Ku janë 217 xhamitë e Beogradit?

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFnxQTeXXcw5ZwwBYiDeiEOwFhOuUmR_pzYX0sG0Z_oVLQ@mail.gmail.com>
*/Preferohet shperndarja e ketij teksti/*

*
*

*Ku janë 217 xhamitë e Beogradit?*

*Abdullah Tullunxhic*

*Nga Boshnjakishtja përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju*



Marrja e Beogradit nga duart e hungarezëve në duart e osmanlinjve në vitin
1521, tregon për banimin e kohëpaskohshëm të Osmanlinjve të këtij vendi,
dhe ngadalë shndërrimin e tij në një qytet osman, panorama e  së cilës
është e mbështjell me numër të madh të minareve, të cilat kanë lënë gojë
hapur shumë udhëpërshkrues evropian.

Në vitin 1571, Beogradi ka numëruar 27 lagje.

Sipas udhëpërshkruesit të madh osman, Evlia Celebi, i cili në vitin 1660 ka
vizituar Beogradin, ky qytet ka pasur në atë kohë rreth 98.000 banor, prej
të cilëve, 21.000 nuk kanë qenë mysliman.

Atëherë, në Beograd objektet publike kanë qenë, 7 banjo publike ( hamame),
rreth 7000 banjove private ( hamame ), 6 karvan saraj,  21 hane tregtare
dhe 217 mesxhide dhe xhami.

Evlia Celebi, ka treguar për emrat e 35 xhamive, në të cilën është kryer
obligimi i përbashkët-xhumaja, dhe të 12 mesxhideve.

Gjeografi osman Haxhi Kalfa, ka numëruar 100 xhami, ndërsa orientalisti ynë
i njohur Hasim Shabanoviq, ka vlerësuar se në atë kohë në Beograd ka pasur
75-80 xhami.

Beogradi në këtë periudhë historike, ka 41 lagje.

Në shekullin XVI, Beogradi veçse ishte kulmi i bukurisë dhe madhësisë, në
pjesën Evropiane të Perandorisë Osmane, duke i kapërcyer edhe qytetet e
bukura si Sofja,  Budimi, Sarajeva, Shkupi etj. Ai u bë “ Darul
Xhihad”-Vendi i luftës, ashtu siç Osmanlinjtë e quajtën Beogradin.

Në pushtimin e parë austro-gjerman (1688-1690.), shumë xhami u shkatërruan,
ndërsa  ato që kanë ngelur, u shndërruan në kisha. Në kohën e sundimit të
shkurtër osman (1690-1717.), shumë xhami u rinovuan, ndërsa disa u ndërtuan
prej në themel.

Kur ushtria austro-gjermane, nën udhëheqjen e Eugenit ( në të cilën ushtri
merrnin pjesë, gjermanët, italianët, zviceranët, francezët, portugezët,
spanjollët, hungarezët dhe të tjerë), e ripushtuan Beogradin në vitet
1717-1739, aty gjetën rreth 2000 ndërtesa shtëpiake, shumë xhami, banjo
publike, hane dhe objekte tjera.

Shumica e minareve në pjesën e epërme dhe të poshtme të vendit, kanë qenë
të shkatërruara pas pushtimin, me qëllim që qyteti të marr panoramë më
shumë evropiane. Shumë xhami u shndërruan në kisha të rendeve të ndryshme
kishtare të cilat erdhën së bashku me ushtrinë dhe me banorët që deshën ta
popullojnë këtë vend me ‘trinitar’,’franjevc’,’minorit’ dhe katolik armen.
Trinitarët dhe franjevcët kanë fituar nga dy xhami për shndërrimin e tyre
në kisha, ndërsa kapucinët, jezuitët, minoritët dhe katolikët ermen nga një
xhami. Xhamitë tjera të ngelura, janë përdorur si depo ushtarake, njashtu
edhe si depo të kripës dhe produkteve ushqimore, ndërsa njëra xhami është
përdor edhe si spital ushtarak. Atëherë Beogradi nuk ka figuruar si vend
mysliman, përderisa nuk u bë Neni III “ marrëveshja e kapitullimit 18 gusht
1717...” me qëllim lejimin e garnizonit që të thirret në liri dhe siguri
për gratë dhe fëmijët, armët dhe të punës vullnetare në shkëmbimin e
flamujve, kur kemi të bëjmë me banorët, të cilët dëshirojnë të ikin në të
njëjtën kohë, në cilën do gjendje, besim ose nacionalitet, si dhe robër e
hershëm të cilët kanë pranuar islamin gjatë mbrojtjes së qytetit.

