Princi Leka, mberriti ne vizite zyrtare ne SHBA
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Princi Leka, mberriti ne vizite zyrtare ne SHBA BEQIR SINA, New York Pritje madheshtore ne New York, per Princin Leka dhe zonjushen Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka JFK - New York City : Ne kuadrin e aktiviteteve per 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, dhe 100 vjetorin e krjimit te Shoqates PanShqiptare te Amerikes VATRA , L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, shoqeruar nga zoti Sulejman Gjana, nen kryetar i Partise Levizja e Legalitetit ne Shqiperi, kan mbrritur, sot mbasdite ne oren 15:30 me oren lokale, ne aeroportin nderkombetar te New Yorkut "JFK" - John F. Kennedy International Airport". L.T.M. Princi Leka mberriti ne SHBA, i ftuar nga shoqata Vatra, dhe ai do te jete pjese e veprimtarive, qe do te organizohen ne New York nga data 28 dhe 29 prill 2012. Ne sallen e pritjes se mysafirve, te aeroportit nderkombetar te New Yorkut, kishin dale me dhjetra bashkeatdhetar, mbeteror dhe legaliste. Dy vajza te reja veshur me kostumet popullore te Kosoves, i dhuruan çiftit princerore shqiptare, buqeta me lule te freskta, te shoqeruara nga dy djem te rinje, qe mbanin flamurin kuq e zi dhe flamurin e amerikan. Mireseardhejn! Princi Leka, dhe zonjushes Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, ia uruan Kryetari i Federates Pan-shqiptare e Amerikes ”VATRA, dr Gjon Buçaj, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, z Hakik Mena, nen kryetari Ahmet Hoti, nen sekretari kesaj partie, zoti Tomorr Selamni dhe anetaret e tjere veterane zoti Musli Mulosmani, Sami Mulosmani, Guri Durollari, Xhaferr Elezi, Gjergj Ndreca, Rexhep Ymeri dhe Men Mena. Me te mbritur ne aeroportin e New Yorkut, Princi Leka,vlersoi rolin dhe punen e Vatres dhe shqiptaro amerikaneve. Gazetes kombetare Bota Sot, ai i deklaroi se :"Nepermjet punes se Vatres, dhe aktiviteteve te gjithe diaspores shqiptare ne Amerike, ne do te kemi sa me shume te mira per kombin tone, si dhe sa me shume angazhime ne shoqerine Amerikane. Qe te jemi sa me shume afer me SHBA, duke e faleminderuar kete vend si mikun tone te madh dhe i shprehur ketij vendi edhe mirenjohjen tone, nepermjet ketij komuniteti kaq te madh dhe kaq te vyer shqiptaresh ne Amerike ,mbasi kontributi i shqiptareve te Amerikes, eshte i paçmuar ne dobi te çeshtjes kombetare." tha ai. Princi Leka, nje faleminderim te veçante e ruajti edhe për ithatret e Mbretiti, per mbreteroret dhe legalistet e ketij komuniteti, qe i qendruan besnik principeve mbreterore, per rolin dhe kontributin e tyre, perulem me respekt te madh, th ai per ate mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme, pa marre parsysshe kohen e mire, apo te veshtire qe kaluan, per fatet e kombit tone". Princi Leka ne kuadrin e kesaj vizite do te ndjeke edhe Konferencen sh kencore qe do te zhvillohet te shtunen me 28 prill. Princi Leka do te pershendese veprimtarine shkencore te Vatres : "Konferenca Shkencore me teme “ Federata Pan-shqiptare e Amerikes ”VATRA, 100 Vjete ne sherbim te Kombit”, qe do te ndiqet nga media dhe opinion shkencor per te cilen deri tani eshte treguar interes i jashtzakonshem. Aty do te referojne figura te njohura te botes akademike shqiptare, dhe jane te ftuar te marrin pjese ne darken e 100 vjetorit te themelimit te Vatres, figurat me eminente te botes shqiptare, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves, Çameria dhe Diaspora. Princi Leka dhe delegacioni qe e shoqerone ate vjen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per nje vizite zyrtare. Ai pritet te zhvilloje takime me personalitete te larta te komunitetit, dhe zyrtare te rendesishem te administrates si dhe anetare te Senatit dhe Kongresit amerikan ne Washington. L.T.M. Princi Leka, pritet te zhvilloje takime edhe me komunitetin shqiptar qe jeton e punon ketu ne SHBA Princi Leka vjen ne Shtetet e Bashkuara mbas 45 vjete kur babai i Tij Mbreti Leka ne vitin 1967, gjate nje veprimtarie politike ne dobi te çeshtjes kombetare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetaret, njohen kulmin pas vizites qe Mbreti Leka i Pare kreu ne SHBA-te ne veren dhe vjeshten e atij viti. Mbreti Leka ne SHBA-te shfrytezoi rastin te nderonte figurat e shquara te kultures sone kombetare dhe perfaqesuesit eminente te mergates shqiptare ne Amerike: Imzot Fan Nolin dhe te madhin Faik Konica, ne varret e te cileve vendosi kurora me lule ne emer te Familjes Mbreterore, ne nderim te kujtimit te punes dhe vepres se tyre ne sherbim te atdheut, kombit dhe bashkatdhetareve. Mbreti Leka pergezoi gjithashtu drejtuesit e shoqerise atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtaret politike legaliste e balliste, per kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madheshtore