100-vjetori Federatës Pan Shqiptare “Vatra” ditëlindja e Vatrës - Vatra... [6 Attachments]

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 




100-vjetori  Federatës Pan Shqiptare  “Vatra” ditëlindja e Vatrës - Vatra 
sot mbushi 100 vjet!
 
 
 (http://www.prolajm.com/pr/media/uploads/2012/02/u3_vata.jpg) BEQIR SINA, 
New  York 
Gjithëçka, është gati për shënimin e 100-vjetorit të  Federatës 
Panshqiptare “Vatra” të Amerikës. 
 
NEW YORK CITY : “Vatra”, së bashku me komunitetin shqiptaro amerikan,  
mendojnë ta shënojnë këtë përvjetor me një program festiv, që do të zhvillohet  
më 28 dhe 29 prill 2012 në Nju Jork, Grupe shqiptarësh nga shtete të 
ndryshme  të Amerikës, prej nga Alaska e largët, Kalifornia, Arizona, Teksasi, 
Illinoi,  Miçigani, Florida, Karolina e Veriut, Uashingtoni, Virxhinia, Idiana, 
Dakota,  Kolorado, e tjerë do të mblidhen së bashku në këtë festë të madhe 
dhe  historike. 
Ditën e shtunë më 28 prill(sot), pikërisht në ditën e themelimit të kësaj  
Federate historike 100 vjet ma parë, do të mbahet një seminar shkencor, ku 
do  të marrin pjesë studiues e historianë nga trojet shqiptare dhe nga 
diaspora.  Ata do të trajtojnë tema me subjekte të ndryshme për Pavarësinë, për “
Vatrën”,  për protagonistë dhe për rrethana të kohës e veprime që u paraprinë 
dhe që i  pasuan këto ngjarje me rendësi jetike për mbijetesën e kombit 
tonë. 
Seminari do të mbahet në “The Hemsley Park Lane Hotel”, në qendër  të Nju 
Jorkut - Manhattan. 
Hapja e Konferencës - do të bëhet nga vatrani i vjetër zoti Frank G.  
Shkreli, një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, intelektual patriot në  
diasporë, i cili ka qenë gazetar dhe redaktor në “Zërin e Amerikës”,  seksioni 
shqip nga viti 1974 deri në vitin 1984. Më pas po tek “Zëri i  Amerikës”, 
zoti Shkreli, ka qenë shef i seksionit shqip (1984-1985). Nga viti  1985 
deri në vitin 1990 ka shërbyer këshilltar i lartë programacioni në  divizionin 
europian të “Zërit të Amerikës” dhe ka qenë Drejtor Ekzekutiv i  Këshillit 
Kombëtar Shqiptaro Amerikan - KKSHA.







Hymnet e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë -- do të këndohen nga  
këngëtarja e mirënjohur Merita Halili dhe shoqëruar nga mjeshtri i  muzikës  Raif 
Hyseni



 
Dr. Gjon Buçaj – Kryetar i Federatës PanShqiptare të  Amerikës Vatra,ka 
nderin të mbajë  një fjalë duke u uruar  të gjithëve " Mirëseradhëien! 





 
Lutjet nga Përfaqsues të të gjitha  Komuniteteve Fetare, shqiptare  simbol 
i bashkëjetes fetare që kemi në shqiptarët në botë,  : Shkëlqesia  e Tij, i 
Përndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, i Nju Inglënd dhe i  Arkipeshkvisë 
Shqiptare Zoti Gazmend Aga, Nën kryetar i Komunitetit Mysliman  të Shqipërisë 
I Përndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkëv i Kishës Katolike të  Kosovës I 
Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve I  Nderuari Papas 
Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arbëresh të Ungrës, të  Përndershmit 
Donato Olivero





 
 
Fjalët Përshëndetëse i janë rezervuar nga Personaliteteve të  Larta, nga 
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci,  Medvegja, 
Çamëria dhe Diaspora.
 



