Fotoreportazh Seminari 100-vjetori Federates Pan Shqiptare VATRA

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NJU  JORK: U zhvillua Seminari 100-vjetori Federates Pan Shqiptare VATRA : 
100 Vjet  ne Sherbim te Kombit! 





Reportazh  sepecial BEQIR SINA, New York







Kryeministri  Berisha, ambasadori i SHBA, ne Tirane, Alexander Arvizu te 
pranishem ne  konferencen per 100 vjetorin e Vatres, se bashku me 
personalitete te larta, nga  trojet Shqiptare, studjues, diplomate, artiste, gazetar, 
mjete te informimit,  aktiviste, shqiptare nga Shqiperia, Etnike, e nga tera 
anet e botes dhe te  Amerikes



NEW  YORK CITY : VATRA, se bashku me komunitetin shqiptaro amerikan, 
shenojne kete  pervjetor me nje Konference Shkencore, qe u mbajte diten e shtune 
me 28 prill  2012 ne Nju Jork. Per te ndjekur Konferencen e 100 Vjetorit te 
Vatres, kishin  ardhur grupe shqiptaresh nga shtete te ndryshme te Amerikes, 
prej nga Alaska e  larget, Kalifornia, Arizona, Teksasi, Illinoi, Miçigani, 
Florida, Karolina e  Veriut, Uashingtoni, Virxhinia, Idiana, Dakota, 
Kolorado, Filadelfia, Bostoni,  New Yorku dhe shtetet per reth, e tjere.

Konferenca Shkencore “Federata  Pan-shqiptare e Amerikes VATRA, 100 vjet ne 
sherbim te Kombit”, u zhvillua ne  nje nga hotelet e njohura ne qender te 
Manhattanit, The Helmsley Park Lane. Me  kete rast gjate gjithe dites qendroi 
e çelur ne mjediset e salles, ku u mbajte  konferenca, ekspozita 
fotografike ”100 vitet e Vatres”, ku permes imazheve  fotografike, percillej rruga e 
Vatres dhe e komunitetit shqiptar gjate 100  viteve prej 28 prillit 1912, 
ditethemelimit te saj. Madje kishte dhe fotografi  qe datonin para themlimit 
te Vatres, fotografi qe fiksonin udheheqesit e pare te  komunitetit shqiptar, 
qe hodhen bazat e Levizjes Kombetare shqiptare ne Amerike,  si Noli, Peci, 
Kirka, Josif Pani,Faik Konica etj. 


Pas interpretimit  te hymneve kombetare amerikane e shqiptare, nga artistet 
e njohur Merita Halili  dhe Raif Hyseni, klerike te larte shqiptare nga te 
kater besimet fetare  pershendeten dhe u luten sipas zakoneve te tyre 
fetare, per shqiptaret dhe  Vatren ne kete 100 vjetor. Nderkaq, Kryeministri i 
Shqiperise dr Sali Berisha,  gjate konferences i dhuroi kryetarit te Vatres, dr 
Gjon Buaçaj Himin e shoqates  VATRA, nxjerre nga arkiva e shtetit ne 
Shqiperi.



Hapja e  Konferences - dhe moderimi i saj - u be nga Vatrani i vjeter zoti 
Frank G.  Shkreli, nje veprimtar i shquar i çeshtjes kombetare, intelektual 
patriot ne  diaspore, i cili ka qene gazetar dhe redaktor ne “Zerin e 
Amerikes”, seksioni  shqip nga viti 1974 deri ne vitin 1984. Me pas, zoti Shkreli 
po tek “Zeri i  Amerikes”, ka qene shef i seksionit shqip (1984-1985). Dhe, 
nga viti 1985 deri  ne vitin 1990 ka sherbyer keshilltar i larte 
programacioni ne divizionin  europian te “Zerit te Amerikes”, si dhe ka qene Drejtor 
Ekzekutiv i Keshillit  Kombetar Shqiptaro Amerikan - KKSHA.