dhe ndikimi i jashtezakonshem i diaspores shqiptare te SHBA-ve per fatet e çeshtjes kombetare, e nxiten Mbretin Leka te rikthehej ne SHBA perseri ne disa vizita te tjera. Princi Leka, mbërriti në vizitë zyrtare në SHBA BEQIR SINA, New York Pritje madhështore në New York, për Princin Leka dhe zonjushen Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka JFK - New York City : Në kuadrin e aktiviteteve për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe 100 vjetorin e krjimit të Shoqatës PanShqiptare të Amerikës VATRA , L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, shoqëruar nga zoti Sulejman Gjana, nën kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri, kan mbërritur, sot mbasdite në orën 15:30 me orën lokale, në aeroportin ndërkombëtar të New Yorkut "JFK" - John F. Kennedy International Airport". L.T.M. Princi Leka mbërriti në SHBA, i ftuar nga shoqata Vatra, dhe ai do të jete pjesë e veprimtarive, që do të organizohen në New York nga data 28 dhe 29 prill 2012. Në sallën e pritjes së mysafirve, të aeroportit ndërkombëtar të New Yorkut, kishin dalë me dhjetra bashkëatdhetar, mbetëror dhe legalistë. Dy vajza të reja veshur me kostumet popullore të Kosovës, i dhuruan çiftit princërorë shqiptarë, buqeta me lule të freskta, të shoqëruara nga dy djem të rinjë, që mbanin flamurin kuq e zi dhe flamurin e amerikan. Mirëseardhejn! Princi Leka, dhe zonjushes Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, ia uruan Kryetari i Federatës Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, dr Gjon Buçaj, kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z Hakik Mean, nën kryetari Ahmet Hoti, nën sekretari kësaj partie, zoti Tomorr Selamni dhe anetarët e tjerë veteranë zoti Musli Mulosmani, Sami Mulosmani, Guri Durollari, Xhaferr Elezi, Gjergj Ndreca, Rexhep Ymeri dhe Men Mean. Me të mbritur në aeroportin e New Yorkut, Princi Leka vleresoi rolin dhe punen e Vatres dhe komunitetit shqiptare ne Amerike.Ai i deklaroi gazetës kombëtare Bota Sot se :"Nëpërmjet punës së Vatrës, dhe aktiviteteve të gjithë diasporës shqiptare në Amerikë, ne do të kemi sa më shumë të mira për kombin tonë, si dhe sa më shumë angazhime në shoqërinë Amerikane. Që të jemi sa më shumë afër me SHBA, duke e faleminderuar këtë vend si mikun tonë të madh dhe i shprehur këtij vendi edhe mirënjohjen tonë, nëpërmjet këtij komuniteti kaq të madh dhe kaq të very shqiptarësh në Amerikë ,mbasi kontributi i shqiptarëve të Amerikës, është i paçmuar në dobi të çështjes kombëtare." tha ai. Princi Leka, nje faleminderim te veçante e ruajti edhe për ithatret e Mbretiti, per mbreteroret dhe legalistet e ketij komuniteti, qe i qendruan besnik principeve mbreterore, per rolin dhe kontributin e tyre, perulem me respekt te madh, th ai per ate mbeshtetjen e tyre te vazhdueshme, pa marre parsysshe kohen e mire, apo te veshtire qe kaluan, per fatet e kombit tone" Princi Leka në kuadrin e kësaj vizite do të ndjekë edhe Konferencën shkencore që do të zhvillohet të shtunën me 28 prill. Princi Leka do të përshëndesë veprimtarinë shkencore të Vatrës : "Konferenca Shkencore me temë “ Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjetë në shërbim të Kombit”, që do të ndiqet nga media dhe opinion shkencor për të cilën deri tani është treguar interes i jashtzakonshëm. Aty do të referojnë figura të njohura të botës akademike shqiptare, dhe janë të ftuar të marrin pjesë në darkën e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, figurat me eminente të botës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Diaspora. Princi Leka dhe delegacioni që e shoqëronë atë vjen në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, për një vizite zyrtare. Ai pritet te zhvilloje takime me personalitete të larta të komunitetit, dhe zyrtarë te rëndësishëm te administratës si dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit amerikan në Washington. Princi Leka, pritet te zhvilloje takime edhe me komunitetin shqiptar që jeton e punon këtu në SHBA. Princi Leka vjen në Shtetet e Bashkuara mbas 45 vjetë kur babai i Tij Mbreti Leka në vitin 1967, gjatë një veprimtarie politike në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti Leka i Parë kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e atij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe të madhin Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA përsëri në disa vizita të tjera.
IMG_0029.JPG
(image/jpeg, 39.8 KB) - not displayed
IMG_0074.JPG
(image/jpeg, 40 KB) - not displayed
IMG_0082.JPG
(image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
IMG_0091.JPG
(image/jpeg, 42 KB) - not displayed
IMG_0094.JPG
(image/jpeg, 53.8 KB) - not displayed
IMG_0107.JPG
(image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
IMG_0009.JPG
(image/jpeg, 46.4 KB) - not displayed