Shkëlqësia e tij Kryeministri i Shqipërisë, Professor Doktor, Sali  Berisha



Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Zoti  
Alexander Arvizu



Shkëlqesia e saj, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Maqedonisë,  Zonja 
Teuta Arifi









 



Prof. Nicholas C. Pano, – “ Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe  
Shqipëria, 1912-1924’’



Professor Beqir Meta, – “VATRA dhe Shteti 100-vjeçar Shqiptar’’



Archimandrit Theophan, – “Roli i Klerikëve Ortodoks Shqiptarë në  
Themelimin e Federatës Pan-Shqiptare, Vatra’’



Dr. Elez Biberaj, – “ Zëri i Amerikës dhe Rënja e Komunizmit në Shqpëri  –
Një Dëshmi Personale’’



Prof. Fehari Ramadani, – “Bashkpunimi i Faik Konicës me Austro-Hungarinë  
për Interesat Kombëtare’’



Mal Berisha, -- Ndihmesa e Vatrës Nepërmjet Delegatit të saj Çaarls  
Erickon në Konferenën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të San Franciskos,  1945’’



Naum Prifti, – “Epitafet e Fan Nolit te Don Kishoti’’





 
 



Dalip Greca, – “Gazeta Dielli si Misionare e Shqiptarizmës në Shtetet e  
Bashkuara të Amerikës’’



Anton Çefa, -- ‘’Vatra Noli, Konica dhe Wilsoni’’



Ilir Ikonomi, -- “Vatra dhe Njohja e Shqipërisë nga Amerika’’



Agron Alibali, LL.M,. – “Aktiviteti Ligjor dhe Politik i Vatrës Gjatë  
Viteve 1919 -1921’’







Bejtullah Destani – “Vatra në Raportimet e Entit të Zbulimit Politik të  ‘
Foreign Office’, 1918-1919‘’



Prof. David Avdul, – “ Përvoja e Vatrës: e Kaluara, e Tashmja dhe e  
Ardhëmja’’





 
 



Idriz Lamaj, – “Vatra dhe Pretendimet Greke ndaj Shqipërisë në fund të  
Luftës së Dytë Botërore



Prof. Jusuf Bajraktari, – “ Vatra për Viset Shqiptare Jashtë Shqipërisë  
së Pavarur’’



Papas Antonio Bellusci, – “Arbëreshët e kalabrisë dhe Vatra për  
Pavarësinë e Shqipërisë’’



Prof. Binak Ulaj, -- Roli i Plavë Gucisë në Pavarësinë e Shqipërisë



Elez Osmani, – ‘’Kontributi i Vatrës në Harmoninë Fetare’’



Mithat Gashi,— Roli i Vatrës: 1990-2010





 
Fjala e Mbylljes nga Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj  

"Dasma e Madhe" e Shoqatës Vatra do të mbahet ditën e djelë në mbrëmje më  
29 prill 2012 do të shtrohet një darkë solemne për nder të pjesëmarrësve dhe 
 të mysafirëve, në Chelsea Piers në Manhattan, ku janë ftuar përsonalitete 
të  njohura të kulturës e të politikës kombëtare e të huaj. Këngëtarët më të 
mirë  nga të gjitha trojet shqiptare do të këndojnë në këtë gëzim të madh. 
“Eshtë privilegj i madh për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë në këtë kohë 
 dhe përjetojmë kremtimet e 100 vjetorit të Pavarësisë - Shoqata më e 
vjetër e  shqiptarëve të Amerikës VATRA mbush 100 vjet çka do t'i kishin zili çdo 
 shoqatë në botë”. 
“Për vatranët dhe për të gjithë ne shqiptarët e Amerikës është privilegj  
dhe krenari e jashtëzakonshme që kemi fatin  të festojmë së bashku  
100-vjetorin e ‘Vatrës kësaj Vatre hije rendë e cila mbajti gjallë frymën  patriotike 
dhe ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve megjithse kaq larg Atdheut  të tyre’
. 
Në këtë 100 Vjetor të themelit të Vatrës i cili i parapriu Pavarësisë së  
Shqipërisë, vatranët përkujtojnë dhe nderojnë themeluesat dhe ata të  cilët 
vazhduen rrugën e tyre, duke dhenë kontributin historik për lindjen dhe  
mëkamjen e shtetit e të kombit shqiptar dhe për lidhjet e forta të miqësisë me  
popullin amerikan, të cilit i jemi përjetësisht mirënjohës që na doli zot në 
 momentet ma kritike të ekzistencës sonë”  
Bota shqiptare pret me interesim të shohë se si shqiptarët e Amerikës do ta 
 kremtojnë 100-vjetorin e “Vatrës” dhe i urojnë nga zemra edhe 100 vjet të 
 tjera edhe më të begatë.Ky përvjetor me shënime të ndryshme, natyrisht jo 
si  në shtëpinë e saj - pra në Amerikë, pritet të shënohet edhe në trojet  
shqiptare, por manifestimi kryesor ai më i madhi në historinë e saj u takon  
shqiptarëve të Amerikës.
IMG_0016.JPG (image/jpeg, 41 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.