UASHINGTON : U shfaqe filmi dokumentar "BESA"

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

 

UASHINGTON : U shfaqe filmi dokumentar "BESA" 
 
 
 
 
 

BEQIR SINA, WASHINGTON D.C
 
 
 

Foles kryesore ishin Zevendesndihmes-sekretari amerikan i  Shtetit per 
Evrope dhe Evroazi, Philip Reeker, dhe kryeministri i Shqiperise  Dr. Sali 
Berisha, regjisori kryesor i filmit Jason Williams dhe e mbijetuara  Holokausiti 
zonja Johanna Neumann. 
 
 

 

WASHINGTON D.C: Dita e perkujtimit te Holokaustit eshte quajtur Yom  
Hashoah. Kur data aktuale e Yom Hashoah bie ne nje te premten, shteti i  Izraelit, 
e ka caktuar ate sipas kalendarit te tyre Yom Hashoah per te enjten  e 
mesiperm. Kur ajo bie ne nje diele, Yom Hashoah eshte caktuar ne te henen ne  
vijim. Kjo dite kremtohet nga komuniteti hebraik, per nje jave, dhe i bie ne  
javen e fundit te muajit Prill. Ajo shenon keshtu ne mbare boten izraelite, 
me  nje sere aktivitetesh perkujtimore, kujtimin e Holokaustit. Kete vit 
Dita e  perkujtimit te Holokaustit, e quajtur Yom Hashoah ne Shtetet e 
Bashkuara, u  hape te henen, 23 Prill, nga Presidenti i SHBA, Barack Obama, i cili 
mbajti  nje fjalim ne emer te Shtepise se Bardhe, duke nderuar kete dite e 
cila i  dedikohet Dites se perkujtimit te Holokaustit - Yom Hashoah. 



Ndersa, java e Holokausit u hap me nje fjalim te Presidentit Barack  Obama, 
ajo mbylli mbreme ne Uashington me shfaqjen e premires se filmit BESA,  dhe 
me nje fjalim te Kryeministrit te Shqiperise Berisha, i cili ishte i ftuar  
special . Ne shfaqjen e filmit BESA, mbreme moren pjese me shume se 500  
mysafire, ne mesin e tyre erdhen edhe zyrtare te lart te Qeverise amerikane,  
anetare te kongresit dhe senatit. Gjithashtu trupi diplomatik i ambasadorve, 
 nga vende te ndryshme te botes, veprimtare te njohur te ketij komuniteti,  
aktor, artiste, shkencetar, gazetar, shkrimtar , historian dhe 
personalitete  te njohura nga fusha te ndryshme. 
Foles kryesore ishin  Zevendesndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per 
Evrope dhe Evroazi, Philip  Reeker, dhe kryeministri i Shqiperise Dr. Sali 
Berisha, regjisori kryesor i  filmit Jason Williams dhe e mbijetuara Holokausiti 
zonja Johanna Neumann.  


Ne ceremonine e prezantimit te filmit dokumentar "Besa", realizuar nga  
kompania produksionit JWM. foli regjizori i filmit zoti Jason WIlliams, i cili  
prezantoje ekipin realizues me William Morgan, Cristine Romero dhe Rachel  
Goslins, e cila eshte producente dhe drejtore e filmit ( ne keto momente  
Rachel punon prane Shtepise se Bardhe si drejtore executive per artet dhe  
Humanities), muzika e filmit eshte nga i famshmi Phillip Glass. 
 
Premiera e filmit dokumentar "Besa", ku shqiptaret paraqiten si mbrojtes  
te hebrenjeve gjate periudhes se luftes se dyte boterore, kur keta  
perndiqeshin e vriteshin nga nazistet, eshte i realizuar me inisiativen e The  Eye 
Contact Foundation, Founder Norman Gershman, dhe eshte suportuar nga  National 
Endowment for the Humanities, Righteous Persons Foundation dhe  Alwaleed 
Bin Talal Foundation.