Pas fitores ndaj austro-gjermanëve, në vitin 1739 tek Grock, Osmanlinjtë
përsëri e rindërtuan Beogradin dhe me të sunduan 50 vite (1739-1789). Për
ato kohë, ato përmirësuan shumë dëme dhe i kthyen në pozitën paraprake
shumë xhami të shndërruara në kisha,  ndërtuan edhe shumë xhami tjera të
reja.

Sipas disa autorëve bashkëkohor, në vitet e 80 të shekullit XVIII, në
Beograd ka pasur 50 xhami. Në vitin 1739,  60.000 austro-gjerman nën
udhëheqjen e marshallit  74 vjeçar Laudon, sulmuan Beogradin, dhe 9000
gazinjtë mbrojtjes osman në krye me Osman Pashën, ku e okupuan Beogradin
dhe rreth viteve 1789-1791, janë shkatërruar rreth 30 xhami.

Me paqen e Svishtoskës, 4 gusht 1791, mbreti austriak Leopold II, është
detyruar që t`ia dorëzojë Perandorisë Osmane një pjesë të Serbisë, së
bashku me Beogradin, Shabac, Ram etj. Në planin urbanistik të Beogradit, të
cilin e ka hartuar oficeri austriak Brush, viti 1789, janë paraparë 15
xhami, por nuk janë identifikuar. Në atë plan nuk është përfshirë Xhamia
Batal, e cila ka qenë e locuar në afërsi të Kuvendit Nacional Federativ. Ai
numër i xhamive, përgjithësisht ka ekzistuar deri në themelimin e shtetit
të parë serb.

Në luftën për çlirimin e Beogradit, në vitin 1806,  janë shkatërruar shumë
xhami, ndërsa të tjerat u shndërruan në mbeturina derrash,  njëra u
shndërrua në kishë ortodokse, ndërsa Karaxhorxheviqi, grave turke të cilave
ushtarët serb në mënyrë të pamëshirshme i banën shumëçka, i la dy xhami, si
vende banimi.

Kthimi i Osmanlinjve në Beograd, shënoi edhe rindërtimin e shumë xhamive,
edhe pse P.Osmane në atë kohë as në minimum nuk ishte në gjendje të mirë
financiare që të bëjë përmirësime të tilla në Pashallëkun e Beogradit.

Sipas Joakim Vujicu, i cili ka marrë pjesë në betejën e vitit 1826 në
Beograd, ndërmjet tjerash shënon:” Nga 30 xhami të shkatërruara, nuk mund
të gjesh madje edhe një të vetme, e cila mund të ketë ndonjë fillim që do
të shpëtonte lehtësime financiare për rindërtim”.

Qeveritarët serb, në vitin 1836, kanë regjistruar xhamitë e Beogradit dhe
në ato regjistrime gjenden 16 xhami.

Sipas Lazar Komercicu, në Beograd ka pasur dikund:” 15-16 xhemate-lagje dhe
secili xhemat-lagje, ka pasur nga një xhami”.

Edhe pse numri i xhamive në Beograd, në  krahasim me periudhën e mëhershme
është ulur dukshëm,  “ minaret e bukura dhe të ngritura deri në qiell”, i
ka sjell Beogradi në Majer Univerzum-Leksikon  viti 1838 nën titullin “
Pamjet më të bukura të botës”. Me fillimin e luftës të vitit 1876, zotëri
Barbunti Brodano ka hetuar 14 xhami në Beograd.

Felix Kanitz, udhëpërshkrues, arkeolog, gazetar dhe ilustrator, luftuar në
Beograd në vitin 1861, ka theksuar:” Në qytet ka pasur 15 minare”. I njëjti
autor, konstaton në vitin 1887 “ nga 15 xhami të Beogradit, ka ngelur vetëm
njëra, “ Xhamia Bajrakli”, xhamia me bajrak në rrugën  e hebrenjve, të
cilën e ka ndërtuar Sulltan Sulejmani Madhështor, ku dikur janë përgatitur
haxhinjtë për në Haxh në Meke, ku dyert dhe xhamat e saj janë lënë që të
shiten, ndërsa pak më andej Kardxhamia, është përdorur si punëtori e plinit
për ndriçimin e Kuvendit Popullor.