Ne hapje te ceremonise, kryetari  i Federates pan Shqiptare “Vatra” zoti 
Gjon Buçaj falenderoi me mirenjohje  kryeministrin Berisha, i cili me 
prezencen e tij ne nje dite te shenuar per  Vatren nderoi kujtimin e themeluesve te 
saj dhe te te gjithe atyre qe me  perkushtim dhe sakrifica e mbajten Vatren 
pergjate nje shekulli ne sherbim te  kombit. Zoti Buçaj e cilesoi 
kryeministrin Berisha si nje mik te madh te  diaspores dhe nje personalitet qe ka 
kontribuar si askush tjeter ne mbeshtetjen  e diaspores.

Me tej, zoti Buçaj pasi ne emer te Vatres faleminderoje te  gjithe te 
ftuarit me rradhe, theksoi se ky kremtim do te sherbeje si nje  frymezim per 
vazhdimin e punes fisnike te Vatres si dhe te percjelljes se ketij  misioni tek 
brezat qe do te vine. "Te paret e krijuan, shqiptare te tjere e  mbajten 
deri ditet e sotme dhe me ate idealizem edhe keta ta percjellin drejt se  
ardhmes", u shpreh ai.


Duke hapur kete konferenence, drejutuesi i saj  zoti Shkreli, tha se:" 
Historia e Vatres, eshte edhe histori e marredhenieve  shqiptare amerikane, e 
cila prej themelimit te tyre do te kremtojne edhe 90  vjetorin e vendosjes se 
ketyre marredhenive te shkelqyera". 

Pervjetori  Vatres, theksoi Shkreli, eshte aq shume i lidhur per 
Shqiperine, shqiptaret dhe  kulturen e tyre - siç eshte per marredheniet e tyre. 
Vizita e Kryeministrit ne  Uashington kete jave, per takime te nivelit te larte 
me Sekretaren e Shtetit  Hillari Klinton, dhe me udheheqesit e Kongresit dhe 
te Senatit, nenvizon  angazhimin dhe rendesine me te cilen te dyja vendet 
kan nivelin e marredhenieve  dypaleshe qe ishin aq brutalisht thyera dy dekada 
me pare nga regjimi komunist i  Enver Hoxhes, per gati 50-vjet.

Gjate takimit te tij me Sekretaren e  Shtetit, Dr Berisha tha'' Shtetet e 
Bashkuara kane luajtur nje rol te  rendesishem gjate momenteve me te veshtira 
ne te historise. Forcimi ketyre  marredhenie, eshte detyre e çdo shqiptari. 
Ajo ka qene misioni i Vatres dhe i  komunitetit Shqiptaro-Amerikan per nje 
shekull, sepse po shqiptaret si duan  Shtetet e Bashkuara te Amerikes, 
gjithashtu e duan Shqiperine.


Me  pase zoti Frank Shkreli, duke u paraqitur pjesemarresve, ambasadorin e 
Shteteve  te Bashkuara ne Tirane, Aleksander Arvizu, tha ne 100 vjet te 
historise Vatra  eshte me te vertete historia shqiptare ne marredheniet, SHBA me 
shqiptaret.  Megjithse, jo per fajin e shqiptarerve keto marredhenie, ne 
kohen e sundimti  komunist, siç ishte rasti gjate regjimit komunist te Enver 
Hoxhes, u nderprene.  Gjate kesaj kohe Vatra, nenvizoje zoti Shkreli, ishte 
nje ze qe do te fliste per  interesat e shqiptareve ketu ne Shtetet e 
Bashkuara, dhe natyrisht ishte  komuniteti shqiptar-amerikan, ishte VATRA dhe 
Vatranet e saj ata burra te  medhenje. Shume e emocionuar ka qene koha kur 
SHBA-dhe Shqiperia rivendosen  marredheniet e tyre, u shpreh Shkreli, te cilat 
ishin me ne fund ri-themeluar ne  mars 1991 me ato ndryshime demokratike qe 
ndodhen atehere.   
Ç'ka,  iu drejtua zoti Shkreli, Ambasadorit Arvizu, "Per mua personalisht 
nuk kishte  moment me te madhe ne 30-vjet karrieren time te punes prane 
qeverise se SHBA",  dhe nuk ka pasur nder me te madh, per nje amerikano-shqiptar, 
atehere kur mua mu  kerkua qe te shoqeroje per here te pare nga 
Departamenti i Shtetit delegacionin  Amerikan ne Shqiperi, ne mars / prill te vitit 
1991. Mirepo tha zoti Shkreli,  "Marredheniet ndermjet Uashingtonit dhe Tiranes 
nuk kane qene asnjehere me mire,  se sa sot ne kete 100 vjetor, sepse keto 
marredhenie jane sot ne duart e shume  te mira dhe te sigurta, sepse ato kan 
diplomatin amerikan ne trajtimin e tyre, i  cili eshte tjeter Shkelqesia e 
tij Aleksander  Arvizu."