Dokumentari i BESA sjell historine e jashtezakonshme te mikpritjes,  
strehimit dhe mbrojtjes se familjeve hebreje ne Shqiperi dhe permes tyre,  
historine e nje kombi qe hapi dyert e shpetoi nga shfarosja qindra familjeje  
hebreje, gjate Luftes se Dyte Boterore. Kete fakt e potencoi fuqishem ne  fjalen 
e tij edhe Kryeministri i Shqiperise, zoti, Berisha, i cili foli ne  emer te 
Qeverise se Shqiperise, por dhe Zevendesndihmes - sekretari amerikan i  
Shtetit per Evrope dhe Evroazi, Philip Reeker, i cili tha se po fliste ne emer  
te Sekretares se Shtetit Hillary Clinton. 


Nderkohe, Kryeministri i Shqiperise Berisha, ne emer te kryetarit te  
Bashkise se Tiranes zotit Luzim Basha i dhuroje zonjes Johana Neumann çmimin e  
mirenjohjes akorduar nga Bashkia e Tiranes.


Ne filmin BESA qe u shfaq ne sallen e kinemase se Museumit te SHBA,  
Memoriali i Holokausitit ne vazhdim te veprimtarive te Dites se perkujtimit te  
Holokaustit - Yom Hashoah ne kryeqytetin e SHBA, Washington, , nje vend i  
veçante gjate kesaj mbremje iu dha edhe te mbijetuares se Holokausiti zonjes  
Johanna Neumann. Ajo meqense ka rolin kryesore ne film foli edhe vete si  
deshmitare okulare e mbijeteses , per shqiptaret dhe sesi e mbrojten  
shqiptaret ate dhe pjestaret etjere te familjes se saj. 



Filmi Besa vazhdon te jete nje projekt i filluar vite me pare nga  
fotografi amerikan Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtepia e  Zotit). 
Filmi bazohet ne te dhena gojore, dokumenta e intervista me personazhe  reale, 
shqiptare a familje te cilet kishin shpetuar hebrenjte gjate Luftes se  Dyte 
Boterore. Ai fillon me rrefimin e Rexhep Hoxhes, lindur ne Tirane ne  vitin 
1950. I ati, para se te vdiste i la atij amanet tre libra ne gjuhen  
hebraike. Ato ishin te nje familjeje hebreje qe gjate luftes ishte strehuar ne  
shtepine e familjes Hoxha. Me ndihmen Gershmanit, Rexhepi zbulon historine e  
panjohur te aktit te jashtezakonshem te te atit te tij; Besen e nderthur me  
trimeri e sakrifice.


Ne film tregohet historia e Johanna Neumann ( e ndreruar kete mbremje nga  
Kryeminstiri i Shiperise) e cila mbas 60 vjetesh vihet ne kontakt dhe takon  
familjen shipetare Pilku nga Dibra e Madhe, e cila gjate LDB jetonte ne  
kryeqytetin e Shqiperise - Tirane lagjen e "Dibraneve". Takimi i tyre, ne  
Tirane, mbas kaq vitesh natyrisht qe ka qene shume mallengjyese. Ajo eshte  
takuar me Edit Pilkun, djali i familjes Pilku. Sipas saj ky ishte nje takim i  
pabesueshm qe po takoheshin pas 62 vjetesh. "Ne, tha ajo ishim ndare kur 
ishim  12 vjeç dhe luanim bashke." Johannes, si tregon ajo sot i ka bere 
pershtypje  te thelle pritja ne Shqiperi, mbasi ajo ka vizituar edhe Beratin, 
Lushnjen dhe  Tiranen. Por, ne Durres shpreht ajo pritja ishte e jashtezakonshme.
 

