Fotoreportazh 1 mije shqiptare te ardhur nga te gjitha anet e Amerikes, Kanadase

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
NJU  JORK : Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA shenoi 100 vjetorin - 
Ditelindjen  e saj!



Reportazh  special BEQIR SINA



1  mije shqiptare te ardhur nga te gjitha anet e Amerikes, Kanadase, dhe 
mbare  trojeve shqiptare, Shqiperia Etnike ishte mbreme ne 100 vjetorin e 
krijimit te  Vatres 



NEW YORK CITY : Ne lokalin famous ne New  York, Chelsea Piers 60, Federata 
PanShqiptare e Amerikes VATRA shenoi 100  vjetorin e saj, nje jetgjatesi qe 
do t'a kishte zili çdo shoqat. Kete fat dhe  kete pervilegje e paten mbreme 
shqiptaret e Amerikes. Te cilet, te djelen me 29  prill - Ne New York, 
perjetuan ngjarjen shekullore - Ditelindjen e Vatres - e  cila dje u be 100 vjet. 
Pjesmarrja ne kete mbremje festive, ishte me te vertet  nje perjetim 
emocional, qe çdo bashkeatdhetar dhe femijet e tyre, ne breza kan  per t'a 
percjellur gjate gjithe jetes se tyre, per kete ngjarje me te vertet  historike, ne 
komunitet.

Me  kete mbremje Gala, te pa harruar shoqata me e vjeter shqiptare e 
Amerikes Vatra  i permbylli dje festimet e 100 vjetorit te krijimit te saj ne 
restorantin  Chelsea Piers 60 ne Nju Jork, darke, kjo ku moren pjese rreth 1 
mije vete,  shqiptare te ardhur nga te gjitha anet e Amerikes, Kanadase, dhe 
mbare trojeve  shqiptare, Shqiperia Etnike ishte mbreme ne 100 vjetorin e  
Vatres 

Lokali  famous Chelsea Piers 60, eshte restoranti mjaft i njohur ne brigjet 
e lumit  Hudson te Nju Jorkut, i cili rezervohet zakonisht nga amerikanet 
dhe komunitetet  e tjera, veçanerisht per veprimtari te tilla te medha me 
pjesmarres kaq te  shumte. Per darken e mbremshme me rastin e 100 vjetorit te 
Vatres, kryesia e  Vatres, kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj, nen kryetari Agim 
Rexhaj , editori i  Diellit Dalip Greca, z. Deny Blloshmi, por pa harruar 
edhe grupet e punes  komisionet e organizimit kishin kohe qe punonin.Dhe u 
shkojne te gjitha  falemnderimet dhe u takojne takojne fjalet me te mire, per 
kete organizimim kaq  te shkelqyer.Nje falemnderim i veçante shkon me kete 
rast nga vatranet edhe per  kujdesin qe tregoje Qeveria e Shqiperise, 
Kryeministri i i saj miku i Vatraneve  dr Sali Berisha..  

100  Vjetori i Vatres Ishte nje mbremje qe u solli Vatraneve, kujtimin e 
hereshme te  kolonive shqiptare, kur mblidheshin se bashku te kremtonin 
themelimin e Vatres,  prej kolosve te saj Nolit e Konices. Dhe ne ndersa tryezat 
shtroheshin, te  ftuarit, me veshje luksoze, dhe me nje gezim, takoheshin dhe 
njiheshin me njeri  tjetrin, duke shkembyer me kete rast mesazhe vllazerie 
ne mesin e shqiptareve,  te nje gjaku. 

Pjesmarresit  ne mbremje i pershendeti edhe Zyhdi Karagjozi, i briri i 
kryetarit historik te  Vatres, Kryetarit te perjeteshem zotit Agim Karagjozi, si 
dhe shume  personalitete, perfshire edhe mysafiret: L.T.M. Princi Leka II, 
miku i  shqiptareve Senatori i njohur i New Yorkut, Charles "Chuck" Schumer, 
dhe me nje  leter presidentia Kosoves Atifete Jahjaga, e cila kishte 
derguar nje mesazh.  Nderkohe, qe liderit shpirteror te te gjitha besimeve fetare 
ne haromi te plote,  kryen lutjen fetare dhe bekuan mbremjen e 100 vjetorit 
te  Vatres. 