Ambasadori amerikan ne Tirane, duke marre fjalen  mes duartrokitje 
entuziaste te pranishemeve, mbasi vlersoi rolin dhe kontributin  e disapores 
shqiptare ne SHBA, e cilesoi 100 vjetorin e Vatres, si nje rast per  te reflektuar 
e gjithashtu per te rikthesuar se perpjekjet dhe marshimi i  shqiptareve 
drejt nje jete çdo dite me te mire vazhdon e kurre nuk do te ndalet,  dhe 
marredheniet shume te mira mes Shqiperise dhe SHBA, tha ai.



Nje  vend te veçante ne fillim te Konferences Shkencore “Federata 
Pan-shqiptare e  Amerikes ”VATRA, 100 vjet ne sherbim te Kombit” iu rezervua Lutjes 
dhe Bekimit  fetar nga Perfaqsues te te gjitha Komuniteteve Fetare, shq
iptare, te cilat jane  simbol i bashkejeteses fetare, qe kemi ne shqiptaret ne 
bote, nga : Shkelqesia e  Tij, i Perndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, i Nju 
Inglend dhe i Arkipeshkvise  Shqiptare Zoti Gazmend Aga, Nen kryetar i 
Komunitetit Mysliman te Shqiperise I  Perndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkev i 
Kishes Katolike te Kosoves I Nderuari  Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Boteror i 
Bektashinjeve I Nderuari Papas Antonio  Bellusci, delegat i Episkopit 
Arberesh te Ungres, te Perndershmit Donato  Olivero


Fjalet pershendetese iu lane si ne te tilla raste  personaliteteve te 
Larta, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva,  Bujanovci, 
Medvegja, Çameria dhe Diaspora.Shkelqesia e tij Kryeministri i  Shqiperise, 
Professor Doktor, Sali Berisha, ishte folesi kryesore dhe mbas tij  foli Shkelqesia 
e tij, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Zoti  Alexander 
Arvizu. Ne vazhdim fjalen e mori Shkelqesia e saj, Zevendes  Kryeministrja e 
Republikes se Maqedonise, Zonja Teuta Arifi, dhe Ministrit te  Dispaores te 
Republikes se Kosoves, zotit Ibrahim Makolli.


Nderkohe,  kuadrin e aktiviteteve per 100-vjetorin e shpalljes se 
Pavaresise se Shqiperise,  dhe 100 vjetorin e krjimit te Shoqates PanShqiptare te 
Amerikes VATRA, i ftuar  special i shoqates Vatra keto dite ishte dhe L.T.M. 
Princi Leka II, i cili  pershendeti me kete rast Konferencen Shkencore “
Federata Pan-shqiptare e  Amerikes ”VATRA, 100 vjet ne sherbim te Kombit”. 