Filmi pastaj zgjerohet per te hyre ne thellesi te botes shpirterore  te 
protagonisteve dhe per t'i shpjeguar publikut Amerikan dhe Hebrenjeve se  çfare 
eshte Besa dhe perse shqiptaret mendojne se ajo eshte pjese e veçante e  
kultures se tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se  
Besa eshte diçka e veçante. Ai mendon se tri elemente sherbyen qe 
shqiptaret  te vepronin ne mbrojtje te hebrenjeve; "E para ishte Mbreteria shqiptare, 
ne  fillim, dhe qeveria gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore, qe hapi 
 kufijte per keta te ikur e te perndjekur naembane botes. E dyta ishte roli 
 pozitiv i klerikeve myslimane, katolike e ortodokse qe u benin thirrje  
besimtareve te tyre, kudo te ndihmonin e fshihnin hebrenjte qe kerkonin  
strehim; dhe se treti ishte fjala e dhene, sipas Kanunit - Besa, pra ajo qe i  
lidhte keta faktore, duke krijuar te veçanten qe mungonte ne Evrope ne ate  
periudhe".
 
Filmi dokumentar BESA, eshte i filmuar ne Shqiperi, Bullgari, Izrael, dhe  
Shtetet e Bashkuara, filmi permban rreth dyzine me intervista me te 
mbijetuar  dhe te shume deshmitareve te tjere, okulare .Shfaqja e filmit u organizua 
me  inisiativen e Museumit te SHBA, Memoriali i Holokausitit ne kujtim te 
Dites se  perkujtimit te Holokaustit - Yom Hashoah, ne bashkepunim me 
Ambasaden e  Republikes se Shqiperise ne Washington 
Ne filmin dokumentar BESA qe u  shfaq ne sallen e madhe te kinemase se 
Museumit te SHBA, Memoriali i  Holokausitit ne kujtim te Dites se perkujtimit te 
Holokaustit - Yom Hashoah ,  mori pjese edhe kongresisiti Eliot Engel, 
L.T.M. Princi Leka II, zonjusha Elia  Zaharia, e fejuara e Princit Leka, 
shoqeruar nga zoti Sulejman Gjana, nen  kryetar i Partise Levizja e Legalitetit ne 
Shqiperi, zoti Hakik Mena, z Tomor  Selani si dhe ambasdoret e Izraelit, 
Britanise se Madhe, Sirise, Jordanise,  Frances, Japonise, Spanjes, Danimarkes, 
Bullgarise, si dhe ambasadori i  Shqiperise ne Washington, Shkelqesia e tij 
dr Gilbert Galanxha. 


Merrnin pjese gjithashtu edhe gazetare, publiciste , shkrimtar, studente  e 
studente, politikan shqiptare . Per te pare premiren e filmit BESA , ne  
kryeqytetin e SHBA-se, Washington D.C, kishi ardhur grupe shqiptaresh te cilet 
 kish udhetuar nga New Yorku, Detroiti, Feladelfia, Uashingtoni, Verxhinia, 
 Merilandi dhe tjer. Ne kete veprimtari mori pjese edhe Presidentja e 
Shoqates  se Grave Shqiptaro Amerikane "Motrat Qiriazi" dr Ana Kohen, edhe ish 
Drejtori  Eksekutive i Keshillit Kombetare Shqiptaro Amerikan Ilir Zherka, 
veprimtari i  dalluar Paulin Kolaj, vatrani Sjedi Hysenaj, znj. Majlinda Myrto.


Kryeministri Berisha  i dorezoi zonjes Neumann çmimin e  mirenjohjes 
akorduar nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, zoti Lulzim Basha me  motivacionin :  
 "Zonjes Neumann, ne shenjw mirenjohje per punen dhe  kontributin e saj te 
çmuar ne promovimin e virtyteve fisnike te Shqiptareve si  dhe te Beses 
Shqiptare per mbrojtjen dhe shpetimin e jeteve te gjithe  hebrenjve qe jetuan ne 
Shqiperi ose kerkuan strehim ne Shqiperi gjate  Holokaustit".
 