I  pranishem ne darke ishte dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne 
Shqiperi,  Aleksander Arvizu, nen kryeministria e Maqedonise, zonja Teuta Arifi, 
Ministri i  Diaspores Ibrahim Makolli , zoti Nertian, Ceka, zoti Tahir 
Muhedini, Prof.  Fehari Ramadani Ndodhej edhe ligjvenesi nga Nju Jorku, Eliot 
Engell, nismetari  dhe kryetari i grupit te ligjevenesve amerikane qe kujdesen 
per çeshtjet  shqiptare. Ambasadori i Shqipperise ne Washington, zoti 
Galanxhi, ambasadori  Ferit Hoti, ambasadori i Shqiperise ne Maqedoni Arben Çejku, 
diplomati Mal  Berisha, Prof. Nicholas C. Pano, Dr. Elez Biberaj, 
historiani i njohur Bejtullah  Destani – dhe shume mysafire te tjere, perfaqesues 
diplomatike te Republikes se  Shqiperise, Kosoves dhe te Maqedonise, ne 
Konsullatat e Pergjitheshme, studjues,  diplomate, artiste, gazetar, mjete te 
informimit, aktiviste, shqiptare nga tera  anet e botes dhe te Amerikes

Senatori  i New Yorkut,Charles "Chuck" Schumer mbasi pershendeti ne gjuhen 
e embel dhe te  bukur shqipe :Gezuar ditelindjen Vatra!", ka vlersuar lart 
rolin dhe kontributin  e shqiptareve te Amerikes "Kam aq shume miq shqiptare" 
tha Eliot Engel "sa  koleget ne Kongres shpesh me pyesin - a mos je edhe ti 
shqiptar? - dhe une u  them Po". 

Mbremja  madheshtor e Vatres 100 vjet u çele me tre himnet. Himnin kombetar 
te Shteteve  te Bashkuara te Amerikes kenduar Carrie Hopper, sikurse, 
Aurela Gaçe kendoi  himnin e Republikes se Shqiperise dhe ate te sjellur enkas 
nga arshivat  kombetare te Shqiperise, himnin historik te VATRES. Me pase 
konferencieret zonja  Rafaela Prifiti dhe professor David Avdul - ftuan 
pjesmarresit te respektojne me  nje minut heshtje kujtimin e te gjithe vatraneve qe 
nuk jane me, dhe te gjithe  atyre qe vdiqen per liri e demokraci.

Lutja  dhe bekimi i darkes se 100 vjetorit u krye nga i Nderuari Papas 
Antonio  Bellusci, delegat i Episkopit Arberesh te Ungres, te Perndershmit 
Donato Olivero  percjellur me nga nje mesazh prej Perfaqsuesve te te gjitha 
Komuniteteve Fetare  Shqiptare. Te cilet, jane simbol i bashkejetes fetare qe 
kemi ne shqiptaret ne  bote, : Shkelqesia e Tij, At Liolini, i Perndershmi 
Nikon, Peshkop i Bostonit, i  Nju Inglend, Gazmend Aga, Nen kryetar i 
Komunitetit Mysliman te Shqiperise, i  Perndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkev i 
Kishes Katolike te Kosoves, i Nderuari  Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Boteror i 
Bektashinjeve , Imam Shuaip Gerguri, Dom  Pjeter Popaj, dom Fran Kola, dhe 
Pastor Fr. Nathan Preston.  


Ne emer te shoqates Vatra, pershendeti nenkryetari i saj zoti Agim  Rexhaj, 
"Siç e dini, tha zoti Rexhaj, festimet per kete 100 vjetor kane filluar  qe 
prej disa kohesh, ndersa dje ato kulmuan me nje simpozium shkencor, i cili  
hodhi drite mbi historine e lavdishme te Vatres. Ne te moren pjese qindra  
vatrane, bashkeatdhetare, nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Çameria, Mali i 
Zi  dhe Presheva si dhe nga Diaspora jone me e vjeter dhe me mire e ruajtur 
ne  traditat e veta, Arbereshet e Italise."

