshtjet e politike, dhe shume çeshtje te shqiptareve per me shume se 15 vjet. Ai ka qene nje veprimtar i respektuar dhe efektiv si qytetar amerikan dhe biznesmen i sukseshem ne komunitetin e Bronxit Juglindore per shume vite, dhe mendoje se eshte i pergatitur mire, per te perfaqesuar Bronxin Lindore ne Kuvend e Shtetror:. Une kam mbetur shume i kenaqur nga menyra sesi e priten komuniteti shqiptare shpalljen e kandidatures se veprimtarit Mark Gjonaj nga miqte e tij te shumte dhe mbeshtetesve shqiptare te dielen kur ai shpalli fushaten e tij per t'u bere nje perfaqesuses i Kuvendit te shtetit te New Yorkut, perzemersisht i uroje suksese tha ish kongresisti republikan i New Yorkut, Joe DioGuardi Z. Gjonaj, 43 vjeçar, babai i dy femijeve i lindur nga prinder shqiptare te cilet emigruan nga Reçi i Ulqinit - Mali i Zi u rrit ne nje lagje italo - shqiptaresh ne lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndertimi. Ai mbaroi shkollen e mesme St Raymond dhe u diplomua ne Universitetin St. John's, Queens. Per momentin ai eshte president i MP Realty Group, nje kompani e pasurive te patundshme ne Morris Park. Z. Gjonaj eshte gjithashtu bashke-themelues i Shoqates “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”. Z. Gjonaj ka qene nje kritik i hapur i procesit te decentralizimit dhe planit te shtetit per te hequr nje pjese te Morris Park nga rrethi 80 i Kuvendit te Shtetit te New Yorkut. Z. Gjonaj akoma nuk ka marre nje mbeshtetje zyrtare nga Partia Demokrate. Zgjedhjet primare te shtetit te New York per Partine Demokratike do te mbahen me11 shtator 2012.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 77 KB) - not displayed
IMG_0117.JPG
(image/jpeg, 34 KB) - not displayed
IMG_0132.JPG
(image/jpeg, 47.9 KB) - not displayed
IMG_0002.JPG
(image/jpeg, 68.5 KB) - not displayed
IMG_0014.JPG
(image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
IMG_0031.JPG
(image/jpeg, 44.7 KB) - not displayed
IMG_0037.JPG
(image/jpeg, 53.2 KB) - not displayed
IMG_0054.JPG
(image/jpeg, 59.8 KB) - not displayed
IMG_0067.JPG
(image/jpeg, 45 KB) - not displayed
IMG_0072.JPG
(image/jpeg, 49.6 KB) - not displayed
IMG_0079.JPG
(image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
IMG_0088.JPG
(image/jpeg, 29 KB) - not displayed
IMG_0090.JPG
(image/jpeg, 52.1 KB) - not displayed