 
Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryeministri Berisha u shpreh:
 
 
Per mua eshte nje moment i veçante, nje mbremje e veçante te jem ketu,  
sot, ne kete perkujtimore dedikuar rolit te shqiptareve gjate Holokaustit, ne  
Luften e Dyte Boterore. Ky eshte nje nderim i jashtezakonshem per mua dhe 
per  çdo shqiptar. Ndaj dua te falenderoj nga zemra bordin e Muzeut 
Perkujtimor te  Holokaustit, te falenderoj ata qe prodhuan filmin Besa, te falenderoj 
kete  grua te madhe, Johanna Neumann, per dashurine e saj te jashtezakonshme 
qe ka  treguar per vendin dhe kombin tim.
 
 
Duke vizituar kete Muze, mendimi i pare qe te vjen ne mend eshte se nuk  ka 
asgje me te keqe, sesa diktatoret, sepse ata kane nje fuqi negative mbi  
njerezit, per t'i transformuar si qenie njerezore. 
 
 
Sic ishte Holokausti, nje nga aktet me barbare te botes se civilizuar, te  
civilizimit tone. Holokausti ishte bazuar ne ideologji dhe ajo çfare ishte  
tragjedia me e madhe eshte pjesemarrja e madhe ne aktin me johuman qe  
njerezimi ndoshta ka njohur. Per kete i jam shume mirenjohes kombit tim, per  ate 
qe shqiptaret bene, por mendimi im shkon edhe per popullin hebre, te cilet  
ia besuan jeten e tyre bashkeqytetareve te mi.
 
 
Falenderimi im shkon per qytetaret shqiptare, te cilet i mbrojten e  
strehuan hebrenjte, duke mos marre pjese ne kete gjueti te tmerrshme dhe  ruajten 
vlerat njerezore, sepse asgje nuk e ndalonte makinerine naziste te  
shfarosjes se jetes se njerezve edhe te femijeve, te moshuarve. 
 
 
Sot, ne kemi ketu nje te mbijetuar te atyre koheve te tmerrshme, Johanna  
Neumann. Ajo u strehua e kaloi kohe ne nje familje shqiptare dhe me vone u be 
 nje nga ambasadoret me te mira te moralit te vendit tim. Ju jemi shume  
mirenjohes Joana! Dua te theksoj se kontributi juaj eshte i rendesishem per  
ne, sepse populli im, pas shpetimit tuaj dhe bashkeqytetareve tuaj, ra nen  
diktaturen me te keqe qe Europa ka njohur, ra nen shtypjen me te eger.  
Shqiptaret e kane te nevojshme te lene sa me shpejt te jete e mundur mbrapa  kete 
kohe. Per shqiptaret, diktatura e Hoxhes ishte nje erresire e madhe.  


Jam i lumtur qe shqiptaret sa here qe jane takuar me hebrenjte, ne  
historine e tyre te gjate, e te dy jane nder kombet me te vjeter ne planet,  jane 
takuar si miq. Vertet nuk kane pasur komunikim intensiv, por sinagoga me  e 
vjeter ne Ballkan eshte gjetur ne Shqiperi. Pergjate historise, hebrenj nga  
vende te ndryshme u strehuan ne Shqiperi dhe kjo nuk ishte rastesi. Ne 
gjithe  historine, asnje incident te vetem. 
 
 
Pas renies se perdes se hekurt, nje nga perpjekjet tona te medha ishte te  
rivendosnim, te zhvillonim marredhenie miqesore me Izraelin. Une e kam  
vizituar kete vend te madh disa here dhe jam shume i lumtur me marredheniet e  
jashtezakonshme qe ne kemi me Izraelin, nje vend, ne te cilin populli hebre 
po  nderton te ardhmen e tij te shkelqyer. Kane patur te shkuaren e tyre, dhe 
po  ndertojne te ardhmen e tyre. 
 