Rexhaj gjate fjales se tij  permendi se Vatren e nderoi Kryeministri i 
Republikes se Shqiperise Prof Dr Sali  Berisha,Kleriket fetare te tri 
besimeve,katolike,ortodokse,muslimane, Princi  Leka, Ministri i Diapsores ne Qeverine 
e Kosoves, Z. Ibrahim Makolli,  zv/Kryeministrja e Republikes se Maqedonise 
znj. Teuta Arifi, si dhe studjues,  diplomate, artiste,gazetar,mjete te 
informimit, aktiviste, shqiptare nga tera  anet e botes dhe te Amerikes. 
Me  tej ai tha qe me lejoni te dashur pjesmarres t’ju njoftoj se per 
Vatren, per ju,  vatrane, antare te saj nuk ka patur ngjarje me te madhe se sa kjo 
e festimeve te  100 vjetorit ku ne beme dhe po bejme nje bilanc te asaj qe 
kemi arritur ne nje  shekull dhe po hapim nje dritare te re te atyre qe do 
te arrijme ne shekullin qe  sapo hyme. 
"Ne,  fund te fundit, u shpreh nene kryetari i Vatres, zoti Rexhaj, kemi 
nje bilanc i  cili eshte i qarte. Vatra luftoi per themelimin e shtetit 
shqiptar dhe ja doli,  Vatra, luftoi per shpetimin trojeve shqiptare, dhe ja doli, 
Vatra luftoi per  nxjerrjen e Shqiperise nga kthetrat e komunizmit, dhe ja 
doli, Vatra luftoi per  çlirimin e Kosoves dhe ja doli, Vatra luftoi per ta 
bere kombin shqiptar, mik te  Amerikes dhe ja doli. Vatra, natyrisht si nje 
segment i zgjatur i kombit  shqiptar ne Boten e Re, ketu ne Amerike, mbajti 
krahun e forcave me progresive  ne atdhe dhe ja ku jemi sonte te gjithe 
bashke ne kete mbremje jubilare te  mrekullueshme ne vendin e lirise, ne Nu 
Jorkun e bukur".

Duke mbyllur  fjalen e tij zoti Rexhaj, percolli Urimet e Vatres Kombetare 
ne kete ditelindje  te arte te 100 vjetorit te lindjes! duke shtuar "Qofshin 
te bekuar ata qe e  themeluan kete keshtjelle te shqiptarizmit ne kete vend 
te bekuar,qe beri aq  shume per kombin tone! Nderim per Shtetet e Bashkuara 
te Amerikes qe shpetoj  Shqiperin dhe i dha lirin Kosoves. 
Prania  kaq massive e juaja sonte ketu, verteton plotesisht ate qe Vatra 
edhe pse nje  qint - vjeçare, eshte e re, e forte, me e forte se kurre. Ju 
falemndeirt qe me  pjesmarrjen tuaj e bete Vatren me te forte, me te bukur, me 
te dashur se kurre!  tha Rexhaj.


Pas pershendetjeve, te rastit dhe ndarjen e disa çmimeve  per Vatren nga 
komuniteti shqiptare i Kanadase, dhe nga Shqiperia, programi  festin u pasurua 
me kenget dhe vallet nga te gjitha viset shqiptare te cilat  vazhduan deri 
naten vone.Ka qene kengetari i njohur Gezim Nikaj qe ngriti peshe  zemrat e 
pjesemarresve me kengen "Shqiperi O Nena ime".

Ne kete mbremje  Gala , Çun Lajçi nga Kosova, si dhe disa nga kengetaret me 
te njohur te botes  tone shqiptare , Aurela, Gaçe, Sinan Vasalliu, Gezim 
Nika, Ermira Babaliu, Maja  Aliçka, Remi, edhe shume te tjere nen drejtimin e 
mjeshtrit te muzikes Edmont  Xhanit - grupit muzikor Alba, e madheshtuan 
festen me kenge valle nga e gjithe  Shqiperia. Grupi e valletarve te Rozafatit 
Kisha Katolike Shqiptare Zoja  Shkodres nga New Yorku, i cili drejtohet nga 
Koreografia : Angjelina Nika, ishte  pjese e programit muzikor me nje kolazh 
te valleve te tyre.
IMG_0073.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0080.JPG (image/jpeg, 33.4 KB) - not displayed
IMG_0090.JPG (image/jpeg, 47.1 KB) - not displayed
IMG_0096.JPG (image/jpeg, 29.9 KB) - not displayed
IMG_0098.JPG (image/jpeg, 35.9 KB) - not displayed
IMG_0120.JPG (image/jpeg, 56.4 KB) - not displayed
IMG_0147.JPG (image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
IMG_0180.JPG (image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
IMG_0187.JPG (image/jpeg, 23.5 KB) - not displayed
IMG_0201.JPG (image/jpeg, 38.7 KB) - not displayed
IMG_0208.JPG (image/jpeg, 36.3 KB) - not displayed
IMG_0210.JPG (image/jpeg, 31.3 KB) - not displayed
IMG_0214.JPG (image/jpeg, 32 KB) - not displayed
IMG_0247.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
IMG_0259.JPG (image/jpeg, 37.7 KB) - not displayed
IMG_0262.JPG (image/jpeg, 43.6 KB) - not displayed
IMG_0273.JPG (image/jpeg, 35.7 KB) - not displayed
IMG_0012.JPG (image/jpeg, 34.6 KB) - not displayed
IMG_0017.JPG (image/jpeg, 32.3 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG (image/jpeg, 25.9 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.