Ne  panelin e pare mbajten shtate kumtesat e tyre Prof. Nicholas C. Pano, – 
“  Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Vatra dhe Shqiperia, 1912-1924’’. 
Professor Beqir  Meta, ( u lexua nga zoti Zef Bala ne mungese) – “VATRA dhe 
Shteti 100-vjeçar  Shqiptar’’. Archimandrit Theophan, – “Roli i Klerikeve 
Ortodoks Shqiptare ne  Themelimin e Federates Pan-Shqiptare, Vatra’’ .Dr. Elez 
Biberaj, – “ Zeri i  Amerikes dhe Renja e Komunizmit ne Shqperi –Nje Deshmi 
Personale’’ .Prof. Fehari  Ramadani, – “Bashkpunimi i Faik Konices me 
Austro-Hungarine per Interesat  Kombetare’’ .Mal Berisha, -- Ndihmesa e Vatres 
Nepermjet Delegatit te saj Çaarls  Erickon ne Konferenen e Paqes ne Paris, 
1919 dhe ne ate te San Franciskos,  1945’’ Naum Prifti, – “Epitafet e Fan 
Nolit te Don Kishoti’’


Nderkohe  ne panlenin e dyte kumtesat vazhduan me editorin e Diellit, Dalip 
Greca, –  “Gazeta Dielli si Misionare e Shqiptarizmes ne Shtetet e 
Bashkuara te Amerikes’’  Anton Çefa, --( u lexua ne mungese) ‘’Vatra Noli, Konica 
dhe Wilsoni’’ Ilir  Ikonomi, -- “Vatra dhe Njohja e Shqiperise nga Amerika
’’ Agron Alibali, LL.M,. –  “Aktiviteti Ligjor dhe Politik i Vatres Gjate 
Viteve 1919 -1921’’ Bejtullah  Destani – “Vatra ne Raportimet e Entit te 
Zbulimit Politik te ‘Foreign Office’,  1918-1919‘’ Prof. David Avdul, – “ 
Pervoja e Vatres: e Kaluara, e Tashmja dhe e  Ardhemja’’


Panelin e fundit e shoqeruan me kumtesat e tyre Idriz  Lamaj, – “Vatra dhe 
Pretendimet Greke ndaj Shqiperise ne fund te Luftes se Dyte  Boterore Prof. 
Jusuf Bajraktari,(u lexua ne mungese) – “ Vatra per Viset  Shqiptare 
Jashte Shqiperise se Pavarur’’ Papas Antonio Bellusci, – “Arbereshet e  
kalabrise dhe Vatra per Pavaresine e Shqiperise’’ Prof. Binak Ulaj, -- Roli i  
Plave Gucise ne Pavaresine e Shqiperise Elez Osmani, – ‘’Kontributi i Vatres 
ne  Harmonine Fetare’’ dhe ne fund Mithat Gashi,— Roli i Vatres:  1990-2010

Fjala e mbylljes se Konferences Shkencore “Federata  Pan-shqiptare e 
Amerikes ”VATRA, 100 vjet ne sherbim te Kombit”, u mbajt nga  Kryetari i Vatres 
Dr. Gjon Buçaj
100224.JPG (image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
100230.JPG (image/jpeg, 20.6 KB) - not displayed
100258.JPG (image/jpeg, 30.5 KB) - not displayed
100267.JPG (image/jpeg, 32 KB) - not displayed
100276.JPG (image/jpeg, 25 KB) - not displayed
100288.JPG (image/jpeg, 29.6 KB) - not displayed
100292.JPG (image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
100294.JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
100296.JPG (image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed
100024.JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
100056.JPG (image/jpeg, 33.2 KB) - not displayed
100088.JPG (image/jpeg, 45.2 KB) - not displayed
100107.JPG (image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
100125.JPG (image/jpeg, 41.2 KB) - not displayed
100146.JPG (image/jpeg, 28.7 KB) - not displayed
100178.JPG (image/jpeg, 31.6 KB) - not displayed
100181.JPG (image/jpeg, 27.7 KB) - not displayed
100190.JPG (image/jpeg, 20.8 KB) - not displayed
100193.JPG (image/jpeg, 36.6 KB) - not displayed
100209.JPG (image/jpeg, 34.3 KB) - not displayed
100215.JPG (image/jpeg, 40 KB) - not displayed
100310.JPG (image/jpeg, 10.6 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.