 
Por ne kemi edhe te perbashket tjeter, kemi nje mik te madh si Shtetet e  
Bashkuara te Amerikes. Ne jemi shume krenar te kemi nje mik te tille! Une  
takova dje, Sekretaren Clinton dhe ne takim ishte edhe zoti Reeker, gjithashtu 
 ambasadori Arvizu. Ai ishte nje nga takimet me miqesore, sepse ne çdo 
fjale  gjeta nje vullnet te forte per te ndihmuar Shqiperine e shqiptaret, nje  
mbeshtetje te forte per Shqiperine per te ecur perpara, per te konsoliduar  
demokracine.
 
 
SHBA publikisht jane dhe do te jene per sigurine e Izraelit dhe kjo eshte  
riafirmuar ne menyre te perseritur nga Presidenti Amerikan. Ne i jemi  
mirenjohes SHBA sepse ne kemi pasur nje nga te shkuarat me te veshtira. Ne  
festojme kete vit 100 vjetorin e pavarsise por nese shihni te kaluaren tone ju  
do te gjeni cdo gje ne keto 100 vjet, por tani fale Zotit jemi te lire dhe po 
 ndertojme te ardhmen tone. Kete vit, ne festojme 100 vjetorin e 
pavaresise,  sepse ne nje nga momentet me te veshtira te historise sone, kur 
diskutohej  ekzistenca e shtetit shqiptar, ne patem mbeshtetjen e vendosur te ketij 
vendi,  i cili na mbeshteti jo per shkak te ndonje interesi, por mbi ideale,  
 vlera e principe, te cilat jane ne themel te kesaj demokracie te madhe. Ne 
 supozohej qe te fshiheshim nga harta politike e Europes, por Presidenti  
Willson e refuzoi.
 
 
Me vone edhe Kosova qe subjekt i nje tentative te ngjashme,   Presidenti 
Bill Clinton udhehoqi NATO-n ne çlirimin e Kosoves. Presidenti Bush  udhehoqi 
perpjekje te vendosura dhe Shqiperia u be anetare e NATO-s dhe sot po  punon 
me SHBA ne Afganistan e kudo tjeter. Kosova, e cila ka qene subjekt i  
shtypjes, shpalli pavaresine dhe Presidenti Bush e mbeshteti kete ide.  
Presidenti Barack Obama eshte shume mbeshtetes ndaj perpjekjeve tona. 
 
 
Me kete mik te madh, ecim te sigurt ne ndertimin e te ardhmes sone.
 
 
Edhe nje here do te doja t'ju falenderoja per nderin qe i beni çdo  
shqiptari, duke organizuar nje event te tille. Johanna, te falenderoj per çdo  gje 
qe keni bere per vendin tim!
 
 
Pas çmimit te dhene nga kryeministri Berisha, zonja Neumann falenderoi me  
mirenjohje per vleresimin dhe u shpreh:
 