Sipas një plani turk, i cili ka shënuar të gjitha shtëpitë, dhe 172 objekte
të rëndësishme publike, plan i vitit 1863, ku tek objektet publike, ka
shënuar 12 xhami dhe tre teqe, ndërmjet të cilave si vijon:

1. Xhamia e Hasan Pashës,  në pjesën e poshtme të qytetit,

2. Xhamia e Sulltan Mehmedit, në pjesën e epërme të qytetit,

3. Xhamia e Sulltan Mustafës,

4. Xhamia e Ali Pashës,

5. Xhamia Bajrakli,

6. Xhamia e Reis Efendiut,

7. Xhamia Laz-Ogle,

8. Xhamia e Jahja Pashës,

9. Xhamia Deftedarova,

10. Xhamia e Haxhi Mahmudit,

11. Xhamia e Kizlar Agës,

12. Xhamia e Bajram Beut,

13. Teqeja e Sheh Hasan Efendiut,

14. Teqeja e Sheh Muhamedit,

15. Teqeja e Sheh Hafiz Mehmedit.

Në plan nuk janë të vizatuara xhamitë të cilat gjenden në periferinë e
qytetit.

Rasti i Cukur Ceshmës, bombardimi i Beogradit 1862, përfundimisht ka
shpejtuar nënshkrimin e marrëveshjes për largimin e osmanlinjve nga
Beogradi dhe marrjen e saj prej serbeve.

Sipas nenit 1, qëndrimi 2, “ Protokolli i Kanlikut, nga 4.9.1862 është
parashikuar që të gjitha ndërtesat fetare dhe varrezat që i kanë lënë
banorët mysliman, ti mbajnë të njëjtit në baza të të drejtave fetare, të
janë të respektuara nga të gjithë pa përjashtim”.

Sipas nenit 1, qëndrimi 3, është parashikuar shkatërrimi i kalasë së
qytetit, e ndërtuar nga muslimanët, ndërsa për sigurimin e Beogradit,
ndërsa Porta është detyruar që të jap dëmshpërblim për udhëheqësit serb.

Në bazë të asaj, ‘pastrimit’ 18363-63, janë shkatërruar edhe dy xhami: e
sulltan Mustafës dhe e Ali Pashës.

Çmimi blerës në emër të të gjitha pronave të muslimanëve, e nënshkruar me
Portën e lartë në vitin 1865, ka qenë 9 milion piaster.

Të shpërngulurit në Turqi nga Beogradi, në vitin 1867, kanë filluar që të
ankohen për fatin e xhamive të Beogradit. Ashtu siç thekson Felix Kanitz “
ku do të gjenit mina rastësisht, do të kishit mundësi të shikonit
shkatërrimin e xhamive, që ka nxitur rregullimin tjetër”.

Në atë kohë, të ishte aktual mendimi për shpërndarjen e njerëzve midis dy
botëve, botës lindore të Perandorisë Osmane, ose asaj perëndimore
evropiane, ku ka qenë e detyrueshme ekzistenca e përbashkët dhe toleranca
midis dy konfesioneve- krishtere dhe islame, nuk do të sillte antagonizma,
shkatërrim  midis njëri tjetrit, urrejtje dhe plaçkitje.

Kështu Beogradi ka përjetuar fatin e tij 125 vite, para qyteteve si Budimi,
Xhera, Pecuha, Osijek, Pozheka e Sllavonisë, Lloka, Knina, si dhe shumë
qytete tjera të Evropës së mesme në të cilën në ideologjinë e Evropës së
‘civilizuar’ para 300 viteve janë shkatërruar të gjitha objektet islame,
përveç disa përjashtimeve të vogla.

Ajo kohë, neve na përkujton Bosnjën dhe Hercegovinën, ku nën kontrollin e
ushtrisë së Karaxhorxheviqit, janë shkatërruar rreth 1000 xhamive, ndërmjet
të cilave edhe 30 të ndërtuara në shekujt XV dhe XVI, të cilët kanë qenë
nën mbrojtjen shtetërore dhe UNESCO si trashëgimi e kulturës botërore.



Burimi: http://sandzakpress.net/gdje-su-217-dzamija-u-beogradu
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.