 
"Me e pakta qe mund te them eshte qe jam shume e emocionuar nga fakti qe  
qeveria shqiptare me nderon mua sonte me kete çmim. Ne fakt jane ata qe duhet 
 te nderohen. Jane shqiptaret qe e meritojne kete çmim, jo une. Ata vune 
jeten  e tyre ne rrezik si dhe jeten e familjeve te tyre per te shpetuar 
hebrenjte.  Nuk ka mjaftueshem fjale per te shpjeguar kurajen qe keta njerez 
treguan per  te shpetuar hebrenjte ne vendin e tyre. Ata nuk dorezuan asnje 
hebre tek  nazistet. Kur ata refuzuan te dorezonin listen e hebrenjve qe 
ndodheshin ne  vend ne ate kohe, ata paten kurajen. Dhe çfare kuraje ishte kjo? Ti 
thonin  nazisteve; "une nuk njoh hebrenj, une njoh vetem shqiptare". Ne 
shume vende  evropiane hebrenjte kishin frike se qeverite e tyre do ti 
denonconte tek  gjermanet por ne Shqiperi kjo nuk ndodhi. Ne Shqiperi pati 
bashkepunim midis  popullit dhe qeverise shqiptare. Populli shqiptar jetonte me nje 
standard te  larte moral, "Besa". Ne ishim te huaj qe kishim nevoje per 
ndihme. Per  rrjedhoje kodi moral i tyre u diktonte se ata duhet te ndihmonin me 
çdo çmim.  Gjate kohes se Luftes se Dyte Boterore, Shqiperia kishte nje 
popullsi prej 1  milione banoresh dhe pavaresisht kesaj numri i atyre te nderuar 
si "Te Drejte  Mes Kombeve" eshte rreth 70 individe dhe familje, pra numri 
eshte me i madh  dhe ne te perfshihen edhe femijet. Ne familjen qe na shpetoi 
ne, kishin 2  femije te vegjel dhe ata e dinin çfare po ndodhte dhe nuk i 
thane shokeve te  tyre qe ne familjen e tyre kishte hebrenj. Asnjehere. Eshte 
e veshtire ta  krahasosh kete me nje numer vendesh evropiane. Ne vendet ku 
gjermanet zbulonin  se kishte hebrenj ata u mbyllnin aktivitetet. Kjo doli 
qarte nga nje raport i  gjendur ne arkiven shqiptare ku autoritetet i 
pergjigjen Berlinit se ata e  kuptonin shume mire se çfare u kerkohesh, pra qe te 
deportonin hebrenjte  menjehere. Po flasim per vitin 43. Ne kete raport 
thuhet se kjo gje do te  ishte e demshme per Gjermanine sepse populli shqiptar 
nuk do te bashkepunonte.  Ata e kishin kuptuar qe Shqiperia nuk do te lejonte 
qe te deportonte hebrenjte  nga vendi i tyre. Duke u rritur dhe duke lexuar 
e kuptuar me shume per  mizorite e nazisteve ndaj hebrenjve, respekti, 
admirimi dhe mirenjohja ime per  popullin shqiptar u rrit edhe me teper. Une jam 
ketu sot dhe kam mundesi te  flas per kete popull te mrekullueshem, se keta 
njerez duke e ditur qe ishim  hebrenj na shpetuan neve ne shtepite e tyre. 
Nuk pati diference, ata u  shpetuan si nga myslimanet, ashtu dhe nga 
kristianet. Pa miresine dhe  angazhimin  e popullit shqiptar nuk do kisha mundesi 
tju flisja ju sot  dhe te isha nena e 4 femijeve dhe gjyshe e niperve e 
mbesave. Ju falenderoj  shume.
IMG_0864.JPG (image/jpeg, 26.7 KB) - not displayed
IMG_0778.JPG (image/jpeg, 28.2 KB) - not displayed
IMG_0800.JPG (image/jpeg, 37.2 KB) - not displayed
IMG_0801.JPG (image/jpeg, 32.1 KB) - not displayed
IMG_0816.JPG (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
IMG_0848.JPG (image/jpeg, 23.6 KB) - not displayed
IMG_0858.JPG (image/jpeg, 26.7 KB) - not displayed
IMG_0863.JPG (image/jpeg, 22.1 KB) - not displayed
IMG_0864.JPG (image/jpeg, 26.7 KB) - not displayed
IMG_0866.JPG (image/jpeg, 23.8 KB) - not displayed
IMG_0912.JPG (image/jpeg, 24.6 KB) - not displayed
IMG_0925.JPG (image/jpeg, 23.3 KB) - not displayed
IMG_0932.JPG (image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
IMG_0939.JPG (image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
IMG_0941.JPG (image/jpeg, 39.3 KB) - not displayed
IMG_0943.JPG (image/jpeg, 60 KB) - not displayed
IMG_0947.JPG (image/jpeg, 25.9 KB) - not displayed
IMG_0554.JPG (image/jpeg, 43.7 KB) - not displayed
IMG_0572.JPG (image/jpeg, 44.6 KB) - not displayed
IMG_0671.JPG (image/jpeg, 40 KB) - not displayed
IMG_0703.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
IMG_0732.JPG (image/jpeg, 25.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.